Gazeta Nacional Albania

Sokol Demaku: Ti atje je, poezi

Kënga ime

Unë do të doja të shkruaj një këngë,
Që do jehoj si flakë,
Që do ngritet deri në qiell,
Me melodin e saj.

Unë do të doja të shkruaj një këngë,
Që do tronditë këtë kohë,
Që të kendohet edhe nga zogjtë,
Jetën ta lumturoj.

Unë do të doja të shkruaj një këngë,
Për identitetin tim,
Të bëhet një univers,
E njerzimit mbar.

Unë do të doja të shkruaj një këngë,
Në te kam një vision mbretërie,
Ku do të këndojmë këngën time,
Dhe do ndërtojmë shtëpi lumturie.

Kënga ime është pishtar diturie,
Në te do gjeni forcën,
Do gjeni shpresën,
Pë rrugë ardhmërie.

Ti atje je

Ti je sikur drita që gjithmonë,
Lart në qiell vezullon.
Edhe në varanësi,
Kur bie shi, ti je atje,
Por edh kur është natë,
Ti aty je,
Dhe ti mbushë zemrën time me dashuri.
Ti je zemra ime,
Ti je shpirti im,
Ti je një,
Unë jetoj për ty.

Lamtumirë

Në errësirë,
Një yll shkëlqen.
Në një rrugë një grua kalon,
Pa rroba,
Me dashurinë e humburë,
E ngrirë në rrugën e fatit.
Ajo nuk ka shpresë,
Për të gjetur rrugën,
Atë rrugë të lumturisë,
Të shpresës e dashurisë.
E kundër vullnetit të saj,
Por në ankth,
E lodhur nga diçka në jetë,
Që ne e quajmë vdekje të ngadaltë.

Kujtim

Ti the se më do,
Por nuk di ta kuptosh atë që thua?
Ti më the ate,
Por nuk e kuptoj si.
Për ty unë do të jetoj,
Për ty unë do të vdes.
Dreqin e qiellit,
Në diell dhe në dëborë,
Sytë tu vërbojnë.
Buzët e tua mund të buzëqeshin,
Por puthje që dëshroj kurrë nuk ma japin,
Kam marrë kujtimet e mia nga ti,
Unë udhëtojë me dëshirën time në jetë,
Dhe shpresojë në dashurinë e vërtetë.

Rrugët e reja

Ajo rrjedhë nëpërmjet meje
Sikur gjaku i ri – Dashuri –
Në venat e mia.
Ti gjen mënyra të reja,
Për të ushqy,
Zemrën time.
Ti shëron dhimbjen,
Sikur frymëmarrja,
Me oksigjen mushkërit mbushë.
Ti je ushqim i trupit tim,
Hovin dhe vrullin tim,
E shton si me insulinë.
Unë mund hedhë valle,
Deri në amshim,
Dhe të pres deri sa ti të mbërrin.

I pa shtëpi

Në qiellin e hpur,
Lehtë penda flutron,
Deti pasqyrë,
Mbi mua reflekton.

Valë në detin trazuar,
Kërkim pa pushim,
Strehë për të sigurua,
Jetë në amshim.

Eh, strehë për të bërë,
Të kesh shtëpi,
Të ndjesh në shpirt qetësi,
Të kesh lumturi.

Është kohë pa kohë,
Murlan dhe stuhi,
Athua do vij dita,
Njeriu të ketë qetësi.

Të ketë strehë,
Jetë, rehati,
Të harroj vuajtjen,
Në shpirt të ndjej ngrohtësi.