Gazeta Nacional Albania

STRIDER MARCUS JONES – ANGLI: JETA ËSHTË FLAMENCO, POEZI. Përktheu: Angela Kosta

STRIDER MARCUS JONES – ANGLI

Strider Marcus Jones është poet i diplomuar në drejtësi dhe ish-nëpunës civil nga Salfordi (Angli), me rrënjë krenarisht kelte në Irlandë dhe Uells. Aktualisht ai është:
– Kryeredaktor dhe botues i “Lothlorien Poetry Journal”
– Anëtar i Shoqatës së Poezisë.
Te 5 librat e tij të botuara mund t’i konsultoni në faqen e tij te internetit.
Ata zbulojnë një antikomformist, i cili lëviz midis qyteteve, duke i rënë saksofonit të tij në dhoma të tymosura. Poezitë e tij janë botuar në shumë revista ne vend dhe ne bote.

JETA ËSHTË FLAMENCO

Pse nuk mund të eci aq larg
dhe të tymos më shumë cigare
Ose t’i bie kitarës sime spanjolle

Si Paco,

Të ndjell ritme dhe ndjesi
Pa papafingo të vjetra
Që kurrë s’ke dëgjuar ndonjëherë
Pëpara në një fjalë

Jeta është flamenco!
Vjen dhe shkon
E lartë dhe e ulët

Shpejt dhe ngadalë.
Ajo e dashuron
Ai e dashuron

Dhe nuancat e tyre në brendësi
Përkëdhelje dhe nxitje
Në një rreth rrotullim dhe një kërcim

Të një stuhie romantike
në brendësi të tokës, në lehtësinë andaluziane,
Të përqafoj, si një fllad që shkrihet

ndër pemët e ullinjve të pjekur
Errësirë dhe diferencë

Gjithçka parfum burrëror
Dhe mendje e trazuar
Ashtu si unë.

Pikaso dinte
Gjithçka rreth teje
Kur pikturoi

Krahët dhe këmbët e shtrira
Rreth meje
Në këtë shtrat të përjetshëm
Emocionesh

Dhe lëvizjesh
Në këto kënde të buta gjeometrike
Në kërcitjet e gishtërinve të mi
Dhe fjollat e shpërndara

Byzylyqe ritmike
Të mbështjell
Ngjyros lëkurën tënde Kelte
Me blu të errët primitiv

Pigment në tatuazhin Wiccan
Para se të hyj
Krahë vibrues
Përmes telave që rrahin

Në moment të egër të vetëdijshëm
në komponente të përjetshme.
Mund të eci deri sa të shoh
dhe më shumë duhan të tymos
Duke i rënë kitarës sime spanjolle

Si Paco.

Përktheu: Angela Kosta
Përktheu Angela Kosta Drejtore e revistës fizike MIRIADE, gazetare shkrimtare, poete, eseiste, redaktore, kritike letrare, botuese, promovuese