Gazeta Nacional Albania

Studentja  nga Gjakova Jetlira Avdiaj boton romanin e saj të dytë

 

Shumë të dashur miq, “Valsi i dashurisë” nuk është vetëm një titull, por historia e secilit prej nesh, që heshtur bërtet, torturohet, çmendet, e prapë qetësohet, dashurohet, vdes për t’u ringjallur sërish. Prandaj, le ta gjejmë dashurinë tonë të jetës, e kur them dashurinë, nuk nënkuptoj vetëm një dashuri, por dashurinë univerzale, e bashkë me të le të vallëzojmë nën tingujt e valsit të pavdekshëm të dashurisë.”

 

Nga Jetlira Avdiaj

 

Të nderuar tingëllon e largët dhe tepër e ftohtë. Më lejoni të ju drejtohem me të dashur. Vetëm kështu e ndjej veten më pranë jush. Vetëm kështu nuk do të jemi më të huaj për njëri-tjetrin.

Të dashur miq, nëse do të më kërkoni ta shkruaj një roman tani, do ta kisha më të lehtë sesa ta përshkruaj sa e lumtur dhe e emocionuar ndihem këtu në mesin tuaj. Akoma më shumë jam shumë falënderuese ndaj jush që e bëtë kaq të veçantë, kaq madhështore këtë ditë. Faleminderit nga zemra qëduke marrë pak nga koha juaj, keni dhënë shumë për kohën time.

Të flaspër veten time kam shumë për të thënë, por nuk kam asgjë. Megjithatë, mund të them disa fjalë për shkrimtarin, këtënjeri që heshtur sodit turmat që venë e vijnë, e që njëkohësisht ështëpjesë e tyre. Shkrimtari nuk dallon nga të tjerët, por të jetosh nën lëkurën e tij është goxha sfiduese. Kur ai ulet të shkruajë një vepër, ai duhet të jetë gjithkush, të bëjë gjithçka, e prapë të mbetet soditësi i heshtur i historisë së tij. Secila fjalë, secila shkronjë, arratiset nga krijuesi drejt lexuesit, me një mesazh, një plumb a një puthje,

Të dashur miq, para se ta filloja rrugëtimin me “Valsin e dashurisë”, isha duke lexuar për zemrën në biologji, ndërsa po dëgjoja muzikë instrumentale. Papritur tingujt që mbushën dhomën më tërhoqën vëmendjen. Nga kureshtja për ta ditur se cila ishte ajo muzikë, e lashmënjanë librin. Ishte “Valsi i lumturisë”. Ndalova dhe e dëgjova deri në fund çdo tingull, ndërsa sytë i mbaja tek figura e zemrës në librin e biologjisë. Muzika ende nuk kishte përfunduar, kur pyeta veten: Po sikur “Valsi i lumturisë” të jetë pikënisja e një dashurie? Përgjigjen e dhashë në letër të bardhë. Pra, të dashur miq, kështu “Valsi i lumturisë” u shndërrua në “Valsin e dashurisë”. Mësimin për zemrën e përktheva në gjuhën e dashurisë.

Konflikti i romanit ishte hapi i dytë. Ideja ngjasonte me një pako gjigante të dhuratave, por që brenda ishte bosh. Konflikti do ta bënte të plotë atë pako dhe konfliktin ma dha vetë shoqëria, rrethi ku gjallojmë.

Jetojmë në liri, por lufta nuk ka përfunduar. Luftërat nuk shuhen kurrë. Ashtu siç shoqëria ndryshon me kohën, ashtu evoluojnë edhe ato. Sot, arma kryesore është interesi, që ka lëshuar rrënjëthellë në qeniet tona. Sot nuk i kundërvihemi armikut. Përplasemi me mikun. Sheshbeteja kryesore e kësaj lufte është familja. Sot luftën e bëjmë brenda në shtëpitë tona, me njerëzit më të dashur. Në vend që t’ia tregojmë dhëmbët armikut, ia tregojmë vëllait, motrës, babait a nënës. Pra, jetojmë në kohën kur luftës me kushtetutë i është garantuar liria për të bërë ç’të dojë. Kushtetutë që e përforcojmë me nënshkrimet tona çdo ditë.

Miq të dashur, asgjë nuk mbaroi me kaq. Bashkë me dhuratën e parë që më dha shoqëria, erdhi edhe një e dytë, si në supermarkete ajo oferta ‘një plus një’. Nëtë dytën ishin konfliktet e vjetra mes familjeve që përcillen brez pas brezi, pa lënë kurrë paqen të shtrijë krahët e dashurisë. Është mendimi i futur thellë në trurin e shpirtin tonë se i zoti i shtëpisë dhe interesi e dijnë më mirë gjuhën e dashurisë se zemra dhe kështu helmohet një dashuri e brishtë, ende pa nxjerrë filizat e parë.

Përderisa egoizimi na shtyen të bëjmë edhe atë që nuk duhet, pavarësisht a e lëndojmë tjetrin a jo, aty, në mesin e shoqërisë që ka marrëteposhtën (TATËPJETËN) me të shpejtë, çdo herëështë një njeri që sfidon turmën, një hero që u kundërvihet ligjeve absurde të dala nga koka e njeriut. Pikërisht është ky, heroi që dashuron pa kufinj, që lufton për një fije dritë më shumë, që bën të pamundurën për lumturinë e familjes, e njëkohësisht shpëton botën duke luftuar primitivizmin shoqëror.Gjithmonë ka një të mirë të vogël që ndalë të keqen e madhe, ashtu si Pandora kur hapi kutinë që i dhuruan Zotat dhe shpresa ishte e vetmja që mbeti brenda. Për njeriun gjithmonë do të ketë shpresë…

Mirëpo, të dashur miq, që lumturia të zgjasë vetëm një ditë më shumë, dikush duhet të sakrifikojë diçka… Heroi duhet të sakrifikohet për të mirën e përgjithshme. Në luftë heronj janë ushtarët, jo mbretërit. Ndonjëherë dashuria është ajo që sakrifikohet, e pastaj humbet besimi dhe ne arrijmë të pyetja: A ekziston dashuria e vërtetë?

Miq të dashur, le ta shmangim këtë rrugë, këtë përfundim. Le ta mbrojmë heroin tonë, le ta mbrojmë dashurinë, e në vend të tyre ta sakrifikojmë egoizmin. Atëherë nuk do të ketë nevojë ta bëjmë pyetjen a ekziston dashuria, sepse ekzistenca e saj është aksiomë e pakundërshtueshme. Cila teori vërteton të kundërtën? Dashuria është nëçdo fjalë qëpo them tani; nëçdo shikim tuajin, nëçdo zemër që tani po rreh këtu. Miq, ne jemi ata që e vrasim dhe lindim dashurinë.

Të dashur miq të rrugëtimit tim, duke u nisur nga kjo, e frymëzuar nga tre yje që me buzëqeshje gjigante e ndriçojnë Universin tim të pafund, udhëhequr në rrugë nga ylli i hyjneshë Afërditës, bëra atë qëbën çdo shkrimtar: ndava një copë zemër, një copë dashuri me lexuesin, qenien më të mrekullueshme në Univers, mikun e vetëm të shkrimtarit.

Të dashur lexues, miqtë e mi, unë jam një fëmijë në botën e lashtë të letërsisë, edhe pse ndonjëherë ndjejhistorinë të më rëndojë mbi supe. Shpeshherë më duket vetja një foshnje e sapolindur, ama si një foshnje që ka nevojë për një dorë që ta mbajë derisa të mësojë të ecën, si një i moshuar që ka nevojë për një dorë që ta mbajë e të mos rrëzohet, ashtu edhe shkrimtari ka nevojë për juve, sepse ju jeni forca që e mban në këmbë, e ai është mendimet tuaja të pathëna, ndjenjat tuaja të pashprehura, zemra juaj e tërbuar.

Shumë të dashur miq, “Valsi i dashurisë” nuk është vetëm një titull, por historia e secilit prej nesh, që heshtur bërtet, torturohet, çmendet, e prapë qetësohet, dashurohet, vdes për t’u ringjallur sërish. Prandaj, le ta gjejmë dashurinë tonë të jetës, e kur them dashurinë, nuk nënkuptoj vetëm një dashuri, por dashurinë univerzale, e bashkë me të le të vallëzojmë nën tingujt e valsit të pavdekshëm të dashurisë.

Faleminderit profesorit e shkrimtarit Muharrem Kurti, botuesit të njohur Nazmi Rrahmanit, Klubit të Leximit, familjes sime dhe juve, miq, që sot i dhatë krahë këtij libri.

Edhe njëherë ju falënderoj nga zemra. Faleminderit!