Gazeta Nacional Albania

STUDIUESI DHE VATRANI SERGIO BITICI I SHKRUAN EDITORIT TË DIELLIT SOKOL PAJA

 

 

New York, 2Gusht 2021

 

 

  1. Sokol Paja

Editor i Diellit

 

VATRA

2437 Southern Boulevard

Bronx, N Y 10458

 

I dashtun Z. Paja,

Uroj që kjo letër të sherbejë si këshillë konstruktive e qellimmire,jo sikritikë.

 

Ju lutem më lejoni tu dëshiroj mirëseardhje si editor I Diellit.

Kam ndegjue vetëm fjalë të mira dhe me sa kam lexue, shkrimet tueja janë të nivelit të duhun gazetarsk, me disa përjashtime.

 

  1. Paja, kam shpresë se si njeri I lindun e I rritun në kampin socialist, të influencuem prej sllavizmit, edhepse Shqipnia I takon Europës dhe cultures Perendimore, me siguri se me observimin e juej profesionist keni dallue diferencën në frymēn e mentalitetin e shtypit të lire Perendimor. Por në Amerikë ka ndryshim nga drejtshkrimi I Europës Perendimore, nëse e shikon me imtësi.

 

VATRA e DIELLI gjithmonë janë shkrue pa thojza, po në Atdhe ende ngurthohen me thojza (?!). Vetëm kohët e fundit u zhduken këto pikësime të citimit.

 

Personalisht nuk jam dakord me deklaraten e professorit Eroll Sejdiu, bashkëautor I Fjalori I Madh I GjuhësShqipe, ku ai me të drejtë sjell lavdime superlative për Kongresin e Gjuhës Shqipe me 1972, por nuk flet per gabimet e shumta te pa logjikësme apo të dala jasht mode sot dhe nuk ze në gojë çashtjen e eliminimit të paskajores.

Botimi I nji fjalori shum komplet në kohën e fundit prej Mehmet Elezit, qē unë e vlerësoj shum, as që permendet.

Më kujtohen komentet dhe shkrimet e dyS hkodranve të famshëm, Karl Gurakuqi, studiues  dhe Arshi Pipa shkrimtar dhe filzof.

 

Në bisedat e mia gjatë vjetve kam pasë shumherë me ish editorin e Diellit, mjaft kompetent, porqë refuzonte me shkrue Washington me W, siç e shkruejshin themeluesit largmamës, por preferonte mënyrën e shemtueme Lindore me germen U.

Shkruhej N. Xh per New Jersey dhe N J per New York.

 

Jemi të lumtun e mirënjohës për përtrimjen e gjakut të Shqptarëve në Amerikë dhe importimin e kultures, qe na sollen të ardhunit risht, por jo me na çvlersue rregullat e vlefshme të mbërrime në ketë vend demokratik.

Bile Z. Greca ka marrë guximin me ushtrue CENZUREN në gazetën e Federatës Pan Shqiptare të Amerikës. Total kunder ligjit.

 

Nuk e kuptoj logjiken e kësaj gjenerate, që praktikojnē forma socialistetë influencueme prej Sllavizmit, të cilëve u mangojnë germat Perndimore të alfabetit, por jo në rastin tonë.

Para 100 vjetësh Fan Noli, Konitza, Fishta nuk I kan deformue në asnji formë fjalët dhe emnat e huej.

 

Këtu, për ndryshim, emnat e muejve e ditëve të javës shkruhen me germë të madhe, po ashtu adjective në të gjitha rastet, me germë tëma dhe, si : populli Shqiptar apo Shqiptarët, Gjermanët, Francezët etj.

Gabime tjera të përserituna të pa logjikë: Mbas çlirimit kur e dimë se nuk ish çlirim, por okupimi ma kriminel e I eger që njeh historia.

Edhe gazetat e sportit në Shqipnis kandalizojnë gjuhen e shkrueme sot.

 

Hasa në fjalën Bordo, që mu duk si nji skuadër  e panjohtun në Itali, por ma tutje kuptova se gazetari naiv paska fjalen për skuadren e Francës, Bordeaux.

Ne si lexues ambiciozë paguejm sot me lexue gazeta me plot gabime. E pa drejtë.

 

Fenomeni ma I mbrapësht dhe I turpshëm asht se shkrimet bashkëkohore, germa W po zavendësohet me “Ë”, çashtje absurde e kësaj epoke, që nuk dihet kush asht “shpiksi “i kësaj marrie të turpshme.

 

Miku im, piktori Ibrahim Kodra, kur vizitoi Atdheun ne vjetet 1970-ta, u ankue se të gjitha shtetet kan shkrue për pikturen e tij, përveç shtetit të vet.

Mori pergjigje se ai ishte piktor abstrakt.

Ibrahimi reagoi se ai pikturon për intelektualët, ndërsa Realizmi socialist predikonpër analfabetët dhe punëtorët e kooperativave.

 

Koha ka ardhë të jepet nji mesazh se demokracia e liria duhet më veprue edhe në letersi e shkrime, në gjuhën tone, që asht nder ma interesantet dhe të bukurat në botë.Thesari ma  I madh I kombit, siç thote Konitza.

 

Me urimet ma të mira,

 

Sergio Bitici

 

157 East 57th Street

New York, N Y 10022

 

Sergio.bitici@gmail.com

917 717 4771