Autorja e mirënjohur Migena Arllati, e lindur dhe rritur në Elbasan , e martuar me familje në Gjakovë, ka punuar gazetare ,mësimdhënëse, aktualisht ligjëruese universitare dhe ka të botuara një numër veprash autoriale si poezi, recenzione, monografi,kritikë letrare. Anëtare e Shoqatës së Intelektualëve “Jakova”, anëtare e shumë shoqatave kulturore dhe tani anëtare e kryesisë së Klbit Letrar Gjon Nikoll Kazazi.
Është aktive dhe pjesmarrëse në shumë evente, konferenca, takime,tryeza intelektuale anëkënd trojeve shqiptare.Profesor Migenës i uroj suksese të mëtejme.
Studiuesja Migena Arllati, promovoi librin e saj me kritika letrare “ETERN’ARS II”
