Gazeta Nacional Albania

Taravoli. Tregim nga Adem Nimani

 

Fejziu nuk i la beteret sa qe gjallë. Zijoshët mezi prisnin që ai të dal diku dhe të bëjë ndonjë marifet të ri siç e kishte zakon.  Në pleqëri, duke shkuan në shehër, duke parë ndonjë zijosh me fes në kokë, lakmoi shumë që edhe ai të dallohej me diçka në fshat. Shiti edhe një arë, krejt afër shtëpisë dhe bleu fes dhe qelibar të gjatë me kuti duhani bakfun. Bleu edhe shallvare dhe hodhi tirqit përfundimisht.

Ishte ndër të parët zijoshë të fshatit, që bleu fes. Fesi që bleu kishte një tufë, e cila varej nga mesi i majës – anash, por edhe çdo herë ndërronte vendin gjatë lëvizjes së kokës. Sa herë e hiqte fesin nga koka, e lëmonte tufën me një krenari që vërehej nga larg.  Mitanin nuk e hiqte nga trupi asnjëherë. E mbërthente mirë me sumbulla, varg nga kërthiza deri në fyt. Në njërin xhep vendoste orën e madhe me zinxhir, megjithëse nuk dinte numrat, e as ta lexonte kohën. Sa herë e pyeste dikush; sa është ora, ai ndalej lehtë dhe nxirrte orën nga xhepi. E shpaloste me elegancë faculetën me të cilën mbështillte orën. Pastaj e fshinte mirë orën  po me atë faculetë për të shkëlqyer në dritën e diellit. Fshatarët, për tallje e pyesnin me shpesh edhe pa nevojë sa është ora, me qellim që ai të krekosej siç  e kishte shprehi. Kjo ceremoni zgjaste më shumë se zakonisht dhe katundarët me shpoti largoheshin pa marrë përgjigjën, pasi të gjithë e dinin se Fejziu nuk i dinte numrat. E pinte duhanin dhe mbante një kamish të gjatë nga qelibari të cilin nuk e ndante nga vetja asnjëherë. Më shumë e mbante në dorë kamishin për t’ia parë dikush sesa në xhepin e xhamadanit përplot sumbulla vezullore. Tirqit i kishte zëvendësuar me shallvare, ashtu si edhe opingat  e lëkurës me këpucë  të reja të kohës, të prodhuara diku larg. Ngado që  lëvizte, shkonte i veshur mirë. Vetëm për xhurdi kishte shitur një hektar tokë. Një lirë ari, nga tri sosh që mori për livadhin që shiti, i shkoi për të paguar një njeri që do ta vriste një ferrë kaçe , pse ajo ia hoqi fesin nga koka. Aq shumë u bë  e madhe kjo puna e kaçes dhe e vrasjes së saj, sa me vite nuk u harrua.

Derisa po ecte rrugës Fejziu , kaça si kaçë më, iu ngatërrua, ia kapi fesin sikur grepi peshkun, dhe ia hoqi nga koka. Rrugës dhiare, pak herë mund të shpëtonte dikush pa gërvishtur, grithur apo shqyer nga ferrat  që rriteshin pa i prerë askush. Fejziu çdo herë ecte krenar me fes në kokë. Nuk kërrusej edhe po ti binte hunda në tokë! Këtë e dinin të gjithë zijoshët. Ku të kërrusej, kur në jetën e tij nuk kishte prekur punë me dorë. Po ku dinte kaça a kërruset apo jo Fejziu? Kaça nuk ia njihte huqet  e tija . Nuk e dinte kaça çka ka mërzi ky plak kaprroç.  Kaça me gjemba ia rroku fesin dhe koka tullace e Fejziut vezulloi në diell. Shumë e kishte iri  ta shihte dikush ashtu tullac, edhe derisa pat bartur plis. Në atë moment që kaça ia hoqi fesin, i duk sikur e pa krejt bota. Po ku e dinte bota ku është Fejziu dhe a bartë plis apo fes, apo asnjërin prej tyre. Po, Fejziu, megjithëse jetonte në mal, i dukej sikur po e ndjek dhe po e sheh gjithë bota.  Jo ajo bota e madhe përreth, por ajo bota e tij e vogël. E ktheu me të shpejt kokën për të shikuar majtas e djathtas, në mos e kishte parë dikush në atë gjendje. Për fatin e tij të zi, fqinji i  parë i tij Hajrizi  kishte qenë fare afër me kalin e vet të vogël. Bile të gjithë zijoshët e tallnin Hajrizin sa herë e shihnin me atë kalë, që dukej sikur të mos kishte më shumë se dy muaj që kur e ka pjellë pela. Hajrizi, kalin e kishte të vogël, por martinën e mbante në krah çdo herë. Nuk shkonte askund pa martinë. Edhe në han, apo në xhami kur shkonte, martinën e mbante me veti.

U ngushtua fort Fejziu kur e pa Hajrizin aq afër. Më të parë Hajrizin mbrapa u ngushtua tepër, por kur ia pa martinën në krah u gëzua shumë. Do ta paguaj një lirë ari nëse e vret me martinë këtë kaçën këtu, tha vetmeveti. Ka për ta parë kaça kush është Fejziu!

E përshëndeti i pezmatuar Hajrizin që i doli papritur aq afër, sikur të kishte qenë duke e ndjekur nga pas.

A do ta vrasësh këtë kaçë që ma hoqi fesin nga koka, të paguaj një lirë ari, i tha Hajrizit. Nuk dinte si ta mbulonte turpin që ia kishte shkaktuar kaça. Derisa fesi i Fejziut akoma po qëndronte lart në degën plot gjemba të kaçes, Fejziu i tha shkurt Hajrizit, nëse e vret këtë kaçë ta jap një lirë ari. Hajrizi, pa një pa dy, hoqi nga krahu martinën dhe tak: ia shkrepi kaçës në cung, atje të rrënjët. Fejziu më nuk kishte nga t’ia mbante. Nxori lirën nga xhepi dhe ia dha në dorë Hajrizit. Një fishek, një lirë. Kështu paguanin ata që ndjenin turp, edhe kur kaça ia heq fesin nga koka një qeli(tullaci). Askush nuk mund të thoshte se Fejziu nuk e ndjek modën e kohës. Ai nuk kishte shumë brenga. I ati i kishte lënë mjaftë pasuri që të shiste sa herë kishte nevojë.

Sa e madhe u bë kjo puna e vrasjes së ferrës së kaçes, po aq e madhe u bë edhe lira e arit që fitoi Hajrizi. Nuk dihej se kush u bë më i njohur në këtë rast, Fejziu që pagoi një lirë për kapelën që ia hoqi kaça, apo Hajrizi që kalëronte me një kalë të vogël nëpër rrugicat e malit. i cili pse vrau kaçën, mori hiq më pak se një lirë ari. Fejziu shfryu mllefin ndaj kaçës duke paguar një lirë, por krisma e martinës ia solli një lirë ari Hajrizit.

Të bijtë e Fejziut, Mujsi e Halylli kishin lindur binjak.Lajmi për lindjen e tyre, shpejt qe bërë i njohur në gjithë fshatin. Shumëkush kishte vrapuar për të përgëzuar familjen  e Fejziut. Festa e lindjes së binjakëve kishte zgjatur gjithë javën. Gostinë e shijuan të gjithë ata që erdhën për urime. Fejziu ishte dorëlirë edhe pasi u nda nga vëllezërit. Ishte mësuar në familjen e madhe me shumë burra. Pasi ishte më i vogli, nuk kishte pasur rast të ndjente përgjegjësi për asgjë.Aitrashëgoi nga i ati mjaft ara, livadhe   e  mal. Mbante numër të madh të dhive e deleve. Sa herë kishte nevojë për ushqim, therte ndonjë kec apo qengj. Për të jetuar mirë nuk kursente asgjë. Sa here qe kishte nevojë për të blerë diçka apo për ndonjë punë më të madhe, shiste ndonjë parcelë are, mali apo livadhi. Herët nisi të lakmonte të dallohej nga zijoshët tjerë.Babai i Fejziut kishte pasur gjashtë djem. Të gjithë i kishte rritur dhe martuar me kohë. Fejziu ishte më i vogli djalë i Nuzit. Ashtu siç ishte më i vogli, kishte përpara vetës edhe pesë vëllezër. Ai u rritë, thjeshtëduke lozur me barinj, pa punuar kurrë asgjë. Derisa të tjerët punonin, Fejziu më shumë kalonte kohën duke luajtur guxhas ose gurapeshë. Ishte plot shëndet, me shtat të zhvilluar dhe në shumicën e kohës fitonte çdo lojë. Ngadalë u bë tamam taravol për ballafaqim më këdo tjetër. Barinjve ua rrëmbente ushqimin që merrnin me veti, me forcë ose me hatër. Të gjithëmoshatarëve, me hatër apo me zor, ua rrëmbente nga doraedhe hallvën e natës së madhe të bajramit, që kishin marrë me veti. Derisa ngopej mirë, nuk ndalej. Kur ia mori Cenit hallvën, pasi e kërkoi,ia hodhi për tokë duke i thënë, qenka si çervish. Po, Ceni ia pat pritur me nervozë, se po i duket si çervish,pasi është ngi duke ngrenë hallvën e të tjerëve. Ashtu u formua, dhe ashtu u martua, pa prekur punë me dorë. Derisa u nda nga vëllezërit nuk e hetonte fort mungesën e shprehisë së punës.

Shumë familje, ashtu si ajo e Nuzit, jetonin në bashkësi familjare prej tre e katër brezash me radhë. Jo pak burra e gra në familjet e mëdha si ajo e Nuzit, bëheshin krejt parazit, duke iu shmangur punës me dredhi të ndryshme. Përgjegjësinë për kryerjen e detyrave të punës, Fejziu e ndjeu, vetëm atë ditëqë e ndanë nga “tufa”. Tokë, mal e livadhe i ra mjaftë,sikur të gjithë vëllezërve të tjerë. Sipas kanunit, të voglit i ra hise trualli i vjetër. Kështu, ai trashëgoi shtëpinë e vjetër, odën e moçme të rregulluar, një nga tre koshat e misrit dhe një të tretën e hambarit për drithëra të bardha. Pasi hambari i vjetër ishte i madh, sa një depo, të gjithë u pajtuan se, aq sa ishte i madh hambarinuk e mbushninmë dot me drithë. Pasi ndanë pasurinë, vendosën ta ndajnë në tri pjesë edhe hambarin, dhe prej tyre nxorën tre hambar më të vegjël, por akoma mjaftë të mëdhenj për t’i mbushur drithë.Kaluan disa vjet, por Fejziuas nuk përpiqej t’i përshtatej jetës së re, kur duhej të kujdesej për gjithë familjen, e të punonte në ara e livadhe. Punën e bariut të deleve e të dhive e zgjidhi menjëherë, pasi fëmijët e tij ishin mjaft të rritur. Po Fejziut si Fejziut, shpirti nuk ia donte punën fare.

Një ditë, vendosi të shkoi në shehër për të parë e mësuar diçka. Atje, në treg,pa shumë gjera që nuk i kishte në mendjen e tij më herët. Shumicën e atyre gjeraveas nuk i njihte çka janë dhe për çka përdorën. Ishte bërë pa qethur e pa rruar me vite. Dukej si njeri i egër, qësapo ka dal nga pylli. Hyri të berberi dhe pyeti sa kushton  qethja e kokës ? Pasi i tregoi berberi,doli menjëherë nga dyqani. Nuk ia ndau sytëberberit se si i rruante e qethte me aq lehtësi njerëzit.Mendoi gjatë, pse mos ta blinte edhe ky vetë një brisk dhe të rruante fshatarët në Zezë. I dukej e lehtë puna e berberit. Prej se qe ndarë nga vëllezërit,mundohej ta bindte vetën të bënte ndonjë punë pa u lodhur fare, dhe ashtu të befasonte të gjithë të tjerët. Pasi vizitoi edhe shumë zejtarë të tjerë, u kthye edhe një herë te berberi dhe e pyeti se ku mund të gjente një brisk rroje. Berberi i tha se është zor të gjente brisk , por,  ky ka një të vjetër dhe mund t’ia shesë.Fejziu u gëzua që mund ta blinte briskun aty menjëherë. Nuk kishte para,  por, berberi kur e pa sa është i interesuar, i tha shkurt; ma jep unazën që ke në gisht, ta jep briskun e rrojës. Fejziu, pa bërë asnjë fjalë, e mori briskun dhe ia dha unazën e tij berberit. Nuk i shkonte mendja të gjorit as si mprehët brisku i rrojës, as si mirëmbahet gjatë gjithë kohës së punës, aq më pak i shkoi mendja si do t’i rruaj njerëzit. E mori briskun ashtu siç ishtedhe e mbështolli mirë me faculetë, pastaj e futi në xhepin  e brendshëm të xhurdisë. Pasi i kthye në shpi, e shikoi gjatë briskun, e hapi tehun, e rrotulloi shumë herë për ta parë se çka mund të bënte me te. Ashtu të pa mprehur, njëzot e di sa kohë, deshi ta provonte në leshin e llërës së dorës, por i doli gjaku.

Natën e kaloi pa gjumë duke menduar sesi do të rruhej vet me atë brisk. Të nesërmen iu tregoi edhe vëllezërve për briskun që ka blerë dhe si do t’i rruajë të gjithë ata pa pagesë.

Lajmi se Fejziu ka blerë brisk rroje, shpejt u përhap në tërë fshatin Zezë.

Edhe zijoshëve të tjerë, puna e berberit iu dukej e lehtë, megjithëse nuk kishin parë kurrë brisk rroje në fshatin e tyre.

Duke parë se të gjithë zijoshët kishin nevojë të rruhen, bile së paku një apo dy herë në vit, menduan ta provojnë briskun që kishte blerë Fejziu në shehër nga dora e vet berberit të njohur. Askujt nuk i shkonte mendja se Fejziu kishte blerë briskun  e një mjeshtri, por jo dorën e tij. Mendoi gjatë Fejziu si të ikë larg mëhallës, për të mos e parë zijoshët si do të rruante të parin prej tyre, që kësaj radhe doli të ishte vëllai i pestë i tij, për të cilin thoshin se është më trim nga të tjerët. Së bashku me tre vëllezër dhe me tre fqinjë ikën larg shtëpisë, me kilometra, deri në Kodrën e Peshkanicave.  Tre vëllezër i shkuan pas ndërsa dy jo. Thjeshtë nuk i besonin Fejziut për këtë punë.  Tre vëllezërit e tij Duli, Zeka dhe Qunimorën guxim të rruhen së pari herë nga dora e brisku që solli Fejziu. Erdhën edhe moshatarët e tij fqinjë;Lapuzi. Niku e Karaxha. Kohë kishin të gjithë. Ikën nga shtëpia pa i parë të tjerët dhe ndaluan atje në mes pyllit, në një lendinë përqark me lisa. Po Fejziut as i kishte shkuar mendja se brisku më parë duhej mprehur mirë. Besa duhej mësuar goxha gjatë edhe zanatin. Pasi të gjithë i thoshin se është më trim se të tjerët,i pari doli në shesh të rrojës Duli. Mori briskun Fejziu dhe pa asnjë pikë ujë apo sapun, (asokohe, larg qoftë të ketë dëgjuar dikush për sapun në Zezë) filloi ta rruante Dulin. Duli si Duli, në fillim duroipak. Shtrëngoi fort dhëmbët kur brisku nga dora e Fejziut e preu që në fillim të faqes. Përballoi prerjen e parë të lëkurës pa lot e britma. Te dytën prerje e duroi duke hëngër buzët edhe një herë, ndërsa nga prerja e tretë i shkuan lotët.

-Çka ke që qanë e pyeti Fejziu?

-A nuk me sheh se sa herë më preve lëkurën, i tha Duli me lot.  Po, pse nuk tregove deri tash që të kam prerë, i tha Fejziu. Po, ti duhet të shohësh gjakun që po rrjedh, ia ktheu ai.

-Jo nuk të pashë mirë në dritë, prandaj të kam prerë, ia ndërpreu fjalët Fejziu.

-Ktheu nga drita më mirë, i tha me zëDulit. Po si të kthehem nga drita kur jam midis lëndine, në pik të ditës plot diell. As re nuk ka gjëkundi. Të tjerët që po shikonin, qeshen me zë, pa e provuar e përjetuar akoma rrojën dhe briskun nga dora e Fejziut. Duli i përgjakur sikur të kishte kaluar nëpër dhëmbët e ujkut të çartur, u lodh tepër dhe i tha mjaftë,Fejziut. Mezi priti çastin, që doli gjallë nga dora dhe brisku i berberit të zi. Tash, të tjerët do të kalojnë më mirë tha vetmevetiFejziu, pa menduar fare për të mprehur briskun. Radhën e kishte Niku. Sapo filloi ta rruante, pa lagur fare, ai bërtiti me zë të lartë; me preve o djall.  Prit, se duhet pak ujë,  i ra ndër mend Fejziut, për ujë.  Kroi i fshatit ishte larg, pasi në Peshkanica nuk kishte ujë fare.  Karaxhën e dërguan për të marrë ujë. Derisa u kthye ai, Fejziue rroi pa lagur fare edhe Nikun. E çnduku si një pulë pa lagur fare.Po kujt i shkonte mendja asokohe për pasqyre në Zezë? Besa ishte më mirë që nuk e shihnin vetën në pasqyrë, në çfarë gjendjeje po dilnin nga dora dhe brisku i Fejziut.  Derisa erdhi Karaxha nga kroi, Fejziu ishte përgatitur të rruante Lapuzin i cili çuditërisht kishte kokën shumë më të vogël se të tjerët. Atij,çdo herë zijoshët i thoshin takrraç(qukapik), pasi koka e tij i ngjante asaj tëqukapikut të vërtetë. Karaxha pasi solli ujë, Lapuzit ia lagën leshin e kokës, por kjo nuk i ndihmoi shumë. Megjithatë, ky shpëtoi më më pak plagë në kokë.Karaxha,dikur i drejtua me zë të ulëtFejziut: A ke parëndonjëherë si rruan berberi o Fejzio, apo do të na rrjepësh të gjallë të gjithëve pa lagur fare?Fejziutiu kujtua sesi,te berberi, kishte parë ulur një njëri plot shkumë në fytyrë e kokë, por as nuk kishte pyetur askënd çka është ajo shkumë e bardhë. Zeka kishte parë e provuarberber të mirë gjatë shërbimit ushtarak dhe nuk kishte harruar akoma si duket shkuma e sapunit dhe brisku i mprehtë. Për Fejziun, puna e sapunit mbeti për të ardhmen e largët.

I rroi të gjithë Fejziu. Irroi keq e më keq,sa nuk ka ku shkon, por megjithatë i doli zëri se ka sjellë në fshat brisk rroje. Sa kalonin ditët, aty po ktheheshin njerëz edhe nga fshatra të tjera më të largëta për t’u rruar te Fejziu.Shumëkush kthehej aty, pasi rroja apo qethja ishte pa pagesë. Një ditë, pasi u përfol shumë puna  e tij, dikujt i shkoi mendja për mprehjen e briskut me rrasë kose. Për briskun gjeten zgjidhje por jo për dorën e Fejziut. Brisku i mprehtë në dorën e Fejziutu bë rrezik edhe më i madh për prerje të mëdha e të thella. Duronin zijoshët ashtu si mundnin, por duronin edhe të tjerët që vinin edhe nga larg. Kush provoi dorën dhe briskun e Fejziut një herë, më nuk shkoi andej, as afër shtëpisë.Të gjithë ata që provuan rrojën tëFejziuthoshin haptazi se, kjo nuk ështërrojë, por rrjepje për së gjalli. Kur mendonin si kishin kaluar pa rruar me vite, si iu kishte mbushur mjekra dhe koka plot morra e therni, serish ia dinin për nder Fezjiut që kishte sjellë briskun. Megjithëse të çndukur, fare, më mirë po dukeshin pas rrojës se përpara. Më mirë të rrjepur se plot morra, ishte përgjigja e tyre e fundit. Papastërtia bënte kërdi. Fejziu nuk ua vinte kujdesin asnjërit se me çfarë infektimesh po vinin aty. Morrat vlonin në të katër anët. Iu mbush familja plot morra dhe as i shkonte mendja të heq dorë nga kjo punë. Erdhën aty për t’u rruar edhe njerëz të infektuar me qele, ngjitëse. Me qele u infektuan edhe djemtë e tij. E pësoi edhe vet Fejziu. Flokët e bukura që pati, qeletia dogjën deri në rrënjë. Shërimi i qeleve lente pasoja. Ata që përjetuan këtë sëmundje të rrezikshme mbeten pa flok përjetë. Tullac mbeti edhe vet Fejziu, por rrojën nuk  e ndali, derisa djemtë ia ndaluan me zor. Të katër djemtë e tij mbeten qela-tullac, pa flokë. Se kush do të shëronte dikën nga qelet, ishte e paimagjinueshme. As që mund të behej fjalë për ndonjë ilaç mjekues,  përveç barishteve, që i propozonte dikush nga ata që kishin provuar këtë sëmundje të rëndë ngjitëse. Nga papastërtia u sëmurën edhe anëtarë të tjerë të familjeve që kishin kontakt me këdo që ishte qethur apo rruar me briskun dhe dorën  e Fejziut. Me kalimin e kohës, shumëkush  e pa punën e rrezikshme që bënte ky njeri. Fejziu i hyri kësaj punë duke menduar se ashtu do të bëhej emër i njohur pa u lodhur dhe  në të ardhmen puna do eci vaj.

Ashtu veproi siç mendonte me rradaken e tij. Donte të bënte ndonjë punë pa u lodhur fare. Donte të bëhej emër i njohur, edhe larg përtej Zezës, ku deri atëherë askush nuk kishte parë brisk rroje.

Pasi la punën me brisk, vazhdoi të tjera bamirësi. Kishte një zabel të madh me shumë lisa të moçëm afër shtëpisë. Kushdo që ia kërkonte një lis, ia falte me zemërgjerësi, vetëm e vetëm për t’ia përmendur emrin Fejziut, si bamirës i madh. Megjithëse tre djemtë e tij nga martesa e parë ishin bërë burra për martesë, as nuk guxonin t’ia kthejnë një fjalë babaitkaprroç. Kur e panë njerëzit qëFejziupo i faltenga një lis, kujtdo që kërkon, nuk ia lëshonin derën çdo ditë. Kështu preu gjithë malin që kishte afër shtëpisë. Djemtë e rritur kishin humbur durimin fare. Fejziu, ata  i dërgonte rrogëtarme urdhër, kudo që kishte mundësi, sa për t’i hequr qafe. Për martesat e djemve as që i shkonte mendja. Nga puna si berber mbeti qel me gjithë djem. Stuhia e briskut të tij pa mprehur kurrë dhe shërimi i qelave,  një ditë mori fund. Pasi qe plakur, serish në emër të pleqërisë i shmangej punës. Kur e panë djemtë që nuk ka hajr prej tij, hoqën dorë nga zënkat e përditshme, duke  e lënë të lirë plakun. Megjithatë,edhepse ishte plakur, gjente edhe metoda tjera për të vjedhur e shitur shumë gjera nga shtëpia.Djemtë nuk gjetën pajtim me një baba kaprroç gjatë gjithë jetës, por e duruan derisa vdiq në moshën 125 vjeçare.

Djali i  madh i Fejziut, Syziu vendosi të interesohet vet për të gjetur nuse. Gjeti edhemesitin, por aiia kërkoi një lopë yst për mesitni. Syziu, pa u hamendur, ia dhamesitit të vetmen lopë që kishin për ta mjel. U fejua edhe Mujziu me një vajzë tjetër, fare të re. Vëllai i tretë Sylani u fejua më vonë. Syziu dhe Mujziu vendosen të bëjnë dasmën për një ditë. Posa ndan vade, Syziut i vdiq nusja pa u martuar fare. Gjithçka mori teposhtën. Vendosën që, së paku Mujziu të martohej, megjithëse ishte i dyti vëlla dhe duhej të priste rendin derisa të martohet vëllai i madh, pasi nuk kishin grua tjetër në shtëpi.  Ashtu bënë, por Syziu, meqenëse ishte më i madhi djalë,drejtonte të gjitha punët. Puna e fejesave dhe martesave asokohe nuk ishte aq e lehtë, aq më zor kur dikush ishte i varfër apo i moshuar si Syziu. Vendosi ta fejojë të motrën e tij nga babai, por edhe miku që gjeti,  t’ia jepte vajzën e tij për nuse.Erdhi dita dhe u martua edhe Syziu. Motra e Syziut nga babai, kishte emrin Mollë.Ajo ishte vajza e dytë e Fejziut, por e pari fmijëme gruan e dytë. E fejuan Mollën për një taravol që nuk e njihte askush. Ai kishte qenë me të meta, por megjithatë e martuan motrën për te. Dhëndëridoli të jetë njeri që flinte kudo dhe ishte lypsar nëpër pazare. Pinte duhan pa ia nda, të cilin e merrte duke kërkuarlëmoshë nga njerëz të ndryshëm.Nuk linte ditë që nuk ikte nga shtëpia dhe të dilte në ditën e tregut në çdo shehër ku mund të arrinte  brenda ditës. Një ditë, Molla vendosi ta ndiqte pastë shoqin deri në treg, për ta parë se çka bënte ai taravol.  I kishte lodhur njerëzit e huaj në treg, duke kërkuar lëmoshë e duhan. Molla u mbështet afër një gardhi  për të përgjuar si sillet taravoli me njerëz dhe ata ndaj tij. Derisa taravoli, po ia kërkonte një cigare një njeriu të panjohur, ai me  një zhdërvjelltësi rrufeje e kapi fort  për penisi, duke e tërhequr përreth tregut për një kohë sa gati i ra të fikët. Qeshen gjithë njerëzit me këtë shfaqje të papritur. Qeshi me zë edhe Molla. Britma e Taravolit nga dhembja shkaktoi shumë të qeshura në Pazar. Molla qeshi më shumë me fatin e saj të zi. Molla, që natën e parë kishte menduar tendahej prejkëtij Taravoli, por nuk kishte guxim. Frika nga vëllezërit ishte e madhe. Ajo mendonte se këta mund t’ia ndalin nusen vëllait të saj nëse kjo ikë nga taravoli.

Molla e shkretë, ashtu po sakrifikonte jetën e saj, të jetonte me një mashkull të tillë taravol, krejt fyell, krejt për hatër të të vëllait që kishte marrë për nuse motrën e burrit të saj.Taravoli i saj bënte edhe shumë gjera të liga. Besa shumë herë shante burra e gra kur nuk i jepnin lëmoshë dhe kështu sillte edhe bela në shtëpi. Përditë bëhej më i padurueshëm për çdo njeri normal. Nuk i shkoi gjatë! Një ditë, disa njerëz me pushkë në duar erdhën për ta vrarë në shtëpi. Të ardhurit, në derë u konfrontuan me nusen e shkretë, Mollën. Sapo e panë një nuse aq të bukur, ardhacakët humbën vetën për pak qaste. Ata mbetën të befasuar kur panë njënuse të bukurnë shtëpinë e një taravoli të mërzitshëm. Aq shumë u habitën ata, por nuk u habit Molla kur i pa që ia kërcënuan burrin me armë.  Shpejt ua rrëmbeu pushkën nga dora,duke ua kthyer për t’i vrarë. Pas rrëmujës në shtëpi, ata ikën,por duke ukërcënuarse do t’ia vrasin burrin e Mollës herën tjetër, kudo që ta hasin në rrugë. Brenda pak ditësh, njerëzit e huaj i dërguan disa pleq burrit të Mollës për t’ua kthyer pushkën që me forcë ua nxori nusja nga dora.  Kështu, një ditë kobzezë, Taravoli vet ua dorëzoi armën  pleqve ndërmjetësues.Nuk kaloi shumë kohë dhe po ata njerëz,  me po atë pushkë, të cilën Molla ua pat nxjerrë nga dora, ia vranë burrin afër shtëpisë. Molla mbeti e vejë.  Atë e ktheu për grua vëlla i dytë i taravolit . Kështu ajo jetoi me burrin e dytë derisa vdiq duke lënë një djalë me të meta mu sikur i ati itij.

Punën nuk ia donte shpirti fare, ashtu si shumicës së zijoshëve të Zezës. Sa më shumë që rriteshin djemtë, aq më shumë shtoheshin nevojat e familjes.

Kur gruaja e parë i polli dy djem binjakë, Fejziu  qe gëzuar shumë. I pagëzoi me emra kreshnikësh që kishte dëgjuar nga rapsodët.

Zeza ishte larg kryeqytetit, po aq sa ishte larg skajit tjetër të perandorisë, deri ku shkelte më këmbë tokën ushtria e padishahut.  Rruga kryesore truponte fshatin mes për mes. Të rrallë ishin ata njerëz që mund të kishin parë ëndërr apo dëgjuar për kufijtë, dhe sa  e madhe e deri ku shtrihej perandoria. Zijoshëve, Zeza e tyre iu dukej qendër e botës. Askush nga zijoshët nuk vriste mendjen më thellë se, nga shkojnë apo kthehen ushtarët e mbretit. Lajmet e rralla që i dëgjonin në han, përsëriteshin me vite dhe ndodhte që me kohë ndryshonin krejt përmbajtjen e parë.

Myftari i katundit evidenconte djemtë e fshatit që kishin arritur moshën e rekrutimit. Edhe vet Myftari nuk e dinte ku mund të ishte shënuar Zeza në defterët mbretit. Të rrallë ishin ata që mund t’i shihnin, aq më pak t’i lexonin atadefterë.

Në han, zijoshet blinin sheqer apo vajguri për ndriçim. Jo çdo herë, aty gjenin gjerat e nevojshme. Rrallë ndonjë zijosh kishte rast tëshohë se si duken paratë e kohës. Shumica e mallit që shitej në han, drithë apo ndonjë lëkurë, zakonisht këmbehej me  disa gram kripë, vajguri apo sheqer. Të dhjetat i merrte spahiu rregullisht.Një imam me origjinë të panjohur, kryente ritet fetare për gjithë popullatën e nëntë fshatrave që gravitonin në Zezë. Edhe ai merrte taksen e vet. Imami fliste një gjuhë të pakuptueshme gjatë ceremonive fetare, ndërsa me zijoshë komunikonte serbisht. Zijoshët kur ishin vetëm talleshin me imamin, por askush prej tyre nuk kishte marrë guxim për të ngritur zërin, epër ta pyetur se çka po thoshte ai.Zijoshët flisnin në gjuhën amtare vetëm mes tyre dhe në familje. Sipas udhëzimeve të imamit, fëmijët i pagëzonin me emra të huaj dhe ashtu i regjistronin në defter te imami. Me kohë, aty këtu, zijoshëtfilluan të mësojnë të përdorin edhe fjalë të huaja, të cilave shumë herë nuk ua dinin kuptimin. Kur blinin diçka në han, krijoheshin situata komike. Kur zijoshi fliste ndonjë fjalë të huaj që kishte mësuar përmendësh, pasi e përdorte gabimisht plasnin të qeshurat e shitësit..

Një dite, aty në han, Myftari i katundit njoftoi Fejziun se binjakët kanë moshën e rekrutimit dhe duhet të paraqiten të pashai në Vushtrri. Për refuzim as që mund të flitej. Zaptija mund të vinin shumë shpejt dhe të merrnin djemtë me forcë. Fejziu nuk priti asnjë ditë. Mori djemtë dhe udhëtoi këmbëpesëdhjetë kilometra, deri në qendrën e rekrutimit në Vushtrri. Aty  binjakët i kontrolloi një heqim(mjek) para syve të pashait. Djemtëishin te zhvilluar, të shëndoshë, të gjatë e tëpashëm. Kishin sy të kaltër e flokë ngjyrë ari.Mbanin flokë të gjata,të lidhura perçe  në maje te kokës, dhe ashtu dukeshin edhe më të gjatë se që ishin. Pashai i shikoi me interesim të madh djemtë,  të cilët i përngjanin njëri tjetrit aq shumë dhe vetëm priste fundin e kontrollit mjekësor për të shënuar dy emra të  rinj rekrutesh në defterin e tij. I paramendonte pashai në ordhinë e tij, dy ushtar të shkëlqyeshëm. Nuk kishte dilemë për shëndetin e dy zijoshëve malësor as heqimi që i kontrolloi në detaje.Pasi djemtë ishin tepër të  ngjashëm, mjeku pyeti plakun se a janë vëllezër apo binjakë?

-Janë binjakë, tungjatjeta, i tha Fejziu pashait, pa u përulur pasi zijoshi plak nuk njihte asnjë rregull perandorak.

***

Solli kokën shumë herë pashai, por nuk u luhat fare kur e kishte të qartë vendimin që duhej ta merrte.Ua lëmoi flokët me dore djemve, duke iu dhuruarnga ca  metelik(para) secilit. Kërkoi prej tyre te luten për  shëndetin dhe jetën e Lartmadhërisë, pasi ai, binjakët nuk i merr në shërbimin ushtarak. Fejziut, gati  sa nuk i ra pika nga gëzimi. Djemtë po shpëtonin nga shërbimi i gjatë ushtarak në ndonjë skaj të perandorisë.Shend e verë, u kthye së bashku me djemtë në shtëpi. Gjithë fshatarët, kuptuan lajmin shpejt. Në familjen e Fejziut shpërtheu gëzimi. U gëzua  gjithë familja, miqtë e shokët. Zijoshët festuan me ditë të tëra, për lirimin e binjakëve nga shërbimi ushtarak, që aso kohe zgjaste plot gjashtë vjet.

Nuk kaloi shume kohë dhe Lija e madhe plandosi fshatin për vdekje. Posa ra Lia në fshat, se pari nga kjo sëmundje ngjitëse e vdekjeprurëse, vdiq e shoqja e Fejziut, nëna e binjakëve, Gala.Pastaj edhe Halylli ndërroi jetënë moshën 19 vjeçare. Fejziu mbeti pa grua, dhe pa një djalë. Të gjithë ndjen dhembje për Halyllin, por Mujsiu nuk e harroi të vëllain binjak derisa vdiq edhe vet. Fejziu nuk qëndroi gjatë pa grua. Kishte nevojë edhe vet edhe shtëpia. Tre djem që kishte me grua të parë, ishin bërë burra për martesë, porFejziu nuk mendonte për fejesën e tyre, po kërkonte grua tjetër për veti. Një ditë, ai gjeti grua tjetër të vejë të cilës ia kishte vrarë rrufeja burrin dhe kishte mbetur me një vajzë në gji. Mesitët i kërkuan para Fejziut dhe ky pa u matur dy herë, shiti dy hektar tokë dhe pagoi të gjitha shpenzimet. Mori gruan me  vajzën e vogël në shtëpi. Djemtë e rritur me gruan e parë nuk flisnin shumë për atë që bënte i ati i tyre. Meqenëse kishin moshën për martesë, martesa e babait të tyre nuk u pëlqeu fare. Djemtë punonin kudo që kishin rast dhe mundësi. Me gruan e dytë, Fejziut i lindën edhe dy fëmijë tjerë, një vajzë dhe një djalë. Djalin e pagëzoi me emrin Halyll, ashtu siç e kishte pasur binjaku të cilin ia mbyti Lia, ndërsa vajzës ia dha emrin Mollë. U rritë shpejt edhe Halylli i ri, të cilin plaku e donte shumë. Pasi nuk duronte njeri që t’ia ngacmonte, ai u bë si një çaush i fshatit. Megjithëse në moshë të shtyrë, kurrë nuk i zvogëloi shpenzimet për veti. Tre djem burra po mendonin seriozisht për martesë, por ishte kohë e vështirë të gjendeshin tri vajza përnjëherë. Erdhi edhe dita e tyre. Në moshë të shtyrë ata u fejuan dhe u martuan që të tre. Halylli, i vëllai i tyre nga babai, po u sillte probleme çdo ditë. Edhe ai kishte arritur moshën e martesës. Kur filloi Lufta e Dytë Botërore, pushtuesi serb u zhduk për katër vjet. Halylli nuk rrinte në shtëpi asnjëherë. Edhe kur kthehej vonë në shtëpi, largohej herët. Një ditë ai nuk erdhi fare. Shpejt u kuptua se ishte mobilizuar në ushtrinë pushtuese. Meqenëse çdo ditë kishte aktivitete luftarake, një ditë Halylli u plagos rëndë. Vrapoi Mujziu këmbë nga Zeza deri në Pejë, mbi pesëdhjetë kilometra në një drejtim, për të parë se çka ndodhur me te. E vizitoi në spital disa herë. Një ditë u shërua plotësisht dhe serish shkoi në njësinë e tij. Kur mbaroi lufta, aktiviteti i tij la pasoja. Nuk mund të punonte askund për shkak të përvojës ushtarake në ushtrinë pushtuese. Tre vjetpas luftës e morën në punë si rojtar kooperative. Asokohe kishte shumë njerëz që jetonin në skamje. Vidhej çdo gjë. Një natë hajnat vodhën gjithë mallin e kooperativës. Hajnat kishin zënë Halyllin, e kishin lidhur me litar dhe kishin vjedhur çdo gjë. Asgjë nuk e shpëtoi nga dënimi si rojtar përgjegjës. E gjykuan dhe e dënuan me 12 vjet burg. Për ta vuajtur burgun e dërguan në Batajnicë afër Beogradit. Atje ai i kaloi plot 12 vjet, pa parë asnjëherë shtëpinë.  Sa qëndroi atje, duhej të shkonte çdo herë dikush për ta parë. Duhej t’i dërgonin rroba të pastra. I dërgonin edhe nga pak ushqim, sa ishte e lejueshme çdo herë. Mujziu, në ndërkohë, humbi këmbën e majtë, të cilën ia operuan mbi gju. Qëndroi gjatë në spital të Mitrovicës. Në shtëpi kishte shtatë fëmijë të mitur. Për ta vizituar të vëllain duheshin para për rrugë. Shiste çdo gjë që mundte për të blerë biletën e trenit për vajtje-ardhje deri në Beograd. Dikur varfëria kulmoi, me shumë të zeza. Dy vëllezërit tjerë të Mujziut, kurrë në jetën e tyre nuk kishin mësuar të shkojnë në shehër për të kryer ndonjë punë. Edhe po të shkonin ndonjëherë sillnin ndonjë bela. Kështu Mujziut i binin mbi supe të gjitha punët. Hallyllin, e vizitoi nga dy herë në vit për 12 vjet rresht në Beograd. Një ditë Halylli u lirua nga burgu. Erdhi në Zezë për të qëndruar pak kohë. Dosja e tij ishte mbushur plot. Kishte kuptuar mirë se çka po e priste. Dënimi tjetër ishte gati. Natën, pa aguar dielli fare, një ditë u largua nga shtëpia. Vonë u kuptua se kishte ikur në Kroaci dhe atje kishte gjetur punë. Prej andejHalylli erdhi pas një kohe të gjatë me një grua. Te dy ishin veshur me rroba zotërinjsh. Në Zezë pak kush e njohu Halyllin. Kaloi disa ditë te i vëllai nga babai, Mujziu. Nxori në shitje hisen e tokës së tij. Kështu në një varfëri të skajshme, Mujziu me dy vëllezërit  tjerë u detyruan të blejnë tokën  nga i vëllai që kishte vendosur të ikte prej këtu dhe të mos kthehej më.