Gazeta Nacional Albania

Teuta Sadiku: U SHKËPUT SHPIRTI NGA TRUPI I FJALËS, POEZI

U ngjit lart teksa një gjethe dyllë e verdhë
u lëshua mbi krahët e erës flokëlëshuar.
Fluturonte nga gëzimi Fjala , hapësirave
ishte e lirë,i trembej vetëm thellësive të ujërave.
Nuk e kuptonte çfarë llomotitej,për të.
Vendlindja e saj ishte gjuha.
Gjethja bluante në mendje mendimin
Natyra ishte në zgrip të ekzistencës.
Ngushëllohet me faktin se
Vetëm spektakli i rënies së gjethes
mund të drithëronte,sadopak zemrat e njerëzve.

TANI QË HYRA NË MOSHËN E TRETË

I shmangem ballafaqimit me veten.
Një rrugëtim me humbje, fitore,
ngjitje dhe zritje,nuk munguan dhe rëniet e lira.
dhurova plot gënjeshtra të vërteta.
hëngra sa u ngopa
gënjeshtra.
Nuk e duroj dot dhimbjen e të qenit e lumtur.
as të qenurit e mi një jetë të tërë
tejet e sinqertë me të tjerët.
Kam qenë e jam një maskareshë e vetvetes.
Si nuk e shtyva megalomaninë time përpara
të paktën një centimetër më tej.
Nuk kam sy e faqe të përballem me vetveten.
I vetmi shans për të shpëtuar
është ferri i të shkruajturit letra ngushëllimi vetvetes.

OSE ANATEMË

Me siguri një nga portat do të hapet edhe për mua.
Ose ajo e Ferrit, ose ajo e parajsës.
Një tufë me çelsa lashë në duar
Si zotit ashtu dhe djallit.
Nuk do më lënë të braktisur rrugëve
pse u mundova të çmontoj kleçkat e jetës.
Si përfundim, bëra vetëm ca meremete,
në muret e botës dixhitale.
Asgjë më tepër.