T’harruar në kët’ shekull jemi,
Sa dhe dekada po na vajton,
Kërkojmë t’buzëqeshim ,
Por veç lot pikojnë,
T’larë me lot po jetojmë,
Sa dhe loti qan me ne.
Fat I keq, a I mirë vallë
po përqafon këtë dynja të zezë?
Në këtë dynja ,
Lakmitari e egosti ushqehet me flori,
E I drejti me tradhti,
Ku e drejta dhe e gabuara
Një iluzion kanë krijuar.
Oh , tmerr e faqe zezë
Ky vend,
Kjo tokë,
Kjo botë,
Në këtë dynja të mallkuar,
Çdokush kërkon t’jetë I verbër,
Por harrojmë se t’gjithë jemi
T’mallkuarit e këtij shekulli,
E shekulli vijon,
E dekada dënon,
E ora ndalon,
E sytë mbyllen.
Nertila Koko