Gazeta Nacional Albania

TRAKT PËR SHPËRDORUESIT E LIRISË. poezi nga Milazim KRASNIQI

 

1.

 

Fshatra të tëra filluan të shkuleshin

Me rrënjë,

Siç shkulet një shelgnga stuhia.

 

Po u prisheshin varret

Që ruanin kujtesën, dashurinë dhe dhimbjen,

poprisheshin me një egër si cikloni,

siç u prishën varret e hebrenjve

nga Ferdinandi, Izabela dhe Inkuizicioni.

 

Po u digjeshin shtëpitë

po u dhunoheshin gratë

po u vriteshin fëmijët.

Po dëboheshin nga atdheu

Me zjarr e hekur dhe me administratë.

 

Fshatrat, anekënd Kosovës

Të shkulura me rrënjë,

Si të dënuarit para pushkatimit

Po luteshin në heshtje,

Të bindur se lutja e tyre

Do të arrinte në qiell

Dhe nga qielli do të vinte shpëtimi,

Siç erdhi intervenimi.

 

 

Qytete të tëra të Kosovës

U shndërruan në vagona trenash

Dhe lëviznin si breshka drejt kufirit,

Me burra të rrahur,

Me gra të dhunuara,

Me fëmijë të frikësuar.

 

Ky ishte një popull i vogël

Me një faj të madh

Faji I tij qe pse ekzistonte mbi këtë tokë.

 

Por popujt nuk ekzistojnë

Pse vetë duan

As pse janë të përkorë,

Ata ekzistojnë

Vetëm falë VullnetitHyjnor.

3.

Plepa, plepa, plepa.

Shi, shi, shi.

Baltë, baltë, baltë.

Lotë. Lotë, lotë

Bllacë, Bllacë, Bllacë.

Mbyllursinëguacë.

 

 

 

Baci Sejdi

Pinte duhan pa ndalë, nën një llastik

Nën shiun që binte pa pushim

As nuk fliste as nuk të dëgjonte

As nuk e dinte ku e kishte gruan e fëmijët

vëllezërit e motrat

mezi e dinte që vetë ishte në kamp

në Bllacë.

Më vonë më pati thënë:

Kam menduar që kampe kishte pasur vetëm

në Aushvic

në Dahau

në Mathauzen

dhe se nuk mund të kishte kampe

në shekullin XX,

derisa e pashë vetë.

 

 

5

 

Me Naimin e me Agimin

U nisëm herët, ishim pa gjumë,

Nga gëzimi.

 

Rruga na ishte më e gjatë se sa pritja

Gropat që kishin hapur tanket

Në asfalt

Ishin më të cekëta se rrudhat e mia,

Nga mërgimi,në ballë.

Kisha me vete fletore e laps

Po nuk arrija t’I lidhja fjalët

Nga nga shërimi,

Që po e shihja sërish

Rrafshin e Kosovës

Këtë tokë të bekuar,

Që po hyja në Prishtinën time,

Sepse fjalët ishin ngrirë

Si heje akulli

dhe do t’u duhej kohë e gjatë

që të shkrinin

gjithë atë dhimbjen gurtësuar në to.

 

Vetëm tash fjalët u çliruan, ato fjalë,

Ndoshta nga frika se po vdisja

Pa i thënë.

 

 

 

Unë e kam ditur

Që do të ngreja jo pllakë

Në Bllacë.

E kam ditur se atë tekst

unë do ta shkruaja,

që atë ditë kur polici po gajasej

duke më ndarë nga fëmijët dhe nga gruaja.

E kuptova sepse qielli qante nga mërzia,

Toka dridhej nga dhimbja,

Ndërsa unë nuk kisha fare frikë

As nga vdekja.

Më e fortë se ajo ishte atdhedashuria.

 

 

 

 

TRAKT PËR SHPËRDORUESIT E LIRISË

 

 

Kur na erdhi si një zanë universi liria

dhe e pamë përhumbshëm në sy,

Sa nuk u verbuam nga drita e saj,

Sa nuk ramë nga lumturia të mekur,

Po ju u bête shpejt zullumqarë,

Dhunues arrogantë e të paepur.

 

Filluat me rozafat-rindërtimin

Duke ua thyer kurrizin maleve,

Mes një pluhuri asfiksues,

Duke gërryer barkun e lumenjve

Për pallatet e reja të maskarenjve.

 

Qytetet antike e orientale, mistike

U sakatuan si samarë breshkash,

Kur goditën me gur egërsisht,

U shndërruan në bordele, bastore e mejhane

Me pankartën, “e nxane!”

 

Shumica mësuan të tradhtojnë

Në emër të luftës, lirisë e demokracisë.

Ashtu që tradhtia u bë endemi.

Jeni bërë mohues edhe të Zotit,

Sepse ia vodhët nektarin jetës.

 

Ç’vend është vendi ku rrena është ligj,

Ku gënjen secili-secilin, bashkërisht,

Ku gënjejnë edhe fetarë e dijetarë,

Të mbetur lakuriq para pasqyrës

Pa u ardhëtur prej fytyrës.

 

Gënjeshtra s’paskësh qenë gjëma më e madhe

Në krahasim me tradhtinë,

Që në koka burrash shtriqet si iriq,

një vend I tërë mbuluar si nga terri

nga idiotizmi, ku Sovran është tmerri.

 

Ndërsa padituria duket lodër letre

Në krahasim me kurvërinë

Që lulëzon ndanë magjistralesh

Para hundëve të popullit dhe të shtetit

Që shtiren krenar, si gjeli maje plehut.

 

Kurvëria nuk duket kryegjëma

Në krahasim me krimin që u shfaq si lugat

Nga vrragët e thella të kanunit

Vrasje për gjakmarrje, për prona, për politikë,

Për një fjalë,për një klikë.

 

Me krimin po kalëron droga si fantazmë

Në oborre shkollash e tempujsh

E patrazuar nga policë e mësues.

Shpirtëra të bardhë fëmijësh po dërrmojnë

Për një grusht euro që kutërbojnë.

 

Ju s’e vrisni mendjen pse na mbyt bërrlogu

Pse ka reduktime uji, pse ndalet rryma,

Pse kanë markete mallra të skaduara,

Pse trotuaret janë të zëna,

Sepse jeni si paganët, që besojnë te fatthëna.

 

Kjo poemë nuk ka si të mbyllet

Pasi kjo tragjedi po vazhdon.

Ne bëjmë tutje, si breshka në bajgë,

I keni ndotur si diarreti ku brekët

emrat e bukur Kosovë dhe shqiptar.

 

19 prill 2016)

 

 

 

 

ATDHEU

 

Enveristët na flisnin shumë për atdheun

Na tregonin se si Brenda dhe jashtë tij

Vigjilonin armiq të panumërt,

Se armiq ishin zogistët, ballistët,

soacialdemokratët, liberalët,

të krishterët, muslimanët,

tregëtarët, zejtarët, shkrimtarët,

marinarët, naftëtarët,

me folë drejt, krejt.

 

Enveristët kurrë nuk e kuptuan

Se nuk mund të ketë atdhe pa njerëz,

Pa konkurencë, pa larmi.

 

Po ta kuptonin

nuk do të qenë ashtu si qenë,

vrasës të atdheut në liri.

 

 

 

AMANETI I BRANKO MERXHANIT

 

 

Unë për vete e dija se kush isha

Dhe çka po bëja shumë mirë e dija.

Po ata të tjerët, ata trutharë, a e dinin

Se nuk ishte në shitje shqiptaria?

 

Mora arratinë, nuk ika, po humba shqim

erdha, si thuhet, prapa diellit,

që atë ditë, kur ia vunë mbi krye

kurorën e Skënderbeut, Viktor Emanuelit.

 

M’u duk më e drejtë, të isha i humbur,

I harruar, i tretur, qoftë dhe i vrarë.

Vetëm të mos e shihja me sy atë lukuni,

që me vullnet u bënë tradhtarë.

 

 

(Nga vëllimi “Kujtimet luajnë me mua”, i cili është në proces botimi.)