Gazeta Nacional Albania

TRE QIPARISA . Poezi nga NAZIM HIKMET. Shqipëroi MUSTAFA V. SPAHIU, Shkup

 

 

 

, TÜRKIYE, (Selanik,1902 – 1963 Moskë)

 

Nga boshnjakisht shqipëroi

MUSTAFA V. SPAHIU, Shkup

 

 

TË JETOSH ËSHTË GJË E BUKUR,

                       O VËLLA

 

 

  1.          ZEMRA IME

 

 

Në kraharor kam pesëmbëdhjetë

plagë

Pesëmbëdhjetë kama u nguliten në

parzmën time

Zemra ime sërisht rektinë

Zemra ime sërisht rrah!…

Në gjoks kam pesëmbëdhjetë plagë.

Rreth pesëmbëdhjetë plagëve

u mbështjollën rreth pesëmbëdhjetë plagëve

Ujërat e zezë si nepërka të zeza

përtokëse.

Deti i Zi mua do më gllabërojē,

do më mbysë mua

Ujërat skëterrë të përgjakur!

U ngulitën në parzmën time

pesëmbëdhjetë kama

zëmra ime sërisht rektinë,

sërisht zëmra ime rrah!

Prej pesëmbëdhjetë plagëve të

mia u përndezën pesëmbëdhjetë

vravashka

u thyen në parzmën time kama

e pesëmbëdhjetë plagëve…

Zemra

rrah, si një bajrak i përgjakur, rrah,

DO TË RRAH!

(1925)

 

 

 

 

 

  1.        NDOSHTA UNË

 

Ndofta unë

prej asaj dite

shumë më herët:

duke u shalakatur

në mugën herake të mëngjesit

do ta hudh hijen tënde n’asfalt.

 

Ndofta unë

prej asaj dite

shumë vonë:

do mbetem gjallë

me gjurmën e një mjekre bardhoshe

nofulla ime e rruar…

 

Dhe unë

prej asaj dite

shumë vonë

nëse do mbetem gjallë

do më vëni në cepat e sheshit

për muri do mbështeteni

dhe pleqëve

prej kacafytjes së fundit

do mbesin gjallë

mbrëmjeve të bajramit

do të luaj në violinë…

Ndaj mbrëmjeve të mrekullueshme

rreth e rrotull kalldrëmave e ndriçuar

dhe hapat e njerëzve

riosha

këngë të reja këndojnë.

(1930)

 

 

  1. KATËR VETË DHE KATËR GASTARE

 

 

Një tryezë

e rrumbullakët

Katër gastare,

Katër vetë

dhe katër gota me verë

Vera

është e firmës

Madok.

 

Në gotë

ka verë

nuk ka verë

ka verë.

Katër vetë pinë verë.

Një gastare u boshadis.

Njeri tha:

“Nesër aktakuzën do e kemi shumë

të rëndë.”

Do kryhet puna me një fjalë:

do të varet

sigurisht…

Një tryezë

e rrumbullakët,

u zbrazën katër gastare

dhe katër vetë…

 

 

 

  1. L A J M I

 

 

Erdhi prej tyre haber,

prej tyre,

prej tyre,

këmishat i kishin të pista

vetullat të vrenjtura.

Vetëm pakëz

është rritur mjekra.

Nuk thanë:

” U dogjëm!”

E di, do të qëndronim.

Nuk tha:

“Qëndruam!”

Me sy të buzëqeshur

shikonim njeriun.

Në tamtha kishin plagë të reja,

vetullat s’i kishin të vrenjtura.

Vetëm pakëz

mjekrra u ishte rritur…

(1931)

 

 

  1.     21.1.1924

 

 

Lëre, mos e dhez llampën,

që të mos bjerë nga dritarja në borë

një kokë e verdhë njeriu.

Bora po resh, mbi errësira.

Bora po resh

dhe unë ndërmendem.

Bora…

Si qiriut që do t’i frysh

u shua drita e madhe…

Dhe qyteti

mbet si një i verbër

nën borën që po reshte.

Lere, mos e dhez llambën!

Po e ndjej se janë memecë

kujtimet që m’i ngule në zemër si kama.

Bora po resh

dhe unë kujtohem.

 

 

  1. KREVATI I FUSHËS

 

Ky ishte krevati i tij

një krevat fushe.

Ai për çdo mëngjes

nisej në rrugë.

Dhe çdo mbrëmje

këtu i hiqte këpucët e lagura.

Në krye të krevatit libra…

Ia shfletoja

një nga një

librat.

 

Në reshta

përsipër

gjurma e gishtërinjve.

Kjo brushë dhëmbësh, ky sapun

krejt i bardhë

që janë vendosur në dritare

janë gjërat e tija…

Kjo fanellë blu marinarësh

pa mëngë e hedhur

rri mbi krevat…

Ky ishte krevati i tij

një krevat fushe

Në mur është varur kapela e tij

solemne

mbi tokë

një faturë e klasit të tretë…

 

 

  1.   TRE QIPARISA

 

 

 

Para portës sime kishte tre qiparisa

Tre qiparisa.

Qiparisat luhateshin në erë.

Tre qiparisa.

Rrënjët i kishin në tokë, kokën ndër yje.

Tre qeparisa.

Qiparisat luhateshin në erë

Tre qiparisa.

Një natë dyshmani e sulmoi shtëpinë

Tre qiparisa.

Dhe në shtrat qesh vrarë unë

Tre qiparisa.

Iu pren rrënjët qiparisave.

Tre qiparisave.

Tashmë rrënjët nuk ishin në tokë,

as kokat ndër yje.

Tre qiparisa.

Qiparisat luhateshin në erë.

Tre qiparisa.

Në një vatër prej nermeri janë shtrirë

Tre qiparisa.

Një sopatë të përgjakur e ndriçojnë…

 

 

  1. Z Ë R I

 

 

Duke i mbajtur nofullat në pëllëmbë

mos rri mbështetur për muri,

mos!

Mos i mbaj nofullat në pëllëmbë.

Ngritu!

Eja te dritarja!

Shiko!

Nata është e bukur si një det jugor.

Dallgët përplasen për dritare

Eja!

Dëgjo ajrin:

ajri është rrugë e zërave,

ajri është përplot me zëre:

me zëret e tokës, të ujit, të yjeve

zëret tona…

Eja pranë dritares!

Dëgjo pakëz ajrin:

Zëri ynë ishte pranë teje,

zëri ynë është me ty…

 

 

 

  1. E DUA VENDIN TIM

 

Unë e dua vendin tim:

Në pishat e tij, u luhata, qëndrova në

zandane.

e

 

Asgjë nuk mund t’ma heqë pikëllimin

si këngët dhe duhani i vendit tim.

 

Vendi im:

Bedredin, Sinan, Junus Emra dhe Sakaria,

kubet e plumbit dhe oxhaqet e

fabrikave

janë vepra që i fsheh nga vetvetja

të popullit tim që qesh nën mustakë

të lëvarura.

 

Vendi im:

sa je i gjerë,

nuk mbaron me të shëtitur, thuase

nuk ka fund.

Edrene, Izmir, Ullukëshlla, Marash,

Tromboz, Erzumi.

Kullosat e Erzumit i njoh vetëm nga

këngët dhe turpërohem

pse nuk kalova asnjëherë nëpër Toros

kah jugu

t’i shoh ata që mbjellin pamuk.

Vendi im: deve, trena, vetura ford

dhe gomerë teknefezë

plepi

shelgu

dhe toka e kuqe.

Vendi im:

pyjet bredhash me ujëra të ëmbëla,

liqenët ndër bjeshkë

troftat prej gjysmë kilogrami

me ngjyrë të argjentë purpuri

notojnë liqenet Abant de Bol.

Vendi im:

Dhitë në fushën e Ankarasë

shkëlqim gëzofi të gjatë me

ngjyrë trëndafili.

Lajthi e rëndë e Giresunit.

Mollë amsjane me faqe të

kundërmojnë bukur,

ulliri

fiku

pjepërat

me ngjyra të ndryshme

kalaveshat e rrushit

e pastaj parmenda

e pastaj gjedhet e zeza

e pastaj: përpara, i bukuri, me të

gjitha të mirat

të gatshëm t’i fusë në zemër

me gëzimin si një fëmijë i habitur

gjysmë i uritur

gjysmë i lirë

njerëzit e mi të zellshëm, të

ndershëm, trima….

(1939)

 

 

  1. KËNGË TË SHKRUARA PËR

PIRAJEN MIDIS ORËS 21 DHE 22

 

 

Sa bukur është të të kujtoj ty:

midis lajmeve mbi vdekjen dhe fitoren,

në burg

kur i pata mbushur të dyzetat….

Sa bukur është të të kujtoj ty:

dora jote e harruar mbi një pëlhurë

të kaltërt

dhe në flokët e tua

dhe tokë e butë e dashur e Stambollit,

shpirti im…

Lumturi është të të dashuroj ty

thua në mua heton një njeri tjetër.

Era e gjethit të idërshahut që të ka

mbetur në gishtra

me një rehati diellore

me grishjen e mishit tënd

latuar me vija të kuqe

në ngrohtësi

errësirë e dendur…

 

Sa bukur është të të kujtoj ty,

të shkruhet për ty

në burg i shtrirë në shpinë të mendosh

për ty: ditën e caktuar, në vendin e

caktuar

fjalën që e tha dikush

jo fjalët, jo veten

por botën në tregime….

Sa bukur është të të kujtoj ty

duhet patjetër diçka të gdhendi

për ty në dru:

një kuti

në unazë

dhe të të endi tri metra mëndafsh

të hollë…

Dhe fill

duke kërcyer nga vendi

të ngjitem për parmakë të hekurt

të dritares

kaltërsisë qumështore të lirisë

që ta lexoj me zë atë

që shkrova për ty…

Sa bukur është të kujtosh për ty:

midis lajmeve mbi vdekjen dhe

ngadhnjimin

në burg

kur i mbusha të dyzetat!

 

 

  1. 20 SHTATOR 1945

 

Në këtë kohë të vonë

në mbrëmje vjeshtore

jam mbushur me fjalët e tua:

si koha, si materje  e amshuar

si syri i plotë

si dorë e rëndë

dhe fjalët

e ndritshme si yjet.

 

Fjalët tua erdhën tek unë

ato ishin nga zemra, nga koka,nga mishi.

Fjalët të sollën ty

ato janë: nënë

ato janë: grua

dhe mike…

ishin të pikëlluara, të hidhura, me

shpresë, trime, të gëzuara

fjalët e tua ishin njerëz…

 

 

  1. 21 SHTATOR 1945

 

 

Biri ynë është i sëmurë,

babain e ka në burg

në duart e tua të lodhura koka e rëndë

hallet tona janë si hallet e dynjasë.

Njerëzit t’u sjellin njerëzve ditë

më të bukura

biri ynë do shërohet

babai do dalë nga burgu,

do buzëqeshin ninëzat e tua të arta

hallet e dynjasë janë si hallet tona…

 

 

  1.  22 SHTATOR 1945

 

Lexoj një libër:

në të je ti,

dëgjoj një këngë,

në të je ti,

u ula të haj drekë,

ti më rri kundruall

punoj: karshi më je ti

Ti më je gjithkund e gatshme,

nuk mund të bisedojë me ty

nuk mund të ta dëgjoj zërin:

plot tetë vjet ti je grua vejushë…

 

 

  1. 25 SHTATOR 1945

 

Ora 21.

Në shesh bienin këmbanat,

do mbyllen kapixhikët e qelive të

burgut.

Kësaj here jam në burg: tetë vjet

Të jetohet:

kjo është shpresa

e dashura ime,

të jetohet:

kjo është punë serioze si të të

dashuroj ty…

 

  1. 26 SHTATOR 1945

 

Na zunë robër

na burgosën:

midis meje dhe mureve

ti je jashta mureve…

Puna jonë është e vogël.

Në thelb më së keqi është:

kur duke ditur ose duke mos ditur

njeriu burgun e ka në vete…

Shumë insan janë sjell në këtë dert,

njerëz të ndershëm, të zellshëm, të mirë

dhe të denjë për dashuri aq sa të dua

Ty…

 

 

  1. 3O SHTATOR 1945

 

Është bukur të mendosh për ty

me shpresa

si ta dëgjosh zërin më të bukur

në botë…

Mirëpo, për mua nuk është boll

sh p r e s a,

unë tashmë nuk dua të dëgjoj

por dua të këndoj këngë….

 

……………………………………….

……………………………………….

 

 

 

  1.  14 DHJETOR 1945

 

Neveri e mallkim,fort po acaron dimri…

Kushedi si je ti dhe Stambolli im i

ndershëm?

A ke thëngjill.

A sigurove dru?

Ngjiti skajet e dritareve me letër.

Në mbrëmje shko më herët në gjumë.

Në shtëpi me siguri s’ke tjetër ç’të

shesësh!

Të mardhësh gjysmë e uritur

dhe gjysmë e ngrirë:

në botë,në atdhe, në qytetin tonë

për këtë jemi ndër të parët….

 

 

  1.  MIRËSERDHE

 

 

Mirëserdhe, grua ime, mirëserdhe!

Me siguri je e kapitur,

si të t’i laj këmbët,

s’kan ujë prej  trëndafili, as legen

prej argjendi.

Me siguri je e etur,

s’kam sherbet të ftohtë,

me siguri je e uritur

s’mund të të shtroj sofrën,

me çarçaf të bardhë prej lini

dhoma ime është e varfër

si vendi i robëruar.

Mirëserdhe grua ime, mirëserdhe!

Shkel në dhomën time,

betoni dyzetvjecar u bë livadh.

Buzëqeshe

lulëzuan trëndafilat në hekura

të dritares sime

Qave

pëllëmbët e mira u mbushën

me margaritarë,

dhoma ime u bë e begatshme

si shpirti im,

u bë e ndritshme si liria.

Mirëserdhe, grua mirëserdhe!

 

 

  1. MEHMETI

 

 

KUNDRUALL mëmëdheut

të lajmërohem prej Varnës

a më dëgjon

or Mehmet, Mehmet?

Deti i Zi rrjedh

mallëngjime të marra, ngashërime të marra,

a më dëgjon o BIRI IM,

Mehmet… Mehmet!

 

 

  1. ENIGMAT E PARISIT

 

 

CILI QYTET i ngjan verës?

Parisi

Nëse e pi gotën e parë

të ngjeth pakëz,

gota e dytë të godet në kokë,

kur e pi gotën e tretë –

nuk mund të çohesh nga tryeza.

Kamarier, më sill edhe një gotë.

E pastaj kudo që të jesh e kudo

që të shkodh

Parisi jeton në sytë e tu.

Cili qytet edhe kur bien shirat

është më i bukur?

Parisi…

o bir i Hikmetit, në cilin qytet

do të doje të vdesësh?

Në Stamboll,

në Moskë

dhe në Paris.

Kur bëhet Parisi i shëmtuar?

Kur bastisen shtypshkronjat

kur digjen l i b r a t!?!

 

Çka s’i ka hije Parisit?

Dritaret e ndritshme të autobusëve të

zez.

Në cilin shehër e hëngre bukën

me lezet?

Në Paris.

Po pitet e yndyrshme

do mendosh se janë nga furrat

e Shahzadd Bashit.

 

Ç’dashurove më së shumti në Paris?

Parisin.

Në Paris, or vendas kujt i çove lule?

Në muret e komunarëve,

një vashe të bukur si dega.

 

Prej të njohurve, cilin e pa në Paris?

Namuk Kemalin, Zija Pashën, Mustafa

Spahinë

edhe rininë e nënës sime

si piktore

flet frëngjisht

bukuroshja botërore

dhe rininë e Mimit,

Anipra, kujt i ngjan Parisi?

Parisienëve,

O bir i Ademit, a i beson Parisit?

I besoj Parisit.

15 maj 1958

 

 

  1. RITUALI I VARRIMIT

 

 

Nga oborri im do niset kufoma.

Si do ta zbrisni nga kati i tretë?

Arkmorti s’mund të hyjë në lift,

shkallët janë të ngushta.

 

Në oborr ndoshta do ketë diell dhe

do fluturojnë pëllumbat

ndoshta do reshë borë, me brohorira

fëmijësh

ndoshta rrugët e asfaltuara do jenë

të lagura

dhe n’oborr, si ngahera, qëndrojnë

kutitë me hedhurina.

Në fytyrën e zbuluar,sipas adeteve

tona, nëse më çoni me kamionetë

nga ndonjë pëllumb mund të pikojë

diçka që sjell fat.

Edhe fëmijët do jenë pranë meje

merhumët u janë interesantë

fëmijëve.

Do më shikojë dritarja e dhomës së bukës,

ballkoni i mbuluar me petka që

avullojnë,

do të përshëndesë.

Nuk e dini se sa të lumtur jetojnë

në këtë oborr

Njerëz ju dëshiroj jetë të gjatë!

 

Prill,1963.