Gazeta Nacional Albania

Valbona Ahmeti: DUA T’I PUTHË DASHURITË , POEZI

1. DASHURI PERËNDIE

të ndiej si tingull në çdo rrahje zemre
ke ngjyrë dhe aromë lule pranvere
të kam muzë në çdo varg poezie
në folen e shpirtit më je dashuri perëndie

në çdo stinë të kam lule çelibar
e bukur dhe e freskët si liqeni kristal
për herë të parë kur u veshe nuse
më ishe e dielltë, si agimet rrezatuese

më mbush oksigjen me aromën e bjeshkës
në sy të kam si pikturë të pranverës
traditë e përcjellë nëpër brezni
Nënë Tereza-motiv për dashuri

të kam thesar me gjuhën mjaltë
më drithërojnë tingujt e lahutës së lashtë
nga cili vend vjen, sa herë më kanë thënë
krenaria prekte qiejt, se bija jote jam

vetëm dashuria për ty
më fle në shpirtin tim
atdheu im!

2. ÇDO STINË E KANË PRANVERË

maleve me dëborë
një kryekrushk e valëviste flamurin
u mbushën shtigjet me karvane dasmorësh
nga tingujt e këngëshqipes
kompozuar me ndjenja hyjnore
po i kalonte kufijtë e çdo vepre muzikore
ishte një thirrje shpirti
jehoi si refren mbi tel lahute
përtej mrekullisë
-të biem për altarin e Lirisë!

atdheun e kishin diell e shpirt
qiellin me yje ëndërr të pafjetur
popull i lashtë me gjakun si lulëkuqe
fatin e tij e mbanin mbi supe
me dëshirën si llavë t’i hapnin dyert e dritësisë
e sytë zjarr t’i shikonin çastet e lumturisë

dritë, kudo dritë zbriti si një kurorë kristalore
mbi nusërimin tënd rrëzëllor
si fushnajat e bleruara në mesverë
paqja lumnueshëm buronte nga sytë qiellor

sot sheshet buçasin nga kënga e vallja
mbi lapidar ndalon fluturimin shqiponja
sot Kosova feston ditëlindjen e bardhë
lokja fshin lotin si ujvarë
para një obelisku të madh
lexoka emra të çëndisur mbi mur
lutet parreshtur për bijtë që iu ka rënë nur

shpirti i tyre i heshtur
vështron kudo nëpër Atdhe
në kopshin e lirisë
engjëjt e dashurisë
çdo stinë e kanë pranverë
nuk dinë të plaken kurrë

3. SHQIPËRI NË KATËR POLE

lundërtar i humbur
shpirtin e kam
si grumbull shkarpash ndezur
lotët më rrjrdhin mbi qepallë
e djegin zjarr
për ty atdhe!
velat e shpirtit trazohen
nga shtrëngatë e nostalgjisë
krahët të të përqfoj me mallohen
o bukuri e Shipërisë

kur më kaplon malli
t’ia shpalos mëvetësisë ballin
e kthej kujtimin në Krujë, në Vlorë
e në Prekazin legjendar

kur kam nevojë për oksigjen në këtë univers
të shtrëngoj fortë, të mbaj lartë dhe brohoris:
-jam kuq e zi!
kur të mbaj në gji, e shijoj aromën atdhe
me grimca të rrezës së diellit e shkruaj: të kam fole
ma merr lotin të ngjyer në mallëngjim
e kthen në melodi buzëqeshjeje dhe bekim

ti, flamur me shkabë fluturon mbi det
me erën dhe retë
vjen më thërret me ngjyrën flakë
dridh tela zemre në çdo kontinet
vjen krahëhapur, me aromën e Jonit
mbledh zogjtë e tu anembanë globit
tingulli i hymnit tënd kalon dete dhe oqeane
ti na bënë të ndihemi Shqipëri në katër pole

4. LEGJENDË

tek oxhaku me kryeplakun
kuvendonte dhe dredhte mustakun
ditët e fundit ia numëronte robërisë
që ia errësonin qiellin Dardanisë

mbi kokë i ndrinte një emblemë-kurorë
tri shkronja betim në krahëror
si dragua luftoi me një ushtri
se kësaj toke i thonë Iliri

pesëdhjetë e katër frymëmarrje u përballën
pesëdhjetë e katër yje ia fali qiellit
atdheut ia kishte premtuar dritëgëzimin
nuk mbylli sytë derisa mbi tokë e zbriti diellin

emrin ia thonë Adem
tani jeton përgjithmonë legjendë
asgjë më shumë nuk deshi në jetën e tij
vetëm ta shihte Dardaninë në liri

5. PRISHTINA

në vjeshtë restorantet fillojnë të braktisen
sheshet dhe trotuaret e kalldremta boshatisën
drejt aeroportit mërgimtarët vërshojnë si lum
Prishtina nga mërzia duket se ka rënë në gjumë

i mungon kumbimi i të të qeshurave të vona
E malli syve iu pëlcet bulevardeve tona
flamuj as suvenire askush nuk do të shes
Prishtina duket si qielli pa yjet ndezë

gotat që u thyen gjatë netëve në cakërrim
nga çdo zemër derdhej një përmallim
diku takuan një mik, diku një shokë fëmijërie
Prishtina pa vizitorë duket se ka shqetësime

grumbuj njerëzish në lokale çdo natë u panë
shtrëngime duarsh dhe përqafime si kujtime lanë
malli i pashuar çon çdo stuhi peshë
Prishtina sërish do t’iu përqafoj duke buzëqeshë

6. PORTA E DRITËS

Memoria udhëton hapësirës absurde
Me notat e një balade
Zgjon kujtimet nëpër vite dhe shekuj
Ia shpalos gërshetat të djeshmës
Pikëloti pa britmë i flet dhimbjes
Sot shoh atë çka më përceptojnë sytë
Dhe përtej momentit
Përballja gjatë udhëtimit
Është bota e reales dhe imagjinatës
I mbledh fjalët nga limani i kujtimeve
T’i lartësoj në faqet e librit
Çelën krahët e hënës
Në mes vargjeve hapet porta e dritës