Gazeta Nacional Albania

Agim Bajrami, cikel me poezi 457

Nga Agim Bajrami

Nesêr

Nesër ku i dihet , mund të jetë  një ditë tjetër
Mund të dëgjoj zhurmën e çelsit në derë
Një zog të më  vërë në dorë një letër
Dhe ti të shfaqesh  menjëherë

 

Se unë e di, ti s’duron gjatë
Dhe s’mund të rrish dot pa më parë
Vetë më  ke thënë se çdo  zemëratë
Nga ty prej kohësh u kanë ndarë

 

Do gjesh një  çast apo një orë
Kur unë  nga sytë të të kem larguar
Me një shikim disi fajtor
Dhe me një ndjesë të lehtë në duar

 

Mbi flokët e tu do ketë njeëlule
Që zhduk në çast çdo zemërim
Tek do më thuash midis puthjesh 
Se zënka e djeshme ish gabim

 

Dhe unë patjetër do ngre sytë
Të harroj në çast ç’ka ngjarë mes nesh
Një ditë pa ty nuk quhet ditë
Por thjeshtë një datë me klithma resh

 

Nesër  ku i dihet, ne prapë mund të jemi  bashkë
 Pa orë  qejfmbetjesh dhe mërish
Inatin vrik ta nxjerrim jashtë
 Se unë te  dua shumë, ta dish.

  

…..

 

Planet mjegullor

 

Në  planetin e mjegullave 

Dinosaurët flenë me gra si yje

 Ato për së largu mund të ngjajnë kaq të lumtura

 Por shpesh mallkojnë fatin e tyre

 

 Në planetin e mjegullave, nuk ka xhiro mbrëmje

  As puthje tē dashurish, nën pemë, a në stol

 Ka veç gra të mërzitura që rënkojnë mbushur dhembje

 Dhe emra e skllavëruesish , që i kthejnë në idol

 

  Në planetin e ë mjegullave ka vetëm diej Omgj

 Që në vend të ngrohin të përzhisin

Unë kam parë shumë viktima të ngjashme me të

 Që të këpusin shpirtin

 

 Në planetin e mjegullave, shumica e grave

 I lindin fëmijët me luspa dhe bisht

  Ndonëse ndryshojnë nga baballarët e tyre

 Tmerrësisht

 

 Në planetin e mjegullave tradhëtarët nuk vriten 

Por vetëm mbyllen në shtëpi

Ato s’kanë të drejtë të dashurojnë kurrë

Por veç të bëjnë dashuri

 

  ….

 

 

Pemë buzë rruge

 

 Mos i kujtoni indiferente këta drurë anës rruge 

Dhe pse nga pamja ngjajnë të tillë

Ata për  ne  këtu u ngulën  

 Dhe lanë shtëpitë atje në pyll 

 

Si donin   hijet veç  për vete

 Por mbinë këtu plot gjelbërim 

 Ata për ne dijnë kaq sekrete 

Ndërsa për ta , ne shumë pak dijmē

 

 Të drejtë , të bukur ,degë gjerë

 Me sy tek yjet dhe tek retë

 Pa ta kjo udhë  do ish e mjerë

 Dhe do të ngjante kaq e shkretë

 

 Çdo verë mbi ne shtrijnë krahët varg Si ca dashnore te misterta 

 Si ti thonë diellit: Qëndro larg

 Largoji nga këtu valët e nxehta

 

 Me ta unë shpesh ndërroj mesazhe

Çdo hall që kam me ta e ndaj 

Ato më puthin pa bërë naze

Dhe më dhurojnë një degëz maj

 

E dinë se jam pa djallëzira

 Dhe fshehur s’ mbaj sëpate a sharrë

Ato I njohin  nga fytyra

Të mirë ,të ligj edhe të marrë

 

Pranē tyre jam siç dua vetë

 Dhe këmbët -rrënjë i ngul në tokē

Ti njohësh drurët s’është e lehtë

 Dhe aq më shumë t’ju bëhesh shok

 

Mos i merrni për indiferente këta drurë të blertë

Ata janë njerëz si ne vetë

Nëse s’besoni  mund ti pyesni

 Dhe do të bindeni vërtetë.

 

….

 

Qytet zhgënjyes

 

Qyteti i nxehtë  , me pemë pa hije

  Me det të kaltër dhe pa det

 Ku  dielli shpesh si shtizë të bije Dhe asnjë zog s’të përshëndet 

 

Qytet me skeptër mbretëror”

Që flenë nën pluhur të harruar

Që zgjohen netëve orë pa orë

Dhe flasin për lavdinë e shkuar

 

 Qytet me njëmijë kafenera

 Ku pihet kafe edhe dhallë

 Ku sheh veç lypsa dhe gangstera Dhe  marinarë rrallë, shumë rrallë

 

 Qytet i ndryshkur nga betoni

 Dhe krisma vrasësish me pagesë Ku lule rrallë mund të takoni

Se i than smogu cdo mëngjes

 

  Qytet që flet njëqind dialekte 

Plot me banorë që kanë lënë fshatin Ku mbi çdo bukuri antike

 Çdo bos  drogmen ka bërë pallatin

 

 Qytet pa shpresa, e pa spiranca

 Me sy prej peshku të hutuar 

 Që flet me valët nga taraca 

  Se smundet më ti prek me duar

 

 Qytet me kalendarë të grisur 

  Që ma vjedh ajrin çdo mëngjes Dikur të doja si i krisur 

Por  sot për këtë . po ndjej pendesë.

 

….

 

Folmë !

 

Tani e ke radhën ti , të më thuash ca fjalë

( Mund të më flasësh pa fund  po deshe)

 Të më thuash përshembull ,se  pa ty çasti ndal 

Dhe koha mund ti ngjaj një murgeshe

 

 Se ditët pa ty do të ishin uloke

 Pa emër, pa trajtë dhe gëzim 

Se mbrëmjeve tani  s’ ndjen  më dhimbje koke

 Dhe pemët kanë më shumë gjelbërim

 

 Ose mund të më thuash diçka më të mirë

( Kur do ti  ,flet bukur dhe shtruar 

Për qiellin që ndrron disa herë trajt e ngjyrë 

  Sa herë që tek unë vjen nxituar

 

 Për ca pulëbardha që të ulen mbi supe

 Dhe me ta  ndërron shpesh dhe shakara

 Per çastet që koha ti vjedh si hajdute

 Kur  ti duhet të ikësh e para 

 

Ti mundet të thuash shumë gjëra , ,shumë gjëra 

Për sytë që të ndrisin si  vajzë

Për  zemrat bashkuar, që vizatuam tek rëra

  Dhe mbi to vumë pastaj një unazë

 

S’ka gjë se mbi to shkelën shkulme prej ere 

Dhe dallgë nga një det zemërak

  Ato mbetën prap sic i bëmë ne atëherë 

Dhe une nuk habitem aspak 

 

Tani e ke ti radhën të më me flasësh pa fund 

Dhe unë natyrisht vetëm kokën do tund.

 

…..

 

Verë

 

Gjithandej më thonë se vera ka zbritur 

Gjithandej , gjithandej

 Ma thotë Ky qiell i mërzitur

  Dhe vapa që në kockë e ndjej

 

 Ma thonë dhe lulet në ballkone 

Me ngjyrë të zbehtë dhe të mekur Tashmë ato kanë ulur kokat 

Dhe presin radhën për të vdekur

 

 Gjithandej më thonë, se pranvera ka ardhur

 Gjithandej, gjithandej

 Ma thonë Kostumet  në dollape 

Dhe shapkat që askund si gjej

 

Ma thotë kjo valë pak e fyer 

Që vjen troket tek unë plot drojë

Ajo nga unë pret një përgjigje

 Pse kam kaq vjet që se takoj ?

 

Qershitë që sot në treg si gjeta

Dhe bashkë me to shitësen

 biondinë 

Për të unë bēja kilometra

Kush pret akoma dhe tre stinë

 

 Gjithandej më thonë se vera ka ardhur  

Gjithandej, gjithandej

Urbanët që s’vijnë me të zbrazur 

Por

plot me njerëz dhe me diej

 

Ma thonë këta zogj fytyrë qeshur 

Që  bredhin qiellit të paskaj

 

Gjithë dimrit qiellit rrinin heshtur

Tani ska burrë më që ti mbaj

 

Gjithandej më thonë se ka ardhur vera 

Gjithandej,gjithandej

 Por unë shapkat e mia, ende s’po i gjej.

 

….