Gazeta Nacional Albania

Agim Bajrami: ODE DASHURIE PËR LUMIN E FËMIJËRISË SIME, POEZI

ODE DASHURISH

Nga Agim Bajrami

ODE DASHURIE PËR LUMIN E FËMIJËRISË SIME

Lumi s’duket , por ndihet prania
Nga oshëtima e ujrave , që vërshojnë me vërtik
Në brigjet e tij më kaloi fëmijëria
Më kot s’të kam thënë , e kam mik

Pranë tij vija shpesh, në kohën e shkuar
( Shoqëria me një lumë është bekim )
Ai zgjaste drejte meje dy valë, si dy duar
Të më fuste në gjoks pa ngurrim

Qëndronim bashkë gjer në të ngrysur
Pa’ parë se ç,’bëhej rreth e qark
Ai kurrë prej meje s’është bezdisur
Mjafton t’a mburrje dallgët pak

Ndonjëherë e shihja të mërzitur
Ndonjëherë gjithë gaz e gjalleri
Nëse unë shpesh ndryshoj papritur
Do ti thotë , se kam diçka prej tij

Ç’nuk ‘kemi thënë e llomotitur
Për çdo të fshehtë dhe çdo sekret
Unë nuk i hapem lehtë njeriu
Por pranë tij fjalët dilnin vetë

Ende dhe sot nuk e kam zgjidhur
Pse u soll me mua si fisnik
Nga dallgët e tij kaq njerëz janë mbytur
Dhe emri i tij sërish ngjall frikë

Lumi nuk duket, por ndihet prania
Nga gjëmimi i ujrave ,që rrjedhin me zhurmë
Pranë rrjedhës së tij ,rrodhën vitet e mia
Prandaj të kam thënë, se unë ndihem pak lumë.

……

BALADË E MUNGUAR PËR JANINËN
(Impresione udhëtimi )

Kaluam pranë Janinës, por s’u ndalëm
(Shoferi ngutej për diku )
Vetëm liqenit i’a pashë valët
Me një enigmë në ngjyra blu

Pranë tij kështjella me bedena
Që tret vetveten për çdo mot
Mbêshtjellë e tëra me një mjegull
Si mjekra e thinjur e të zot

Vasiliqinë s’ma rrokën sytë
Me shërbëtorët dhe shpurën e saj
Ajo ka vite që rri mbyllur
Mes katër muresh në saraj

S’pranon të dalë më as në shkallë
As në mëngjes , as natën vonë
Gjersa veziri i saj s’është gjallë
Dhe trupi i tij kokën kërkon

Se pashë nga larg as Thanas Vajën
Veliun e sertë mustaqegjatë
Ata janë shkrirë në dy balada
Janë bërë të gjithë Alipashiadë

Vetëm një çast m’u bë se ndieva
Një klithme të fortë , me nota vaj
Duhet të keti qenë Frosinës e bukur
Që qan me zë vdekjen e saj

Ajo ende , se ka kuptuar
Si mund të të vrasë një dashuri
Ndaj del per çdo natë nga varri i ujit
Të presë ngushëllim nga çdo njeri

Kaluam pranë Janinës dhe s’u ndalëm
Nuk ndrrova me vezirin as një fjalë
Tashmë zëmërata e tij do më ndjekë mbrapa
Edhe pse i vdekur, s’do më falë…

…….

LOT PULĒBARDHE ..

Dje kam parë njē pulēbardhē duke qarē
Mbi direkët e njē varke tē shkretë
Lotēt përziheshin me vrazhdësinē e valēve
Dhe humbisnin në det

Nuk munda dot qē ta pyesja
Mē saktē , nē fyt pyetja mē mbeti
Kur qan dikush e ka një shkak
Dhe aq më shumē një pulëbardhë deti

Ndoshta mē mirē qē s’e pyeta
Që s’e mēsova tē vērtetēn
Dhe po tē mē lutej , që ta ndihja.
Si mund ta ndihja unē të shkretēn ?

Shumē shumë do i thoja disa llafe
Pa mundur dot , ta ngushëlloj
Unē kam pēr vete njē mal halle
Sa duhet kohē , t’ua tjerr me gojë

Megjithatē , kjo s’do të thotē
Ti qēndroj larg lotit të saj
Kētē natē s’do fle ,ju siguroj
Ka shumē mundësi … edhe tē qaj …

…..

SELANIK

Mjegullat po .treten pa u ndjerë
Dhe pak rrugë për të bërë na mbeti
Ja mbas kësaj kthese menjëherë
Para nesh do shfaqet krejt qyteti

Me kaq njerëz dhe zogj në bulevard
Dhe kaq shumë ngjyra me patjetër
Këtu dikur kam hyrë si ilegal
Mbi një tren të lodhur dhe të vjetër

Por tashmë kjo është një kohë e shkuar
Histori e fikur dhe pa vlerë
Kulla me bedenë ma bën me duar
Dhe ky shesh i veshur me mermer

Ndaj s’ me pushojnë këmbët,, vetëm eci
Ketu nuk më lejohet, të ndaloj
Të prek çdo detaj të tij me zemër
Çdo peisazh të tij t’a perqafoj

Në një krah të fala , më çojnë valët
Pak më tej një varkë me emër blu
Unë ende s’kuptoj përse kam ardhur
Askush nuk më thotë , pse jam këtu ?

Mundet me ka ftuar Aristoteli
Sot me të tij do rri gjer natën vonë
Busti i tij i bërë prej rrezesh dielli
Çdo qelizë të trupit ma pushton

Me çdo kënd këmbej një buzëqeshje
Tek lëviz i lirshëm dhe pa frikë
Ky qytet ka dalë prej legjendash
Ndaj është kaq i bukur dhe magjik

Mjegulla pandjerë vetveten treti
Mbrëmja në çdo shesh si vajzë u shtri
Ky qytet gjithmonë është peng i detit
Ndërsa unë këto çaste … peng i tij

Selanik 29 -3 -2024

……

HIPERBOLË !

Sa herë ngrejme kokat lart në qiell
Ne shohim vetëm dallëndyshe
Kjo tregon, se ne kemi të njëjtët sy
Dhe pse me forma të ndryshme.

Çdo ditë takojmë në rrugë kaq njerëz
Dhe ndajmë me ta shpesh frymën tonë
Kjo tregon, se ne I kemi të ngjashëm mëngjeset
Ska gjë se unë zgjohem pak vonë.

Sa herë s’ je ti , unë ndihem vetëm
Gjithçka përreth më ngjan kaq bosh
Kjo tregon se s’bëjmë dot pa njeri tjetrin
Ska gjë se ti s’do t’a pranosh.

Ti sheh këto kohë ëndrra me gjethe
Të njëjtat shoh dhe unë ndonjëherë
Kjo tregon , se ne e duam vjeshtën
Dhe pse ajo djeg si në verë.

Un shpesh te them të kam si ajër
Ti ma kthen shpejt , të ndjej si gjak
Ne na pëlqejnë shumë hiperbolat
Por këtu nuk e teprojmë….aspak.

…..

ENIGMË

Çdo mëngjes dikush mi bie celularit
(Kur gjumi ende s’më ka dalë)
Më zgjon ndjesitë e kureshtarit
Pastaj e mbyll pa’ nxjerrë një fjalë

Unë befas zhytem në të “thella”
Vetveten në hamendje fut
Ne mend më vijnë kaq shumë emra
Por gishtn dot s’ia ve askujt

Një herë më bëhet, se je ti
Ndonëse ke kohë që m’je zemëruar
Ti më do prapë , unë këtë e di
Dhe rri për mua çdo natë zgjuar

Me mallin tim i zgjon mëngjeset
Dhe më vërtit çdo çast në mendje
Mua më kot , nuk më zë lemza
Sa herë kaloj pranë lagjes tënde

Nëse s’je ti ,do jetë një tjeter
Që dje vështrimin keq ma ngjiti
Unë me atë dikur jam puthur
Po s’ishim parë , që prej një viti

Sido që të jetë s’jam ,më i qetë
(Dhe pse t’a fsheh ,ndjej emocon )
Mes dy enigmash vij e vete
Që duhen zgjidhur sa s’është vonë

……

VETMI PEME

Kjo pemë tashmë hesht ,sepse zogjtë i kanë ikur
Mbas shiut që ra këto ditë
Vështron rreth e qark me fytyrë të mërzitur
Dhe ca rrathë pagjumësie tek sytë

Ish mësuar me t’a , ndaj e ka të vështirë
Të ndihet njësoj si më parë
Një pemë e vetmuar, ësht një qenie e brishtë
E gatshme çdo çast për tu tharë

Me kot i lyp qiellit , t’ia rikthejë cicërimat
( Koncertet e zhurmshëm veror )
Ajo ishte skena , ku ata gjithmonë dilnin
Paçka se nuk kish spektatorë

O zot ç’ëmbëlsi kishin zërat e tyre
(Sidomos kur këndonin në kor)
Tashmë do ti duhet të dremisë nën yje
Mes ajrit të thatë dimëror

Larg tyre e ndjen , se do çmendet patjetër
( Vetmia veç dhimbje të sjell )
Ndaj kapet mbas erës me degën e mbetur
Ti ndjekë ata pas , gjer në … qiell.

…….

FANTAZI

Ky diell në perëndim , mund të ish një shkak lumturie
Sikur të më ndihje dhe ti pak
Ca’ rreze të tij përmbi buzë ti vije
Pastaj ti urdhëroje të shndërroheshin në flakë

Do të ish vërtetë një gjë e rrallë
Që s”mund ta shohësh kurrë dy herë
Një vajzë që bën magji me
zjarret
Dhe ndez me ta edhe të tjerë

Edhe ky qiell mund të ish më ndryshe
(Mjaftonte një veprim i thjeshtë )
Të ngrohësh me frymë ca dallëndyshe
Dhe me shtegtimet e tyre , të vizatosh një vjeshtë

Do kishte dalë një tabllo e bukur
Më e bukur nga gjithë tabllotë , që kam parë
Me ballo gjethesh të pafundme
Dhe rreze dielli ngjyrë ar

Ky diell në perëndim mund të ish një shkak lumturie
Nëse këtu do ishe sot
Por ti je larg , në një skutë fantazije
Dhe unë e ndjej që… s’të mbërrij dot !