Gazeta Nacional Albania

Alesia Xhogu: EKZISTENCE, POEZI

JETES

Jetë qe vershon
eja dhe me mer tej
dergomë ne dimensione te panjohura
ne ekstaza sublime transhendence
dergomë ne vetmi
ne ate vetmi te kulluar
ku mbizoterojne vetem tingujt e natyres
e te muzikes se shpirtit
Po te bej thirrje jetë
degjomë
vetem degjomë…

E MALLKUAR KOHE

U krijuat sebashku,
si ti, si hapesira
Te pranoi pa pyetur e pa dyshuar,
Te jetoi e te hyjnizoi,
Por sot po te drejtohet:
Pse nuk gjen shtrirje te perjetshme
si hapesira, moj e mallkuar kohe!

2024

Provinca zbarkoi ne qytet,
mimike hijerende,
Eshte ne lufte me boten,
sepse, ne fund te fundit,
dikush duhet te jete fajtor…

MANEKINË

Te shumte ne numer,
te njejte ne mendime,
Zotat tane,
shembuj frymezimi…

DET

Siperfaqje mendimesh,
tinguj balsami ngushellimtar,
copez e natyres se pafundme
e pjese e pandashme e shpirtit njerezor.
Qendron aty,
dje, sot e pergjithmone,
si nje fole shpetimi,
si nje strehe degjimi.

UTOPIA

Aty ku idealet ekzistojne,
e qellimet sublime mbizoterojne…
Aty ku miresia dhe shenjteria bucet,
e kerkon te marre fryme,
Aty ku shpirti lëngon,
e njeriun modern
kerkon!

TI

Cdo gje po shkon per dreq,
e duhet te qendrosh ne kembe.
Qendroi besnik parimeve te tua,
edhe nese do te paraqiten si tiranì.
Ne nje fushe me lule te njejta,
aty, kryelarte, qendron ti!