Site icon Gazeta Nacional Albania

Alida Stamo: Foto Stamo, njeriu që pikturoi Shqipërinë me ngjyra, dinjitet dhe dashuri. Një rrëfim familjar për artistin, luftëtarin dhe personalitetin e kulturës shqiptare

 

Një rrëfim familjar për artistin, luftëtarin dhe personalitetin e kulturës shqiptare

 

Foto Stamo, njeriu që pikturoi Shqipërinë me ngjyra, dinjitet dhe dashuri

 

“Një dëshmi e rrallë familjare për jetën dhe veprën e Foto Stamos, artistit që bashkoi talentin, atdhedashurinë dhe fisnikërinë njerëzore, duke mbetur një figurë e paharruar e kulturës kombëtare”.

 

Nga Alida Stamo

Të shkruash një Ese për një pjestar të familjes është një përkushtim dhe përgjegjësi, se mbase bën dhe ndonjë gabim dhe mund të gjykohesh tek pjesëtarët e tjerë të familjes. Po pse e bën Lida këtë shkrim sikur nuk ka fëmijt e Tij Foto, që dinë të shkruajnë dhe të bejnë shumë më mirë një Ese më të plotë për babanë e tyre qysh nga fëminija e tyre aq më tepër Vladimiri, djali i madh që ka të njëjtin profesion dhe që në pikturë është po aq i mirë sa babai i Tij.  Për Foto Stamon çdo kush nga ne familjarët shkruan sepse ka shumë për këtë njeri të mire..……….

Unë e shkruaj këtë Ese ashtu  siç kam parë  dhe që kam jetuar me Foto STAMON.

Për Foto STAMON, mendimi im rrjedh pa ndërpreje, i lirshëm, i  thjeshtë, i drejtë, i qetë,  ashtu siç ishte vetë Ai.

Për Piktorin  Popullit Foto STAMO, kam dëgjuar që në bankat  shkollës 8 vjeçare, nga mësuesi im i vizatimit, Piktori poradecar i talentuar Todi MATO, shok dhe mik i babi Vançit,  që n’a ka dhënë lëndën e vizatimit, ku ai fliste me një adhurim dhe dashuri të veçantë për piktorin, për pikturat dhe grafitë e tij, stilin, relitetin,  tematikat dhe kolorin e punimeve të Tij.

Po ja vitet ikën, unë u rrita, mbarova Universitetin, fillova punë në qytetin tim të lindjes dhe të bukur Pogradec dhe një ditë të bukur u njoha me djalin e piktorit, Gjergji STAMO, një djalë i gjatë, i rregullt, i mirë por dhe i bukur. Kujtoj gjithmon puthjen e pare me Gjergjin ka qënë ditë e djelë, 17 Nëntor 1977, unë isha dezhurn në Komitetin Ekzekutiv K.P.Rrethit Pogradec, ku punova me detyrën Juriste deri në 15.07.1984. Dashuari jonë zgjati rreth 2 vjet në atë qytetit dhe një ditë të bukur Gjergji më tha”-  do vimë për vizitë tek shtëpia Juaj Lida, të prezantohen prindërit tanë, edhe pse ata e njohin njëri tjetrin.

Më 10 gusht të vitit 1979, ditën e ditëlindjes time jam takur për herë të parë me Piktorin e Popullit Foto STAMO, në Pogradec ora 18.00 ne rrugen “ Kajo Karafili” në pallatin Nr. 54, shkalla 1, kati dytë, tek dera e Apartamentit me shkrimin Familja Vançi POJANI, ra zilja.  Mamaja ime Tefta POJANI, shumë e kuruar atë ditë me buzën në gaz, me nikoqirllëkun dhe mikpritjen e saj poradecare hapi derën gjith gëzim dhe duke përsëritur disa herë, urdhëroni dhe ju lumshin këmbët, ishte dhe dita e fejesës Time me Gjergjin. Tek dera hyri babi i Gjergjit Foto, mamaja e Gjergji Andoneta – Neta, që vetëm fshinte fytyrën me shami nga emocionet dhe gëzimi, vëllai i Gjergjit Vladimiri, Vjollca, nusja e Ladit,  se ne në shtëpi tone kemi 2 Vjollca motrën e Ladit dhe Gjergjit dhe nusen e Ladit, – Ada, Ardiani dhe Ariona, të tre fëmijët tanë të dyjave u thërrasin Halla Vjollca, gjithashtu ishin dhe dy fëmijët e Ladit, Holta shumë e përkëdhelur dhe Sokoli 3 vjeç i urtë dhe shumë i bukur.

Aty jam takuar për herë të parë me babanë e  Gjergjit, me Vjerrin tim të ardhëshëm, i cili atë ditë vetëm  vinte buzën në gaz dhe nëpërmjet syzeve ndiqte levizjet tona me kënaqësi për gjatë 2 orëve  dhe ajo që më bëri përshtypje dhe që nuk hiqet asnjherë në kujtesë time ishte bashkebisedimi i dy krushqëve të ardhëshëm në gjuhën frënge, nuk kishtë kënaqësi më të madhe kur u trokitën gotat e urimit të trashëgohen…..

E pra ja kështu e kam njohur unë për herë të parë Piktorin e Popullit Foto STAMO, në një nga ditët më të bukura të jetës time  dhe më 28.09.1980 u bë dasma jonë, një dasmë shumë e bukur sidomos këtu në Tiranë. Prindërit e Gjergjit dasmën e kishin organizuar tek salla e Lidhjes së Shkrimtarëve një sallë madhështore dhe shumë e bukur.

 

A nuk kam shkak që unë  të marr këtë inisiativë të vështirë dhe plot emocion që të shkruaj këtë Ese, ashtu siç e njoh unë këtë njeri të thjeshtë, të dashur, të qetë, të drejtë dhe shumë familjar.

Gjithmon mamaja e Gjergjit, Andoneta, nëna Neta, shkonte në dhomën e saj  pas ndarjes nga jeta të gjyshi Fotos me 11.10.1989, hapte shënimet e tij  po dhe të saj  dhe vinte në dhomën e ndenjes dhe na thoshte: – t’i mbledhim këtë shëmime dhe t’i shkruajmë  në një vend, që brezat t’i kenë gjithmon, të kujtohet Fatushi dhe të krenohen për babën, gjyshin dhe stërgjyshin e tyre, ashtu siçe thërriste nëna Neta, ku të dy e adhuronin dhe  dëshironin njëri tjetrin pa fund ……

Dhe ja kështu e filloj këtë Ese, nga shënimet, letrat, skicat, pikturat, ashtu siç e kam jetuar, ndjej dhe me shumë kujtime…….

Foto STAMO ka lindur më datë 20.04.1916, në fshatin Erind – Gjirokastër, është  fëmija i katër dhe djali i Nikolla  dhe Aleksandera  STAMO. Shkollën filloren e ka kryer në  fshatin e tij të lindjes në Erind. Në Greqi ka kryer studimet në dy shkolla, në shkollën 3 vjeçare “PLATORE”, dhe në shkollën 3 vjeçare  “POLITEKNIKA”  në Athinë i cili rrinte tek vëllai i tij Llukan STAMO që punonte në Ambasadën e Çekosllavakisë.  Për shkak të ndjenjave të theksuara patriotike Foton e përzunë nga shkolla dhe ai kthehet në Shqipëri në vitin 1930. Në këtë vit fillon punë në shtypshkronjën “Gutenberg” në Tiranë ku aty ishte Mihal Durri bashkëfshatari i tij dhe ata u miqesuan më shumë qoftë si bashëfshatar por dhe për ndjenjat e tyre te forta patriotike.  Në vitin 1931 fillon punë si bufetjer dhe njihet ne Andrea Kushi i cili e ndihmon Foton që të marrë pjesë në kurset qe ai drejtonte në shkollën e vizatimit në Degën e Pikuturës me Zv/ Drejtor Odise Paskali ne vitin 1933-1936.

Mbaron shkëlqyeshëm studimet dhe në atë kohë i lidhet një gjysmë burse për të vazhduar studimet në Romë – Itali,  ne vitin 1937 deri 1941 në Akademinë e Arteve të Bukura në Romë dhe ne vitin 1941 deri ne vitin 1942  ka kryer një vit specializim në Romë. Në këtë periudhë aktivizohet me lëvizjen komuniste italiane përmes shokut të tij Sandro Pertini.

Në vitin 1939 u çel ekspozita e arteve figurative me pjesëmarrjen e të gjithë studentëve dhe pedagogëve të Akademisë së Arteve të  bukura në Romë. Juria i akordon çmimin e parë Foto Stamos, por Duçja reagon: ”Jo shqiptarit çmimin e parë!” i dhanë çmimin e dytë.

Foto STAMO  një  nga piktorët shqiptarë që studioj në Itali, kthehet me ndenja të forta patriotike për shkak të pushtimit të Shqipërisë nga fashizmi italian.

U emërua profesor në Liceun e Korçës dhe e vendosën në një dhomë me Theofan Popën, studiuesin e ikonave i cili kishte mbaruar për teologji.

Me thirrjen e Mihal Durrit me të cilin ishin aktivizuar në lëvizjen komuniste qysh në Itali, kur Mihali studionte për specialist shtypshkronje, kthehet në Tiranë dhe aktivizohet në grupet guerilje nën drejtimin e Sekretarit të Komitetit Qarkor të qytetit të Tiranës, Gogo Nushit. Guximi, vendosmëria dhe shpirti i aksionit, ra në sy të autoriteteve fashiste. Pas aksionit të prerjes së telave, në korrik 1942, arrestohet. E lirojnë për mungesë provash. Pas disa ditësh, në mbrëmje, shkon në shtëpi dhe gjen nën derë pusullën: ”Mëngjesi mos të të gjej në Tiranë, urgjentisht në Pezë!”.

DETYRAT E TIJ NË LUFTEN NAC-CL.

 

DETYRAT E FUNKSIONALE NË ADMINISTRATËN SHTËTRORE

KA PËRFAQËSUAR VENDIN NË DISA AKTIVITETE NDËRKOMBËTARE, DUKE PËRFAQËSUAR DENJËSISHT KULTURËN DHE ARTIN SHQIPTAR.

Zholio Kyri, i biri i fizikantëve të famshëm francize, Pjerr e Maria Kyri, i vendosi në gjoks dekoratën e Paqes, Pëllumbin e Bardh të Pikasos, një nga piktorët në Evropë që ka marrë pjesë me armë në dorë në luftën kundër agresionit fashist. Pikaso, anëtar i Byrosë Politike të Partisë Komuniste Franceze, i flet Foto Stamos, me admirim, një gjysmë ore për Shqipërinë: sipas hsë nimeve te bbait, ai është shprehur : “Një vend me pasuri të madhe kulturore të trashëguar  nga  lashtësia. Kjo flet për një popull artist, që ndonëse  nën  pushtime të huaja,  diti të ushqehej nga gjiri i nënës së tij”.

STUDIMET E TIJ

“ POLITEKNIKA

Data ekzakte e mbarimit të Akademisë së Arteve të Bukura në Romë është 10.05.1941, e marrë nga Diploma lëshuar nga  Akademia e  Arteve të Bukura në Romë.

EKSPOZITAT E HAPURA VETJAKE BRENDA DHE JASHTE SHTETIT

Tema e preferuar e Foto STAMO ishte fshatarësia kooperativiste dhe klasa punëtore, historia dhe kantieret e ndërtimit. Gjinitë më të preferuara ishin peizazhet dhe portretet. Në punimet e tij ka pasqyrim bukuria e  jetës dhe të natyrës, të dhëna me mjeshtëri e qartësi dhe kolor. Karakteristika dalluese e punimeve të Foto STAMOS është këndvështrimi i veçantë dhe interpretimi i dukurive të jetës , natyrës realitetit  dhe në  njohje te jetës së gjallë dhe ndjekjes nga afër të saj.Punimet e Tij janë të përshkruara me një frymë epiko-lirike, me hapësirë e dritë, dallohen në punimet e tij linja të vërtetësisë,  pasqyrimi i tyre dallohet me mjeshtëri në skicat dhe vizatimit e Tij. Foto STAMO me bukuri të veçantë ka pasqyruar madhështinë e historisë  dhe punën ndërtimtare të popullit nëpër vepra të ndryshme të 5-vjeçarëve.

(Kështu e kanë vlerësuar, babanë, kolegët, miqtë, artistët,  piktorët, skluptorët në shkrimet dhe intervistat e tyre ndër vite).

Ekspzimi i parë të  punimeve të tij është bërë më date 06.09.1939, në Ekspzitën ‘Prima Albania” .

EKSPOZITAT VETJAKE NE SHQIPERI .

Sipas  shënimeve që kam parë:

  1. Ka hapur ekspozitë vetjake brënda vëndit:

Tiranë, Korçë, Pogradec, Tropojë, Gjirokastër, Pezë, —-

  1. Ka hapur ekspozitë vetjake jashtë vëndit:

Rusi  në vitin 1959, Kinë në vitin 1964, Vjetnam në vitin 1969,  Austri  në vitin 1974.

Ka marrë pjesë në të gjitha ekspozitat Kombetare të hapura në Tiranë, deri në vitin 1987.

Në vitin 1985  Foto STAMO boton albumin me 80 vizatime grafike, fryt i një pune shumëvjeçare, e cila e prezantonte si vëzhgues i pasionuar i natyrës, realtetit dhe kërkues i përhershëm.—–

Vizatimet e këtij albumi dallohen për motivet karakteristike të trajtuara me ngrohtësi e lirizëm. Ato janë punuar plot dritë transparente e freski, shprehin qartë qëndrimin aktiv të Tij ndaj natyrës, historisë së luftës, jetës, botës shpirtërore të njeriut dhe atmosferën e kantiereve të punës. Punimet e Tij shquhen për kontrastet e lehta, dritën e plotë dhe thellësinë  ngjyrave.

ÇMIMET QË KA MARRË .

Ka marrë 11 Dekorata, Medajle, dhe Tituj. Çdo çmim i miratuar me akt ligjor.

Nga këto janë:

PERSONALITETI FAMILJAR DHE SHOQËROR I FOTO STAMO

Të tre familjarë të shkëlqyer, janë të martuar, me fëmijë dhe janë bërë gjyshër,  gjyshe dhe gëzojnë shëndet të plotë.

 

 

Exit mobile version