Një rrëfim familjar për artistin, luftëtarin dhe personalitetin e kulturës shqiptare
Foto Stamo, njeriu që pikturoi Shqipërinë me ngjyra, dinjitet dhe dashuri
“Një dëshmi e rrallë familjare për jetën dhe veprën e Foto Stamos, artistit që bashkoi talentin, atdhedashurinë dhe fisnikërinë njerëzore, duke mbetur një figurë e paharruar e kulturës kombëtare”.
Nga Alida Stamo
Të shkruash një Ese për një pjestar të familjes është një përkushtim dhe përgjegjësi, se mbase bën dhe ndonjë gabim dhe mund të gjykohesh tek pjesëtarët e tjerë të familjes. Po pse e bën Lida këtë shkrim sikur nuk ka fëmijt e Tij Foto, që dinë të shkruajnë dhe të bejnë shumë më mirë një Ese më të plotë për babanë e tyre qysh nga fëminija e tyre aq më tepër Vladimiri, djali i madh që ka të njëjtin profesion dhe që në pikturë është po aq i mirë sa babai i Tij. Për Foto Stamon çdo kush nga ne familjarët shkruan sepse ka shumë për këtë njeri të mire..……….
Unë e shkruaj këtë Ese ashtu siç kam parë dhe që kam jetuar me Foto STAMON.
Për Foto STAMON, mendimi im rrjedh pa ndërpreje, i lirshëm, i thjeshtë, i drejtë, i qetë, ashtu siç ishte vetë Ai.
Për Piktorin Popullit Foto STAMO, kam dëgjuar që në bankat shkollës 8 vjeçare, nga mësuesi im i vizatimit, Piktori poradecar i talentuar Todi MATO, shok dhe mik i babi Vançit, që n’a ka dhënë lëndën e vizatimit, ku ai fliste me një adhurim dhe dashuri të veçantë për piktorin, për pikturat dhe grafitë e tij, stilin, relitetin, tematikat dhe kolorin e punimeve të Tij.
Po ja vitet ikën, unë u rrita, mbarova Universitetin, fillova punë në qytetin tim të lindjes dhe të bukur Pogradec dhe një ditë të bukur u njoha me djalin e piktorit, Gjergji STAMO, një djalë i gjatë, i rregullt, i mirë por dhe i bukur. Kujtoj gjithmon puthjen e pare me Gjergjin ka qënë ditë e djelë, 17 Nëntor 1977, unë isha dezhurn në Komitetin Ekzekutiv K.P.Rrethit Pogradec, ku punova me detyrën Juriste deri në 15.07.1984. Dashuari jonë zgjati rreth 2 vjet në atë qytetit dhe një ditë të bukur Gjergji më tha”- do vimë për vizitë tek shtëpia Juaj Lida, të prezantohen prindërit tanë, edhe pse ata e njohin njëri tjetrin.
Më 10 gusht të vitit 1979, ditën e ditëlindjes time jam takur për herë të parë me Piktorin e Popullit Foto STAMO, në Pogradec ora 18.00 ne rrugen “ Kajo Karafili” në pallatin Nr. 54, shkalla 1, kati dytë, tek dera e Apartamentit me shkrimin Familja Vançi POJANI, ra zilja. Mamaja ime Tefta POJANI, shumë e kuruar atë ditë me buzën në gaz, me nikoqirllëkun dhe mikpritjen e saj poradecare hapi derën gjith gëzim dhe duke përsëritur disa herë, urdhëroni dhe ju lumshin këmbët, ishte dhe dita e fejesës Time me Gjergjin. Tek dera hyri babi i Gjergjit Foto, mamaja e Gjergji Andoneta – Neta, që vetëm fshinte fytyrën me shami nga emocionet dhe gëzimi, vëllai i Gjergjit Vladimiri, Vjollca, nusja e Ladit, se ne në shtëpi tone kemi 2 Vjollca motrën e Ladit dhe Gjergjit dhe nusen e Ladit, – Ada, Ardiani dhe Ariona, të tre fëmijët tanë të dyjave u thërrasin Halla Vjollca, gjithashtu ishin dhe dy fëmijët e Ladit, Holta shumë e përkëdhelur dhe Sokoli 3 vjeç i urtë dhe shumë i bukur.
Aty jam takuar për herë të parë me babanë e Gjergjit, me Vjerrin tim të ardhëshëm, i cili atë ditë vetëm vinte buzën në gaz dhe nëpërmjet syzeve ndiqte levizjet tona me kënaqësi për gjatë 2 orëve dhe ajo që më bëri përshtypje dhe që nuk hiqet asnjherë në kujtesë time ishte bashkebisedimi i dy krushqëve të ardhëshëm në gjuhën frënge, nuk kishtë kënaqësi më të madhe kur u trokitën gotat e urimit të trashëgohen…..
E pra ja kështu e kam njohur unë për herë të parë Piktorin e Popullit Foto STAMO, në një nga ditët më të bukura të jetës time dhe më 28.09.1980 u bë dasma jonë, një dasmë shumë e bukur sidomos këtu në Tiranë. Prindërit e Gjergjit dasmën e kishin organizuar tek salla e Lidhjes së Shkrimtarëve një sallë madhështore dhe shumë e bukur.
A nuk kam shkak që unë të marr këtë inisiativë të vështirë dhe plot emocion që të shkruaj këtë Ese, ashtu siç e njoh unë këtë njeri të thjeshtë, të dashur, të qetë, të drejtë dhe shumë familjar.
Gjithmon mamaja e Gjergjit, Andoneta, nëna Neta, shkonte në dhomën e saj pas ndarjes nga jeta të gjyshi Fotos me 11.10.1989, hapte shënimet e tij po dhe të saj dhe vinte në dhomën e ndenjes dhe na thoshte: – t’i mbledhim këtë shëmime dhe t’i shkruajmë në një vend, që brezat t’i kenë gjithmon, të kujtohet Fatushi dhe të krenohen për babën, gjyshin dhe stërgjyshin e tyre, ashtu siçe thërriste nëna Neta, ku të dy e adhuronin dhe dëshironin njëri tjetrin pa fund ……
Dhe ja kështu e filloj këtë Ese, nga shënimet, letrat, skicat, pikturat, ashtu siç e kam jetuar, ndjej dhe me shumë kujtime…….
Foto STAMO ka lindur më datë 20.04.1916, në fshatin Erind – Gjirokastër, është fëmija i katër dhe djali i Nikolla dhe Aleksandera STAMO. Shkollën filloren e ka kryer në fshatin e tij të lindjes në Erind. Në Greqi ka kryer studimet në dy shkolla, në shkollën 3 vjeçare “PLATORE”, dhe në shkollën 3 vjeçare “POLITEKNIKA” në Athinë i cili rrinte tek vëllai i tij Llukan STAMO që punonte në Ambasadën e Çekosllavakisë. Për shkak të ndjenjave të theksuara patriotike Foton e përzunë nga shkolla dhe ai kthehet në Shqipëri në vitin 1930. Në këtë vit fillon punë në shtypshkronjën “Gutenberg” në Tiranë ku aty ishte Mihal Durri bashkëfshatari i tij dhe ata u miqesuan më shumë qoftë si bashëfshatar por dhe për ndjenjat e tyre te forta patriotike. Në vitin 1931 fillon punë si bufetjer dhe njihet ne Andrea Kushi i cili e ndihmon Foton që të marrë pjesë në kurset qe ai drejtonte në shkollën e vizatimit në Degën e Pikuturës me Zv/ Drejtor Odise Paskali ne vitin 1933-1936.
Mbaron shkëlqyeshëm studimet dhe në atë kohë i lidhet një gjysmë burse për të vazhduar studimet në Romë – Itali, ne vitin 1937 deri 1941 në Akademinë e Arteve të Bukura në Romë dhe ne vitin 1941 deri ne vitin 1942 ka kryer një vit specializim në Romë. Në këtë periudhë aktivizohet me lëvizjen komuniste italiane përmes shokut të tij Sandro Pertini.
Në vitin 1939 u çel ekspozita e arteve figurative me pjesëmarrjen e të gjithë studentëve dhe pedagogëve të Akademisë së Arteve të bukura në Romë. Juria i akordon çmimin e parë Foto Stamos, por Duçja reagon: ”Jo shqiptarit çmimin e parë!” i dhanë çmimin e dytë.
Foto STAMO një nga piktorët shqiptarë që studioj në Itali, kthehet me ndenja të forta patriotike për shkak të pushtimit të Shqipërisë nga fashizmi italian.
U emërua profesor në Liceun e Korçës dhe e vendosën në një dhomë me Theofan Popën, studiuesin e ikonave i cili kishte mbaruar për teologji.
Me thirrjen e Mihal Durrit me të cilin ishin aktivizuar në lëvizjen komuniste qysh në Itali, kur Mihali studionte për specialist shtypshkronje, kthehet në Tiranë dhe aktivizohet në grupet guerilje nën drejtimin e Sekretarit të Komitetit Qarkor të qytetit të Tiranës, Gogo Nushit. Guximi, vendosmëria dhe shpirti i aksionit, ra në sy të autoriteteve fashiste. Pas aksionit të prerjes së telave, në korrik 1942, arrestohet. E lirojnë për mungesë provash. Pas disa ditësh, në mbrëmje, shkon në shtëpi dhe gjen nën derë pusullën: ”Mëngjesi mos të të gjej në Tiranë, urgjentisht në Pezë!”.
DETYRAT E TIJ NË LUFTEN NAC-CL.
- Në muajin shkurt-Mars të vitit 1943, ka dalë partizan dhe emerohet komisar i Çetës Plakë në zonën e Gor-Oparit, ku komandant ishte Riza Kodheli.
- Më vonë emërohet zv/komisar i batalionit të dytë të brigadës së XX sulmuese me komisar Mistro Treskën deri në çlirimin e plotë të
DETYRAT E FUNKSIONALE NË ADMINISTRATËN SHTËTRORE
- Drejtor i Shkollës Teknike në qytetin e Korçë
- Drejtor i Liceut Artistik Tiranë
- Drejtor i Teatrit dhe Operas ( Filarmonise)
- Kryetar i I-re i Komitetit të Kultures dhe Arteve në Shqipëri
- Sekretar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artisteve të Shqipërisë për Artet Figurative.
- Fill pas clirimit deri në vitin 1946, ka qënë i emeruar Sekretar Politik i Komitetit te Partise Korçe ( Sekretar i Pare).
- Në vitin 1952 emërohet drejtor i Liceut Artistik “Jordan Misja”.
- Pas çlirimit, emërohet Ministri parë i Kulturës, dhe më vonë Presidenti i Komitetit të Kulturës dhe Arteve. E shkarkojnë për një incident pasi monumentit i Stalinit në Kuçovë, ku mori pjesë edhe Enver Hoxha, nuk u vendos datën e caktuar, monument i cili do realizohshe nga Skluptori Odise Paskali, më vonë caktohet me shumë funksione të rëndësishme në fushën e artit dhe kulturës.
KA PËRFAQËSUAR VENDIN NË DISA AKTIVITETE NDËRKOMBËTARE, DUKE PËRFAQËSUAR DENJËSISHT KULTURËN DHE ARTIN SHQIPTAR.
- Ka marrë pjesë si kryetar i delegacionit shqiptar në Kongresin e Paqes në Broslav të Polonisë.
Zholio Kyri, i biri i fizikantëve të famshëm francize, Pjerr e Maria Kyri, i vendosi në gjoks dekoratën e Paqes, Pëllumbin e Bardh të Pikasos, një nga piktorët në Evropë që ka marrë pjesë me armë në dorë në luftën kundër agresionit fashist. Pikaso, anëtar i Byrosë Politike të Partisë Komuniste Franceze, i flet Foto Stamos, me admirim, një gjysmë ore për Shqipërinë: sipas hsë nimeve te bbait, ai është shprehur : “Një vend me pasuri të madhe kulturore të trashëguar nga lashtësia. Kjo flet për një popull artist, që ndonëse nën pushtime të huaja, diti të ushqehej nga gjiri i nënës së tij”.
- Në vitin 1970 ngarkohet me detyrë të shkojë në Itali për të lidhur një konventë kulturore. “Foto, shko takoi shokët e vjetër që tani janë me reputacion në opinionin intelektual të Italisë, të influencojnë për të realizuar këtë marrëveshje, se po na izolojnë”.
- Në Itali Foto STAMO takon Sandro Pertinin dhe shokë të tjerë të fushës së artit për të influencuar sadopak në opinion zyrtar që marrëveshja të ishte sa më e larmishme dhe e shpejtë. Zyrtarisht takon edhe Zv/Ministrin e Kulturës dhe Arteve të Italisë shoqëruar nga tre senatorë. Zv/ ministri Italian u hodh në sulm: “Shqipëria është një shtet që nuk interesohet për miqësinë midis dy popujve, nuk ka organizuar veprimtari që promovojnë kulturën italiane”. Foto Stamo ashtu i qetë, sikundër ishte natyra e tij humane dhe i përmbajtur, i renditi një sërë veprimtarish kulturorë të organizuara në Tiranë për kulturën italiane : Simpoziumi për Shpalljen e Republikës Italiane, Përvjetorin e Garibaldit, përkthimet nga literatura italiane, operat italiane në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit në Tiranë etj. Pala italiane u detyrua të tërhiqet nga pretendimet absurde të saj dhe i premtuan të dërguarit të Shtetit Shqiptar një sërë veprimtarish kulturore për Javën Shqiptare në Romë.
- Si Sekretar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, Foto Stamo ka dhënë kontribut të shquar në ngritjen e sektorit të Arteve Figurative, duke organizuar një sërë veprimtarish kombëtare e lokale përmes ekspozitave të artit figurativ. Me shumë dashamirësi Foto Stamo ka ndihmuar vazhdimisht artistët, veçanërisht artistët e rinj, në krijimtarinë e tyre me brendi të shëndoshë dhe nivel të lartë artistik. Së bashku me ta, ka marrë pjesë në të gjitha ekspozitat kombëtare të artit figurative deri ne ditet e fundit të jetës së Tij. Në fondin e Galerisë Kombëtare të Artit janë ruajtur 125 punime të Artistit të Popullit Foto Stamo. Studiuesit e huaj, që janë njohur me këto punime, i kanë vlerësuar shumë për ngrohtësinë e ngjyrave, vizatimin elegant, thjeshtësinë e formave dhe reale.
STUDIMET E TIJ
- Ka kryer Shkollën Fillore në fshatin e Tij të
- Në Greqi ka kryer studimet në dy shkolla “ PLATORE” dhe
“ POLITEKNIKA”
- Në Tiranë ka kryer Shkollën e Vizatimit në Degën e Pikuturës me Zv/ Drejtor Odise Paskali në vitin 1933-1936
- Studimet e larta i ka filluar në Itali, ne vitin 1937 deri 1941 në Akademinë e Arteve të Bukura në Romë dhe në vitin 1941 deri në vitin 1942 ka kryer një vit specializim në Romë.
Data ekzakte e mbarimit të Akademisë së Arteve të Bukura në Romë është 10.05.1941, e marrë nga Diploma lëshuar nga Akademia e Arteve të Bukura në Romë.
EKSPOZITAT E HAPURA VETJAKE BRENDA DHE JASHTE SHTETIT
Tema e preferuar e Foto STAMO ishte fshatarësia kooperativiste dhe klasa punëtore, historia dhe kantieret e ndërtimit. Gjinitë më të preferuara ishin peizazhet dhe portretet. Në punimet e tij ka pasqyrim bukuria e jetës dhe të natyrës, të dhëna me mjeshtëri e qartësi dhe kolor. Karakteristika dalluese e punimeve të Foto STAMOS është këndvështrimi i veçantë dhe interpretimi i dukurive të jetës , natyrës realitetit dhe në njohje te jetës së gjallë dhe ndjekjes nga afër të saj.Punimet e Tij janë të përshkruara me një frymë epiko-lirike, me hapësirë e dritë, dallohen në punimet e tij linja të vërtetësisë, pasqyrimi i tyre dallohet me mjeshtëri në skicat dhe vizatimit e Tij. Foto STAMO me bukuri të veçantë ka pasqyruar madhështinë e historisë dhe punën ndërtimtare të popullit nëpër vepra të ndryshme të 5-vjeçarëve.
(Kështu e kanë vlerësuar, babanë, kolegët, miqtë, artistët, piktorët, skluptorët në shkrimet dhe intervistat e tyre ndër vite).
Ekspzimi i parë të punimeve të tij është bërë më date 06.09.1939, në Ekspzitën ‘Prima Albania” .
EKSPOZITAT VETJAKE NE SHQIPERI .
Sipas shënimeve që kam parë:
- Ka hapur ekspozitë vetjake brënda vëndit:
Tiranë, Korçë, Pogradec, Tropojë, Gjirokastër, Pezë, —-
- Ka hapur ekspozitë vetjake jashtë vëndit:
Rusi në vitin 1959, Kinë në vitin 1964, Vjetnam në vitin 1969, Austri në vitin 1974.
Ka marrë pjesë në të gjitha ekspozitat Kombetare të hapura në Tiranë, deri në vitin 1987.
Në vitin 1985 Foto STAMO boton albumin me 80 vizatime grafike, fryt i një pune shumëvjeçare, e cila e prezantonte si vëzhgues i pasionuar i natyrës, realtetit dhe kërkues i përhershëm.—–
Vizatimet e këtij albumi dallohen për motivet karakteristike të trajtuara me ngrohtësi e lirizëm. Ato janë punuar plot dritë transparente e freski, shprehin qartë qëndrimin aktiv të Tij ndaj natyrës, historisë së luftës, jetës, botës shpirtërore të njeriut dhe atmosferën e kantiereve të punës. Punimet e Tij shquhen për kontrastet e lehta, dritën e plotë dhe thellësinë ngjyrave.
ÇMIMET QË KA MARRË .
Ka marrë 11 Dekorata, Medajle, dhe Tituj. Çdo çmim i miratuar me akt ligjor.
Nga këto janë:
- Urdhëri i Trimërisë me Dekret Nr. 618 datë 27.12.1949
- Medalja e Trimërisë me Dekret Nr. 19301 datë 16.07.1950
- Urdhëri i Flamurit me Dekret Nr. 170 datë 15.07.1954
- Medlje e Kujtimit me Dekret 682 datë 15.07.1950
- Urdhëri i Flamurit me Dekret Nr. 170 datë 15.07.1950
- Medlje e Çlirimit me Dekret Nr.920 datë 15.07.1950
- Urdhëri i Flamurit me Dekret Nr. 170 datë 15.07.1950
- Urdhëri Partizan , Klasa e II me Dekret Nr. 1988 datë 05.12.1955
- Piktor I Merituar I R.P.Sh. me Dekret Nr. 3361 datë 06.11.1961
- Urdhri “Naim Frashëri” me Dekret 4769 datë 03.11.1970
- Piktor i Popullit me Dekret Nr.5503 datë 25.12.1976
- Çmimi i Republikes i shkallës së pare për vjetët 1962-63-64 me Vendim të Keshillit te Ministrave Nr. 344 datë 26.06.1965
PERSONALITETI FAMILJAR DHE SHOQËROR I FOTO STAMO
- Foto STAMO, që në femininë e tij është konsideruar nga të gjithë pjestarët e familjes së Tij, të afërit e Tij, shokët shoqet e Tij, një njëri i veçantë, i thjeshtë, i drejtë, i vërtetë, i dashur dhe shume puntor. Një njeri me një ekulibër të qëndrushëm në mardhëniet familjare, sociale dhe shtëtrore .
- Njohja dhe martesa me dashuri me Andoneta Stoja, (STAMO) vajzën nga Korça që ishte partizane në të njëjtën kohë me në zonën e Gorë-Oparit të brigadës së XX sulmuese e lumturoj pa masë piktorin e taletuar të asaj kohe. Përkushtimi dhe kujdesi i veçantë i Andonetës ( Netës) kështu e thërriste babai, për Foton dhe familjen e tij, ja bënte më të lehtë punën këtij njeriu të nderuar. Dashuaria përkujdesi dhe respekti që Neta ka patur ndaj Fatushit është spikatur gjatë gjith jetës së tyre dhe ka lënë rrënjë dhe tek fëmijëte tyre, trashëgimtarët.
- Nga martesa e Tyre kanë lindur 3 fëmijë , Vladimir, Gjergji, dhe Vjollca STAMO, të mirë, të edukuar dhe shumë të thjeshtë.
Të tre familjarë të shkëlqyer, janë të martuar, me fëmijë dhe janë bërë gjyshër, gjyshe dhe gëzojnë shëndet të plotë.
- Foto STAMO gjatë gjith jetës së tij ka qënë njeri me vlera të veçanta në marrëdhëniet familjare, shoqërore. I përkushtuar pas famijles të tij të mbrekullueshme ku gjente kohë dhe merreshe dhe me punët e shtëpisë, gjente kohë dhe ndihmonte . Unë nuk mund të harroj kurrë picetën që ai hidhte mbi sup duke më thënë, enët do t’lajmë bashkë, Ti me ujë të ngrohtë dhe unë me ujë të ftohtë, se Neta është pa qef, e kishte pike të dobët Netën; kur binte telefoni i shtëpisë të parën prezantim bënte:- Ja Neta është pa qef, dhe pastaj vazhdonte… Ishte një burrë që deri në ditët e fundit të jetës së Tij e dëshironte, Netën, po me thënë të drejtën ja vletne, se ishte një grua me personalitet dhe prezantim special në çdo vënd, Vjollca gjithmon i thoshte: “Mama të kemi për jastëk zbukurimi” dhe ne të gjithë qeshnim……
- Foto STAMO nuk krijonte konflikte në famijlje, me shokët, kishte një vetëpërmbajtje shembullore, përfaqësues tipik i prototipit të krahinës së Lunxhërisë. Veprat e tij do të trashegohen në breza dhe kujtimi i tij jeton.
- Kështu mbetet dhe kujtohet tek unë, ne, fëmijët, nuset, dhëndurët, nipër, mbesat, stërmbesa, stërnipër …….., i thjeshtë, i urtë, i mirë, i drejtë, i mënçur dhe njerzor. Të tillë u bëfshin dhe trashëgimtarët e Tij ndër vite .
- Këtë Ese e përgatita në vigjile të 30 vjetorit të ndarjes nga jeta të të madhit Foto STAMO, nga unë nusja e Tij Alida STAMO dhe duke shkruar gjithmon deri ne ditën e sotme……
- Tiranë me 03.09.2019
- Tiranë deri më 04.06.2024


















