Gazeta Nacional Albania

Angela Kosta boton librin e ri, “Intervista në spektrin e literaturës artit dhe gazetarisë”, me autorë të nderkombëtarë

Angela Kosta boton librin e ri, “Intervista në spektrin e literaturës artit dhe gazetarisë”, me autorë të nderkombëtarë

Publicistja dhe kulturologja e famshme Angela Kosta boton librin e ri “Intervista në spektrin e literaturës artit dhe gazetarisë”, me autorë të nderkombëtarë.
Libri me 160 faqe i formatiti A5, është botim i Shtepisë Botuese Fast print në Tiranë, të drejtuar nga Semi Haxhia.

Angela Kosta është e njohur si drejtore, e revistës fizike MIRIADE, si gazetare shkrimtare, poete, eseiste, redaktore, kritike letrare, por edhe si botuese dhe promovuese e letërsisë kudo në botë. Talenti dhe dashamiresia e saj per te promovuar letersine shqiptare ne bote dhe anasjelltas eshte e vecante dhe duhet pershendetur, pasi eshte nje rast unik ne kulturen shqiptare.

Libri ka një pjesëmarrje të larmishme dhe të pasur krijuesish dhe intelektualësh nga e gjithë bota. Çdonjëri nga të intervistuarit, shumica e të cilëve janë jo vetëm letrarë apo artistë por edhe editorë e gazetarë, paraqesin në këto intervista, në spektrin e brendësisë së tyre, vetëdijen kolosale, pa paragjykime apo neglizhime, për t’u dhënë lexuesve një vizion po aq konkret sa edhe real, pa ndërlikime apo ndikime të jashtme. “Mos më gjykoni nga sukseset e mia, më gjykoni nga ajo se sa herë jam rrëzuar dhe jam ringritur sërish”, ka thënë Nelson Mandela, dhe është pikërisht ky kyçi i suksesit të poetëve, shkrimtarëve, piktorëve, muzikantëve, sportistëve etjer… ai i rimëkëmbëmjes edhe pse me gjunjë të copëtuar, me duar të atrofizuar, me sy të verbuar, me gojë memece, me veshë të shurdhër, me gjymtim fizik por jo psikologjik dhe intelektual. Është me të vërtetë intigrues, por, po edhe aq magjepsës “imazhi i pastër” i ndjenjave dhe emocioneve të shpirtit të tyre, jo si mirazh apo iluzion, por si fakt, vërtetësi dhe vendosmëri, me hapat e matur që hedhin dhe kapërcejnë drejt rrugëtimit të bukur por edhe po aq të vështirë, për të arritur drejt e në zemrën e lexuesve dhe artdashësve, me penën apo kanavacën e tyre, me vargjet apo bojrat kudo dhe kurdo ndodhen. Mjafton një letër e bardhë dhe brenda pak sekondave, nën muzën plot intensitet, në të, çdo gjë fillon e merr ngjyrë dhe formë, rilind dhe lulëzon me frymën e vetë Jetës por, dhe mbi të gjitha, konceptohet, realizohet dhe shpirtëzohet Gjithësia universale. “Armiku më i keq në krijimtari është mungesa e vetëbesimit”, ka shkruar kohë më parë poetja e njohur amerikane Sylvia Plath, ja pse secili autor, artist dhe gazetar, vë dhe nxjerr në pah me vetëbesim të plotë dhe mjeshtëri abstraktin e natyrës, dimensionin e madh dhe të pallogaritshëm të ekzistencës së natyrës, kundërshtimin, aprovimin apo mohimin e “vegimit” e të qenurit VETVETJA.
I urojmë mikes së Botimeve Nacional shu,më suksese për librin dhe krijimtari të mbarë në vazhdim.

Lista e të intervistuarve ne librin e Angela Kostes

– Arslan Bayır – Baygenç Kitap – TURQI
– Omatee Ann Marie Hansraj – KARAIBE
– Clelia Moscariello – ITALI
– Marianna Iannarone – ITALI
– Joan Josep Barcelo – SPANJË
– Author Tamikio L Dooley – AMERIKË
– Alessandro Russo – ITALI
– Terane Turan Rehimli – AZERBAJXHAN
– Giuseppina Irene Groccia – ITALI
– Mino Sferra – ITALI
– Byeong Cheol Kang – KOREJA E JUGUT
– Natalie Bisso – GJERMANI
– Vinicio Salvatore Di Crescenzo – ITALI
– Silla MariaCampanini – ITALI
– Francesca Gallello – ITALI
– Rasim Maslic – GJERMAN
– Hamed Al – Dhabani – IRAK
– Hassane Yarti – MAROK
– Chris Chen – ZELANDA E RE
– Catia Pugliese – ITALI