Gazeta Nacional Albania

Bardhyl Maliqi : MARRDHENIET SHUMËPLANËSHE TË FIOZOFISË ME LETËRSINË TË PARA NË NJË FOKUS ETIK.

Fjala ime e mbajtur në Kongresin e 2-të të UNESKO-s në greqi para 11 vjetësh, dhe vlerësimi për të

Në thelbin e këtij shkrimi që trajton marrëdheniet shumëplanëshe të filozofisë me letërsinë në një fokus etik do të flitet më konkretisht për ndikimin filozofisë mbi letërsinë, por jo vetëm të saj, pasi filozofia dhe letërsia nuk janë ishuj të izoluar, ato shpesh nuk vijnë vetëm prej librit, por edhe prej ekranit, medais elektronke dhe shtypit të shkruar, televizionit dhe facceboocut, po ne natyrisht do të përqëndrohemi në filozofinë dhe etikën e poetit dhe ndikimin e tyre edukativ në shkolla. Shqetësimi im dhe i mjaft mësuesve vjen nga dy drejtime. Nga të qenët lexues dhe konsumator aktiv i letërsisë si e tillë, por edhe nga pozicioni im si mësimdhenës i letërsisë dhe si psikolog shkollor. (Të mos flasim për pozicionin tim krijues, pasi ngushtohet shikimi i problemit.) E thënë ndryshe. A mund të ndikojë konceptimi i mesazhit filozifik dhe gjuha e letërsisë artistike për të modeluar një etikë më të mirë komunikimi të nxënësve në shkolla, dhe më tepër se kaq, për të ndikuar në formimin qytetar të tyre?

Le ta shohim problemin më pranë. Në botë ka autorë tepër të kujdeshëm në trajtimin e problemeve filozofike, qytetare, sociale apo psikologjike, që trajtojnë tema të mprehta, por me përkujdesje maksimale në aspektin ideoartistik, estetik, por dhe etik të veprës, pasi leximi i saj në kohë dhe hapsira te ndryshme mund të prodhojë mesazhe, kuptime dhe interpretime të ndryshme. Autorët që përzgjidhen për objekt studimi në shkolla, përgjithësisht i ruajnë qartë këto raporte. Dy nga temat e universale të filozofisë dhe letërsisë janë dashuria, (pra jeta) dhe vdekja, motivet e mbështetura ndër to janë me qindra. Po marr disa shembuj nga letërsia antike greke, dhe jo më kot, pasi kjo letërsi është pikë referimi për letërsinë evropjane dhe atë botërore. Po i referohem lirikës antike. Tirteu, Mimnerni, Pindari, Alkeu, Safo dhe Anakreonti janë disa nga emrat më të përmendur të saj dhe nga më të preferuarit për antologjitë shkollore. Poezia e Safos “Pasion dashurie” , si poezi e përshkuar nga filozofia optimiste motivin erotik e pasqyron që në titull, por brenda saj është krejt e kthjellët, ka një delikatesë dhe adhurim të bukur që mund të përjetohet emocionalisht nga lexuesi i çdo moshe. Fjalori i saj aktiv përbëhet nga fjalë të tilla si: dashuri, pasion, hyjni, vështrim i ëmbël, fjalë, buzëqeshje, ëmbëlsi, kraharor, zë, buzë, gjuhë, zjarr i hollë, oshëtima, shtai, fija e barit etj. Krahasojeni po deshët me poezitë pornografike të Burgim Patës, me fjalorin e shkujdesur deri në banalitet të profesor Edmond Tupes, apo gjuhën banale të dr. Adem Harxhit të justifikuar me profesionalizmin e mjekut.

Poezia e dytë që do të përzgjidhja është “Si gjethet”, një elegji e Mimnermit, poet anti i shek. VII p.erës se re. Filozofia e poezisë është dialektika e zhvillimit të jetës njerëzore dhe raporti i vështirë i jetës me vdekjen. Edhe këtu mesazhi filozofik dominohet nga humanizmi dhe optimizmi. Vlera estetike dhe përkujdesja etike e poetit vërehet që në titull. “Si gjethet” është një eufemizëm, që nga njera anë fsheh ardhjen e stinës së pranverës dhe gëzimin e shkurtër të jetës dhe nga ana tjetër nënkuptonj temën e vdekjes. Saktësisht ai mund të lexohej edhe kështu: Vjen një moshë kur jeta na braktis siç braktisin gjethet drurët në prag të dimrit. Autori vendos në antitezë nga njera anë: gjethet, stinën e bardhë të pranverës, rritjen, rrezet e diellit, kënaqjen, lulet e rinisë, frytin e rinisë, hapjen e diellit mbi tokë, etj. Dhe në krahun tjetër: Fatititë e zeza, Mortjen, Hadin, andrrallat, shembjen e shtëpisë, skamjen, sëmundjen, hallat e brengat, me të cilat evidencon shqetësimin e tij qytetar, por nuk synon tmerrin nga vdekja. Fjalori ka kundërsensin e duhur tematik, por tepër të motivuar dhe pa asnjë tepri. Katharsisi i Mimnermit është paraaristotelian. Krahasoni tani librat me temën e vdeksjes, makthin që e kallon njeriun nga leximi i tyre, bile dhe nje vepër madhore për nga gjetja artistike si “Metamorfoza” e Franc Kafkës nuk i shpëton dot ndjenjes së lemerisë dhe frikës që ngjall tek lexuesit. Të mos flasim për filmat horror apo lajmet e gazetave tona, që kanë vendosur të trandin si tërmet trurin e adolishentëve me efektin e tyre ndjellakeq.

Në një studim timin të mëparshëm të titulluar “Tej filozofisë dhe Etikës qytetare të poezisë…” ku ve në qendër poeten Beatriçe Balliçi, një zë i spikatur në panteonin femërore të artit mbarëshqiptar, pasi nga kultura e saj si mësuese letërsie dhe njohëse e disa gjuhëve të huaja, ka marrë pikërisht atë sens qytetar që ka poezia e saj me një gamë të gjerë problemesh filozofike, sociale, etike dhe mesazhesh të bukura që ajo përcjell tek lexuesit realë dhe idealë fokusohem pikërisht te filozofia dhe qytetaria e fjalës në poezi. Aty ndalem te filozofias dhe qytetaria, pra te etika poetike, jo vetëm si problem i kulturës dhe komunikimit etik në poezi; por për te problematika qytetare dhe social-politike, që ngre poezia e Beatriçes. Pikërisht në këto veçanësi duhet ta kërkojë më mirë edhe sot. Ç’vlera kanë poetët e sotëm të përfshirë ndër tekstet shkollore si poetë qytetarë, pasi fjalët e ngrohta dhe etika e komunkimit nuk mjaftojnë. E thënë ndryshe: -Cilat janë ato vlera qytetare që poezia e sotme dhe më tej, letërsia, përcjell tek ne si lexues dhe si qytetarë?

Por gjithësesi ky është një rast i mirë për të debatuar në lidhje me faktin nëse letërsia e posaçërisht poezia është vetëm transmetuese e mesazheve filozofike, etike dhe estetike apo edhe të atyre qytetare?! Nëse do të lexonim motivacionet e Çmimit Nobel për letërsinë theksohen të dyja anët e medaljes dhe kjo do të thotë se flamujt dhe estetika e arit për art i kanë humbur betejat jo vetëm një herë. Po i referohem Radios Evropa e Lirë me ratin e shpalljes së Nobelit: “Shkrimtari peruan, Mario Vargas Llosa, është fituesi i çmimit Nobel për letërsi për vitin 2010. “Në thelb, ai është një rrëfimtar, por një rrëfimtar shumë i veçantë që ka çuar përpara mënyrat e tregimit në letërsi. Veprat e tij janë shumë komplekse në kompozicion. Ai është shumë i zoti në dialogë, duke shkuar gjithmonë drejt një pamjeje të gjerë”, tha Peter Englund, sekretar i Akademisë së Nobelit. Dhe më tej në motivacioniin përcjellës theksohet: “Akademia suedeze e nderoi shkrimtarin 74-vjeçar për“Përshkrimin e strukturës së pushtetit dhe imazhet e gjalla të rezistencës individuale, protestës dhe humbjes”. “Shtëpia e gjelbër”, “Dialog në katedrale”, “Qyteti dhe qentë” ose i njohur ndryshe si “Koha e heroit” janë disa nga mbi 30 veprat e peruanit, i cili, përveç se si shkrimtar, njihet dhe si politikan, publicist, gazetar e eseist. “Ai beson se mund të përmirësojë botën. Ai beson në fuqinë e rrëfimit dhe fuqinë e tregimit në ndryshimin e botës”, tha Englund para mediave…” Lexo në original: Announcing the award in Stockholm, the Swedish Academy praised Mr. Vargas Llosa “for his cartography of the structures of power and his trenchant images of the individual’s resistance, revolt and defeat.”

Sa besojmë ne, krijuesit shqiptarë për ta ndryshuar botën? Po i referohem gjithmonë poetit romantik anglez Persi Bishi Shelli. Ai thotë se poetët janë legjislatorët anonimë të botës. Sa bëjmë ne poetët shqiptarë për të qenë të tillë? Një poet shqiptar, por jo ai vetëm, ngre një mori problemesh në shkrimin e tij për qytetarinë e fjalës poetike. Po citoj një paragraf të gjerë:

“Ngado nëpër qytete mbijnë shoqata ‘’poetësh’’ që vetëm nga poezia s’marrin vesh, por ama kuptojnë shumë mirë si i ndan fondet e kulturës bashkia dhe aty e kanë ngritur ‘’shtëpinë’’. Kështu shkatërrohet poezia, propogandimi i poezisë së vërtetë, kështu përdhoset altari i poezisë dhe denigrohet figura e nderuar e poetit duke u barazuar me atë të një …mejhanexhiu. Kështu ushqehet një popull me …bejte në vend të poezisë. Por problemi është se, ashtu si një fëmijë i ushqyer me ushqim jo vitaminoz, dihet që anemik do të rritet, ashtu dhe një komb i ushqyer me bejte, gjysëm analfabet do të bëhet. Prandaj është dhe detyra e vetë poetëve që ta shkruajnë poezinë e vërtetë dhe ta propogandojnë atë…

Poeti ynë kombëtar, Naim Frashëri është një poet me vlera të mëdha etike. Ai nuk përdor asnjë konstruksion sintaksor të huaj për shqipen. Dhe megjithëse është shkollura në “Zosimea” dhe dinte disa gjuhë të huaja, ka përkthyer dhe ka shkruar vepra origjinale në disa gjuhë, në shqip është krejt i pastër, larg sharjeve apo fjalorit keqësues. Po ta përqasim pranë Çajupit dhe Fishtës, dallohet lehtë se ata kanë një gjuhë të shkapërderdhur të tipit “tri të ngushta të ketë femra” apo “Hej Evropë, ti kurva e motit!” Me përzgjedhjen e pjesëve nga këta autorë duhet bërë tepër kujdes se në vend që edukojmë besim, filozofi progresive, vlera etike dhe estetike, ç’edukojmë, pra bëjmë krejt të kundërtën.

Por edhe me autorët e sotmë nuk është më mirë puna. Po marr një rast delikat, pasi ai është autori më i shquar i letërsisë së sotme shqipe. E kam fjalën për Ismail Kadarenë dhe pikërisht për poezinë me objektiv testues për maturantët “Krishtlindjet në New York”. Problemi i parë është ngarkesa artistike, semantike dhe morfosintaksore e kësaj poezie që i kapërcen caqet e kapacitetit moshor. Problemi i dytë është drejtshkrimor, duhet shkruar emri i qytetit ne shkrimshqiptimin shqip apo në anglisht?!. Problemi i tretë është shkelja e etikës veçanërisht me vargun “errësimi i ëmbël mbi pubis besimin prore e humb”. Por në fakt shkelje etike janë edhe disa prej neologjizmave apo rivlerësimeve gjuhësore të fjalorit të tij poetik në këtë poezi, p.sh. rrokaqejt, qiellgervishës, shkërbim, i varur humnershëm, midisësi, shestim, vdekjejetshëm etj. Ky autor shquhet për një fjalor nga më aktivët dhe të bukurit në gjuhën shqipe, kujtoni p.sh. poezitë Mall, Kristal, Në studion dimërore etj. Kujtoni dhe neologjizmat shumë funksionale si ëndërrshpjeguesit, apo oksimoret: shpërthim ogurzi, përzishëm ndrin; etj tek përkthimi i Eskilit. Pyetja që shtrohet përse duhen bërë objekt studimi pjesët më problematike?