SULEJMAN MATO: Çfarë qellimi ka dhe kujt i shërben QKLL?Shkrimtarët shqiptarë komentojnë ekspozitën fotografike që përjashtoi të gjithë shkrimtarët shqiptarë jashtë Republikës së Shqipërisë, organizuar nga ministria e kulturës dhe QKLL

Shkrimtarët shqiptarë komentojnë ekspozitën fotografike që përjashtoi të gjithë shkrimtarët shqiptarë jashtë Republikës së Shqipërisë, organizuar nga ministria e kulturës dhe QKLL

Mato: “Unë nuk e gjej veten në atë ekspozitë që më ngjan si një “shtepi gjethesh.“Pyetja është së çfarë na duhet kjo, Shtepia e Librit? Kujt i sherben kjo, shte pia e librit! Kush është kjo Alda Bardhyli që merr përsipër të bëjë zyrtare projekte të tilla fyese? Çfarë lidhje ka kjo me shkrimtaret? Kush e zgjodhi këtë të përfaqësojë shkrimtaret, aq më tepër të bëjë lista shkrimtaresh e të vendosë foto nëpër mure! E gjithë kjo i dashur Mujë, mendoj se vjen nga që ekziston një klan i fshehte që drejton letersine në ministri, që shperndan para dhe jep çmime duke e mbytur letërsinë dhe të ardhmen e saj”.

-Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit(QKLL), një institucion i Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë ditë më parë u bë pritëse dhe sponsorizuese edhe mediatike e ekspozitës fotografike të fotografit të njohur Roland Tasho të quajtur “Karrigia e letërsisë shqipe”, një ekspozitë që ka marrë shumë kritika , sidomos në Prishtinë, për faktin që ajo përjashtonte të gjithë shkrimtarët dhe poetët që jetojnë dhe krijojnë jashtë Republikës së Shqipërisë, si e komentoni këtë përjashtim ?
-S.Mato: Është një përjashtim i papranueshëm, i pajustifikueshëm dhe i refuzueshëm. Përfshirja e Ministrisë së Kulturës në këtë projekt, e bën edhe më të rëndë çeshtjen, pasi del një politikë zyrtare, më së paku klanore, mediokre dhe e rrezikshme pasi përkon me një ideologji antishqiptare që po përpiqet të zërë vend në poltikën zyrtare të Tiranës, ajo e afrimit me serbët dhe distancimit nga Kosova që e kemi parë të gjithë. Më kanë telefonuar dhjetra kolegë nga Tirana, Shkupi, Ulqini dhe Prishtina për të shprehur protestën e tyre. Dhe do ta bëjmë këtë protestë edhe me një deklaratë të hapur.
Pyetja është së çfarë na duhet kjo, shtepia e librit? Kujt i sherben kjo, shtepia e librit! Kush është kjo Alda Bardhyli që merr përsipër të bëjë zyrtare projekte të tilla fyese? Çfarë lidhje ka kjo me shkrimtaret? Kush e zgjodhi këtë të përfaqësojë shkrimtaret, aq më tepër të bëjë lista shkrimtaresh e të vendosë foto nëpër mure! E gjithë kjo i dashur Mujë, mendoj se vjen nga që ekziston një klan i fshehte që drejton letersine në ministri, që shperndan para dhe jep çmime duke e mbytur letërsinë dhe të ardhmen e saj. Prej tre dekadash janë ndërruar sistemet, janë ndërruar qeveritë, janë ndërruar edhe disa ministra kulture, por vetëm juritë e çmimeve në këtë Ministri thuajse nuk ndryshojnë, vijnë nga i njëjti klan mbytës i letërsisë, medikoër, ndërsa ata që fitojnë çmimet janë thuajse të njëtit njerëz dhe miqtë e tyre që herë i sheh në juri dhe herë si konkurues. Fitues qe harrohen sapo jepet lajmi në television.
Një nga këto duar të fshehta është i vetequajtur shkrimtar, opinionist dhe klani i tij që i merr shqiptarët për budallenj duke u përpjekur t’u paraqesë si vlera mediokritete të rëndomta. Mendoj se mungesa e nje organizate siç do te ishte Unioni i shkrimtareve te Tiranes ka sjelle konfuzion e çoroditje, duke i lene këto hile, finde dhe gjykime per letersine në duar te disa diletanteve qe nuk kane lidhje me letersine. Të disa kullullave që edhe pse marrin rrogën nga taksat tona duket të kenë mison të shkatrojnë letërsinë dhe dëmtojnë atë, si në rastin e ekspozitës në fjalë.
Ne mungese te ketij unioni Ministria duhe te atashonte prane saj disa shkrimtarë te njohur dhe kritikë të njohur të letërsisë, jashtë klaneve, per te gjykuar dhe per te evidencuar talente te reja por edhe evidentuar shkrimtare cilesore e te vertete, të gjalle dhe te vdekur qofshin. Per mendimin tim duhet kerkuar qe shtepia e ashtuquajtur e librit (një ambient sa një aprtament dy dhoma dhe një guzhinë) të drejtohet nga nje bord shkrimtaresh te njohur.

-Ndërsa Ministria e Kulturës dhe QKLL nuk kanë reaguar për përfshirjen e tyre, autori i ekspozitës Tasho është mbrojtur duke deklaruar se ishte një projekt individual i nisur në vitin 1998 dhe i përfunduar në vitet 2008 dhe nuk kishte si qellim të shkruante historinë e letërsisë. Ai, edhe pse një nga fotografët më të njohur në vend, nuk ka dhënë asnjë shpjegim përse ka përjashtuar në projektin e tij(edhe ashtu individual) të gjithë shkrimtarët dhe poetët shqiptarë jashtë Shqipërisë londineze. Por edhe pse është refuzuar për 20 vjet nga çdo institucion privat dhe publik për ta ekspozuar projektin e tij. Si e komentoni justifikimin e tij ?
-S.Mato: Përjashtimi i shrimtareve jashtë Shqipërisë politike, siç thoshte edhe profesor Agim Vinca, e quaj një provokim ndaj 10 milion shqiptarëve në Ballkan dhe më gjërë. Unë, por edhe shumë shkrimtarë dhe poetë, edhe studiues të rëndësishëm, e shohim letërsinë shqipe si një njësi kombëtare. Biles studiuesit në Prishtinë dhe pedagogët e Universitetit të Prishtinës si Agani, Qosja, Rugova, A.Vinca, Z. Rrahmani etj, e kanë bërë këtë gjë edhe gjatë sundimit Jugosllav me shumë dijeni dhe patriotizëm, e kanë parë letërsinë shqipe si njësi unike kombëtare, ndërsa Tirana nuk e bënte këtë. Ka patur provokime të natyrës së “Kombit Kosovar”, apo “të letërsisë shtetërore të Kosovës”, por që kanë rënë si fluska sapuni. Jemi një komb dhe kemi një gjuhë, një kulturë dhe një letërsi, dhe provokime të tilla vetëm sa i mbulojnë me turp atë që janë përfshirë në këtë të ashtuquajtur project, sidomos entete publike. Një projekt individual i kësaj natyre, siç thotë Tasho, le të mbëtej individual. Ta ekspozonte në shtepinë e tij dhe jo t’i paraqitej publikut si një vlerë. Fakti që siç thotë ai, nuk ka gjetur mundësi ekspozimi, apo thënë ndryshe që është refuzuar nga çdo institucion publik dhe privat për t’i dhënë një hapsirë apo mjedis për ta ekzpozuar, prej 20 vjetësh, tregon se ekspozita nuk ka patur asnjë vlerë publike, aq më pak kombëtare.
Unë nuk e gjej veten në atë ekspozitë që më ngjan si një “shtepi gjethesh.” Ka vene ca foto neper mure sipas oreksit dhe asgjë më tepër, që hiq dy-tre shkrimtarë të shquar përfshirë Kadarenë, të tjerët janë të dyshimitë nga të gjitha pikëpamjet. Dhe karrigja e fotografit është nje vazhdim i kësaj farse medikore.
Qysh nga antikiteti deri më sot, simbol i krijimtarisë letrare është pena, apo edhe libri, jo karrigia që lidhet me shumë me burokracinë, më zyrtarët, më saktë apartçikët. Si zyri një karrige, nuk e lëshon karrigen, po luftojnë për një karrige, karrigethyer etj.
Nga eksperienca ime e gjate, mund të them se i njoh shkrimtaret e vertetë dhe me vjen keq per ca shkrimtare te heshtur, të talentuar, që i kanë dhënë dhe i japin letërsisë shqipe dhe që nuk i gjen askund në listat e Aldes, të ministrisë së klaneve dhe as në ekrane. Qarkullojnë vetëm një listë shkrimtarësh të shtepisë me gjethe, apo të projektit. Po kështu ka dhe ca shkrimtare të shquar të vdekur te cileve nuk u del kush per zot dhe jane shume. Për fat të keq edhe kjo ekspozitë shkon në këtë frymë përcarëse, klanore, arrogante dhe injorante.

-Përfshirja e Ministrisë së Kulturës dhe QKLL-së, si dy ente kulturore publike në këtë projekt individual, duke e strehuar, sponsorizuar dhe parqitur mediatikisht si event kombëtar, me dashje apo pa dashje e kanë nxjerrë këtë projekt nga përgjegjësia individuale e një fotografi apo privatësia e një individi duke i dhënë legjitimitet zyrtar. Pse mendoni që kjo ministri mbajti dhe po mban këtë qendrim, duke ju kthyer praktikave staliniste të para viteve 1990, ku shkrimtarët shqiptarë botoheshin nën okelion “Shkrimtarë nga Kosova”?

-S.Mato: Mendoj që kjo të jetë më së paki një mendjelehtësi e kësaj ministrie një mungesë respekti kombëtar dhe arrogancë për të na imponuar projekte dhe ide që na fyejnë në sedren estetike dhe atë kombëtare. Mundet që edhe QKLL ta ketë paraqitur ndryshe ne ministri dhe kjo do të ishte më e pakta, por druaj që në këtë ministri ka njerëz që nuk e njohin ndjeshmerinë që kanë shfaqje të tilla. Ashtu siç mundet që kjo ministri dhe QKLL të jenë duke i sherbyer një politike afatgjatë për t’iu rikthyer kohës kur shkrimtarët shqiptarë në Kosovë dhe vise konsideroheshin si jo të realizmit socialist dhe përjashtoheshin nga Historia e letërsisë dhe listën e shkrimtarëve, artistëve, kritikëve etj, e caktonte sigurimi i shtetit dhe Partia Komuniste. Nuk do te lejojmë kurrë më rikthimin e këtyre praktikave.

-Ndërsa Ministria e Kulturës dhe QKLL promovojnë një ekspozitë të shëmtuar duke fyer dhe lënduar shumicën e shqiptarëve, akoma nuk kemi një Histori të Letërsisë Shqiptare si një tekst akademik me konsensusin më të gjërë të mundshëm. Pse nuk po ndërtohet kjo histori ndërkohë që kriteret ideologjike që e pengonin hartimin e saj kanë rënë prej 32 vjetësh?
-S. Mato: Kjo ekspozitë e ka dhënë përgjigjen më të mirë, për tekstin e ardhshëm të Historisë së Letërsisë dhe për arsyet e verteta se pse nuk shkruhet ky tekst. Këta njerëz nuk duan të ndryshojnë hierarkinë e realizmit socialist, dhe të heqin prej saj ata emra që jemi mësuar në dekada, emrat e shtepisë me gjethe. Plot 32 vjetë pas rënjes së kritereve ideologjike ne nuk kemi Akoma një tekst akademik gjithpërfshirës të Historisë së letërsisë ndërkohë që bëhën promovokime të tilla të ulta, mediocre dhe tinzare.

Ju faleminderit ?

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here