Gazeta Nacional Albania

DRIK NIKOLL: KËPUCËT E VERDHA, tregim satirik.Përktheu: ILIAZ BOBAJ

DRIK NIKOLL
———————-
KËPUCËT E VERDHA
———————————-
-tregim satirik-

Një krim i tmerrshëm,nga një i lënë i tmerrshëm,që u zbulua nga një i tmerrshëm…Holms
Drik Nikoll

-Zoti Lufok-Holms,po vij të paraqes në gjenialitetin tuaj një çështje mistike dhe të pashpiegueshme.
Kini mirësinë të më dëgjoni…Që prej dhjetë vjetësh ushtroj mjeshtërinë e xhelatit të sardeleve…
-Të xhelatit të sardeleve !
-Po,jam xhelat në një dyqan të madh konservash…
Puna ime është t’u pres kokën sardeleve,para se t’i vendosin në kuti.Duke parë përditë që të
këputen kaq shumë kokë,u bëra nevrastenik.Prandaj vendosa të vetvritem…Para se të vijoj
rrëfimin tim,më lejoni t’ju bëj një pyetje.Jam i dukshëm për një sy të lirë?
-Plotësisht i dukshëm.Veç kësaj,kjo gjë është krejt e natyrshme.
-Por nuk do të jetë aspak e natyrshme ajo që do të mësoni,se,që prej dy orësh jam i vdekur.
-Si thatë ?
-Thashë se sot në mëngjez realizova projektin tim të parë të vetvrasjes.Me ndihmën e një
litari të fortë,u vara në tavanin e kuzhinës së shtëpisë sime…
-Kjo është a pamundur,përderisa tani gjendeni këtu…
-Veçse kjo që thashë,është e vërtetë.Që nga ajo orë jam i varur në shtëpinë time dhe njëkohësisht
ndodhem edhe këtu.
-Të gjitha këto që thua janë shumë paradoksale…Do të shkoj vet në shtëpinë tuaj,për të parë nëse
vërtet ndodheni i varur në tavanin e kuzhinës së shtëpisë.Bile unë mendoj se kini rënë pre e
halucinacioneve.Unë po shkoj…Ju do të prisni këtu.
PJESA E DYTË
————————
(duke u kthyer)

-Kini të drejtë,zotëri ! Kufoma juaj ndodhet vërtet e varur në tavanin e kuzhinës tuaj.
-Atëhere cili jam unë ?
-Qetësohuni !…Gjatë rrugës,nxorra përfundimet e mi për çështjen tuaj…Jini pikërisht shpirti i trupit
që gjendet i varur në shtëpinë tuaj…Mesa duket,u mbushët me lëndën mishtore sërish,menjëherë
pas vetvarjes dhe rimorët pamjen me kostumin e trupit,të cilin e braktisët…Një hollësi më bëri
përshtypje…
-Cila hollësi ?
-Ju vishni këpucë të zeza,kurse i varuri në shtëpinë tuaj,ka veshur këpucë të verdha…
-Të verdha ? Të verdha,thatë ?
-Po,të verdha.Mendova se…
-(duke e ndërprerë)Në djall vafshi ju dhe hamendjet tuaja !…Tani i kuptoj të gjitha…Jam një vrasës.
-Vrasës…
-Po.Bashkëjetoja së bashku me vëllanë tim binjak.Përveç këpucëve,në të gjitha të tjerat,ngjanim
si dy pika uji…E,pra,çështja është shumë e thjeshtë:në vend që ta kaloja litarin në
grykën time,u gënjeva dhe…
-Dhe e kaluat në grykën e vëllait tuaj !
-Po…Falë ngjashmërisë sonë të përpiktë,ngatërrova veten time me tim vëlla…Duke menduar se
varesha unë,vara atë !…Jam një vrasës !…Ose më mirë një i lënë nga mendtë !…Çfarë tmerri !…
Përktheu: ILIAZ BOBAJ