Gazeta Nacional Albania

FJALA NË TRAJTË LOTI. POEZI NGA DELINA KREKA

FJALA NË TRAJTË LOTI. POEZI NGA DELINA KREKA

NE BOTEN TONE DY GJYSMA BOTËSH

Kjo gjysme bote lengon uritur
Me duar shtrire per lemoshe pergjon.
Gjysma tjetër e babezitur,
Ha e majmur e prap kerkon.
Ne boten tone dy gjysma botësh
Që klithma ndiejmë ne cdo kënd,
Në njerin cep janë bark- mjeranët
Në cepin tjetër mjeranët për mend.
Kjo botë mizore dy gjysma ndarë
Rënkon me mantelin djegur, ndotur
Luftrash a në paqe
Epokash duke qare.
Nuk gjen qetesi e marra bote
Te jete e lumtur NENA TOKË.

Ç’KEMI QËNË,Ç’JEMI?

Që nga koha kur dhéu leu,
Shqipja që nga toka mbiu
Nëpër kohëra nuk humbi
Siç vdes ,e humbet njeriu.
Në një cep të botës tonë
Leu gjuha jonë amtare.
U këndua nëpër dasma,
Vaj doli ,në mort gjame
Batua jonë I Ilirisë,Katragjyshi SKENDERBEUT
Kur e mblidhte gjithë ushtrinë
-Shpejt o burrat e DODONËS
Zot ti dalim mëmëdheut.
S’ka njeri që ta shëmtojë ,
Këtë gjuhë perëndije.
Nëpër shekuj do jehojë,
Nëpër ninullat e nënave, ndër vargje dashurie.
Nëpër këngët e kreshnikëve,
Që luftonin në Jutbinë.
Ku Muji e Halili
Zotër ishin në tërë Dardaninë.
Lahuta rrëzë një kodre ,
Po vajton për tërë kreshnikët.
Bajrram Curri ,Adem Jashari,Azem e Shota Galicën.
Asnjë gjuhë nëpër botë
Nuk ka patur kaq mallkime.
Nuk është ndjekur, zënë prej fyti.
Që të mos jehonte,për vaj as për gëzime.
Djepi me dorën që tundej,
Kurrë gjuhën s’e harroi
Ndaj shqipja nëpër shekuj
Në buzët e nënave jehoi.
Fjala shqipe, toka shqipe
Lashtësia që mban nën vete
Gjithë kështjellat që ke anembanë
Historia,Bukuria që nuk tretet.
Nëpër kohë, zjarresh vitesh ,
Çast pas çasti ,pas çdo ditë.
Një majë gjilpëre në kambrik,
Ndër tosk e geg shkroi gjithë historitë.
E një daltë e një çekan,
Që godet përmbi shkëmb.
Le ta djegë sulltani flamurin,
Mbi çdo portë të zërë vënd.
Gjuha shqipe, toka jonë
Që kaq plagë ke mbi të
Të munduan ,të mallkuan
Por s’tē fshiu dot asnjë.
Penë hidhur,gojë e hidhur
Me gjak trimash shkroi gënjeshtra.
Si na ndau copa-copa
Pastaj shkeli përmbi eshtra .
Po shqiptari i vërtetë,
E ka syrin bash shqiponjë.
Qesh penën e helmuar.
Pret që ,forca ti shterojë.
Ç’kemi qënë edhe ç’jemi?
Nëpër shekuj , luftra e mizori.
Ku gjakatarët nuk u shteruan
Na mbanin në robëri.
Nuk robërohet shqipëtari.
Kokën lart e mban përherë
Nëpër shekuj do jetojë,
Zemër tija gjuhë e tij e lashtë aq sa zjarri
S’ka njeri që ta shëmtojë,
Këtë gjuhë perëndije,
Nëpër shekuj do jehojë
Nëpër vargje dashurie..

27 mars 2020

NENA TOKE

Kjo gjysme bote lengon uritur
Me duar shtrire per lemoshe pergjon.
Gjysma tjetër e babezitur,
Ha e majmur e prap kerkon.
Ne boten tone dy gjysma botësh
Që klithma ndiejmë ne cdo kënd,
Në njerin cep janë bark- mjeranët
Në cepin tjetër mjeranët për mend.
Kjo botë mizore dy gjysma ndarë
Rënkon me mantelin djegur, ndotur
Luftrash a në paqe
Epokash duke qare.
Nuk gjen qetesi e marra bote
Te jete e lumtur NENA TOKË.

S’DO TË PËSHPËRIS DOT

Muzikë-fishkëllimë qetësi
Fjalën t’a preva gjithë kërshëri..
-A do ta ndjesh ti, ndonjëherë
jehonën e dhimbjes që rri në gji?
-Atëherë, kur s’do të pëshpëris dot,
Kur jetim të jetë një lot.
Me fjalēn, që heshtjes, oshëtin.
Njësh bërë me dhimbjen, që akull ndrin.

SA HERË TË SHFLETOHET

Ndër mijëra shkronja u shëndrrova ,
në lutje,
pritje,
heshtjes,që dhemb.
Në aq pikëpyetje që ka bota,
Fshihet malli,ndienjë e shend.
Mes rreshtash strukur,
Aty ku më fute ,nuk vdes,
As që nuk plakem ndonjëherë.
Sa herë libri të shfletohet,
Do shfaqemi përballë
Unë e ndrojtur ,
Ti mall-zjarrtë në shekuj të tjerë!

E “DËNUAR ”

Si s’më le të flija sot?
Degë me degë, në çdo qerpik,
Cicëri, e cukit,
mbyllur sytë, e si mbyll dot!
”Dhunë” të madhe,
Me kaq kengë.
E “dënuar”, ta dëgjoj,
Aq, sa zemra, zë të dhëmbë!
Me synë tënd , dënuar,
Shoh botën, veten time!
Lulëzim, që nuk mbaron,
Dhe në vjeshtrat me “GJËMIME”…

ROBËRI

Unë të lirë të le
Ti krahët sërish shtrin drejt robërisë.
-Robëria jote ,-më thua ,
Më ngjan me horizontin e lirisë.
Poezi nr 5
Nëse je nisur në fund të botës?
A nga fundi askundit vjen ?
Në çdo pasqyrë që zgjatesh
Fytyra ime del melhem.
Ne s’ke një vend ku ti të ulesh
Në ke etje ,a ethe ke?
Sytë ktheji lart në qiej.
Te shtëpiza prej ëndrre lart në ré.

FJALA NË TRAJTË LOTI

Heshtja fjalës i zuri frymën,
Të pathëna foshnja- fjalë.
Varros heshtja nëpër shpirtra.
S’gjetën shtigjet për të dalë.
Fjala del me trajtë loti,
Në qiej-shpirti mbledhur stuhi.
Është mbledhur mot pas moti
Pret dritë-shpresën që të vijë..

LIGJ I PA SHKELUR

Pritmë!
Do vij.
Në trajta zëri.
Jam,
kur s’jemi.
Rrugë ,
zgjodhe zërim tim!
Mollëzat si far mi ndiz.
Mos mbytesh në tallaze flokësh.
Shkuan vite
matanë udhës që i vure emrin tim.
Këtu ,unë ligj i shkelur pa dashje.
Sërisht unë si ligj të ndëshkoj nga larg pa mëshirë pa pushim.
Në çdo stinë
Udhës së zërit tim
Ulur nën hijen time,
Vuan tëndin dënim.
Ndërkaq shihmë teksa lëkundem
fladit tënd..

QIEJVE TË BRUZTË…

Mos erdhi tek ti shpirti im?
A mos ikën diku ,imi e yti?
Qiejve të bruztë në perëndim,
Ndërsa hija e malit korijeve bie..
Mbetëm të dy, pa zë ,pa shpirt .
Se larg mërguan shpirt e zë..
Uvertura pyllit kur të luhet
Zërat e shpirtrat tanë endur që vallëzojnë përmbitë…..
2 korrik 2019

PRET SYTHAT

Ruan derën nënë.
Çdo pasdite duke lidhur shaminë.
Pret llastarët e tua ,pret sythat të vijnë .
Derën ruan ,pastaj vrapon gjellën ta ngrohësh…
Shkuan vitet nënë ,ti” s’më
njeh” më.
Rrënjë çova edhe unë,
Me llastare ,fruta përmbitë.
Ka humbur ajo njomëzakja.
Thinjur edhe unë si ty!
Thinjat fsheh ,
Dhe lythat nëpër sy..
Tashmë të rrok unë ty
ta hedh në krahë shtatin e tharë
E era jote nënë me deh ,si toka pas stuhisë .
Syri të ndrit ,diell në qiellin e larë..!!

4 korrik 2019

VAJI I BUKUR..

Fshihem te fjala,
Te heshtja fshihem.
Sikundër pylli
Që hesht ,përgjon.
Heshtja vajton fjalët e pathëna
Që dhurojnë botën ,të ngrenë në fron .
Vaji i heshtjes së bukur,
Fshihen thellë zemrës, strukur..

11 Janar 2025

DJEG SI ÇASTI I DRITHËRUAR

Djeg si çasti i drithëruar
Si atëhere edhe tani.
Ah, moj ndienjë që s’ke të shuar
E mbiquajtura DASHURI.
Jan 11, 2025,

SA HERË TË SHFLETOHET

Ndër mijëra shkronja u shëndrrova ,
në lutje,
pritje,
heshtjes,që dhemb.
Në aq pikëpyetje që ka bota,
Fshihet malli,ndienjë e shend.
Mes rreshtash strukur,
Aty ku më fute ,nuk vdes,
As që nuk plakem ndonjëherë.
Sa herë libri të shfletohet,
Do shfaqemi përballë
Unë e ndrojtur ,
Ti mall-zjarrtë në shekuj të tjerë!

28/3/2019..

E “DËNUAR ”

Si s’më le të flija sot?
Degë me degë, në çdo qerpik,
Cicëri, e cukit,
mbyllur sytë, e si mbyll dot!
”Dhunë” të madhe,
Me kaq kengë.
E “dënuar”, ta dëgjoj,
Aq, sa zemra, zë të dhëmbë!
Me synë tënd , dënuar,
Shoh botën, veten time!
Lulëzim, që nuk mbaron,
Dhe në vjeshtrat me “GJËMIME”…

QIEJVE TË BRUZTË…

Mos erdhi tek ti shpirti im?
A mos ikën diku ,imi e yti?
Qiejve të bruztë në perëndim,
Ndërsa hija e malit korijeve bie..
Mbetëm të dy, pa zë ,pa shpirt .
Se larg mërguan shpirt e zë..
Uvertura pyllit kur të luhet
Zërat e shpirtrat tanë endur që vallëzojnë përmbitë…..
2 korrik 2019

PRET SYTHAT…

Ruan derën nënë.
Çdo pasdite duke lidhur shaminë.
Pret llastarët e tua ,pret sythat të vijnë .
Derën ruan ,pastaj vrapon gjellën ta ngrohësh…
Shkuan vitet nënë ,ti” s’më
njeh” më.
Rrënjë çova edhe unë,
Me llastare ,fruta përmbitë.
Ka humbur ajo njomëzakja.
Thinjur edhe unë si ty!
Thinjat fsheh ,
Dhe lythat nëpër sy..
Tashmë të rrok unë ty
ta hedh në krahë shtatin e tharë
E era jote nënë me deh ,si toka pas stuhisë .
Syri të ndrit ,diell në qiellin e larë..!!

4 korrik 2019

VAJI I BUKUR..

Fshihem te fjala,
Te heshtja fshihem.
Sikundër pylli
Që hesht ,përgjon.
Heshtja vajton fjalët e pathëna
Që dhurojnë botën ,të ngrenë në fron .
Vaji i heshtjes së bukur,
Fshihen thellë zemrës, strukur..
Jan 11, 2025