Site icon Gazeta Nacional Albania

Haiku i vendlindjes. Nga Gjon Neçaj

Haiku i vendlindjes

 

1.xxx

Nikaj -Mertur,

Këtu me lindi nëna

një ditë mesqershori.

2.xxx

U çel syri i diellit,

krahina

zgjohet nga gjumi letargjik.

3.xxx

Akujt

në bjeshkët e Currajve

janë ngrirë hej.

4.xxx

Si ta përshkruaj?

Nikaj- Mërturi

pjesë e zemrës sime.

5.xxx

Nikaj -Mertur,

Këtu me lindi nena

një ditë mesqershori.

6.xxx

U çel syri i diellit,

krahina

zgjohet nga gjumi letargjik.

7.xxx

Akujt

në bjeshkët e Currajve.

janë ngrirë hej.

8.xxx

Si ta përshkruaj?

Nikaj- Mërturi

pjesë e zemrës sime.

9.xxx

Verë në vendlindje,

bjeshkët piskasin.

Vetmi.

10.xxx

Gurra e kroit,

ujëakull bore,

në bjeshkë e Nikajve.

11.xxx

Nikaj-Mërturi,

Ketu mӕ lindi nëna

një mesqershori.

12.xxx

Beshkët

shkundën çarçafin e bardhë;

Dimri iku vonë.

13.xxx

Pi ujebore

bjeshkëve te Kakisë,

Gjinkallat flenë gjumë.

14.xxx

Në bjeshkët Dukagjinit

Lulzimi dhe unë

Kërkojmë Martin Camajn.

15.xxx

Ag vere

Bjeshkëve

Kërcejnë dhitë e egra.

16.xxx

Mes lisave në  bjeshkë,

në një folezë ,

zogjtë cicerojnë haiku.

 

 

GJON NEÇAJ

Ka lindur  më 17. 06. 1951 në fshatin Peraj të krahinës së Nikaj-Merturit, Tropojë. Ka mbaruar studimet për financë në Tiranë. Me krijimtari letrare  merret që herët, duke botuar në shtypin letrar të kohës poezi, prozë e publicistikë. Ka fituar shumë çmime letrare dhe publicistike dhe është anëtar i shumë organizatave letrare brënda dhe jashtë vendit.Bashkëpunon me disa të përditshme në Tiranë e Kosovë si korrespondent shtypi.

Eshte anetar I Klubit poetik Tropojë, anëtar i Haik-Klubit Shqiptar, anëtar i Lidhjes së Poetëve Bashkëkohorë të Globit  (W.P.S.), anëtar i asosacioneve të ndryshme në Itali, Kosovë, diasporë, etj. Në 2025 është nderuar më titullin e lartë ” Ambasador  i paqes “.

Deri më tash ka botuar:

  1. Në hijen e mrizave – poezi, Tiranë, 1994,
  2. Në folezë të këngës – poezi për fëmijë, Tiranë, 2003,

3.Hijet e shpirtit – novelë, Tiranë, 2005,

4.Ju që më shihni çdo ditë – poezi, Tiranë, 2006,

5.Pezull-haiku,shqip,anglisht, Elbasan, 2007,

6.Tropoja – vendlindja ime – tekst mësimor, bashkautor, Tiranë, 2008,

7.Hëna pikon mbi Alpet e mia – poezi, Tiranë, 2008,

8.Haiku i bjeshkës-haiku shqip,anglisht, Elbasan,2009,

9.Sinus-poezi shqip, anglisht, italisht, greqisht, poezi,Tiranë, 2011,

10.Këngë të kreshnikëve Nikaj- Mertur-Prishtinë 2014,

11.Ditët e qytetit të veriut,publicistikë, Tiranë 2015,

  1. Edhe të tjera,edhe të tjera,poezi,Gjakovë,2025.

Krijimtaria e tij letrare është përfshirë në dhjetëra antologji poetike brenda dhe jashtë vendit, si dhe është redaktor dhe recensues i dhjetëra e dhjetëra veprave letrare ne poezi, proze e publicistikë të autorëve shqiptarë. Jeton dhe punon në Bajram Curri, Tropojë.

 

 

 

 

Exit mobile version