Haiku i vendlindjes
1.xxx
Nikaj -Mertur,
Këtu me lindi nëna
një ditë mesqershori.
2.xxx
U çel syri i diellit,
krahina
zgjohet nga gjumi letargjik.
3.xxx
Akujt
në bjeshkët e Currajve
janë ngrirë hej.
4.xxx
Si ta përshkruaj?
Nikaj- Mërturi
pjesë e zemrës sime.
5.xxx
Nikaj -Mertur,
Këtu me lindi nena
një ditë mesqershori.
6.xxx
U çel syri i diellit,
krahina
zgjohet nga gjumi letargjik.
7.xxx
Akujt
në bjeshkët e Currajve.
janë ngrirë hej.
8.xxx
Si ta përshkruaj?
Nikaj- Mërturi
pjesë e zemrës sime.
9.xxx
Verë në vendlindje,
bjeshkët piskasin.
Vetmi.
10.xxx
Gurra e kroit,
ujëakull bore,
në bjeshkë e Nikajve.
11.xxx
Nikaj-Mërturi,
Ketu mӕ lindi nëna
një mesqershori.
12.xxx
Beshkët
shkundën çarçafin e bardhë;
Dimri iku vonë.
13.xxx
Pi ujebore
bjeshkëve te Kakisë,
Gjinkallat flenë gjumë.
14.xxx
Në bjeshkët Dukagjinit
Lulzimi dhe unë
Kërkojmë Martin Camajn.
15.xxx
Ag vere
Bjeshkëve
Kërcejnë dhitë e egra.
16.xxx
Mes lisave në bjeshkë,
në një folezë ,
zogjtë cicerojnë haiku.
GJON NEÇAJ
Ka lindur më 17. 06. 1951 në fshatin Peraj të krahinës së Nikaj-Merturit, Tropojë. Ka mbaruar studimet për financë në Tiranë. Me krijimtari letrare merret që herët, duke botuar në shtypin letrar të kohës poezi, prozë e publicistikë. Ka fituar shumë çmime letrare dhe publicistike dhe është anëtar i shumë organizatave letrare brënda dhe jashtë vendit.Bashkëpunon me disa të përditshme në Tiranë e Kosovë si korrespondent shtypi.
Eshte anetar I Klubit poetik Tropojë, anëtar i Haik-Klubit Shqiptar, anëtar i Lidhjes së Poetëve Bashkëkohorë të Globit (W.P.S.), anëtar i asosacioneve të ndryshme në Itali, Kosovë, diasporë, etj. Në 2025 është nderuar më titullin e lartë ” Ambasador i paqes “.
Deri më tash ka botuar:
- Në hijen e mrizave – poezi, Tiranë, 1994,
- Në folezë të këngës – poezi për fëmijë, Tiranë, 2003,
3.Hijet e shpirtit – novelë, Tiranë, 2005,
4.Ju që më shihni çdo ditë – poezi, Tiranë, 2006,
5.Pezull-haiku,shqip,anglisht, Elbasan, 2007,
6.Tropoja – vendlindja ime – tekst mësimor, bashkautor, Tiranë, 2008,
7.Hëna pikon mbi Alpet e mia – poezi, Tiranë, 2008,
8.Haiku i bjeshkës-haiku shqip,anglisht, Elbasan,2009,
9.Sinus-poezi shqip, anglisht, italisht, greqisht, poezi,Tiranë, 2011,
10.Këngë të kreshnikëve Nikaj- Mertur-Prishtinë 2014,
11.Ditët e qytetit të veriut,publicistikë, Tiranë 2015,
- Edhe të tjera,edhe të tjera,poezi,Gjakovë,2025.
Krijimtaria e tij letrare është përfshirë në dhjetëra antologji poetike brenda dhe jashtë vendit, si dhe është redaktor dhe recensues i dhjetëra e dhjetëra veprave letrare ne poezi, proze e publicistikë të autorëve shqiptarë. Jeton dhe punon në Bajram Curri, Tropojë.


















