Gazeta Nacional Albania

I PANJOHURI. TREGIM  NGA ENRIETA SINA

 

 

Ajo ish një grua që banonte e vetme në  apartamentin e një pallati, në katin e katërt.I shoqi kish pak vite që kish bërë një zgjedhje tjetër për jetën bashkëshortore, ndërsa dy fëmijët tashmë të larguar në Itali, kishin krijuar familjet e tyre.Ishte bërë për të dytën herë gjyshe dhe ky fakt e mbushte me gëzim.I pëlqente të krijonte dhe në apartamentin e saj  biblioteka mbushur me libra zinte një vend kryesor.Hidhte ndonjë poezi në fb dhe merrte opinione nga miqtë dhe mikeshat e saj kudo ku ndodheshin. Një mbasdite dikush kish kërkuar ta bënte mik në fb, por ndërsa ishte emri, profesioni dhe rrethi i tij shoqëror, nuk kish të vendosur fotografinë.Nuk i pëlqeu ky fakt sepse në jetë gjithnjë kish dashur të bënte me persona të hapur dhe të sinqertë.”Kushedi, përse e bën këtë..dhe s’është i vetmi”, i tha vetes dhe me një klikim bëri një shok më tepër.

S’kishin kaluar as dy ditë, kur lexon një mesazh interesant.Ishte ai.

“Ju shkruani shumë bukur..Dhe jeni shumë e mirë…Si karamele…Kushedi për ku e ka nisur këtë mesazh që ka përfunduar tek unë, mendojë Sonja.Duke qënë e bindur për këtë nuk i ktheu asnjë përgjigje.E ç’mund t’i shkruante?!Përse t’i duheshin komplimentat nga një mashkull që nuk nxirrte as fytyrën e tij në faqen e fb.

Ndërkohë dhe në ditët e tjera kish patur njohje të reja,të gjitha të drejtëpërdrejta, të regullta dhe Sonja në kohën e lirë shkëmbente mesazhe me ta.Ndërsa po mendonte për vitet e shkuar dhe miqtë që kish patur në jetë, dëgjoi t’i bjerë zilja e celularit.Ishte një nga shoqet e saj, Mimoza.

-Si thua sikur të pimë një kafe tek “Taivani”.Pas një ore do jem aty.Të pres…Sonja u bë gati dhe nxitojë të kap autobuzin.Koha ishte e bukur.Dielli, edhe pse fund gushti të digjte.Ajo verë e atij viti ishte e tejzgjatur. Zunë vend një një nga tavolinat diku në ambjentet e jashtme.Pas pak erdhi dhe një e njohur e viteve kur ishin studente dhe të treja porositën nga një akullore.

-Ti shkruan shumë bukur, i tha Ina duke e vështruar Sonjën në sy. Mbaj mend që dhe në fakultet  shkruaje, por jo kaq bukur, ose tani krijuesi ka hapësirë më të gjërë..Lexova dhe tregimin në gazetë.Ishte një mrekulli..Prandaj sa ju pash kisha shumë dëshirë t’ju takoja.Të treja shoqet, përafërsisht të një moshe flisnin tashmë për fëmijët e martuar dhe bukurinë e të qënit gjyshe. Fillojë të fryjë një fllahd i lehtë që po u pëlqente të qëndronin edhe më gjatë aty.Nga larg, Sonja pa që po vinte drejt tavolinës së tyre, Besniku, një nga shokët e Universitetit, me të cilin kish patur një njohje të vjetër dhe në ato vite e kishin pëlqyer njëri-tjetrin, por jo dashuruar.Ai sikur u çel në fytyrë sapo e pa.

Sonja u ngrit dhe e takoi.

-Më kish marrë malli, i tha ai qetësisht.Po ty…?

-Sa mirë që u takuam..Sa kohë kemi pa u parë, shtoi ajo. Ai kishte vite që punonte diku jashtë shtetit me një pozicion të lartë zyrtar, por Sonja e pyeti thjesht për  familjen. Besniku po këmbëngulte që të drekonin bashkë por ajo, me natyrën e saj të prerë i tha  se atë ditë  po e kalonte me shoqërinë e saj.Ai vërejti pak fytyrën.Ndofta propozime të tilla i bënte shumë të rralla apo refuzime nuk i kishin ndodhur, por Sonja ishte ndryshe, me tipin e saj, e vërtetë.Shkëmbyen numrat e celularëve me premtimin se do gjenin kohë për tu takuar e ndenjur pak bashkë.

-E ke shokë?, pyeti Mimoza sapo Sonja u ul.Ina e vështroi ftohtë si për t’i thënë ;“Ty s’ka ç’të duhet”.Dikur ka qënë kritik letrar..Tani ka marrë një post….Në këtë periudhë fitojnë ata që servilosen…

-Besniku nuk ka qënë asnjëherë servil, ia ktheu Sonja.

Të treja po bisedonin më pas për shokët dhe shoqet e kurseve në fakultet.Kush ishte martuar, kush kish vdekur, cili kish bërë karierë dhe për profesorët që kishin lënë mbresa në ato vite.Mbi tavolinë Sonja kish lënë celularin që filloi të dridhej dhe të lëshojë një zë të zvarritur. E hapi dhe pa një mesazh interesant nga miku i ri, pa fytyrë në faqen e fb.

– Lexova poezinë e re që kishit hedhur sot në fb.Ju kini botë të madhe, kini ndjenjë..Ju më pëlqeni…Fotua juaj tregon që jeni akoma shumë e mirë, e këndshme..si…Fjalën e fundit ajo nuk dëshironte ta lexonte.Krahasimet si karamele apo kremkaramele e mërzisnin. Mbylli celularin pa dhënë asnjë përgjigje.”Sikur ta bëjë bllok, tha me vete.Ndofta është ndonjë nga shokët e kursit..Kujtohet për të bërë shaka.Po pres dhe ditë të tjera, si do të shfaqet…Po afronte koha e drekës dhe të treja shoqet u përshëndetën me njëra tjetrën duke u përqafuar.

 

*

Një mbrëmje , para se të shkonte për të fjetur në shtrat, ajo hapi sërishmi laptopin dhe po ndiqte mesazhet e shkruara nga miqtë e mikeshat e  saj.Ja dhe mesazhi i personit që i shkruante dhe i thurrte komplimente.”Ku ke qënë sot gjithë ditën…Lexova poezinë e re..Shumë e bukur..Plot ndjenjë..Ti ke botë..ke ndjenjë..Unë të pëlqej…

-Ne jemi miq në fb, përgjigjet Sonja.Nëse dhe ju shkruani mund të pimë një  kafe bashkë..

-Shumë mirë, një kafe.Pse jo..Vetëm unë dhe ti…

-S’është e nevojshme të jemi vetëm..Tirana ka plot kafene ku takohen miqtë dhe bisedojnë..Psh, tek kafe “Flora”.

-Aty do më duket  vetja si në paradë…

-Jo..s’ka asgjë të keqe…Atëhere e mendoni ju dhe më shkruani..Natën e mirë..

-Prit…!Këtë javë jam shumë i zënë..E lëmë për javën tjetër…Do më pëlqente një ambjent i qetë, pa zhurmë…Psh, në Durrës..

-Të lëvizësh nga Tiranë në Durrës për një kafe..?!S’e shikoj të arsyeshme…

-Mirë, ku të duash ti..Pas një jave…

Sonjës iu duk i tepërt bashkëbisedimi i asaj mbremje.Po bindej se i duhej bërë bllok.. por në një farë mënyre tashmë e kish bërë këtë…Njerëzit janë me temprament të ndryshëm dhe tipa të ndryshëm, mendoi ajo.E la laptopin mënjanë si për të thënë se në këtë jetë  ka lloj-lloj njerëzish.Sapo fiku dritën dhe ndezi abazhurin me një ndriçim të lehtë të kaltër, dëgjoi  zilen e celularit.Ishte Besniku.

-Mirëmbrëma Sonja.Nesër jam i lirë.Si thua të drekojmë bashkë…Zgjidhe ti lokalin…

-Në  Bërshitë, tha ajo si për ta mbyllur sa më shpejt bisedën.

Ajo dëgjoi një qeshje të lehtë, karakteristikë e tij prej kohëve që ishin njohur.

-Atëhere po të pres me makinë në qëndër në orën 12-të..Dakort ..Është bukur..

Nuk e kuptojë përse pranoi të drekonte me atë njeri.Kishin qënë miq prej tre vitesh dhe  deri diku të dy ndjenin për njëri-tjetrin edhe pse nuk ishin shprehur, sytë u flisnin dhe bisedat bëheshin të tillë sikur mes tyre gjithçka kish marrë rrugën drejt fejesës. Një mbasdite prilli, ai e kish ndaluar para një peme gjysëm të zhveshur dhe i kish thënë:”Dëgjo Sonja.Ne jemi dy shokë të mirë. Unë jam i dashuruar me Didin.Asaj dikush, një llafezan i kish folur për njohjen tonë..Ajo dyshon për këtë..

-Pastaj, ia kish kthyer Sonja e zhgënjyer.

-Nëse të takon t’i thuash të vërtetën, që mes nesh nuk ka dashuri, që jemi vetëm dy shokë…Dhe e kish parë thellë në sy.

-S’e besoj.. i kish thënë Sonja.Nëse ju duheni ç’rëndësi ka një lidhje e mëparshme..Ajo quhej apo s’quhej lidhje nuk ka ekzistuar kurrë, dhe me një ditën e mirë ishte larguar mes erës.

Përse pranova të drekojë me të?, pyeste veten Sonja duke parafytyruar takimet me Besnikun. Kohën kur ishin student e quante shumë të largët.Më në fund e zuri gjumi.

Të nesërmen në mëngjes mëndjen e kishte në takimin me të.Të shkonte apo jo?Përse të mos shkonte.A s’kishin ata  kujtime qysh nga gjimnazi e në vitet e fakultetit?Kishin shumë për të treguar..A s’ishte ai Besniku që  e takonte aq shpesh dhe i thosh që s’e krahasonte me asnjë vajzë në botë?Ai Besniku i kish shkruar letrën e parë të dashurisë kur ishte student dhe ajo maturante…Por, nuk thonë kot, i riu si veriu..Pas njohjes me Didin ndofta kish kuptuar që  me Sonjën kish patur shoqëri, njohje miqësore dhe jo atë ndjenjë që troket fuqishëm në shpirt…Sonja atëherë, pas fejesës së Besnikut ishte njohur me Admirin.U fejuan brenda dy muajve pas mbarimit të studimeve dhe pak kohë pas emërimit ishin martuar.Martesa e tyre zgjati njëzetë vite.Lindën dy fëmijët që ishin një dhuratë e madhe e Zotit, por vitet e fundit mes tyre nuk kish patur më qetësi…

Në mëngjes, u ngrit dhe bëri një dush si për t’u lehtësuar nga gjithë ato mendime dhe kujtime që mbulonin njëri-tjetrin. Shkëmbeu bisedat e zakonta të ditës së re me fëmijët dhe u bë gati të takonte Besnikun.

U vesh bukur..U kreh para pasqyrës dhe mendoi se nuk mund të quhej ende e plakur edhe pse vitet e kishin rënduar në jetë.Një çast iu duk se po shkonte në një takim dashurie..Ajo e kish dashur Besnikun dhe s’kish gabuar duke menduar gjatë për të…Zhgënjimi i erdhi papritur..

Nga larg pa se si ai ia bëri me dorë.Po qëndronte në trotuar diku para makinës. Ajo e takoi ndërsa ai i hapi derën e parme duke i buzëqeshur.

-Mendova se s’do të vije…Ti mbetesh e vetmja mikja ime e kohës së rinisë, tha ai duke e parë në sy…

-Unë kam shumë miq, iu përgjigj Sonja.

-Profesioni..bën të tijën..E di..Por, ne kemi kujtime të bukura bashkë..shtoi duke mbajtur më fort me duar timonin.

Ajo nuk foli.Ishte e vërtetë që duke banuar në një qytet dhe me njohje shumë vjeçare, tashmë dinin mirë dhe emrat e familjarëve dhe të të afërmve të tyre. Ai fliste pak dhe Sonja nuk e tepronte me fjalë. Ndali makinën para lokalit.Ajo kish më tepër se një vit që nuk kish shkuar aty.Oborri  para ishte mbushur me trendafila të ngjyrave të ndryshme dhe pemët që ulnin degët duke u bërë hije tavolinave ishin plot gjelbërim.Zunë vend në një tavolinë disi të veçuar. Bënë porositë.Besniku mbushi godat me verë…

-Nëse do të ktheheshim vite pas, kur ishim të rinj, çfarë do të ndryshoje?, e pyeti papritur ai.

-Asgjë, tha ajo prerë. Kam bërë atë që e kam menduar më të mirën…

-Por ti u divorcove, sepse yt shoq u dashurua me një tjetër…

Ajo heshti një çast.Pastaj duke e parë në sy i tha:

-Ndodh…Përsa kohë ishim bashkë unë e dashuroja…Dhe akoma e dua sepse është njëri shumë i mirë..Por, të martohesh me dikë s’do të thotë të jetosh deri në fund të jetës me të, kur dashuria nga njëra anë mbaron…

Ai po e shikonte ndryshe..I dukej një Sonjë tjetër. Ajo i jipte të drejtë ish burrit të saj dhe e quante njeri të mirë..Çudi!

-Kurse unë s’kam qëndruar si kal karroce, dhe vendosi dy pëllëmmbët diku anash veshëve…Sonja bëri sikur nuk e dëgjoi plotësisht edhe pse po kuptonte se çfarë do të thosh.Ajo ngriti godën me verë dhe e trokiti me godën e tij.

-Gëzuar..!Në kujtim të viteve të bukura!, tha dhe buzëqeshi.

Pas pak ra zilja e celularit.Pa përsëri një mesazh nga miku pa fytyrë.

-Kush është?, pyeti ai gjithë kureshtje.

-Një i panjohur, tha ajo shkurt…

-Si një i panjohur?!, pyeti duke ndjekur çdo tipar të fytyrës së saj.Ajo kapërxeu një gllënkë tjetër me verë.

-Një mik i fb, që kërkon të njihet me mua, por deri tani, një i panjohur…

Kamarieri i afrohet tavolinës me një tufë trendafila.

-Për ju zonjë.I kini të gjitha të paguara nga tavolina atje.Dhe këto trendafila për ju!Besniku  ktheu fytyrën andej nga kamarieri po tregonte me dorë.Sonja përshëndeti prej aty nxënësin e saj një gjimnazist i cili  kishte vite që punonte si mjek.Besniku, u qetësua.Ajo ishte një grua që dinte të krijonte miqësi…ndofta për pak kohë edhe këtë të panjohurin do të kish një mik të veçantë të saj.

Fundi i bashkëbisedimit

Shkruani një mesazh …