(Lirika pas vdekjes klinike
në Voskopojë, 2000. Dhe,
Ringjalljes ne Korcë)…
Vargun shtatë sahat
e fluk Larg
I rrëmbyet të gjitha Liritë. Kurvat
Gratë e mia besnike, nën Rrap:
Ende e kam gjallë një Kryengritës
Vargun, hudh shtatë sahat Larg.
I rrëmbyet të gjitha Liritë. Kurvat
Gratë e mia besnike nën Rrap.
Vetëmse, ende e kam një varg
Ehu, shtatë sahat e fluk Larg…
I BUKËN E PËRDITSHME
SOT E HA ME POLITIKË
Përditë e vras Veten me Poezinë
Liria, Sot thonë të bënë të lumtur
E, Unë them: Robëria. Xhadia.
Këmbekrye veshur me të zeza
Me të cilën ndanë shtratin. Natën.
Herët, ta prish gjumin. Endrrën
Qytetit i çmendur e kërkon Lirinë!
Thonë: Po i pate këto Dy Gra besnike
Rrugëve ec i lumtur. Edhe, i çmendur.
Unë, them: Me këto Dy Gra besnike
Heu! Sot, do ta çliroja edhe Shkupin…
Oferta e Mikes përmes E -mailit
Mikja e “panjohur” përmes E -mailit
Herët, më parqitet për martesë:
Biznes të hapim edhe në Shkup
Një shumë pesëmiljonshe dollarë?!
Jetë të re fillojë. Ikë nga Lufta. Lindja.
I përgjigjem: Nuk më duhen para
Liri. E, as Grua besnike. Pasuri.
Marrëzisht e dua Grua Robërinë!
Ditën e Nesërme, rritet çmimi
Tetëmbëdhjetë miljon e gjysëm euro?!
Jo, i përgjigjem. Nuk i dua Sot
Ia jepni ndonjë “fukarai” tjetër
Me para s’e blej Gruan besnike.
Shkaku, se: Nesër, më përzë Poezia…
Frikën me rroba të zeza
atë Natë e urreva
Frika me rroba të zeza erdhi Pasmesnate
U zhvesh lakuriq para meje. Qesha.
Poezi nudo. Bregliqeni te Plepat:
Hoxhë, thirre “Ezanin”. E percolla Natën.
Dhe, mes mureve lënura lesh Arapi
Mbi varrin e Babashehut, në Strugë.
Lotët rrëke i rrodhën mbi Mua:
Edhe pak! Edhe pak! Më fortë!
Dielli lëshoi rrezet e zjarrta në Liqe
Ndezi zjarrin në breg. I hudha dru.
Nusja ime Zanë, është Hëna mbi Mal
Që, herë bëhet kulaç. E herë Drapër.
Frika, Sot u vesh me rroba të zeza
Unë, atë natëzezë, publikisht e urreva…
Edhe pse plakesh Ti Zanë Mali
Mua ende më dukesh e Re
Aqsa, më shumë po plakesh
Përçudi, më dukesh ende e Re.
Nuk e di ç’po ndodh me Mua Poetin
Athua, u çmenda?! Apo Rilinda
Përsëri, te Plepat e Liqenit. Kisha.
I ftohtë Agimi. I ngrohtë Liqeni
Dallgët, herët me pak shpirt:
Qafëpërqafe na nxorrën në Breg.
Dielli, i teri rrezet në tel nën Plepa…
Jo nuk ishe Ti
Gjumi është një Urë. Edhe, Varr
Që ecë me Lumin. Ditën. Natën.
Edhe, dalldiset mesdite shelgjeve
I lanë brigjet. Jetë i jep Fushës
Malit. Dhe, derdhet në Det. Oqean.
Endrra erdhi pasmesnate. Agim
Posa i mbylla sytë. I hapa:
Nuk ishe Ti?! Jo, nuk ishe Ti…
E shkrep çiften në lepurushkë
në shtrat e rrëzoj një Arushë
Unë nuk turrem pas grave
Po, gratë turren pas Meje.
Edhe, më vënë pusi nën Rrap
Topi nuk u ndez. Barut i lagur.
E shkrep Unë çiften në lepurushkë
Dhe, e rrëzoj në shtrat një Arushë…
Bukën e përditshme
Sot e ha me politikë
Imzot, edhe bukën e përditshme. Nateditë
Sot, e ha meze me politikë “madhore”.
Ujin. Ajrin e ndotur që thith me vite.
Raki rrushin. Dy shtambaverë të Mikes
Fundekrye politike. Veten time poetike.
Frymë merr me politikë edhe Poezia.
Politikë jam edhe Unë. Vargu Lirik
I shpall Luftë me raki, ha Veten në sofër:
Ashti saj politik më ka mbetur në fyt.
Përpiqet të më hajë Mua si Poet, Nesër…
Veten strehuan n’pallate-bunkerë
popullin e lanë nëpër kasolla
(Viktimave të tërmetit katastrofal, në Shqipëri)
Gjithë jetën politike para kamerave televizive
U kacafytën si gjelat. Dy dhitë kryeneçe.
Veten e strehuan në pallate.- bunkerë
Që, nuk i shkatërron dot as bomba atomike.
Popullin e varfër lanë me vite nëpër kasolla.
Edhe Natyra u çua në Kryengritje. Egërsua
Kundër Bandave Politike. Kriminelëve.
Kulshedra me shtatë kokë doli nga deti
Pasmesnate, u sulë me tërmete në Shqipëri
Njerëz të varfër. Pafajshëm, varrosi përsëgjalli.
Popull, që deri Dje, u sulej Politika Qorre
Sot, mbi ta u sulë edhe Natyra Qiellore.
Dhe, i varrosi të gjallë nëpër shtëpi – varre.
Imzot, a pak i patën politikanët. Varrëtarët
Që, i varfëruan kasollave. I ropën për së gjalli?!
Sot, tinëz t’u sulet të varfërve. Jo, të pasurve
Politikanë, që e përçanë Popullin Shqiptar
Partive Politike teknefese, përtej varreve.
Kobin e ndollën Partitë Politike Përçarëse
Ditë Zie, përloten para kamerave televizive:
Vetëm, se: Kësaj radhe me «ngushëllime».
U dashka së pari të varrosesh përsëgjalli