Gazeta Nacional Albania

“Krejt po duket si njëjtë” (satirë)

Adem Nimani

Rrëfimi për Dan Ekskavatorin apo DanBagerin dhe cungat që nxirrte paralel me makinerinë ruse, kur po hapeshin toka të reja, pas Luftës së Dytë botërore, duket aktual edhe sot. Ishte plakur shumë mixha Dan, kur u çlirua Kosova së fundit herë. I kishin rënë dhëmbët. Mixha Dan është bërë si fëmijë, thoshin të gjithë ata që e njihnin. I bërtisnin te veshi: “O Mixha Dan, jena çlirue”! Ahiii, ani mirë tek u ba! Lëshonte një zë të kthjelltë sikur të ishte i ri dhe vazhdonte të fliste. “Na jena çlirua shumë herë, e nuk u ba nami. Na ka pas çlirue edhe Serbia e parë! Ma vonë na çliroi edhe Austria e, besa, edhe bugari, italiani e gjermani na kanë çlirue vonë. Pak na ka pas çlirue edhe Albania. Bile kur erdhën me na çlirue komunistët jemi  kanë gëzue fort. Thojshin janë gjin me ylli në ballë! Kishim qef bre mixhë, me u çlirue shpesh. Ka ba vaki, tue nxjerr cunga, iu kemi lutë zotit me na çlirue turku edhe ni herë”. 

Kur i treguan për çlirimin e fundit, Mixha Dan u ngrit në këmbë nga gëzimi dhe bërtiti me zë: “A përnjimend jena çlirueapet a”? Nuk shihte mirë dhe i pyeti këta djemtë, që e ngacmonin se si dukej ushtria jonë? Jo, Mixha Dan, jo! Në Pejë ka hy ushtria italiane, në Mitrovicë ushtria franceze dhe rusët, në Prizren ka hyrë ushtria gjermane. Ushtria e Inglizite ka çlirue Llapin dhe Prishtinën, ndërsa Amerika Ferizoviqin e Gjilanin.

-“Po e madhe tek u kanë Kosova, nuk e kam ditë asniherë. Vallahi, mixhës, unë vet, ky Dani, me një batalion ushtarë, në krye me Kapitenin, Hysni Rudin, e kemi pas çlirue Pejën, Mitrovicën, Novi Pazarin e Tutinin me gjithë Andrijevicë, e nuk u kon ba nami. Bile, Kapiteni HysniRudi, na ka pas rreshtuebash aty në Jarinje, që po e përmendin këta komandantat.  Tash po e shoh se, Kosova paska qenëpërnime e madhe, siç thoshin edhe të moçmit. Mixho, për me e çlirue mirë Kosovën duhet me u ba bashkë shtatë krajlat dhe mbreti. Nashtaishalla kësi hovi jena çlirue mirë. Po mbreti i Turkisë nuk po përmenetkërrkund? Nuk e di çka u ba me te!Athue i kanë kallxue edhe atij, se edhe ai asht dashtë me ardhë e me na çlirue, se pasha mixhen Kosova eshte ven i madh. Besa jena lut gjithmonë për mretin, çelja zot syt! E ç’u ba me komunistët? Kah shkuan ata? Ata janë kësajde, po niëherë nuk po dokën hiq. Vallahi, ata janë çpifuna të fortë, e runu prej tyne. Veç po me jetë marak me ditë, anej kah kam nxjerr cunga, a kanë mjellnajsen? Jo, Mixha Dan, mos të jetë mërak se atë “Rasadnikun” e kanë privatizue.–Ahaaaa! E paskan përvetësue! Jo, jo, e kanë privatizue. Po mirë de, qashtu po tham edhe unë. Asht dashtë me ja nrrue edhe fenë asaj toke. Boll e ka pas çkrrye komunizmi. Athue edhe fenë ja kanë nrrue tokës? Murmuroi thellë me vete dhe heshti për t’u mbushur frymë. Vallahiapet mirë tek u ba! Kur ish kon hi turku, thojshin, ia ka ndrruefenë edhe tokës se, u kanë e xhahilëve”.

Mixha Dan nuk ishte memec, por i kishin rënë dhëmbët qysh kur nxirrte cunga pa pagesë dhe fjalën privatizim e shqiptonte si përvetësim. I thoshin fshatarët, Mixha Dan, mos thuaj përvetësim, po privatizim. “Po fam (them) se përvetësimi (privatizimi) është i mirë. Besoj se nuk na len pa cunga. Edhe demokracia ka “rahmet”. Me kanë demokracia e butë nuk banë. Edhe ai Fan Noli ish kanë demokrat, po i butë. Noli nuk mujti mi asishShipninë pesë gjashtë muaj. Kur erdhi Ahmet Zogu me shkie, e perzuni Nolin, dhe e asishi ma gat gjithë Shipninë. Neve, komunistat, na kanë pas shti me nxjerr cunga pa pare. Na kanë shti me mjell edhe oriz, pambuk e kafe. Nuk kishim pa kurrë, por i millshim. Komunistat kishin rahmet. Ata u jepshin ujë argatëve edhe kur ishin gjinueshem. Gjatë Ramazanit, te dera e zadruges (kooperativës), punëtorët i pritke kurrili me një kënatë ujë dhe u jepke me pi ujë  me zor.Komunistatthojshin; nuk mund të nxirrni cunga pa pi ujë. Partia ka rahmet”. 

***

Në Kosovë përditë e më shumë po dëgjojmë deklarata plot nostalgji dhe kujtime të ëmbla për kohën e sllavo-komunizmit. Po shohim e dëgjojmë përditë sesi, shqiptarët e Shqipërisë po e lavdërojnë Titosku-liroskun dhe po e përqeshin xhaxhi Enverin. Shihet qartë nostalgjia, jo vetëm për dy komunistët e përbetuar, por edhe për babën mbret AbdylmexhidHamitin, çelja zot sytë! Kemal Pasha nuk i dha leje të kthehet në Turki, dhe ai vdiq azil në Francë.Populli turk nuk lejoi të kthehet në Stamboll e as nuk i ngriti përmendore. Këta demokratet tonë shqiptar “mbretit tonë të dashur” Ahmet Zogu i ndërtuan përmendore midis Tirane. 

Në Shqipëri, kritikohet Enveri e lavdërohet Titua. Titua ishte i mirë, ndërsa Enveri i keq. Po thonë se Titosku-lirosku u paska pas dhanë shumë të drejta shqiptarëve të Kosovës. E di mixha Danse këta shqiptarët e Kosovës, këtu kishin shumë të drejta. Bile, shqiptarët kishin“të drejtë” të nxjerrin cunga pa pagesë, dhe të marrin drithë hua për bukë (me kamate, dihet) nga kooperativa. 

Nxirrnin cunga pa pare. I shndërruan në toka pjellore shumë lëndina e male të tyre, pa menduar asnjëherë se si po ia shkurtonin vetvetes çdo fije të jetës. Kur mund të siguronin punë ishte sukses. Kur mbetnin pa bukë, mund të merrnim kredi nga kooperativa, të cilën, nëse nuk arrinim ta kthenin me kohë, kredidhënësi (kooperativa-zadruga) ua merrte gjithë gjënë e gjallë. 

Komunizmi sllav tregoi mëshirë(rahmet) ndaj shqiptarëve të Kosovës. Këtë meshirë e ka pa me sy vet ky mixha Dan.

Pasi që kolonët serb ua kishin marr tokën e punueshme, komunistët, duke ditur këtë fakt menduan edhe “më mirë”. Partia ua mori gjithë kullosat dhe malet e afërta dhe fshatarët shqiptar, për të hapur, siç thuhej, toka të reja buke, mund të nxirrnin cunga dhe si shpërblim mund t’i merrnin për t’u ngrohur, pa paguar. 

Kështu, shqiptarët, ditën, mund të ngroheshin duke nxjerrë cunga, ndërsa natën, nga zjarri që ndiznin, po nga ata cunga, siguronin edhe ngrohje për gjithë familjen.“Marifetet dhe humanizmi” komunist nuk kishin fund. 

Partizanët thoshin hapur; “kemi luftuar për t’iu çliruar dhe ndaj jush po përdorim metoda humane të edukimit socialist”. 

Duke nxjerr cunga pa pagesë, filluan të krijoheshin edhe anekdota e legjenda për heronjtë e rinj të punës. Me krenari flitej se si “Mixha Dan, për një ditë ka nxjerrë katër metra kub cunga”. Gjatë pushtimit austro-hungarez, kur e kishin marr mixhën Dan “kulluk”, ai thyente nga tri metra kub gurë për një ditë. 

Komunistët po dukeshin më të mirë (më të sofistikuar) se kolonët. Ata po ua konfiskonin shqiptarëve edhe ato pak ara që u kishin shpëtuar rastësisht nga koha e krajlit serb. 

Mixha Dan dallohej edhe si punëtor i jashtëzakonshëm edhe mjeshtër. Ai mori epitetin e ekskavatorit (bagerit). 

Komunizmi, pasi ua mori edhe ato pak lëndina e kaçuba shqiptarëve, në emër të hapjes së tokave të reja, të cilat përgatiteshin për kooperativa, fshatarët më nuk mund të mbanin as edhe një dhi, e lëre më lopë, dele apo kuaj. Bile, mbajtja e dhive, qe ndaluar me ligj. Po t’i gjendej një dhi në oborr shqiptarit, ai mund te dënohej me rëndë, se për strehimin e ndonjë “armiku te popullit”, siç i quante pushteti gjithë ata që nuk i kishin ra “istikfa” luftës kundër sllavit. Filloi edhe përfshirja e pak fëmijëve nëpër shkolla, dhe për shmangie nga ky obligim, pasonin dënime me burg apo me të holla. Regjimi i ri rekrutoi rojtar fushe e mali, “polar” e “shumar”, të cilët brenda pak kohe, ua vunë lakun në fyt bashkëfshatarëve, duke i dënuar për çdo bagëti që rastësisht hynte në fushën e nacionalizuar nga pushteti i ri.

***

Derisa po hapeshin tokat e reja, regjimi, po ua “lehtësonte” jetën shqiptarëve autokton, duke ua marrë edhe ato pak sipërfaqe lëndina e shkurre, që u kishin mbetur nga kolonët. Kur vinte dimri, duheshin dru. Komunistet kishin menduar edhe për ngrohjen e fshatarëve gjatë dimrit. Askush nuk kishte guxim t’ia mësyj malit. “Shumarët”kishin autoritet mbretëror. Po ta zinte “shumari” fshatarin duke prerë dru në pyll, vaj halli për te. Po këta (shumarë e polarë) bëheshin shkas ngatërresash mes fshatarëve. Ka ndodhur që fshatarët të jenë rrahur apo edhe vrarë mes tyre për cunga, pse një lopë ka kullotur në pronën shtetërore apo pse një fëmijë ka marrë dardha të “derzhavës”. Për hapjen e tokave të reja u sollën makineri të rënda nga Rusia, të cilat rrotulluan me gjithë rrënjë edhe shkurret e fundit. Mixha Dan ende nuk kishte kuptuar, pse komunistët i ftuan fshatarët, për të nxjerr cunga pa pagesë, pikërisht me metoda humane.

Fshatarët, duke nxjerr cunga, mund të shpëtonin nga të ftohtit, njëkohësisht po pastroheshin fushat e reja pjellore nga çdo rrënjë e mundshme, ndërsa regjimi nuk po paguante asnjë dinar. 
Tokat e reja u vunë nën administrimin e kooperativave bujqësore. Në ato vende të pakta pune që po hapeshin,zakonisht u punësuan kolonë serbë. Brigadier,gjithmonëë ishte koloni serb, ndërsa për lopatë e kazmë, po dihet – Mixha Dan.

Mixha Dan shumë herë e kalonte kohën duke punuar edhe aso punësh të rënda, të cilat herë-herë nuk i kryente as ekskavatori (bageri).

Kështu,bashkëfshatarët kishin filluar ta thërrasin DanBageri.
Mixha Dan dallohej pikërisht atëherë kur shfaqej ndonjë pengesë për makinerinë ruse, e cila po hapte tokat e reja. Tash vjen Mixha Dan dhe hap rrugë, thoshin fshatarët. Bollduzherët rusë ia mësyn “Lisit të shtrigave”, por nuk arritën ta nxjerrin me rrënjë, por atë e nxori vetë mixha Dan. As lëvrimi i tokave te “Përronii dreqit” nuk kaloi lehtë. Edhe me këtë rast mixha Dan u ndihmoi bulldozherëve. “Sa i mirë është ky komunizmi, thoshte mixha Dan dhe qeshte me zë! A po shihni sesi, këta komunistat, po na i japin pa pare cungat! A e kini parë mixhën Dan sa cungat i ka nxjerrë, pëshpëritnin fshatarët tjerë? Punoni edhe ju si mixha Dan dhe do të keni cunga për dimër”.Propaganda serbo-komuniste e bënte të vetën. Tokat e reja që ishin hapur duhej punuar edhe për këtë u gjet një rrugë “humane” për ngrohjen e shqiptarëve autokton.
Megjithëse, nga toka që u kishte mbetur, shqiptarët asnjëherë nuk mund të siguronin bukën brenda dy të korrave. Edhe për këtë, regjimi i “dashur” kishte gjetur zgjidhje. Fshatarët mund të merrnin ca kilogramë kokrra misri hua për të paguar nga të korrat e reja me kamatë. Kështu ata po bëheshin të varur nga pushteti sllavo-komunist edhe për bukë. Korrej elbi, thekra apo edhe ata pak grurë pa u pjekur ende.

Shumëkush edhe sot mban mend të ketë ngrënë bukë me ngjyrë të gjelbër nga kokrrat e papjekura të drithit që ishin korr dhe bluar, pa u pjekur sa duhet.
Meqenëse mixha Dan kishte fuqi të madhe punëtore, duke punuar natë e ditë, nuk po ia dilte ta siguronte bukën. Shumë herë merrte drithë me kredi nga kooperativa. Duke ngarendur në radhë para ndërtesës së kooperativës, thoshte vet me vete: “Oj zadrugë (kooperativë); kur me keasish…e me asihq.. apet”.

Kur e merrnin ata pak drithë për bukë apo farë nga kooperativa, fshatarëve u dukej mirë dhe harronin krejtësisht vuajtjet dhe kamatën e lartë që duhej paguar. Pas të korrave, shumëkush nuk mund ta paguante as gjysmën e borxhit. Atyre qe nuk arrinin ta kthejnë borxhin, kooperativa ua merrte qoftë edhe lopën e vetme nëse e kishin rastësisht. Pas luftës së fundit, Mixha Dan i numëronte një nga një bejlerët, kolonët, komunistët, demokratët e kështu më radhë dhe gjithçka i dukej si “njashit”. “Demokratë ka pasur edhe në kohen e kralit”, i thoshte vetes. Plaku kishte filluar ta dallonte mirë togfjalëshin “metodat humane”. Shumë herë kooperativat sillnin farëra nga jashtë edhe pa asnjë test. Kur fshatarët nuk donin të merrnin farë për të mbjell me dëshirë, kooperativa i detyronte me masa “humane”. Dihej me emër e mbiemër kush sa sipërfaqe tokë ka. Komunistët e kooperativës nuk mendonin se a mund të kultivohet ndonjë kulturë, pa ditur asnjë nga kushtet e nevojshme. U detyruan fshatarët shqiptarë të mbjellin luledielli apo panxhar sheqeri, por edhe shumë bimë tjera, të cilat as nuk i njihnin se çka janë. Vetëm ata pak administratorë të kohës mund të kujtojnë (nga dokumentet e tyre) se çfarë kulturash bujqësore po detyroheshin të mbillnin, jo vetëm luledielli e panxhar, por edhe oriz e kafe. Edhe kur bujku nuk kishte sipërfaqe të mjaftueshme, fara që i ndahej, duhej të mbillej patjetër për kooperativën. Nëse u duhej fabrikave jugo-serbe lëndë e parë nga ndonjë kulture bujqësore, qoftë edhe e panjohur, ajo duhej të mbillej “me dëshirë” nga bujqit shqiptar në Kosovë.E dinte shumë mirë se çfarë po bënë Mixha Dan. Kur dikush përpiqej t’i thoshte se kështu më nuk shkon, plaku ia kthente: “Merre pak kazmën, nxirr cunga dhe e sheh si të ngrohet shpirti. Me këtë kazmë që e ka marue Zekë Kovaçi, siguron cunga edhe për një natë dimri”.“Këta, nuk na kanë çliruar badihava (kot)”, thoshte ngadalë mixha Dan. “Pasi na kanë çliruar, kanë drejtë edhe të na rrjepin të gjallë. Komunistët kanë ‘rahmet’. Bile edhe turku ka pasur ‘rahmet’, ‘ta merrte kalin, por t’i linte duçit’. Sa ishte krajli serb, edhe ‘kmeti’ i katundit, Dika kishte ‘rahmet’. Kur ishte koha e korrjeve, ai nuk i thërriste fshatarët për t’ia korrë grurin e tij. Fshatarët shkonin vetë te Dika, me burra e gra dhe ia korrnin grurin. Në mbrëmje, Dika nxirrte një dinar, kinse për të paguar së pari ‘renatarin’, por ai natyrisht nuk e merrte atë dinar, për të dëshmuar besnikërinë ndaj Dikës. -‘Jo, Diko, kemi ardhur për nder’, thoshte ai dhe ‘kmeti’ ia zgjaste po atë dinar, tjetrit korrëtar, por asnjëri korrtarnuk e merrte, duke pasur parasysh veprimin e ‘renatarit’. Kështu Dika edhe bënte nder, duke i ofruar dinarin secilit, (siç thoshin, ‘i ka lutur të gjithë’) dhe në fund e lëshonte lehtë dinarin në xhepin e tij, prej nga e kishte nxjerrë”.“Komunizmi ka dallim nga koha e krajlit”, thoshte heshtazi DanBageri. 
“Edhe komunizmi ka pasur ‘rahmet’ edhe pse nuk ta ofronte dinarin, por ama, cungat t’i jepte pa pagesë. I mirë është ky përvetësimi (privatizimi) se ”jemi kon mbushë haram” duke punuar nëpër fabrika, uzina, kombinate, kooperativa e miniera komuniste. Ato duhet të  përvetësohen(privatizohen) për t’ua ndërruar fenë. Kujt i duhen fabrikat e minierat komuniste? ‘Kush donë me u mbushë haram, i merr ato” , thoshte mixha Dan.“Në Shqipëri i prenë edhe ullinjtë pse ishin komunistë. Krejt po me duket si ‘njashit’ (njëjtë), vetëm diqysh po ma pështjellojnë, pse cungat  na i jepnin pa pare dhe kur i përmendin metodat humane” të edukimit socialist, fliste vetmeveti mixha Dan, pak pa vdekur. 

Kështu, në kohën e turkut u thoshin – toka e begut, në kohën e serbit – toka e kolonëve, në kohën e komunizmit – toka e kooperativës, ndërsa tash po e kthejnë në tokë të përvetësuar(të privatizuar.