Gazeta Nacional Albania

KTHIM I VËSHTIRË. Poezi nga TEUTA SHAQIRAJ

 

 

KU JE TI…!

Ku endesh ti, shpirti im i përkorë
ku je, ku je ti shpirti im i etur,
me ëndërrat e mpleksura
gjerë e gjatë
si flokët e Nimfes mbi ujra shpërndarë?

Në çdo vënd ku ti shkon e prehesh,
pranë muzës buzë tharë,
në çdo hap që t’shkel këmba
shpleksen e hapen si ujvarë.

Ky shpirti im in ndarë në dysh
Nimfen ka për mike t’vjetër
e limfa, klorofili im motak
Do mjaftonte edhe për dy jetë, patjetër.

 

 

POEZIA IME E PAFAJ

Në prehërin e poezisë, pafajsisht jam prehur
lumturisht ,si fëmijë në gjirin e nënës !
Kaq vite mërgimi e dimra të harruar
befas sython vargu, me brishtësinë e pranverës.

Në prehërin e poezisë kokën kam vënë,
si fëmijë çamarok me ëndërrat mes resh….
Luan rim’ e ndrojtur me vargun njomzak….
S’qenka e lehtë të prehesh, me vargun vrink në këmbë.

Në prehërin e poezisë ngroh enderrat e fjetura,
me eshken e mendimit si ushtar në rresht,
si re të ngarkuara marrin udhën vargjet
shiu i poezise derdhet ne cdo fletë…..

 

KTHIM I VËSHTIRË

Lashë jetën e zhurmshme dhe hapat e lodhur,
të lashë ty,
zë e melodi e sapo nisur.
Çuditërisht mes qiellit e detit
Labirinthin hap në rrugën e kthimit.

Mbetëm miturisht diku,
kredhur alfabetit të dashurisë,
c’shkronje e preku ëndrrën blu
perqafuar me zërat e natës?

Në syrin tënd lashë valët e trazuara
Lashë fjalët e pathëna në ajrin e nxehtë.
E mora udhën me ëndërrat e pergjumura
E ndjeva t’më xhvishte shpirti yt binjak.

Macerata,  e martë, ora16 :00

 

 

NË RIKTHIM TË DY

Ti je i gjithi brenda meje,
unë në ty, shkrirë në arterie.
Nga Afërdita vij, ti nga Marsi zbritur,
manjetikë graviteti, planetesh ngjitur.

Herë të ndarë, herë si dallgët e detit,
herë kredhur n’ëndërr, herë jashtë realitetit.
Herë një oaz, n’shkretëtirën e ndjenjave,
kredhur të përqafuar, si vallja e mjellmave.

E di se në ikjen time një ditë,
gjethe vjeshtake do t’jem,
në parvazin e zemrës sate.
Grimcë meteori do të zbres n’ajrin e ndezur,
të ngrohësh kujtimet gjatë udhës së mbetur.

Do të të lë për shumë kohë në pritje
symalluar,
drejt yjesive po të pres, nga patëm fluturuar.

 

UNË, DASHURIA E DETI

Nuk jam vetëm, këtë buzembrëmje
të fresket qershori,
jam unë, dashuria, pak fillim vere
e malli.
Përkundem e pergjumur nen tinguj e larget
vargu shkujdesur bie mbi reren e lagesht ….

Nuk jam vetëm këtë mbrëmje qershori ,
ndërsa syrin ma drodhi bishti i Arushes se madhe.
Valet lozonjare shpleksen lehtë
pa zhurmë,
me bregun përqafuar malluar dhe une

Mezi’ presin brigjet ,c’ashikë te perveluar
të luajnë përjetësisht me valet,
simfoninë e pambaruar.
Dallgë e valë zhuriten , n’dashurine e vjeter
malli seç i ndjek, nga njëri breg në tjetrin.

Zemra përcjell valët, me mijra tinguj
për ty,
pulebardhë e vetme, fluturon ulët
diku…..
Si vijëza pentagrami mbi det kjo
dritë e hënës,
përmallshëm pushojnë notat,
në këngët e zemres.

11 qershor

 

 

 

MBARSJE POETIKE

“Mendova që poezia ime pa emër
shkon e vjen pa u vënë re
pas gjurmëve të muzës që pret”

Me farëzen e poezisë u mbarsa në pranverë
e thitha me afsh gjithë aromat e prillit.
Ky dell i çmendur, me ledhatime e pa fre
shpirti i robëruar u feks,
si Uliksi për Çirçen

Se di sa sgjati kjo pritje e ëmbël…
Nga buzëmbremja e saponisur e vargut,
a, kur u ndje belbëzimi parë i agimit?
Hedh hapat e ndrojtur
poezia ime pa emër….

Unë, si Sara e Abramit me birin e premtimit
rrita ëndrrën me qumështin poetik të gjirit.
Edhe nëse më fshihesh nën eklipsin hënor
Pranë altarit të poezise po të pres,
muza ime e perkore.

 

 

LULJA E KUJTIMIT

Më zgjoi malli këtë mëngjes të
freskët
me britma kujtimesh si një luftëtar i
vjetër .
Në moshën këmbëzbathur më çoi mendimi i
ndrojtur
me zemrën ​ fergelluese e zërin e
mekur…..

Mall hallavitur, ndjesihollë e
mëndjebardhë ,
si ti përgjërohem kohës e ti them : Ndal !
Të shpalos jetëlibrin nga e fundit
faqe ! ?
A mund ti lutem dimrit të më sjellë
Një manushaqe ?

E malli shteg u bë , të hyje aty ku
nuk dua
e sytë e mi pikuar , lot malli mbushën
nje krua .
E Lulja e Kujtimit buiste atje në
fund,
si faqja e parë e librit që harresën
shkund .

 

 

MOSHA E DASHURISË

Dashuria ime e parë
dhe fundit
do të vijë si Doruntina
mbi flatra pëllumbi,
si ura që lidh dy brigjet e një lumi.
Në parvazin e malluar të pritjes ulet
me trokitje hapash emocioni
më përkulet.

Dashuria…
dhimbje e ëmbël e zjarrta dashuri.
Ç’aromë mirre
mes shkëndijash sysh ,vetëtimë.
E se zjarri fiket e mbetesh nën hi
ti prapë rilind si feniks i ri.
Të kuqtë e afshit ëmbëlsisht mbi buzë,
me ëndrrën e një nate vere zgjohem,
pa gjumë.

Vajzërisht buzëqesh
e kafene rrufis ngadalë.
Ëndërra shtriq krahët gjerë e gjatë
malli më kaplon për dashurinë e parë.
E fundit dashuri se di
në ç’lule vallë ka mbetur të thithë nektar….