Mëngjeseve nanuriseshit nën rrezet e diellit,
Kokën e mbulonit me shamitë e reve,
Buzët i lyenit me flakërimën e shkrepëtimave,
Të dyja si nuse nusëronit,
Edhe kur shi binte, harliseshit së larti,
Pasqyrë ju bëhej oqeani,
Flladi i erës ju përkëdhelte xhamat,
Dëbora ju qëndiste me lule të bardha,
Mijëra njerëz që mbanit në gjirin tuaj,
Perendesha kohësh moderne ju mbanin,
Dhe ju nazetonit nën vështrimet e njujorkezëve…
O kulla binjake!
Goditjen e përgjaktë terroristët barbarë jua dhanë,
Zemrën thellë ata jua zhbiruan,
Krahërori juaj zjarr zuri të vërshonte…
Rënkonit bashkë me ata mijëra fatgremisur brenda jush,
Si ata, skutave të shpirtrave tuaja të plagosur,
Ndihmë kërkonit,
Si ata, amanete linit, nëpër mesazhe telefonash,
Si ata, nga vdekja donit të shpëtonit,
Si ata i mbyllët sytë,
Si atyre, ju drodhën supet,
Si atyre, flaka ju shpërtheu kurmeve tuaja,
Si ata u përqafuat plot lot,
Në pluhurin e terratisur të dhëmbjes, u zhytët,
Si ata mbetët amsisht thellë kujtesës sonë,
O kullat binjake në Nju Jork!
KULLAT BIJAKE. Poezi nga Adelina Dadha, Michigan, SHBA

Dy mo tra ishit me njera-tjetren…
