E vërteta  në luftë  me gënjeshtrën. Poezi nga   Ilia S. Larti

 

 

Fuqia nuk vjen kurrë nga padrejtësia e urrejtja,

por nga më e dëshiruara duke zënë vend e vërteta.

E vërteta duhet pranuar e vërtetuar pa u tërhequr,

për t`i prerë rrugën mjaft njerëzve që veçse gënjejnë!

 

Ka njerëz që në fund mendojnë vetëm për fillimin,

por ka dhe njerëz të tjerë që mendojnë për fundin.

Sikurse ka dhe mjaft njerëz që dinë të reflektojnë,

madje ka dhe njerëz  të tjerë që s`ngopen me keqësinë.

 

Në jetë të mos lejojmë që të tjerët të tallet me ne,

tallja realizohet nga persona që janë të paaftë.

Duhet mbrojtur me shumë kurajë pafajshmëria,

kush do e bën, njeh anën morale e zbaton ligjin.

 

Kushdo e di se, djalli të ngjitet duke të bërë lajka..,

ai gjen hapësira ndaj dhe bëhet ustai i gënjeshtrës.

Ushqehet djalli me prapësi, gënjeshtra dhe ligësi,

por dihet se, qiriri nuk e ndriçon dot fundin e tij..!

 

Mendimet pozitive çlirojnë shumë energji dhe forcë,

rrisin entuziazmin dhe te të tjerët gjithë atë kënaqësi.

Të përfshirit nga emocionet, forcojnë sistemin imunitar,

qesh fytyra e zemra përcjell me kënaqësi veçse dashuri.

 

Të vërtetën e ndjek dhe e ushqen engjëlli me kënaqësi,

përbërësit e tij janë dashuria, mirësia dhe drejtësia.

Ai kënaqet me njerëzit humanë dhe shumë të vërtetë,

ata që s`ngopen me gënjeshtra shkojnë drejt e te djalli.

 

Ju thërret çdo herë engjëlli njerëzve të joshur nga djalli,

por ligësia dhe gënjeshtra i çon drejt joshjes symbyllurazi.

Rrugët e shkurtra drejt pangopësisë i rrëmbejnë lehtë,

qeshja iu ngrin kur shohin humnerën e djallin që i shtyn.

 

Disa të pa ngopur dhe aventurierë i bëri për vete djalli,

ju, ju tha: do të jeni në krye- e bota nën këmbët tuaja.

Atë që kini në dorë lëshojeni të shfarosni ata që vuajnë,

bota do të merret me ta e ju do të komandoni gjithësinë.

 

Po vuajnë njerëzit, zvarriten e shumë po nderojnë jetë,

shkojnë ku s`kthehen më, si nderon njeri rrezik infektimi.

Kush merr guximin ta ndali armikun e Zi kërcënohet me jetën,

por, korona virusi ka ndalur vallen dhe po numëron ditët.

 

Jeta normale..po afron se COVID-19-ta po heq shpirt..,

njerëzit si tradhtoi shpresa dhe dashuria për jetën.

Engjëlli me pasion e dashuri, gjunjëzoi virusin e zi,

që ushqehej nga djalli lajkatar e disa njërës gënjeshtarë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here