Në zemrën e Korçës, atje ku gurët e lashtë ruajnë kujtesën e brezave dhe flladi i maleve të juglindjes shqiptare sjell aromën e nostalgjisë, më 23 qershor 1994 lindi poetja Romina Selimllari. Megjithatë, fëmijëria dhe vitet e para të jetës së saj morën formë në fshatin piktoresk të Mollajt, i cili u bë streha e ngrohtë e ëndrrave dhe e formimit të saj shpirtëror.
Në atë mjedis të qetë e të mbushur me hijeshinë e natyrës, ajo nisi të kultivonte ndjeshmërinë e saj poetike, duke zbuluar dashurinë e pakufishme për bukurinë e peizazhit, thjeshtësinë fisnike të njerëzve dhe vërtetësinë e ndjenjave. Mes rrënjëve të thella të traditës dhe urtësisë popullore, Romina hodhi themelet e një bote të brendshme që do të mbetej përgjithmonë e veshur me ngjyrat e sinqeritetit dhe të humanizmit.
Romina Selimllari është një poetet e rralla të letërsisë shqipe, e cila lëvron poezinë e shkurtër të Dashurisë , atë që mund të quhet “Hajkun Dashuror,”. Mund të themi pa frikë se Poetja është mjeshtre e “momente të spikatura të përjetimit të ndjenjave”.
Në vitin 2009, rrjedha e jetës e çoi drejt Greqisë, për t’u vendosur në ishullin magjepsës të Kretës, ku vazhdon të jetojë edhe sot. Largësia nga vendlindja nuk e zbehu kurrë lidhjen e saj me rrënjët; përkundrazi, ajo ndërtoi një urë të padukshme, por të palëkundur, ndërmjet atdheut dhe horizontit të ri që i hapi jeta.
E udhëhequr nga një etje e pashuar për dije dhe vetë-përmirësim, Romina kreu studime dhe specializime në fushën e hotelerisë dhe turizmit, duke i pasuruar ato me trajnime të shumta në zhvillimin personal dhe profesional. Sot, ajo zotëron gjashtë gjuhë të huaja dhe ushqen një pasion të veçantë për fotografinë, letërsinë dhe artin fisnik të komunikimit njerëzor, të cilin e konsideron një nga urat më të bukura mes shpirtrave.
Prej më shumë se dy vitesh, ajo ushtron me përkushtim veprimtarinë e Trajneres Motivuese, e certifikuar nga programi “I’m Power”, nën udhëheqjen e Z. Avni Thaçi dhe Znj. Mimoza Thaçi. Përmes fuqisë së fjalës, përvojës së fituar dhe shembullit personal, Romina është shndërruar në një burim frymëzimi për këdo që kërkon të zgjojë potencialin e vet të brendshëm. Ajo i nxit njerëzit të besojnë tek vetvetja dhe t’i shndërrojnë pengesat e jetës në mundësi të reja për rritje dhe sukses.
Për të, dashuria, mirësia dhe mbështetja njerëzore nuk janë thjesht virtyte abstrakte, por shtyllat themelore mbi të cilat është ndërtuar udha e saj jetësore. Janë pikërisht këto vlera që i kanë dhënë forcën për të ecur përpara me dinjitet, qetësi shpirtërore dhe besim në dritën e së nesërmes.
Sot, ky udhëtim i pasur shpirtëror, intelektual dhe njerëzor materializohet në një dhuratë të çmuar për lexuesin. Me guximin e hapit të parë në botën e botimeve, Romina Selimllari prezantohet me veprën e saj të parë poetike, “Drithërimat e Dashurisë”, një libër që hap dritaret e shpirtit të saj drejt botës dhe fton lexuesin në një udhëtim emocionesh, meditimesh dhe ndjenjash të kthjellëta, të lindura nga thellësia e zemrës dhe e përvojës njerëzore.
Nga ROMINA SELIMLLARI
PËRSHKRIM DASHURIE
Si do e imagjinoja dashurinë
Si nje lule mes ferrave ne lëndinë
Që qëndron e vetme aty e frikësuar
E rrethuar mes gjembave ,
E teksa mendoja lulen e bukur
dhe lotët dot si mbaja
Sikur diçka të bëja, ta ndihmoja
Ta nxirja nga ai tmerr,
nga gjembat dhe paduka.
NË QIELL
Nga dashuria në diell u shtriva
Me kokën nga qielli fjeta gjatë
Nuk jam penduar që të dua
Edhe kam ndërmend të-të dua prap.
ART – DASHURIA ESHTE ART
Zjarri i dashurisë të çon ne qiell shumë lart
Kush do jetojë dashurinë
Në përjetësinë e të qenurit gjithmonë.
TË DUA
Ti je qenia më e bukur në botë
Ti je dora që me mban ngrohtë
Ti je gëzim që në zemër buron
Ti je dhurata që shpirti ma dëshiron!
SUKSESI
Ti mos ndalo rrugën tende gjej
Ti thjesht vazhdo ec dhe kokën mbrapa mos e kthej
Në atë rruge të gjate diçka do të gjesh
Ato çfarë ke dëshiruar gjithmonë do e kesh
Diçka që kurrë nuk e ke menduar
Nga ajo rruge e gjate ke për të fituar
DASHURI SHPIRTI
Sa u gëzova kur lumturia u derdh ne shpirtin tim
Ne momentin qe gjeta dashurinë
Si fllad ne pranvere
Dashuria po ma ngroh shpirtin kete here
Si diell që në mëngjes ndriçon
Të gjitha ndjenjat e shpirtit mi zgjon
Sa e bukur je moj dashuri
Uroj te-te provoje çdo njeri
PARISI
Sa bukur në Paris
aty ku dritat ndriçojnë gjithësinë
në çdo rrugë dëgjohet nga nje violine
Ne Paris ku dashuria është kudo
në çdo cicërimë zogu
në çdo mëngjes që zemrën ta zgjon
NR.8 NDJENJA SHPIRTI
Për ty ndjenjat mu zgjuan
Për ty qelizat mu lumturuan
Për ty të gjitha i kam ndjerë
Por ishte e kotë se nuk ta shpreha asnjëherë
Sikur të- të kisha thënë dy fjalë
Sa here të shoh ty zemra më ndal
Sikur ti shihja dhe njëherë atë sy
Do luftoja fort për të të pasur ty
LUMTURINË MA SOLLE TI
Ti solle lumturinë tek unë
Ma mbushe shpirtin përplot
Sytë më ndriçuan
dhe buzëqeshjen se fshihja dot
Doja te ecja livadheve plot bar
Me lule te ndryshme me ngjyra shumë
Doja te bërtisja dhe të tregoja
sa të lumtur ndjehesha
DASHURIA JONË
Ne atë stol ishim ulur ne te dy
Natyra kishte pemët dhe detin
Unë te kisha ty
Buzëqeshja jote plot dashuri
Me shkrinte shpirtin si qiri
Buzët e tua të ëmbla lehte flisnin disa fjalë
Jemi unë ti dhe nje natyre e rrallë
MAGNET DASHURIE
Nuk ishte rastësi por dashuri
Te shihja ty ne sy
dhe se bashku të bëheshim dy
Kurrë nuk e kisha menduar
Që do gjeja gjysmën e zemrës që kisha kërkuar
Kur pranë teje jam dhe zemra fort më troket
Është dashuria jote që me tërheq si magnet
NDJENJAT TONA
Në zemrat tona ndjenjat trokasin
Duam ti shprehim fort të bërtasim
Dashurinë që për ty kam ndjere
Ka qene e sinqerte dhe me vlere
Ah sikur duart fort ti bashkonim
Te linim çdo gjë mënjanë
dhe gjithçka të harronim
SHPIRTI I PASUR
Pasuri shpirti quaj dashurinë
Brenda në zemrën time tek gjej lirinë
Gëzim e lumturi, atje ku ndjej, ku jam
E bekuar që kam gjithçka të bukur.
JETA JONË
Se paku të kishim një jetë
që nuk shuhet, për lulëzon e qeshur
Jetuam apo nuk jetuam vërtet
ne nje bote me cinizëm veshur
Se fundmi të ishim të lumtur me gjithçka
Të shihnim një buzëqeshje tek vetja
Tek ti – tek ata në pafundësi
MOS QAJ
Mos qaj o zemër e vetmuar
Dikush nje dite ka për të – të dashuruar
O zemër e heshtur mos vajto
Kujto në botë një zemër të do
O shpirt plot plage dhe i lënduar
Një dite zemra jote do jetë shëruar
TË DASHUROJ
Nga dashuria në diell u shtriva
Me kokën nga qielli fjeta gjatë
Nuk jam penduar që të dua
Edhe kam ndërmend të-të dua prap


















