HAIKU
xxx
Nikaj- Mertur,
Këtu me lindi nena
një ditë mesqershori.
xxx
U çel syri i diellit,
krahina
zgjohet nga gjumi letargjik.
xxx
Akujt
në bjeshkët e Currajve
janë ngrirë hej.
xxx
Nikaj -Mërturi
pjesë e zemrës sime
Vere ne vendlindje.
xxx
bjeshkët piskasin
Vetmi
Gurra e kroit.
xxx
Ujëakull bore,
në bjeshkë e Nikajve,
Arome bjeshke.
xxx
Në një degëz boronice
Fluturat këndojnë haiku
Me lulebore.
xxx
Bleta thur fjongo
Në ditëlindjen time
Qershitë kuqloshe.
xxx
I bëjnë serenata
Djalit në ditëlindje
Si ortek bjeshke.
xxx
Vërshon haiku
Mbi fletën e bardhe
Shoh bjeshkët.
xxx
Gjakova-
Jete e pasosur
Ne Bjeshkët e Nemuna.
xxx
Çabrat!
Gjithë jetën të ëndërrova
Sot të shoh shkrumb e hi.
xxx
Kjo piramidë
Rrezuar ne qafe Morine
Jete e ndare përgjysmë .
xxx
Prarim dielli
Mbi kullën time me Mserr,
Visari ende fle.
xxx
Udhëve te botes
Me një copë bjeshke
Në gjak.
xxx
Nikaj-Mërtur
Ndjehem zog,
Ende pa lindur.
xxx
Korrik djegagur
Maja e Hekurave
Shkrin hekurin.
xxx
Eci drejt pavdekësisë,
Jezu Krishti
Udhërrëfyes i përjetshëm.
xxx
Mes librave të mi,
Një fletore me haiku
Rrinë pezull.


















