Gazeta Nacional Albania

KUR TË VISH, NJË SHEKULL MË VONË. Poezi nga Greta Kadare Teta

 

  1. VETJA DHE HIJA
E ka provuar ta shqyej veten
Ta hajë me dhembë
Ta grië si një pelhurë
E pa oreks ta përtyp
Por ajo vetja ka dhe hijen
I del perpara zemerdridhur
Pikon melhem ta gostis
E atëhere i vjen keq, o sa keq !
I dhimbset hija çuditerisht

Nuk ja duron lotët, kur i dridhen
E mërmërimat nis ja pi etshëm, pa frikë

Hija dhe heshtja të dyja
I luten, i luten,  oh i luten,
Udhës ë dhimbjes mos i braktisë

Ajo në njërën dorë mban fatin
E pa fuqishme ta flaki, ta degdisë
Fati ….. valvitet pafajsisht, flamurbardhë
E mungesës ja zë frymën me psherëtimë

Pastaj e gris prapë vetë,  ja shqyen lëkurën
e rishtaz me lëkurë e qëndis
Në nyje, çdo fundrresht e ngjit me një lot
Cdo fund ditë e puth,

Tani nuk ka dëshirë më …..jooo!

Fatin ta braktis…

 

 

 

  1. JE DHE TI MALLI IM….

 

Emrit tënd, do t’i vë mallit tim
Që vjen e më trazon keqaz

Unë pranë zjarrit ngrohur tani
Ti imazh, mes shkendijash aty brenda.

Mallit tim, në emer tënd i fola
Me frymë e gdhenda në hapsirë

Këmboi e u përgjigj
Je dhe ti malli im….

 

 

 

  1. VETJA DHE HIJA
E ka provuar ta shqyej veten
Ta hajë me dhembë
Ta grië si një pelhurë
E pa oreks ta përtyp
Por ajo vetja ka dhe hijen
I del perpara zemerdridhur
Pikon melhem ta gostis
E atëhere i vjen keq, o sa keq !
I dhimbset hija çuditerisht

Nuk ja duron lotët, kur i dridhen
E mërmërimat nis ja pi etshëm, pa frikë

Hija dhe heshtja të dyja
I luten, i luten,  oh i luten,
Udhës ë dhimbjes mos i braktisë

Ajo në njërën dorë mban fatin
E pa fuqishme ta flaki, ta degdisë
Fati ….. valvitet pafajsisht, flamurbardhë
E mungesës ja zë frymën me psherëtimë

Pastaj e gris prapë vetë,  ja shqyen lëkurën
e rishtaz me lëkurë e qëndis
Në nyje, çdo fundrresht e ngjit me një lot
Cdo fund ditë e puth,

Tani nuk ka dëshirë më …..jooo!

Fatin ta braktis…

 

 

  1. DESHI TA DIGJTE SI VETEN

 

E kish veç një fije flakë kur e fali
Deshi ta digjte si veten
Të ngrohte me të dhe një tjetër shpirt

ITAKA…. ajo e tëra e ishullt
Nisje e mbërritje pa asnjë kthim

Perëndimet i shihte cdo natë, syve
Dhimbje deri në lotin që ju ngri.

 

 

  1. KUR FIKET DRITË E SHPIRTIT

 

Kur më fiket dritë e shpirtit
Netëve trishtuar
Pres të gdhijë një tjetër ditë
Dhe pse ëndrra s’fjeti me mua
Përplas ditën si e çmendur
E lodh deri në skaj
Pa meshirë…
Vec të harroj…
Se do t’më vijë prap një tjetër  natë.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

  1. AJO SHUHET DUKE PIRË VESË ME EKS

 

Ish e tëra kredhur etje
Përvidhej pangopshmërisht mungesë,
Gjinjtë kështu të ftohtë, i lante ag
Me lakuriqsi puthte vetëm tokën
e ngopej jetë.

Bari i sapo korrur e ndjell
Pas verës,  në vjeshtë gjithmonë e deh
Zjarrin që kish kohë që  s’e shuante
E digjte duke pirë vesë me eks.

Lëkurën krejt zhveshur
Me mantel fryme e mbulonte
Bota mos e shihte derisa të shuhej
Ajo pinte dehej, lot e vesë jo verë.

Në dergjje të vetes
Lëngimi i kohës
Klithte

E ngjethte vetja
Në kah të vjeshtës
Kur shpirtin ja shkundte erë

Djajt, shpirtin ja kafshonin me dashje
E ja kështu

Shpinës i shkruan vrraga ikjet
I kane ikur stinet, vitet
Tërë koha, pa e matur njëherë
Edhe dashuritë në ikje
E kanë braktisur mes lotësh
Ndodh të ikë edhe nga vetja
Ndonjëherë.

Pikërisht atëherë kupton, është e gjallë

Pa grirë ka edhe një cop shpirt
Pa ngrirë ka ende gjak të bardhë
Pa mish e pa lëkurë vetëm frymë
Është e tëra kredhur në etje

Ajo shuhet duke pirë vesë me eks.
Është gjallë…

 

 

  1. KUR TË VISH, NJË SHEKULL MË VONË

 

Më nxit muzën çuditërisht
Unë endem pastaj paqtë
Ndër qiej me valë
Kërkoj të bëhem bohem si ti

Bohem, në pjesën e shpirtit të  mbetur  gjallë.

Kur të vish, një shekull më vonë
Një shekull më shumë
Do jem rrudhur, do jem thinjur
Në cep të buzës vetëm atje
Një frymë do mbaj ende pa humbur
Për të degdisur …

Në një oaz që shpesh, ëndrrës
Ti e ke shkelur, e ke dashur
Më gjeje atje, flisja me lulet
Mbi fustanin që trupit, brishtë mbaja veshur

Ty të pëlqente të më vështroje
Ti më vështron, e di ngahera
Eh, unë nuk jam e njëjta e ëndrrës
Bohem , gjesdis ëndrrave të tjera

Por ta kam premtuar
Cepin e buzës
Të kam premtuar shpirtin bohem
Do ta ruaj, ti e di….
Shekujve, sa mbi buzë mos bjerë më veë.

 

 

 

 

  1. UNË SHOH HIJEN TËNDE

 

Unë shoh përpara vetes
Hijen tënde
Dhe klith të të dua
Sërish.

Ti je kaq pranë, kaq brënda meje
Ma përkëdhel frymën
Por je veç hije
Dhe më mbulon trishtë.

Dhe ashtu trishtë më vjen nata
Me ledhatimet që nuk i prek
Unë qëndroj në anë të ëndrrës
Ajo tjetërkund po më tërheq.

 

 

  1. DASHURITE E FERRIT KISHIN VETEM FRYMË

 

Kur gjesdis ferrit, atje
Gjithë shpirtrat ishin të dehur
Dinin të flisnin pa fund
për dashurinë
Ti vetëm ndjeje.
Lëre udhën e damarëve të lirë !

Dëgjova zërin e ferrit, më thosh
Kur më trokiste shpirtin,

Ajo që kish kapluar
Të gjitha kohërat
E pafajsisht
ndodhej në ferr

Atje mes dehjeve
të mijra shpirtrave
Dashuri ndjente, ferr o ferr !

Mbështeti kokën
Në gjoks të zjarrit
Trokthin e zemres
nis e ndjen

Frymën e ka të sajën akoma
Nuk e merr borxh
Kurrë dhe në ferr.

Athëre dashuria në ferr është edhe e saj
Një zemër ta prek me duar, butë

Dashuruar

Ta shtrengoj sa të ndjej gishtërinjve
Linf të ngrohtë, që i derdhet në grusht

Pi dehet aty në gjak të bardhë
Mbush dhe fal grimca frymë njëherësh

Dashuritë e ferrit kishin vetëm frymë
Të gjithë shpirtrat në ferr ishin

Të dehur.

 

 

 

 

  1. SHPIRTIN S’MA NJOHE KURRË

 

Shpirtin s’ma njohe kurrë
Nuk gjete në atë lëndinë
Asnjë lule për vete.

Ç’pe e ç’shkele,
Nuk t’u dhimbsen kurrë
Harrove edhe ëmbelsinë
Ku deshe, u trete

Këmbëgurë, dogje gjithë ndjesitë
Me zjarr ferri shkele ç’preke
Si nuk t’u dhimbs ai shpirt
T’u fal ndër gjunjë
Si munde ta lëndoje një plagë
Në gjumë e endje.

 

 

 

 

  1. SOT ENKAS HUMBE

 

Sot enkas humbe?

Te ndjeja mall
Ta vesh në provë
Këte zemër

 

Dhe ti e di
Do të pres gjatë

Ndoshta me pritjen
Do të jem gjithë jetën

Ti enkas humbe!
Malli të të tresi
Me heshje e pritje
Të kërkoj udhë
E ti enkas humb…

Të therras në emër
Ndër jehona qiejsh
Të gjejë gjithkund .

 

 

  1. NË PËRHUMBJE HESHTJESH

 

Ëndërr që përkund netët vetëm
Në metastaza dhimbjeje, melhem

Preket mishi, gjaku prehet
Në përhumbje heshtjesh
Ndjehet i njëjti refren

Ti endje hapsirave krahflatra
Në errësirën e dritës që ther

Ëndërr, bukuri e netëve të gjymta
Metastazë parajse ku ndjehet ferr.

 

 

 

 

  1. U KRRUSE BABA

U krruse baba ,u krruse
Ky vit rëndoi mbi ty sa një shekull
Në shpirt të hodhi një dhimbje
Por ndjej, të shoh që ti nuk jepesh
Të shoh ndan zjarrit të thyer
Në pritje të një malli të shtuar.

U krruse baba u kërruse
Ndjej si të dridhen duart
Gëzoj të kam pranë
Më dhemb tek të shoh
Ta lexoj në sy gjithë c’të theri
Kjo vjeshtë të bëri thërrime
Në krrusjen tënde e ndjej
Dhe zemra si duart të dridhet
Me zë e zjarr ta gëzoj gjithë ç’ke
Ti kërrusur vështron zjarrin heshtur
Në pritje të mallit që djeg
Fillon kuvendon veç me qiellin
Për zemrën e lodhur në pritje
Rrebeshit do ja lypja ylberin
Më dhemb e të dua kaq fort
Të dua dhe për yjet e qiellit.

U krruse baba u krruse
Këtë vit sa mijëra shekuj.

 

 

  1. TE KAM DASHUR  FAT
A më ke parë duke qarë?
Kur thyhesha qelizave, a më ke pare?
Dhimbjet kur më bënin kruspull
I përplasja brenda shpirtit
Gjithë tallazet eh …!

A më ke parë

C’formë merrja

Ç’ngjyrë më merrte dhimbja…

 

 

Fat

Dhe nuk të kam braktisur

Të kam dashur
Kur kam pirë lotët me eks
E jam dehur me rrebesh
Më ke parë

Fati im?

Dhe jam endur zemerthyer,
Vetja kur më ka zhgënjyer
Diell puthja pa takuar

 

E vrapoja pa vrapuar
Ty të shtrengoja në duar

Fati im.

Se e besoja  ka një dritë

Krejt pa mund nuk ti ter sytë

Krejt pa mund as nuk e gjen
Parajëferrin që thirret jetë

Fati më ke parë !

 

Frymë pa kusht po të fal

 

  1. MOS U TUT TË MË DUASH

Dhe në më është e ëmbël
Puthja jote
Mbi ballë melhem e zjarr
Në buzë
Mos u tut fort të më duash
Do të dua ku nuk shihet fund

Në të çara plagësh, se dritë
Më vjen
E thellë fundshpirtit të shoh
Në muzg
Mos u tut fort të më duash
Deri në dhimbje do të dua unë

Të dlirtë në e paç shpirt, u mbytsha
E mbytur frymes të të ndjej

Mos u tut, fort të më duash
Do të dua edhe atëherë
Kur më të mos jem.

 

 

 

 

 

 

 

  1. PËR T’U RIBËRË
Pikërisht atëherë,
Thërmonte veten me duar
Nga grimcat e thyera
Po me frymë të saj bëhej baltë

Pse kështu?
Pyeste thellësitë
Përtej vetes

Duhet të thyesh, për t’u riberë prapë e prapë…..

 

 

 

  1. SHPIRT ZOGU

Nuk e kam ditur
Si të zogut e paskam shpirtin
E si flatrat e tij krahët i ndjej
Këto pika shiu në qiell të fytyrës sime
Më nxitën t’ju tregoj e jo t’ju rrëfej
Për diellin e syve që thanë vajin e jetës.

 

T’ju tregoj këtë zog, që në dritare më vjen
Sa e sheh shiun në qiellin e syve të mi
Pi ngopet fort e kënges ja merr.

 

 

 

 

 

 

  1. DESHI TA DIGJTE SI VETEN

 

E kish veç një fije flakë kur e fali
Deshi ta digjte si veten
Të ngrohte me të dhe një tjetër shpirt

ITAKA…. ajo e tëra e ishullt
Nisje e mbërritje pa asnjë kthim

Perëndimet i shihte cdo natë, syve
Dhimbje deri në lotin që ju ngri.

 

 

  1. KUR FIKET DRITË E SHPIRTIT

 

Kur më fiket dritë e shpirtit
Netëve trishtuar
Pres të gdhijë një tjetër ditë
Dhe pse ëndrra s’fjeti me mua
Përplas ditën si e çmendur
E lodh deri në skaj
Pa meshirë…
Vec të harroj…
Se do t’më vijë prap një tjetër  natë.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

  1. AJO SHUHET DUKE PIRË VESË ME EKS

 

Ish e tëra kredhur etje
Përvidhej pangopshmërisht mungesë,
Gjinjtë kështu të ftohtë, i lante ag
Me lakuriqsi puthte vetëm tokën
e ngopej jetë.

Bari i sapo korrur e ndjell
Pas verës,  në vjeshtë gjithmonë e deh
Zjarrin që kish kohë që  s’e shuante
E digjte duke pirë vesë me eks.

Lëkurën krejt zhveshur
Me mantel fryme e mbulonte
Bota mos e shihte derisa të shuhej
Ajo pinte dehej, lot e vesë jo verë.

Në dergjje të vetes
Lëngimi i kohës
Klithte

E ngjethte vetja
Në kah të vjeshtës
Kur shpirtin ja shkundte erë

Djajt, shpirtin ja kafshonin me dashje
E ja kështu

Shpinës i shkruan vrraga ikjet
I kane ikur stinet, vitet
Tërë koha, pa e matur njëherë
Edhe dashuritë në ikje
E kanë braktisur mes lotësh
Ndodh të ikë edhe nga vetja
Ndonjëherë.

Pikërisht atëherë kupton, është e gjallë

Pa grirë ka edhe një cop shpirt
Pa ngrirë ka ende gjak të bardhë
Pa mish e pa lëkurë vetëm frymë
Është e tëra kredhur në etje

Ajo shuhet duke pirë vesë me eks.
Është gjallë…

 

 

  1. KUR TË VISH, NJË SHEKULL MË VONË

 

Më nxit muzën çuditërisht
Unë endem pastaj paqtë
Ndër qiej me valë
Kërkoj të bëhem bohem si ti

Bohem, në pjesën e shpirtit të  mbetur  gjallë.

Kur të vish, një shekull më vonë
Një shekull më shumë
Do jem rrudhur, do jem thinjur
Në cep të buzës vetëm atje
Një frymë do mbaj ende pa humbur
Për të degdisur …

Në një oaz që shpesh, ëndrrës
Ti e ke shkelur, e ke dashur
Më gjeje atje, flisja me lulet
Mbi fustanin që trupit, brishtë mbaja veshur

Ty të pëlqente të më vështroje
Ti më vështron, e di ngahera
Eh, unë nuk jam e njëjta e ëndrrës
Bohem , gjesdis ëndrrave të tjera

Por ta kam premtuar
Cepin e buzës
Të kam premtuar shpirtin bohem
Do ta ruaj, ti e di….
Shekujve, sa mbi buzë mos bjerë më veë.

 

 

 

 

  1. UNË SHOH HIJEN TËNDE

 

Unë shoh përpara vetes
Hijen tënde
Dhe klith të të dua
Sërish.

Ti je kaq pranë, kaq brënda meje
Ma përkëdhel frymën
Por je veç hije
Dhe më mbulon trishtë.

Dhe ashtu trishtë më vjen nata
Me ledhatimet që nuk i prek
Unë qëndroj në anë të ëndrrës
Ajo tjetërkund po më tërheq.

 

 

  1. DASHURITE E FERRIT KISHIN VETEM FRYMË

 

Kur gjesdis ferrit, atje
Gjithë shpirtrat ishin të dehur
Dinin të flisnin pa fund
për dashurinë
Ti vetëm ndjeje.
Lëre udhën e damarëve të lirë !

Dëgjova zërin e ferrit, më thosh
Kur më trokiste shpirtin,

Ajo që kish kapluar
Të gjitha kohërat
E pafajsisht
ndodhej në ferr

Atje mes dehjeve
të mijra shpirtrave
Dashuri ndjente, ferr o ferr !

Mbështeti kokën
Në gjoks të zjarrit
Trokthin e zemres
nis e ndjen

Frymën e ka të sajën akoma
Nuk e merr borxh
Kurrë dhe në ferr.

Athëre dashuria në ferr është edhe e saj
Një zemër ta prek me duar, butë

Dashuruar

Ta shtrengoj sa të ndjej gishtërinjve
Linf të ngrohtë, që i derdhet në grusht

Pi dehet aty në gjak të bardhë
Mbush dhe fal grimca frymë njëherësh

Dashuritë e ferrit kishin vetëm frymë
Të gjithë shpirtrat në ferr ishin

Të dehur.

 

 

 

 

  1. SHPIRTIN S’MA NJOHE KURRË

 

Shpirtin s’ma njohe kurrë
Nuk gjete në atë lëndinë
Asnjë lule për vete.

Ç’pe e ç’shkele,
Nuk t’u dhimbsen kurrë
Harrove edhe ëmbelsinë
Ku deshe, u trete

Këmbëgurë, dogje gjithë ndjesitë
Me zjarr ferri shkele ç’preke
Si nuk t’u dhimbs ai shpirt
T’u fal ndër gjunjë
Si munde ta lëndoje një plagë
Në gjumë e endje.

 

 

 

 

  1. SOT ENKAS HUMBE

 

Sot enkas humbe?

Te ndjeja mall
Ta vesh në provë
Këte zemër

 

Dhe ti e di
Do të pres gjatë

Ndoshta me pritjen
Do të jem gjithë jetën

Ti enkas humbe!
Malli të të tresi
Me heshje e pritje
Të kërkoj udhë
E ti enkas humb…

Të therras në emër
Ndër jehona qiejsh
Të gjejë gjithkund .

 

 

  1. NË PËRHUMBJE HESHTJESH

 

Ëndërr që përkund netët vetëm
Në metastaza dhimbjeje, melhem

Preket mishi, gjaku prehet
Në përhumbje heshtjesh
Ndjehet i njëjti refren

Ti endje hapsirave krahflatra
Në errësirën e dritës që ther

Ëndërr, bukuri e netëve të gjymta
Metastazë parajse ku ndjehet ferr.

 

 

 

 

  1. U KRRUSE BABA

U krruse baba ,u krruse
Ky vit rëndoi mbi ty sa një shekull
Në shpirt të hodhi një dhimbje
Por ndjej, të shoh që ti nuk jepesh
Të shoh ndan zjarrit të thyer
Në pritje të një malli të shtuar.

U krruse baba u kërruse
Ndjej si të dridhen duart
Gëzoj të kam pranë
Më dhemb tek të shoh
Ta lexoj në sy gjithë c’të theri
Kjo vjeshtë të bëri thërrime
Në krrusjen tënde e ndjej
Dhe zemra si duart të dridhet
Me zë e zjarr ta gëzoj gjithë ç’ke
Ti kërrusur vështron zjarrin heshtur
Në pritje të mallit që djeg
Fillon kuvendon veç me qiellin
Për zemrën e lodhur në pritje
Rrebeshit do ja lypja ylberin
Më dhemb e të dua kaq fort
Të dua dhe për yjet e qiellit.

U krruse baba u krruse
Këtë vit sa mijëra shekuj.

 

 

  1. TE KAM DASHUR  FAT
A më ke parë duke qarë?
Kur thyhesha qelizave, a më ke pare?
Dhimbjet kur më bënin kruspull
I përplasja brenda shpirtit
Gjithë tallazet eh …!

A më ke parë

C’formë merrja

Ç’ngjyrë më merrte dhimbja…

 

 

Fat

Dhe nuk të kam braktisur

Të kam dashur
Kur kam pirë lotët me eks
E jam dehur me rrebesh
Më ke parë

Fati im?

Dhe jam endur zemerthyer,
Vetja kur më ka zhgënjyer
Diell puthja pa takuar

 

E vrapoja pa vrapuar
Ty të shtrengoja në duar

Fati im.

Se e besoja  ka një dritë

Krejt pa mund nuk ti ter sytë

Krejt pa mund as nuk e gjen
Parajëferrin që thirret jetë

Fati më ke parë !

 

Frymë pa kusht po të fal

 

  1. MOS U TUT TË MË DUASH

Dhe në më është e ëmbël
Puthja jote
Mbi ballë melhem e zjarr
Në buzë
Mos u tut fort të më duash
Do të dua ku nuk shihet fund

Në të çara plagësh, se dritë
Më vjen
E thellë fundshpirtit të shoh
Në muzg
Mos u tut fort të më duash
Deri në dhimbje do të dua unë

Të dlirtë në e paç shpirt, u mbytsha
E mbytur frymes të të ndjej

Mos u tut, fort të më duash
Do të dua edhe atëherë
Kur më të mos jem.

 

 

 

 

 

 

 

  1. PËR T’U RIBËRË
Pikërisht atëherë,
Thërmonte veten me duar
Nga grimcat e thyera
Po me frymë të saj bëhej baltë

Pse kështu?
Pyeste thellësitë
Përtej vetes

Duhet të thyesh, për t’u riberë prapë e prapë…..

 

 

 

  1. SHPIRT ZOGU

Nuk e kam ditur
Si të zogut e paskam shpirtin
E si flatrat e tij krahët i ndjej
Këto pika shiu në qiell të fytyrës sime
Më nxitën t’ju tregoj e jo t’ju rrëfej
Për diellin e syve që thanë vajin e jetës.

 

T’ju tregoj këtë zog, që në dritare më vjen
Sa e sheh shiun në qiellin e syve të mi
Pi ngopet fort e kënges ja merr.