Gazeta Nacional Albania

KURRË NUK DO TA KUPTOJ. POEZI NGA GORDANA SARIĆ, MALI I ZI

GORDANA SARIĆ

KURRË NUK DO TA KUPTOJ

Nga unë del dashuria si një zog i zjarrtë
dhe flakën e saj e bart nëpër qiellin e buzëqeshur,
thith butësinë e dritës së hënës dhe ngrohtësinë e diellit —
dhe kjo është ajo që më duhet në jetë.
Kurrë nuk do t’i kuptoj grindjet,
mosmarrëveshjet e pakuptimta,
konfliktet absurde dhe ndarjet mes njerëzve,
kur koha harxhohet për gjëra të pavlera
e kemi vetëm një jetë të shkurtër për të jetuar.
Mijëra pyetje më jehonin në shpirt:
pse nuk e jeton secili jetën e vet
të gëzohet për mikun dhe të lulëzojë në bukuri,
të kënaqet në buzëqeshje, në diell dhe në dashuri?
Pse të merremi me jetën e të tjerëve
kur ka aq shumë butësi në një shpirt plot shkëlqim,
aq shumë mall në sytë magjik
dhe aq shumë magji në ngrohtësinë e një përqafimi?

Perktheu nga anglishtja: Mujë Buçpapaj