Site icon Gazeta Nacional Albania

METAMORFOZA E ËNDRRAVE. Poezi nga   Abdel Latif Moubarak,  Egypt. Përktheu nga anglishtja: Dr. Mujë Buçpapaj

METAMORFOZA E ËNDRRAVE

 

 

 

Po mbledh fytyrat e njerëzve

në thesarin e marrëzisë,

duke gdhendur në fustanin tim të varfër

një këngë, një lutje të heshtur.

 

I shtoj ngjyra krijimit,

për të thurur një metamorfozë,

njëra pas tjetrës,

duke i bërë jehonë thellësive të lumturisë.

 

Unë jam ëndrra juaj,

o njerëz të arsyes,

një kusht i mbështjellë me habi,

sytë që shikojnë drejt të nesërmes.

 

Rrugët janë të zbrazëta,

zemrat të shtrira,

të shkelura nga pesha

e dyshimit të heshtur.

 

Përshtatem me madhësinë,

duke banuar një paaftësi,

e dukshme për të gjithë,

lakuriqësia ime, brishtësia ime.

 

Këmbët e mia janë gozhduar

në faqen e trotuarit,

vitrina të trishtimit,

ku shpresa ndihet e dobët.

 

Ndonjëherë psherëtin,

dhe ndonjëherë zbutet,

ëndrra juaj, o njerëz të fjalëve,

është më e ëmbël, por shpesh e harruar.

 

Sepse unë jam ai që endet,

a po enden njerëzit me mua?

Një dervish në një rreth,

i humbur në një kujtim.

 

Dal, shpirti im derdhet,

ndërmjet rreshtave të tij, telat

e mallit për rrobën e shenjtërores,

dhe bekimet që sjell dashuria e vërtetë.

 

Fjetën mbi supet e kohës,

dëshmi e çasteve të ndërthurura,

shenja shkëmbimi,

një mrekulli ende për t’u gjetur.

 

 

 

 

ÇATITË E SHTËPIVE

 

Ajo hedh një vështrim nga dritarja e zemrave tona,
Dhe zbret nëpër shtigjet që kanë pirë
Nga burimi i saj, tregimet.
Mbi një mijë civilë që luten,
Dhe mijëra fytura, jehona e të cilave
Janë çatitë e shtëpive.

Vaji i tyre ende i përqafon,
Dhe i mbledh,
Një milion lutje,
Përveç asaj që s’mundi ta përfshijë.

 

Dhe ti, që je asket në burgun tënd, duke pritur
Një rreze drite,
Vetëm për të ledhatuar ballin tënd.
Lidhja e kërthizës midis teje
Dhe atdheut,
E di që ti i kapërcen lotët,
Dhe çan gjoksin për qytetet,
Që jeta të hyjë në to,
E lirë nga errësira e zymtë që ngjitet
Në çdo mur që fantazma e heshtjes
E ka rrënuar.

 

Këto janë mijëra fytura, jehona e të cilave
Janë çatitë e shtëpive.

 

Exit mobile version