Nga Minella Kureta ( Mjeshtër i Madh)
Mbi popujt që kaq shumë i donte ,
Vuri shpirtin e saj sa bota.
Mbi ballin, duart e çdo foshnje,
Mbështeste buzët e saj të ngrohta.
Me emrin Gonxhe Bojaxhiu,
Zbriste si shenjt Nënë Tereza.
Mbi çdo trishtim, dhëmbje njeriu,
Mbyllte çdo plagë, ringjallte shpresa.
Paqen, shërbesat i kish të shenjta,
Mbi çdo mjerim, çelte vegime.
Ndër mijra jetë, ndizte kaq zemra,
Që mos kish kurrë dëshpërime.
Ky engjëll me krahë- pëllumbi,
Që jetën shkriu për njerëzimin.
Hyjni që dhimbje shëroi sa mundi,
Dhe mbeti Shenjt për humanizmin.
Me forcën e ndjenjës hyjnore,
U ngrit në Tempull i Krishterimit.
Me madhështinë njerëzore,
Mbeti simbol i Shqipërimit.
Lutjen e fundit nga Kalkuta,
Ja nisi vendthit ku la rininë.
Me zë, me shpirt u lut e urta,
” O Zot, bekoje Shqipërinë ” !!
Ky shenjt i paqes dhe lirisë,
Kjo misionare e madhe e kohës
Mbeti simbol i dhëmbshurisë,
Një Shënjtëri e Madhe e botës..

