Site icon Gazeta Nacional Albania

MY MILF. Tregim nga Konstandin Dhamo

 

Atë gruan, që i kalonte thuajse çdo mëngjes përgjatë trotuarit me manjolia, poshtë ballkonit të tij,kur ai dilte të pinte kafenë më nge, kishte kaq ditë që po e mendonte ta ndalte ; ta ndalte, dhe,të provonte të arrinte një lidhje me të, po po…

I ndiqte ecejaket e kalimtarëve që nga ballkoni dhe, veç kur ia behte ajo …

Ç’të ishte vallë ?A duhej të mësonte patjetër diçka rreth saj,para se të kuturiste ta ndalte kinse rastësisht ?  Për shembull: ç’moshë kishte , a ishte e martuar, ç’profesion ushtronte, nëse vazhdonte ende të punonte, ku shkonte e ca të tjera si këto…

Por ndoshta i dilte më mbroth ,nëse nuk merrte vesh fillimisht kurrgjë për të dhe, t’ia këpuste në tym, kur ta sillte rasti të takoheshin me njëri – tjetrin…

Në përgjithësi, ai ngjiste fort tek femrat, madje krejt natyrshëm e pakuptuar, ndoshta edhe ngaqë nuk u shkaktonte asnjë lloj stepjeje apo shqetësim, kur përafrohej ; mëse një herë i kishte qëlluar edhe të krijonte intimitet të njëmendtë me një femër që në takimin e tyre të parë. Por, hehe, kishte provuar edhe të kundërtën : ta refuzonin pra, prerazi me shpërfillje…

Po kështu mund ta refuzonte edhe ajo gruaja, të cilën e pikaste kur ajo përshkonte trotuarin me manjolia !

Epo, fundi i fundit, punë e madhe ; ai një aventurë të re kishte nevojë të niste.Në jetë ishte lidhur me femra nga më të ndryshmet  e nga më të fandaksurat,aqsa në ndonjë rast kishte mbetur pa mend prej sjelljeve dhe,  kërkesave të tyre të mbrapshta !

Por sot, kur ai i kishte lënë pas të dyzetat,mund të pohonte me gojën plot se,i preferonte njëlloj si femrat injorante, injorante në kuptimin më të gjerë të kësaj fjale, ashtu si edhe të arsimuarat, të cilat lexonin e studionin vazhdimisht, ndonëse këto të dytat, ndryshe nga të parat,ishin më të shtirura, më të pasigurta në hapat që hidhnin përpara dhe, shpesh edhe me të trembura nga jeta …

Dale…

Ajo ishte e shëndoshë, por me bel të theksuar pjerrtas,apo të këputur,siç ligjërohej në fjalorin tonë erotik, çka bënte që t’i binin më ndjellshëm në sy bythët e mëdha , të harkuara dhe të përpjeta, mesa dukej edhe  ngaqë mbante ngaherë këpucë apo sandale me taka tepër të larta. Flokët e shkurtër dhe të verdhë i shkëlqenin, teksa nga buzët e lyera me të kuq të çelët, i ravijëzohej një buzagaz i përhershëm, si t’ishte edhe ai i përftuar nga mejkapi i radhës…

Mirë,mirë,le të mos mësonte asgjë fillimisht rreth saj, por sakaq patjetër që ishte bërë kureshtar të dinte se ku banonte ,larg shtëpisë së tij, apo gjithsesi diku rrotull saj ?

Sikur nuk të linte përshtypjen se , përshkonte një udhë të gjatë gjersa mbërrinte përpara ballkonit të tij ? Mos kishte jetuar vite e vite të tërë jashtë,si fjala vjen në Europë apo n’Amerikë, si shumica dërrmuese e shqiptarëve pas Komunizmit, dhe ja një ditë, ashtu e përmbytur nga nostalgjia, apo kushedi për ç’arsye tjetër ishte kthyer n’atdhe ?

Eh, do të mësonte gjithçka për të , por sidoqoftë, ai që tashmë mund të pohonte se,ajo në paraqitjen e saj se ç’kishte diçka si të atyre që sjellin nga jashtë një lloj shkujdesjeje në mënyrën sesi vishen e mbahen, apo edhe sesi sillen me njerëzit ; dhe, kërkojnë më tepër privatësi..

Mirë bëjnë, ndonëse të paktë janë ata që kanë përvetësuar skrupuj qytetarie…

Ku shkonte pra, mëngjeseve, thuajse në të njëjtën orë,çdo herë në këmbë dhe, e pa shoqëruar ? Në punë ? Jo or jo,ç’punë ?Kështu të stisura e të stolisura veçse sekretaret kanë privilegjin të venë në punë, pa bërë madje as edhe një hap në këmbë. Kurse gruaja që kundronte ai nga lart i përqëndruar, ishte ndoshta te të gjashtëdhjetat ? Por lypsej t’ia këqyrte edhe sytë në një moment, kur t’i hiqte syzet e diellit. Ah,ah,kishte edhe një gjoks të rëndë,që i zbardhte lëbyrshëm në atë dekoltenë bujare…

Boll me hamëndësime dhe komente ;  gjithçka do të saktësohej me të realizuar takimin e tyre të parë…

Mori filxhanin e kafesë nga ekspresi në kuzhinë dhe, me të në dorë iu afrua ballkonit ; ah si do t’i çeleshin sytë sapo ta gjerbte atë kafen e parë të ditës, të cilën e përgatiste me nguti e me qejf n‘atë ekspresin që shfrynte hareshëm !

Ngjeshi karrigen pas parvazit të ballkonit dhe, hodhi vështrimin në rrugë, të cilën nuk e gjeti si përherë,ashtu të pikturuar nga akuareli  me hijedritë drithëruese, ngaqë dielli nuk e kishte kapërcyer ende digën e pallatit shumëkatësh, i ngritur rishtaz ca më tutje…

Atëherë u ndërmend se, kishte dalë në ballkon,ndoshta njëzet minuta me shpejt se zakonisht ; e si të ndodhte ndryshe, përderisa nuk mundi të rrinte më gjatë në shtrat, pas një gjumi që e kishte zënë me hope ?

Eh, duhej t’i përfundonte patjetër gjer të premten tri tablontë, të cilat, miku i tij, një biznesmen tipik shqiptar, domethënë vanitoz dhe njëherësh dorështrënguar, do t’i vinte pranë e pranë, në të njëjtën faqe muri, te holli i madh i vilës së tij të re të sapopërfunduar , atje në Pogradec, diku pranë Liqenit…

Do të zhvillohet një ceremoni e njëmendtë përurimi, e kishte sqaruar me këtë rast miku i tij biznesmen ( por jo ende një oligark, ngasa dinte së paku ai…) do të ketë pra, dhe të ftuar ndër të cilët edhe zotrote dhe ,te shkallët e jashtme prej guri të latuar ,do të thyejmë një shishe shampanjë, ashtu siç e thyejnë edhe tek e përplasin mbi bashin e një anijeje,para se ajo të nisë lundrimin e parë; si, a u ther ndonjë dash kur u hodhën themelet e vilës ? Jo ore, çne, iku koha e kurbanit të deshëve, piktori im i madh ! Kështu pra, dhe më pas të ftuarit do të urdhërojnë mes duartrokitjeve brenda për të shijuar një drekë speciale…

Ishte e martë dhe, gjer të premten në mesditë, duke i vënë njëra pas tjetrës në telajo do t’i përmbyllte tablotë se s’bën ; tre peizazhe lirikë ishin të shkretët dhe, nuk kishte mbetur ndonjë punë kushedi se çfarë për t’i mbyllur.

Ashtu siç e kishte porositur miku i tij, te njëra tablo kishte pikturuar pemë të praruara përplot gjethe vjeshte, abazhurë me dritë opake ndanë trotuareve dhe kalimtarë që shëtisnin ; te tjetra pikasnin në sfond ca ndërtesa të ulëta , me fasada ngjyrokër, para dritareve të të cilave, pemët e kumbullave të kuqe ndrisnin nga lulet.E treta ishte një tablo melankolike dimri, krejt n’argjend, me pemët dhe automobilat e parkuar anës rrugës së mbuluar me brymë regëtitëse…

Atëherë ? Atëherë ai do t’i sfumonte rrëmbimthi disa konture të ravijëzuar prerazi midis ndërtesave, apo edhe çdo objekti tjetër,do të kullonte nga peneli mbi kanavacë, ashtu gjithë trill,ca ngjyra të nxehta për të tërhequr vështrimin e njerëzve, dhe kaq ! Dhe, le ta mahiste veten sa të donte gjatë krijimit, duke thënë : ke filluar t’i punosh peizazhet si zanatçi, hehee…

Të shtunën në mëngjes do të vinte shoferi i mikut të tij ta merrte nga shtëpia dhe, do të udhëtonin drejt Pogradecit, me të cilin ishte dashuruar që kur ishte student në Akademinë e Arteve, ngaqë vente atje për pushime çdo verë me shokët e kursit…

Sakaq e piu kafen, teksa edhe dielli u përhap mbi rrugë  përmes manjoliave të çelura.Po, por ajo gruaja nuk u shfaq ,kushedi përse? Do të kishte dashur ta shihte përsëri dhe të vërente më me hollësi veshjen e saj,prej së cilës kishe se çfarë të mësoje.

Por ja, që ajo s’kaloi, dhe ai hyri brenda në shtëpi, të niste pa u vonuar nga puna ; te piktura asnjë herë s’e parashikon se çfarë mund të të shkrepet të prishësh e të ndreqësh ;dita tjetër pale çdo të sillte…

Gruaja e shëndoshë, por dhe gjithë linja të lakuara dhe, me atë buzëqeshjen e ndritshme si kremi i akullores, nuk kaloi as të nesërmen e madje,as  të pasnesërmen, dhe, ai tek e priste ,e zgjati si pa e kuptuar të pirit e kafesë aty në ballkon.A thua aq ishte ajo përndezja për një aventurë të re ? Jo,jo, nuk po e  hiqte dot nga mendja figurën e saj ; ai, tërë jetën nga gratë e shtyra në moshë ishte joshur më së  shumti seksualisht, nga ato gra që mendja ta pranonte që duhet të kishin pasur histori pa fund dashurie në jetën e tyre dhe sot, fatmirësisht mund ta përmbushje haptazi dhe lehtësisht ketë prirjen tënde …

Të premten ,tek pinte kafen si zakonisht aty në ballkon, u ngrit nga karrigia dhe përshëndeti një fqinjën e tij, që po kalonte me të dy vogëlushët e saj në trotuar.

O, Zot, sa fëmijë të bukur, o Zot, si lodronin e hidheshin ! Ai i donte shumë fëmijët,gjer në dhimbje madje,por ja që vetë nuk kishte guxuar të kishte fëmijët e tij ; gratë me të cilat lidhej e bashkëjetonte herë pas here, e braktisnin pikërisht, ngaqë ai nuk pranonte të bëheshin me fëmijë. Gjithsesi, u jepte të drejtë, por ja që ai nuk i përballonte dot shqetësimet e pasosura të prindërimit…

Me t’i varur pranë e pranë të tria pikturat në një faqe muri të hollit të gjerë të vilës,doli jashtë në oborr, ku të ftuarit, ndoshta dymbëdhjetë të tillë, po llafoseshin e po qeshnin me të madhe mes njëri – tjetrit.

Por, shih ! Mes atyre ishte dhe ajo gruaja që i kalonte mëngjeseve te trotuari përballë ballkonit !Ç’lidhje kishte vallë me mikun e tij biznesmen ?A thua të punonte në ndonjë zyrë të tij ? Jo ore, asqë bëhej fjalë…

Sikur nuk iu besua të kishte një lidhje të drejtpërdrejtë me shefin e madh  ; në fakt ajo ,me bashkëshorten e tij po shoqërohej,ashtu të mëvetësuara njëfarësoj nga grupi i të ftuarve, mes të cilëve ,nuk dalloi asnjë fytyrë të njohur. Patjetër që do të sqarohej gjithçka, kur të uleshin në tyezën e drekës për të ngrënë e për të pirë dhe , edhe për të biseduar lirisht e për të këputur qyfyre.

Nuk ftohen njerëzit për darkë në kësi rastesh, i kishte shpjeguar miku i tij ; ushqimi i tepruar i këtyre ceremonive, të mbetet i pahonepsur në stomak, e të stërmundon një natë të tërë ; ndryshe dreka….

Por si do të zinin vend në atë tryezën e gjatë, atje në mes të hollit, kush do t’i qëllonte të kishte në krah, apo përballë  ? A thua do të ishte paracaktuar ndonjë farë protokolli, apo të ftuarit do të uleshin ku të mundnin, mjaf që të kishin pranë vetes kolegët, apo miqtë më të ngushtë ? Ky version i dytë dukej më i pranueshëm, por të zotit të shtëpisë , patjetër ia lypte sëra të ulëj në krye me të shoqen dhe me vajzat e tyre në krah dhe të ngrinte gotën i pari, tek do t’iu uronte të ftuarve mirëseardhjen .

Për piktorin e rëndësishme ishte që, gruaja e shëndoshë, por njëherësh e bukur dhe  joshëse, në mos ngjitur me të, të ulej diku përballë tij, që ta vështronte sa më qartë dhe, ndërkohë t’i jepej mundësia të hapte ndonjë muhabet me të.

O, për mrekulli !Ajo u ul në krah të gruas së biznesmenit  dhe, pothuajse e kishte përballë.

Që nga ballkoni e kishte  vështruar çdo herë thuajse në profil dhe, tashmë , për herë të parë po ia vështronte portretin nga afër të plotë ; dukej  e sigurt në vetvete dhe në fytyrë kishte po atë buzëqeshje, të cilën gjithsesi, ia njihte, por vetëm aty në tryezë tek u lëshuan të pinin e të hanin, i vajti mendja për herë të parë se, ajo buzëqeshja ndoshta t’i fshihte mendimet, kur të kishe nevojë, po aqsa dhe një maskë e mirëfilltë…

Hehe, ishte bombastike me ato format e saja gjithë rrumbullakësi rrëshqitëse, që nga gjoksi që i kërcente përpara, thuajse po aqsa edhe bythët që i hovnin prapa ! Ç’të thoshe: taka të stërlarta, fund i zi lëkure paksa mbi gjunjë dhe i angësht, këmishë po e zezë  e zbërthyer gjer mbi pjerrësinë e gjinjve.

Ja, ç’shoqe të ngushtë paskësh ajo bashkëshortja e mikut të tij !

Tek po e vështronte pingulshëm, tashmë që i kishte hequr syzet e diellit, i vuri re te tëmthat ca rrudha të holla, si t’ishin një pentagram i shkurtuar muzikor, të cilit i kishte humbur çelësi Sol. Ah, por sytë i kishte të kthjellët dhe të ndritshëm dhe, po të tregoheshe i keq ,do t’i quaje sy prej kurve…

Po zërin ?Dale t’i vinte veshin …

Gruaja e biznesmenit qeshi me gjithë shpirt, sa për pak iu derdh gota me verë të bardhë që mbante në dorë, teksa shoqja e saj e ngushtë, siç e cilësoi, qeshi më e përmbajtur

– Bashkë jemi takuar s’di sesa herë, por në asnjë rast nuk ka qëlluar të jesh me të në krah, sepse i bie të jeni të pandara.

Po bashkëshorti i saj ? Ajo s’e zuri me gojë, por me ç’kuptohej, duhej të ish e divorcuar prej vitesh.

Sollën lloj – lloj djathërash, tortash dhe frutash, por ai kërkoi një kafe dhe xhin. Po francezja ? Oh, vetëm një kafe…

Dolën n’oborr të gjithë ,ashtu të ndarë në çifte apo në grup dhe, ai me të saponjohurën u ulën në karriget që ishin sëritur sakaq mbi bar ;  eh, mot i freskët gjithë dritë të nartë dhe, një grua e hatashme pranë, me një hije trishtimi poetik në fytyrë.

Dhe të mendoje se ishte së paku gjashtëdhjetëvjeçare, që s’pranonte t’i ndahej harbimeve të jetës.

Me t’ia treguar me hollësi, ajo i tha :

Ajo nxori nga çanta paketën e cigareve, mori një për vete dhe tjetrën ia zgjati atij, pa e pyetur nëse e pinte ose jo ; kur i ndezi të dyja i shpjegoi :

E për çfarë nuk biseduan së bashku aty në ndenjësen e pasme të makinës,tek përshkuan rrugën, gjithsesi të gjatë, nga Pogradeci në Tiranë…

Kur makina ndali ndanë Parkut Rinia, ashtu siç e kishin porositur ata shoferin, morën rrugën drejt ish Bllokut ; ja pra , po ecnin ashtu të dy në rrugë mes Tiranës dhe ai, si pakuptuar, për pak sa s’ia shtrëngoi dorën. Arriti të përmblidhet, përndryshe do të ecnin duarlidhur përkëdhelshëm. E pastaj, e qortoi veten, kot u tërhoqe…

Gjersa u ulën në një kafene, e hapur edhe ajo, si shumica e të tjerave, në njërën nga vilat e ish Bllokut, ai përshëndeti majtas e djathtas nja pesë të njohur, kurse zysha asnjë. S’e vështruan pjerrtas të befasuar, por ai e merrte me mend se, nja dy prej përshendetësve, duke përpunuar më pas imazhin e tij dhe të Dianës siç u lypsej, do të nisnin të veshmëveshnin thashethemet…

Udhës, kur nuk kishin kaluar as dhjetë minuta q‘ishin larguar nga Pogradeci, zysha i tha krejt natyrshëm, pra pa asnjë intonacion të veçantë zëri se, ishte një milf e apasionuar dhe, veç kur të ikte nga kjo botë materiale, besonte se do t’i shuheshin përndezjet erotike.Jam plot gjashtëdhjetë e dy vjeçe, kishte vazhduar, dhe ende kam ejakulim dhe orgazëm të hatashme. Por zhgënjimet nga partnerët e këtyre kohëve të fundit në Shqipëri, zhgënjime nga ca tojbojsa, që i kisha si zhigolo privatë, më shtynë që ta ndyshoj krejtësisht mënyrën e shfrimeve të epsheve të mia seksuale, të papërmbajtshme, prej të cilave, oh,ngjitem sa herë në një botë virtuale ; mastrubimi është një zgjidhje që nuk do ta dëshiroja, por ja që rrethanat, në të cilat u ndodha, më detyruan ; sidoqoftë tashmë i kam avancuar goxha teknologjikisht, po shprehem, seancat e mastrubimit…

Për fat të mirë, por ndoshta për fat të keq, asgjë nuk po na çudit më, i qe përgjigjur ai dhe, kësisoj biseda ishte përmbyllur…

Por te kafeneja e ish Bllokut, që tani i thonë rëndom thjesht Blloku, ( ngaqë sërish ky kuartal gëzon integritet territorial, ndonëse tashmë si shpërfytyrim i enverizmit …) panë papritur te një ekran i madh televizori, presidentin Makron të Francës më Brixhitën, zonjën e tij ; zysha, ish kolegia shqiptare e francezes, e ndoqi një çast çiftin pa folur, pastaj iu kthye atij :

Kur iu afruan shtëpisë së tij, Diana tha:

Të nesërmen në mëngjes ajo kaloi te trotuari përballë ballkonit (çfarë stacioni !) fiks në orën nëntë,siç e kishin lënë që mbrëmë, dhe, ai,që kishte zbritur aty pak më parë, e priti i qeshur : u puthën ëmbëlsisht, ah, sa ëmbëlsisht dhe atij i shijoi, tek iu vibruan buzët  nga përndezja.Sakaq, s’di si e mori me mend shkëndijshëm se, Diana dëshironte një seks të egër, nëmos edhe të dhunshëm ! Dihet, se për çfarë dhune bëhet fjalë në të tillë raste, por ai pyeti alteregon se, si ia dilte zysha të mos i ndihej duhma e duhanit ?

Në mbrëmje tek hapën derën e shtëpisë së Dianës dhe u futën brenda,ai ndjeu menjëherë erën e një parfumi sensual që të provokonte ; nën efektin e tij nisi  ta vëzhgojë tërë ambientin e atij apartamenti, ku çdo gjë shkëlqente në vendin e vet, në varësi të materialit prej të cilit përbëhej,; kuzhinës i hodhi një vështrim të shpejtë, teksa para dhomës së gjumit, ndali dhe e këqyri me vëmendje : shtrat i gjerë dhe fare i ulët, me një mbulesë përplot lule si kopsht i vërtetë, një dollap i gjatë me pasqyrë në çdo kanat, një buduar në njërin kënd dhe,një perde me trëndafilë të kuq në dritare. Ja pra, ku flinte Diana ! Po banjoja ?Ajo ishte e tëra e sadeftë,por sakaq aty hyri e zonja e shtëpisë dhe, ai u përqëndrua tek ajo, që po zhvishej të bënte një dush, o Zot !

Hyri edhe ai në banjë dhe e shtyu derën nga pas, për të mos e lënë tërësisht hapur ; si shkasin gjërat nganjëherë, krejt vetvetiu dhe harmonishëm . Atij i pëlqente vulgariteti në seks, oh , sa i pëlqente,kur shfaqej spontanisht, siç i pëlqente edhe primitivizmi instinktiv…

Kalimin e kohës nuk po e percepstonin më, por kur dolën nga banjoja, shkuan në kuzhinë dhe Diana përgatiti dy kafe te një ekspres i madh, të thoshe sa i lokaleve ; i vuri filxhanët në   tabaka bashkë me një paketë cigaresh dhe, shkuan në dhomë të pinim kafenë mbi shtrat.

Në mëngjes u ngritën vonë ; atij i doli gjumi pak para Dianës dhe, tek e zbuloi të tërën, filloi t’i kundrojë trupin, a thua se nuk ishin shkrehur tërë natën bashkë ; po, por tek e shihte ashtu të mermertë dhe, me atë fytyrën e shtendosur, ajo qenie,në palëvizshmëri, ndonëse e shtrirë kishte atribut monumenti…

Pas disa ditësh Diana i erdhi në shtëpi ; buzëqeshte tek ecejakej sa në njërën dhomë te tjetra, pa shprehur ndonjë mendim .

Diana s’u përgjigj , por vështrimin e kishte nga ai.

Ai u prek sinqerisht nga deklamimi i zyshës dhe, tha diçka sa për të thërmuar heshtjen :

Në mbrëmje tek po rrinte i shtrirë mbi shtratin e gjerë, hyri zysha me një biçim çante në dorë . Hapi dy sirtarë të komosë njëri pas tjetrit dhe, ato çka nxori q’andej, i futi tek ajo farë çanteje.

Tani unë dashuroj një njeri të vërtetë…

 

                                                       2019

 

Exit mobile version