Nis java e MITINGUT të POEZISË në Gjakovë, manifestim që shënon jubileun e tij, të 55-tin me radhë, në organizim të Klubit letrar “Gjon Nikollë Kazazi”
- U promovua trilogjia romanore e Muharrem Kurtit (romanet “Data njëmbëdhjetë”, “Qëndresa e bardhë” dhe “Jeta e rrënojave”), për të cilat ligjëruan Qazim Shehu (Tiranë) dhe Prend Buzhala; si dhe libri poetik “Shqetësim zhgënjimi”, për të cilin foli Jeton Kelmendi.
Këtë takim letrar e drejtoi me intelekt fin botuesi i veprave të autorit e i gazetës letrare “Nacional”, Mujo Bucpapaj. Me diskutrime u angazhuan Engjëll I. Berisha dhe Tahir Bezhani.
- Një krijuese e re gjakovare, Jetlira B. Avdiaj, erdhi me romanin në dy vëllime “Valsi i dahsurisë”, për të cilin ligjëruan dy shkrimtarë të kësaj ane, Muharrem Kurti, Engjëll I. Berisha dhe Vjollca Kuqi.
Të pranishëm, krijues nga Gjakova, Bajram Curri, Prishtina, Klina, Peja dhe diaspora, si dhe shkollarë të mesëm e studentë të Universitetit “Fehmi Agani” të Gjakovës.
Të dy prurimet u mbajtën në sallën e Bibliotekës rajonale “Ibrahim Rugova” të Gjakovës.
(Fotot: Ismet Krasniqi Lala dhe P. Buzhala, teksti: Prend Buzhala)