KONTRIBUTI I DIN MEHMETIT NË THEMELIMIN E MITINGUT TË POEZISË DHE FORMËSIMIN  E POETEVE  ËSHTË I PAZËVENDSUESHËM. NGA MUHARREM KURTI

 

 

 

Akademia përkujtimore që po organizohet sot, ngaUniversiteti “Fehmi Agani” dhe Klubi letrar “Gj. N. Kazazi”, me rastin e 90 vjetorit të lindjes dhe 9 vjetorit të vdekjes së poetit Din Mehmeti, ka një rëndësi të madhepër ne, sepse ne nuk i harrojmë kontribuuesit e mëdhenj, në ketë rast Din Mehmetin, i cili bëri shumë për kulturëntonë e arsimimin e gjeneratave të shumta. Kumtesa  imeka për objekt trajtimi, Mitingun e poezisë dhe formësimine shumë gjeneratave poetesh nga Din Mehmeti. Sidomospër Klubin dhe Mitingun, sinonim i njeri tjetrit, tashmë ka një monografi, të cilin e përpiloj krijues i ndjerë HalilHaxhosaj. Ndërsa, sa i përket formësimit të shumëpoeteve nga Din Mehmeti do të sjell disa të dhënainteresante.

Pra, nga të dhënat e dokumentuara dhe nga dëshmitë e  pjesëmarrëseve në themelimin  e Mitingut të poezisë, del në pah, se Din Mehmeti, e ka meritën e madhe, së bashkume Enver Gjergjekun, Ali Musajn, Jusuf Buxhovin, Nusrete Vula, Masar Kupa, Besim Nura, Hasan Hasanietj, në themelimin e mitingut të poezisë, organiziminletrar shqiptar më të madhin në rang kombëtar dhe mëtradicionali, që nga  maji i vitit 1964. Viti që do të vije, mitingu i poezisë shënon 56 vjetorin e tij.  Me duhet t’iuthem, se kam hulumtuar jetëgjatësinë e çdo asociacioniletrar shqiptar dhe nuk kam gjetur një tjetër organizimletrar, me moshë 56 vjeçare, me 56 vite vazhdimësi , në tëdy kohët, atë ideologjike komuniste dhe në transicion.

Mitingu i poezisë , lindur dhe i rritur në qytetin e Gjakovës, ua tejkalon edhe organizimeve qendrore nëTiranë dhe në Prishtinë, sidomos më vazhdimësinë e palëkundur dhe të pakëputur asnjëherë. Mitingu i poezisëi Gjakovës është organizimi me kombëtar dhegjithëkombëtar që e ka hapësira letrare shqiptare.  Dhe potë shikohet lista e pjesëmarrëseve në miting, që nga I. Kadare, D. Agolli, F. Arapi, N. Lako, XH. Spahiu, V. Zhiti, S. Bejko,  L. Leshanaku, H. Alija, S. Buçpapaj, I. Bobaj. A. Paplekaj, edhe kur kishte kufi të mbyllurndërmjet nesh dhe po t’i shtohen edhe emrat e poetevevendor D. Mehmeti. E. Gjergjeku, B. Bokshi, A. Podrimja, T. Dervishi, R. Hoxha, A. Deva, A. Gjakova,  A.  Shkreli,  Rr. Dedaj, Q. Ujkani, F. Gungaj, E. Basha, A. Vinca, S. Hamiti,  B. Çapriqi. E. Shkriu,  F. Açka, Xh.  Bajraj, J. Kelmendi etj., del, se  që të gjithë këta krijues tëshquar kanë fituar çmimin kryesor në miting, për poezinëmë të mirë  apo librin me të mirë ndërmjet dy mitingjeve. Në fakt, edhe dy antologjitë kryesore, të poezisëbashkëkohore shqipe, ajo e A. Aliut dhe B. Kuçukut, nukkanë mund të përpilohen pa emrat e gati të gjithë këtyrepoeteve elitar në nivel kombëtar. Asnjë organizmi letrarshqiptar tjetër nuk e ka këtë liste të  te shpërblyerve, si nëmitingun e poezisë. Dhe në qoftë se do të kontestonim nëpërqindje çmimet e dhëna në mitingu e poezisë, përqindjaështë vetëm pesë për qind.  Kjo meritë i takon Din Mehmetit dhe krijueseve të shquar gjakovar, themelues tëmitingut, ruajtës dhe konsolidues të tij. Din Mehmeti gjithnjë porosiste, ruajeni mitingun nga çmimet e pamerituara!

Ju prezantoj, se teksa e vizituam në shtëpinë e tij, Din Mehmetin, në ditën e fundit të jetës së tij, unë, Agim Byci, Halil Haxhosaj, Qemajl Juniku, Engjëll Berisha dhe Tahir Bezhani, kur ai ishte në momentet e frymëmarrjes së fundit, na la amanet: Ruani mitingun dhe Klubin! Duke na lënë amanet krijesat letrare, për të cilat dha shumë Dina i shquar,  me përmallim dhe përkushtim, ne e pamë lidhjen e tij të përjetshme me mitingun.

Bërja e mitingut të poezisë  ndërkombëtar, sidomos pas rënies së regjimit komuniste, ku morën pjesë emra te shquar të letërsisë botërore, si De Tracy, Francë, Koste Valeta, Dinos Koubatis, Greqi, Tonja Poasola dhe Gustavo Mansilla, Spanjë, Dimtrije Tuciak, Ukrainë, Maria Barroso, Portugali, Laura Garavaglia, Itali, Rikardo Rubio, Argjentinë, dhe nobelestit  Erenesto Kahan etj, që të gjithë fitues të çmimit “Nëna Terezë”, çmim i formuar nga Klubi për krijuesit ndërkombëtar, jo vetëm na bën nder letërsisë shqipe në përgjithësi dhe asaj gjakovar në veçanti, por, edhe na shquan me këtë. Din Mehmeti u gëzua shumë kur Klubi në bashkëpunim me Jeton Kelmendin nisem të ftojmë disa nga  poetet e lartë cekur. Ju lumtë, na thoshte plot ngazëllim.

Mitingu i poezisë  u bashkëorganizua edhe në qytetin e Bajram Currit, tash sa vite së bashku me Klubin e artisteve dhe Shkrimtarëve „Tropja“, të cilin e udheheq Z. Lulzim Logu, krjiues dhe profesor i shquar tropojan.Shumë iu gezua kësaj Din Mehmeti!

Me tej, po të analizojmë shtyllën e dytë  të mitingut, temën e tribunës së mitingut, temat e debatuara në të janë nder më  letraret, ndër më poetiket, ndër më profesionalet. Të gjitha kumtesat e temës se tribunës së mitingut i kanë mbajtur studiuesit më të shquar të letërsisë shqipe, profesorët më të mirë të letërsisë shqipe dhe krijuesit më të mirë të letërsisë shqipe. Pak kund në  organizime tjera letrare shqiptare  ka kaq nivel të lartë  profesional,  sa në temën e tribunës se mitingut të poezisë  së Gjakovës. Edhe për ketë merita i takon Din Mehmetit dhe krijueseve të shquar gjakovar, natyrisht për një kohë bukur të gjatë edhe Shoqatës së Shkrimtareve të Kosovës si  bashkorganizatore e mitingut të poezisë për shumë vite së bashku.

Vazhdimësia e mitingut të  poezisë duke i  rezistuar censurës ideologjike të regjimit komuniste, gati për 30 vite me radhe dhe që po i reziston edhe tranzicionit anarkik letrar që gati 30 vite, është fakt. Pse ka ndodhur kjo, shtrohet pyetja? Përgjigjem, fal krijueseve me te mirë kombëtar gjakovar, publikut artdashës gjakovar dhe vizionit të tyre tërësisht letrar dhe profesional. E sado që patë tendenca, të jashtme dhe të brendshme, për ta shuar dhe tjetërsuar mitingun e poezisë, ato dështuan dhe do te dështojnë deri sa ne do të nderojmë, Din Mehmetin, Enver Gjergjekun, Ali Podrimjen, Besim Bokshin, Rexhep Hoxhën, Teki Dervishin, Ali Musajn, dhe shumë e shumë krijues të tjerë  gjakovar  kontribuues në miting dhe Klub.

Kontribut i shquar i Din Mehmetit, është edhe në formësimin e poeteve gjakovar dhe të  Kosovës, të cilën punë e beri me shumë pasion dhe profesionalizëm. Nuk ka një poet gjakovar, që librin e tij nuk ia ka redaktuar dhe formësuar Din Mehmeti. Ose, po bëhem me konkret dhe me i drejtpërdrejtë, ata poet që libri i tyre u redaktua nga Din Mehmeti, përfituan shumë. Ai u tregonte hapur ç’është poezia. Ua thoshte hapur, çfarë nuk është poezi në krijimtarinë e tyre. Ne këtë mision, bacloku ka qenë në shumicën e rasteve i pa kompromis me krijimet  e tyre. Kështu, ai ua ka krijuar shijet e poezisë se vërtet një numër jo të vogël të  krijueseve  gjakovar. Po të marrin në dorë çdo libër që e ka redaktuar Bacloku, apo punuar, rezultojnë që  janë librat më të mirë te atyre autoreve në gjithë krijimtarinë e tyre. Shpesh me kujtohet mënyra e marrjes në dorë, e librit apo poezisë, e dorëshkrimeve tona  nga Din Mehmeti. I  lexonte dhe  rilexonte, heshtte së medituari dhe kur fliste e të thoshte është poezi, vërtet ishte. Ose kur të thoshte nuk është realizuar si poezi, tregonte mos-gjetjen poetike, tënden. Po të thoshte  nuk është fare poezi, as që  donte të ia dinte për zhgënjim tënd. Ose, e merrte stilolapsin dhe anash fletës, nga 20 apo 30 vargjet e tua i nxjerrtë vetëm 5 vargje nga to dhe vërtet, behej poezia e vërtet. Sot u mungon poezisë  se të rinjve një  bacloku apo përvoja e krijuesit  të mirëfilltë, kam përshtypjen.

Në përfundim, mund të thuhet, me plotë gojë, se  Din Mehmeti qe shkollë poetike për të gjithë krijuesit e Gjakovës dhe me tej. Prandaj i mungon Klubit dhe mitingut fizikisht, kurse me poetiken e tij kulmore që na la trashëgim, do të jetë model i krijueseve  të vërtet elitar, edhe si Ali Podrimja, si Besim Bokshi, si Enver Gjergjeku, si Teki Dervishi, si Rexhep Hoxha, si Agim Deva e ndonjë tjetër,  për të gjithë brezat krijuesish  që janë dhe për ata që do të vijnë.

Faleminderit!  Gjakovë, 11.11.2019

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here