Ali M.LAJÇI
KULLA E SYLËS
(Bëhet fjalë për plakun që emrin Shaban e ka i cili e mundi
helmin e gjarprit Tivarian, fillimin e jetës tij pas kthimit në gjirin
e familjes duke u strehuar edhe në arat e mbjella me misër)
Të gjithë njerëzit e fshatit flisnin për Sylë Alinë sa ishte i mirë dhe i drejtë, haramin kurrë nuk ja kishte dashur shpirti. Kur e dinte se pa dashas ditën bagëtia kishte kullotur në livadhet e fqinjëve, në mbrëmje e kishte derdhur qumështin e tyre!…Unë, bima e tij jam! Tri herë për jetën e vet i ishte djegur kulla, tri herë ia kishte venë kulmin e ri!… Tash është një gërmadhë, duken pak muret e gurët që i kanë mbuluar kërpnajat dhe kanë mbetur ashtu dukshem veç grumbuj loza nuk i është tharë . lulëzon diku. Ashtu tregonte edhe Vakja e motra e Shaqës si edhe për vet atë kur kishte vajtur për ta vizituar të vëllain e saj në Kullën e Sheremetit. Atë kullë e kishin bërë burg. Shaqa të motrës i kishte thënë edhe shumë gjera që nuk i ka treguar kurrë e kurrë nga dita e fundit që e kishte parë. Ndër te tjerat, si e bënin gjumin ashtu grimca -grimca. Si ishin dhomat të palyera dhe të pa pastruara qysh kur ishin shndërruar në lokale burgu. Burgu policor gjendej menjëherë afër burgut gjyqësor dhe përbëhej nga dy bodrume të vogla; kundërmimi nëpër dhoma ishte i padurueshëm; të burgosurit më tepër u ngjanin skeleteve se sa njerëzve; morrat i kishin kapluar të burgosurit; kazan nuk kishte, ata nuk mund të përvëlonin rrobat e tyre, aty njeriu as kuajt nuk do të duhej t’i mbyllë sepse do të ngordhnin nga ndyrësia dhe kundërmimi.“ -Pas citatit rrëqethës të Profesorit, plaku duke e drejtuar shigjetimin e syve nga një vrojtim tjetër, në fërkimin e shuplakave të duarve e vazhdoi diç të ngjashme me ketë por dhe më konkretisht, për Kullën e Sheremetit – kohën kur ajo kishte shërbyer si burg dhe historinë e saj. Por, as vet nuk kishte qejf të i largohet bisedën rreth temës bosht. Kishte hëngër një flegër nga ajo Mollë e Thartë duke bërë udhë me gjarpërinj drejt Tiva(rr)it dhe shpërtheu pa durueshëm kur kishte hyrë në shtëpinë e tij duke u ndarë nata me ditë:
-Sa u mbush gëzim shtëpia, përndjekje i bënte hidhërimi që palcën ashtin dhe mishin e ishte frikë. Mund të më shtinte serish Gorgona me këlyshët e saj ndër kthetra! Po të njëjtën ditë, në mesin “Arën e Muravqit” si i thoshim të gjithë asaj are që e mbjellshim me misër të bardhë, Mustafa, ma kishte bërë një vend që mund ta kaloja ditën, ashtu të përshtatshëm. Me pak dërrasa sikur shtrat e mbi dërrasa një postaje të ogiçit edhe një jastëk prej leshit të punuar me dorë, me orminë që i bënin nuset dhe ditën e martesës i çonin në shtëpinë e burrit, si e kishte bërë edhe nusja ime. Pastaj, kur arat e misrit u korrën, Mustafa me një mjeshtër, Sylë e Rexhës, i cili ishte edhe mik yni, për djalë e kishte Rabën tonë, me kishte bëri një vend në një kthinë të shtëpisë; murit të vjetër i shtuan edhe një tjetër, brenda të cilëve kishte aq vend sa mundesha për të u shtrirë, dhe sa një shkallë e vogël zinte vend nëpër të cilën lëshohesha dhe dilja herë pas here kur kisha nevojë me kujdesin që ishte e vetmja punë e imja dhe ndër me të rëndësishmet e të gjithëve në shtëpinë time. . Ajo birucë ishte në katin përdhes dhe nuk i shkonte kujt mendja për të vërtetën. Askush nuk dinte gjë lidhur me sekretin e punës sime pos atyre të shtëpisë dhe mikut Sylë Rexha.
Në Ozdrim, ku gjendej postëkomanda famëkeqe, OZN-a hetonte si minjtë në miniera që hetojnë tërmetin. Mustafës i duhej medoemos që të shkonte çdo ditë siç e patën caktuar me një grup, mirëmbajtës aty në postëkomandën e vendit në Ozdrim, ku shkurtonin dru për ngrohje dhe bënin shërbime tjera që u duhej pushtetarëve. Mustafa çdo mbrëmje me tregonte se e provokonin, sikur të dinin se unë isha kthyer në shtëpi, por duke mos u dhënë shenjë se ai dinte gjë përkitazi me vendndodhjen time. Profesori e hetoi plakun se gjerave për të cilat po fliste dhe të cilat ai dëgjonte me kureshtje të madhe tani po i kalonte përciptazi dhe më shpejt që kishte dëshirë ai. Ndoshta, plaku kishte lodhje nga se edhe dukej i tillë. Mendoj me veti diçka, ashtu edhe bëri. Nisi që në formën e dialogut të shkurtër ta orientojë bisedën dhe ta freskojë atë duke i rreshtuar pyetje plakut, i cili ato nuk i kishte përjetuar por i kishte dëgjuar nga plaku i tij dhe njerëzit e asaj kohe, ndejave që nuk ishin të rralla.. Kjo i ngjante njeriut i cili nuk kishte qenë më i vjetër se dyzet vjeç e që e kishte pyetur dikush: sa vjet i mbushe? Ai ishte përgjigjur: rrafsh tetëdhjetë. Në shikimin e parë absurde ishte përgjigjja, por ai i kishte dhënë shpjegim kështu: Dyzet i kam unë edhe dyzet të babës tim !!! Bashkëbiseduesi kishte mbetur duke e shikuar. – Mos me shiko, i kishte thënë ai.
Unë llogarisë edhe atë që ka jetësuar baba im dhe çfarë më ka treguar ai për të jetësuarën e tij.
-Nuk po ta mbushi mendjen? Bashkëbiseduesi iu kishte përgjigjur: – po, ke shumë të drejtë, fati e përcjell njeriun nëpër breza.!…
-Gjatë jetës, ke dëgjuar dhe përjetuar shumë që tashti janë të kaluara, xha Shaban! Fillimi i bisedës me motiv të ngjashëm por të një natyre që plakun e shkëpuste nga ajo qe e kishte jetësuar e që ishte kureshtje e profesorit , i tha:
– Ke dëgjuar për Reformën agrare?
– Posi jo! Për Agrarin, Kolonizimin, Çarmatimin, “Otkupin” e për marifete si këto verznikët e mi edhe unë kemi dëgjuar dhe frymën e tyre e kemi ndije mirë në lëkurën tonë. – Petri, mbiemrin nuk ja kam ditur kurrë, kështu e quanin! Ishte një ardhacak kolon nga Mali i Zi. Jetonte në skaj të fshatit në një shtëpi qerpiçi me çatme, ajo shtëpi i kishte shkallët përjashta për në katin e parë ku ishte i bërë një ballkon prej dërrasave të bungut, nga shikonte rrjedhën e jazit i cili kishte prurje të madhe uji dhe lexonte gazetat të cilat i merrte çdo ditë në Zahaq ku ishte një shtëpi e vogël nga shpërndaheshin dhe pranoheshin dërgesat postare. Aty në emër të tij arrinin gazetat që ai i lexonte. Sadriu dhe Rama ishin fqinjët e parët të tij.
Si sot me kujtohen fjalët e tyre. – Ditë pranvere me diell. Petri kishte marrë një stol dhe ndër hijen e një peme lexonte gazetën. Sadriu e kishte pyetur Petrin. – Çka po thotë gazeta? Ai ju kishte përgjigjur. – Gazeta a!? Eja, eja të pimë nga një kafe dhe po të tregoj se çfarë thotë gazeta! Sadriu duke ju përgjigjur ftesës së Petrit kishte shkuar tek ai dhe pa ju përmbajtur rendit kur i shkonte dikush, për çka ishte i kujdesshëm bile i kujdesshëm fanatik!… Filloj të lexonte një pjesë të artikullit që e kishte shkruar korrespodenti i asaj gazeta nga Pejan e që Petri çka u lente përshtypje që për të ishte interesante ai nënvizonte, Me shkrola të mëdha shkruante në fillimin e një faqe së gazetës: “…prej kur kishte filluar kolonizimi kësaj radhe kjo gazetë e lavdëron politikën e kolonizimit, si :-“ …kolonizimi ka gjelbëruar fushat e braktisura të Kosovës, se rruga prej Mitrovicës gjer në Pejë nuk duket më se kalon nëpër tokat shqiptare por nëpër ngastrat e Moravës dhe të Maçvës, Dukagjini i ka të gjitha kushte për këtë. Edhe fytyrat shqiptare të vrazhda nuk na shikojnë më mrrolshëm dhe me mosbesim janë bërë me të qeta e më sociale.” Këto profesori i kishte gjetur me vonë nëpër libra me mbështetje në dokumente arkivore nga se Shabani i tregonte më thjeshte por thelbin e kishte të njëjtë, sikundër për marrëveshjet ne mes Turqisë dhe pushtetit të regjimit për shpërngulen e shqiptarëve për në fushat e Anadillit … Profesori dëshironte ta fus në qenien e plakut bindjen se edhe ai ka njohuri për të gjitha rrepicat jetësore të gjyshit dhe babait tij, se e ka interesimin e gjallë për të i zgjeruar këto njohuri duke i marrë nga leximi. Profesori, sikur të donte ta provonte vetën në atë që kishte studiuar dhe mësuar ashtu sikur ai që ka kaluar sa e sa herë një rruge por pas kalimit të një kohe kishte hequr mund të gjej shtëpinë e mikut, ku kishte hëngër e pirë, renë dhe bërë shumë net të gjumit e ku kishte parë ëndrra të bardha që pas ndezjes së pishave të mëngjesit, gjatë gjithë ditës u bënte shpjegime. herë-herë sipas qejfit të tij që shpresën e ndihmonte për të iu bërë më e shëndetshme. Aty ku e kishte pranë plakun që dukja e tij, e fytyrës me rrudha, diktohej se kishte nostalgji për atë që kishte perënduar, jo për peripecitë e jetësuara por për moshën, forcën gjallëruese me të cilën ja kishte mundësinë të delte tej çdo të lige si vet koha. Koha ishte e lig, nuk i kishte të pakta të ligat. Fëmijët e lindur, të paktit rriteshin. Kolli i keq, Fruthi, Lija; epidemive nuk mund të u përballonin , ilaçi nuk u ishte gjetur atyre, epidemitë vazhdonin rrugën e vetë, nuk kishte forcë për t’i ndalur ato!
Ku isha? shtoi plaku! – Syla ishte i fjalës i besës dhe i punës, atij çka i shihte syri ja punonte dora, ne maje të briskut i ormiste diell e hënë. gratë e katundit të tij edhe të katundeve tjera besa edhe të shehrit ku i kishte shkuar nami për mjeshtër të hollë e vizitonin hpesh, ja sjellin nga një dhëmb të ujkut që të u qëndiste dhe mbështillte me një lloj metali të bardhë si argjend që ishte i but për gdhendje dhe ormisje si shenjë kundër pamjes syrit të keq të fëmijëve, nënat u venin në tepe të kresë duke u forcuar mirë me një masë dylli. I thoshin njëra tjetrës se kush e mban groshatarin në flokë atë fëmijë nuk e sheh syri i keq. Larg qoftë, shtriga po e lëshoj zot e të hyri në shtëpi, foshnjat ia ka ëndja shumë, bredhishtat nuk i zgjedh, gjithë natën shëtitë, për këtë punë foshnjat nuk i lamë vetëm; po u lëshua mbi atë që e ka groshatarin dhembi i ujkut do të ther në zemër e atë do ta haj vetë terri i natës shpirtzezën, të gjithë fëmijët deri sa bëhen burra mbajnë groshatarin në flokë. Nata me dukej shumë e gjatë, gjumi nuk ishte si netët kur gjithë ditën e lume punofshim në fushë me Mustafën. Dy ditë e net nuk hynim brenda Kafjallin, drekën e darkën na e sjellshin në fushë nënat tona dhe nënat e fëmijëve.
– Kush ishin ato? – pyeti profesori
– Gratë de !
– Aha! i ktheu duke e shikuar plakun pak si me një ngacmim të padëmshëm por me qellim që ta shpinte edhe andej kah ato pore jete që as për plakun si për askënd nuk janë të rralla..Ditë me diell vjeshte. Unë ne mesin e arës, në postajë të ogiçit. Fitova përshtypjen se jam i rrethuar nga njerëzit e atij pushteti, nuk e dija se çka ishte duke ndodhur, fare nuk me shkonte mendja të mbështjellësi i erës që di të çartet që ai di të bëjë të zeza, të nxjerr me rrënjë bimë e lisa. Pastaj me hyri në kokë ajo që e pata parë në Grykë në një vjeshtë të vonë. Ishte kufoma e Drelit të Qarrishtës që nga prita në strehën e shkëmbit duke dashur të i vishet malit e pati lëshuar vërrinin dhe deshi të përbiroj gurin por guri e kishte hëngër atë pa fijen e mëshirës!
P r o z ë
Ali M.LAJÇI
SI MBI VARRE
(Bëhet fjalë për plakun kur në bisedë me profesorin, përkitazi me atë
që kishte në mbamendje për Tivarin, çastesh nganjëherë largohet s‘
rrëfyeri për te)
Hijet e atij mëngjesi nga majat e bjeshkës kah perëndimi, gati ishin për t’u shlyer diellit me rrezet e tij duke u ngrehur kah pika në zenit. –Të rrudhurit e vetullave të plakës së konakut dhe shtrëngimi i nofullave përmbanin diç në veti. I biri e kuptonte t’ amen se çka ajo bluante në kokën e saj. Ato rrudha të nënë Vakës tregonin se i biri ishte vonuar me fillimin e punës së tij, vonë ishte bërë e nuk i kishte hapur derën vathit dhe nuk dinte se edhe sa do të zgjaste me atë njeriun që ishte diçka me i vjetër se ai, nuk ishin vërsnik. I shkonte mendja se ai ishte duke e mashtruar diç se shtëpisë tyre kurrë nuk i kishin parë hairin. Ajo dyshonte dhe ashtu i kishte dalë, i kishte hetuar s‘ shikuari përbri se ata me diç ishin duke u dërdëllis, pështjellonin diçka ndërmjet veti, Vakja nuk donte të përzihet, ruante qëndrimin e saj për të mos u përzier në punët e burrave pasi kishte zemrën plot kur djali veç i ishte bërë burrë, ishte martuar, bërë babë i ri. Shpesh ajo thoshte fjalën e urtë: “ metë e të riut janë si riga e shiut!” kështu edhe largonte zemërimin e saj kur nuk i pëlqente ndonjë punë e t’ birit. Ditë me parë në zgorren e një lisi të moçëm kishte parë një kuti prej druri ngjyrë ushtrie, thneglat dhe brejtja e dhëmbëve të kohës e kishin zmadhuar zgorren e tij dhe kishin bërë që kutia të rrëshqas teposhtë dhe të binte në sy. Ajo kuti kishte qenë mbetje nga lufta, ishte përplot fishek që nuk e kishin humbur ngjyrën as ndryshku nuk i kishte kapur fare. I biri i Vakës i dha atij çalonit të fshatit disa copë fishekë. Kaloi kohë, dhe sherri kësaj pune ju pa… Njeriun e parë në fshat e ftuan Mustafën, kur në dimrin e gjatë të pesëdhjetegjashtës pati filluar aksioni famëkeq i mbledhjes së armëve. Atij i kishin thënë: “zogjtë e asaj ka kohë që i kemi hetuar, tani na e sjell nënën e tyre!”
– Po e sata herë ishte ajo e pesëdhjetegjashtës që dovletet në ndërrimin e tyre në Kosovë ndërmerrnin aksione për mbledhjen e armeve?
– Djalë pas djali e kohë pas kohe! tha plaku profesorit. – Ata që kishin ardhur këtu, e kishin filluar të shtrijnë pushtet, gjithmonë ishin ndihmuar nga dikush jo pse ishin vet aq të zotët që të i mbjellin arat e Kosovës pa qenë kurrë të tyre e ne nëpër këto ara duke e derdhur djersën tonë rrëke! Atëherë, si thotë një fjalë e urtë për qengjin, kur e kishin pyetur, pse nuk ishte duke u trashur, ai ishte përgjigjur: “me largoni at lëkur të ujkut e të mos e shoh…!” e cila paskësh qenë e varur në një rrozge afër vathës. Edhe ai sundimtari që vinte e dinte si dhe ku ka ardhur. Kështu, çarmatimin e kishte nder ato punët e para. Ne gjithmonë kemi humbur në tryeza…! Profesori i përzjeu fjalët e plakut me të tijat duke u shkuar rend: -Kongresi i Berlinit, Konferenca e Londrës,
Konferenca e Paqes e Versajës; Parisit…ndërhyri pa lejen e plakut. -Kullat e odat tona kanë qenë, fortesa, shkolla, vend i pritjes se mikut ku i është dhënë buka shtegtarit sado të vonë, për mysafirin e papritur ka pasur strehë me zemër të hapur Në oda shkruhej historia dhe mësohej ajo, mësohej dhe shkruhej fjala jonë e bukur dhe ruhej me besën e madhe. Në pesëdhjetegjashtën, aksionin famëkeq të mbledhjes armëve të pas Luftës së Dytë Botërore janë munduar njerëzit, janë rrahur në mënyra çnjerëzore si e pat si nuk e pati armën që i kërkoj ta dorëzonte, veç pse ishte ai që nuk mund të bëhej tjetër por vrasje e përleshje në të pesëdhjetegjashtën rrallë ka pasur…! . –Kur i përmenda odat – i tha plaku profesorit, nuk i përmenda rastësisht. Si fëmijë nëpër gëzime e mort, në oda mbledhshin njerëzit, ata që kishin bërë emër në kohë, rrinin dhe kuvendonin. Kishte rend oda, aty fjala nuk merrej pa rend,. fjalës i vihej pikë. Mbaj mend fort mirë kur flitej për shumë rate të tjera që kishin të bëjnë me çarmatimin, kur kishte edhe raste të rënda të vrasjes, përleshjeve dhe përndjekjeve nga shkonte deri të formimi i Çetave të kaçakëve. Profesori vuri dorën mbi atë fletore që kishte filluar të zverdhej kohës ku shënonte faqet e librave në të cilat gjatë leximit kishte nënvizuar atë që atij i dukeshin të një rëndësie të veçantë. Profesori hapi fletoren duke i thënë plakut:
– Për këtë që je duke falur ti, ka edhe dokumente të shkruara. Fjalët e profesorit të ngadalshme në stilin e leximit të rrjedhshëm:
“ AJ 14 dosja: “Çarmatimi i Rugovës” Po aty. (lënda e Komisarit të jashtëzakonshëm) Raport informativ ditor mbi gjendjen e sigurisë publike për periudhën korrik – shtator 1920 (thot): ” përpos konstatimit së çarmatimi vazhdon dhe se për tani nuk ka pasur përleshje, shton se një skuadër vullnetarësh të cilën e fton Komanda e Vendit, kalon në Lipë në fshatin i cili i takon komunës së Novoselës, rrethi i Pejës dhe se, me rastin e kërkimit të armëve, ka pasur përleshje në të cilën vriten shtatë shqiptarë, …nga ana jonë vritet një vullnetar dhe një xhandar plagoset lehtë kurse nga kaçakët vriten 11 vetë dhe katër kapen!…”
-Xha Shaban! Çka ta merr mendja, kishin njerëz të besuar dovletet? i tha profesori plakut duke vu buzën në gaz nga se priste se nuk do të i jep përgjigje pyetjes së tij ose nuk do të i pëlqej atij ajo pyetje
-Po si joooooo!… i ktheu ai. Kur nuk i doli kundër as plaku, profesori u përqendrua në gjetjen e atij citati të cilin e kishte shënuar nga kureshtja në fletoren e tij kureshtare në ballinën e të cilës edhe kishte shkruar “ Fletore kureshtjeje ” që ishte në kaptinën e atyre shënimeve përkitazi me Zonën Neutrale të Junikut. –Sipas “(AJ 14 Raporti mujor i Shërbimit regj. të Brigadës III të xhand., korrik 1922).. . Këtë e ka marrë vesh nga një i besuar shumë i sigurt i cili ka dhënë edhe këto informata.
Në shpatet në perëndim të Bogiçes, gjendet prijësi i të arratisurve Sadri Bardhi i Rugovës me rreth dyqind të arratisur dhe se ky ka ftuar edhe Salih Ramen në këshillim për ankim komisionit për caktimin e kufiri. Salih Rama largohet nga Rugova dhe shkon në këshillim të Sadri Bardhi në mënyrë që së bashku t’i parashtrojnë ankesën Komisionit. Bashkë me Sadri Bardhin gjendet edhe Beqir Efendia, i cili kishte ardhur nga Vjena. Pa dyshim me iniciativën e tij të arratisurit do të parashtrojnë ankesë Komisionit në terren….”
“Po mirë mixha Shaban” pyeti ndër të tjerat plakun profesori – A i kishte shpëtuar kush asaj lije?” Boll mirë po e thua, se lija thonë ka shëmtuar njerëz, ka lenë shenja dhe vragë që nuk kishin si të fshehën nëpër fytyrë, qafë, shpinë të duarve!
“Burro…Edhe kolera ka ra e dikush ka mbet ..Tuta ka le para se njeriu….Pa tutë nuk ka shpëtuar njeri, ndërrimit të dovleteve duhet të i kihet droja siç ja kemi pas gjithmonë!” tha plaku dhe si të donte për të u kthyer në atë lëkurën e vetë për vragë dhe gërvishtjen e saj që e pesëdhjetegjashta edhe pse e kishte detyruar të futej në lëkurën e deles nga këshillat e të afërmeve të sprovuar me të keqen ndër stinët e moteve ashtu që lëkura marrë ngjyrën mavi të mos e përcillte edhe në muskujt e trupit që çuditërisht, si kishin mbetur pa u thyer kockat, e ndiente si të kishte ndodhur me herët se ajo që e mbante vulën e Tivarit e që ai dhe shokët e tij e quanin Tiva(rr)!
U kthye, po aty. –“Ty profesor po të interesojnë shumë gjera, thoshe, veç ajo që ka të bëjë me Tivarin dhe atë që pati ndodhur atje me farën tonë…shkuam deri diku por deri ku kemi shkuar është veç fleta e parë e librit të pashkruar, nëse mund të them kështu.
-Të kërkoj falje shumë, mixha Shaban, ashtu ishte dhe ashtu të mbetët… -“Bana shumë kohë ashtu si nuk bahet jeta. e kjo edhe më varfëroj shëndetin,ndihesha keq, nuk e di vetën si isha por me tregonin familjarët pataj, se ç’ shkallë kishte shkuar puna me shëndetin tim. Tash kur flasin njerëzit diçka që nuk e ha pazari, që nuk ka të
bëjë me çka shohin sytë, thonë : “po flet si në zhavellë” e unë isha prekur asaj nga se kushtet e jetës ma kishin sjellë atë si llokumin në sahan, pas udhëtimit me gjarpërinj, ndijimit të atij kundërmimi të helmit të tyre! Dikush kishte pëshpëritur se unë i kisha larë duart, për treqind bajrame e kisha marrë rrugën e asaj dynjaje. Kishin pas than: Shabani po flet me të vdekur, po e përmend babën e tij që nuk e ka njohur kurrë… pesë muaj pas ai kishte vdekur Syla, ai kishte ardhur në jetë….e dikush haptas e kishte qitur fjalën se unë isha shndërruar në njeri të mirë –evlia, pasi që atyre u ishte mbushur mendja se unë flisja me njerëzit diku ndër palët e qiellit e me ta nuk mund të flasin njerëzit e rendomë. Nuk e dinin hallin tim se unë isha duke u zier zjarrmisë së sëmundjes, bindjen e tyre unë e kisha forcuar kur nuk flisja me askënd. Ajo sëmundje imja mund të i ngjitej dikujt kështu i bëja kursim të hapurit të gojës. Kjo me kishte ndodhur pasi unë u dorëzova në organe të pushtetit, bash në Ozdrim të Pejës. Aty me patën dhanë një letër me të cilën vërtetohej se unë nuk i kisha duart e përgjakura dhe se nuk isha në listën të cilët nuk i kishte amnistuar ligji i asaj kohe. Dergja ime kishte të ngjarë me atë thënën: “mori në thua në mal e u rrëzua në lendinë! Ne kurrë nuk na janë kënduar këngët e mira por aso kohe na këndohej kënga fortë e keqe. Për një mund të shkonin të gjithë edhe nëna plakë e lere me…
e vazhdoj mendimin e tij me fjalët e veta profesori: “tokë e shtëpi i merrte djalli që me dredhën e lëkurës së tij bënte matjen dhe i regjistronte në emrin e vetë në Librin e metaforave të Zeza si mënyrë origjinare të fitimit të pronësisë sepse armiku i popullit nuk ka pasur kurrë pronësi ai është armik , armikut nuk ka si të i jepet shpjegim. Ai është kundër popullit tokës dhe qiellit !” Po bije një kashtë e pas saj edhe gjashtë! Kështu na ndodhi kësaj radhe i tha profesori plakut. -Jo profesor, sa e kemi nis tregimin për Tiva(rr)in si do ta quaj tash e këtej. Tivari është tregim i gjatë që nuk ka përfunduar, njerëzit po vdesin e me vete marrin edhe kujtesën po që nuk u shënua doçka diku, mëkatet e apokalipsit do të janë të vogla ndaj asaj që historia beri ashtu si bëri kaloi përmbi te si mbi varre…!
P r o z ë
Ali M.LAJÇI
VAKJA
E mirë është stina, kur moti merr mirë, e kjo ndodh kur stina e re nuk i merr ditë hua tjetrës shkuar me të sajat…. -Je duke menduar për pranverën, i tha plaku profesorit që sa u takuan aty tek ishin dy-tre trupa arre palë njeri mbi tjetrin; kishte kohë që thaheshin në diell në pritje të atij që i kishte blerë si dru zgjedhur për ndërtim të orendive. Vakja në ngarendje oborrit e pa atë dhe ktheu të përshëndetet me profesorin që kishin kaluar disa dhe nuk kishte ndej me plakun Shaban siç bënte shpesh. -Na ke humbur, more djalosh, ku je dhe si je, si janë gjithë ata të shtëpisë sate? ishin fjalët që i thoshte Vakja profesorit kur edhe e luti për kafe o për një tas qumësht të vakët si dhe një pjesore djathi të posa nxehur nga ajo. Profesori u përcaktua për një pjesë djathi të njomë, që s’ vonoj Vakja ja soll. – Mixhë! iu drejtua profesori Shabanit , Kam dëgjuar ka mot fjalën e thënë se: “Gruaja e mirë ta lenë nderin, fjalën e djalin.
– Është e vërtetë tha plaku, kjo është fjalë e moçme e thënë njerëzve të ditur e të sprovuar gjatë jetës.. Kjo e shtini rrëfimin e plakut krejt në një drejtim marrë kahe tjetër nga ajo e zakonshme e tyre për peripecitë e Tivarit të varrosura nga vetë historia pa u venë as një shenjë mbi kokë, ashtu e kishin menduar vet varrmihësit. Uji i detit i mbuloj peripecitë dhe fundin e jetëve të atyre njomakëve që nuk ishin të pakët për nga numri. Kjo ishte me e lehtë se të hapeshin varre duke i lodhur muskujt në përdorim të kazmave , shatit dhe lopatave, por plisave të bardhë që lundronin mbi ujë nuk u kishin gjetur mënyrën e dallgëzimit të tyre deri sa ata kishin pirë ujë e ujë dhe ashtu ishin fundosur. Por dikush i kishte bërë fotot e atyre plisave mbi ujë mos tjetër objektivi i syrit të ati që kishte mbijetuar duke dalë prej njëzetekatër dhëmbëve të tij…. ato foto janë ruajt gjatë por pas shtatëdhjetë vjetëve nuk do mend puna!…Toka e ka gojën e madhe!…
Vakja si grua i ka lenë që të tria; nderin fjalën dhe djalin. Shumë me ka dashur, ishte gruaja e migjës tim, dhe prej saj shumë kam mësuar gjera interesante që si të tilla që kanë qenë edhe i kam të mbajtur në mendje mirë duke i përjetuar shpirtërisht jetësimet e saj. Shaqir Ibren e kishte vëlla prej nënës dhe babës. Tregonte: -Lufta kishte marr fund, krismat e pushkëve nuk dëgjoheshin, ani që era barotit kundërmonte aty ku ai ishte djegur me shumë ! Natë gushti, e nxehtë sa gjysme e ditës, ramazan kishte qenë, e viti viti njëmijenëntëqindedyzetegjashtë. Lehja e qeneve ishte dëgjuar disi jashtëzakonshëm dhe jashtëzakonshëm kishin pushur për një kohë të shkurtër… Njerëzit e pushtetit të ri kishin rrethuar atë shtëpinë e Shaqës, me një arkitekturë të zgjedhur prej druri për çka edhe si ai edhe vëllezërit ishin mjeshtër në zë për punimin e drurit, bile të veçuar për thadrim të hollë druri. Në gjumë e kishin gjetur dhe hajdutërisht rrëmbyer “nata nuk ka spat thonë” atë e zbresin në Pejë nga
ato bjeshkë mbi te, dhe e kishin mbyllur në burg, në Kullën e Sheremetit. Kjo ishte kuptuar shpejt… Një ditë Vakja i kishte dërguar një sahan petulla të vëllait, të dytën ditë nuk ja kishin lejuar drekën dhe ditën e tretë thanë se ajo kullë famëkeqe burgu kishte dyert e hapura dhe prej asaj e gjithandej rrugës dhe lulishtes të Karrgaçit, përbuzë malit që fillonte nga Kapeshnica dukeshim e njerëz të vrarë prej dorës ë atij pushteti të posa konsoliduar me simbolin e yllit pesëcepësh.. Në këtë rrëmujë kishte pësuar edhe Shaqa, varrin nuk ja ka ditur kush, jo kurrë as Vakja….
Profesori, në shenjë të saj që ishte duke e kuptuar dhe lidhur me të tillat e ngjashme edhe vetë ishte dëshmitarë i ndodhjeve te raja pas nëntëdhjetenëntës dhe shtoj: Si thotë një këngë “… askush varrin ditë s’ ja ka!… dhe si nder dhëmbë e përmendi edhe Dubravën !…
Profesor, nuk mund të pushoj pa të treguar edhe diç që kam dëgjuar nga nenë Vakja si e quanin ne; edhe për atë që historia ka kaluar si mbi varre, për plojat e gjakut, ujin e skuqur të detit udhëtimin me gjarpërinj, deri në Tivar; dikujt prej aty e ku i kanë bërë sytë dritë, e të paktit pa shkuar atje, si isha edhe unë, por që kam par mjaft edhe pa mbërritur atje, por dhe çfarë kam dëgjuar nga ata të paktit që i kishin shpëtuar asaj kolere, nuk do të pushojmë deri sa tregimit do të i biem në fund. Vakja me tregonte për shoqet e saj gra që kishin lan nam si burrat e kësaj toke që shpesh thoshte kur nuk jemi ndije rahat, kurrë nuk kemi pas qetësi si duhet kur shteti vendos pushtet… Disi nuk na ka ecur mbar puna as ndërmjet veti…
–Sikur të detyrohemi për të i besuar thënies “ kjo tokë e jona është matë me lëkurën e dreqit të zi !. “ – tha profesori. Pastaj plaku Shaban e vazhdoj atë që ishte duke thënë: – Vakja me pati treguar për Galën pa të cilën asnjë çështje e ngatërruar fort, nuk ka mundur të zgjidhet pa e pasur kuvendi në mesin e vet edhe atë, ishte grua e mençur mençuria e saj nuk mund të kalohej nga ajo e burrave me nam.
Dy ditë prej kafshimit të qenit, të fqinjit kishte vdekur një mashkull i shtëpisë së Avlaj-ve që ne mes fqinjëve ishin këputur hyrje-daljet. Avlajt thoshin se fqinjët e tyre nga aty e tutje kanë një gjak borxh. Miqtë e dashamirët nuk kishin kursyer vetën për të hequr atë ftohje të madhe në mes të tyre. Vitet kalonin fqinji i Avlajve rrinin mbyllur. Gala kishte marr vesh se një ditë ishte caktuar edhe një tubim i pleqve burra me autoritet për atë kohë, edhe ata dinin për Galen por disi njeri nga kuvendaret nuk e jepte pëlqimin që Gala të ishte në mesin e tyre, sepse e dinte se ajo do të i jep fund asaj pleqërie. Por në fund të fundit ai vetëm nuk pati kah të mbaj, edhe ai u pajtua . Ditën kur ishte caktuar mbledhja pleqësore ishte ftuar edhe Gala. Ardhja e saj ishte aq e çuditshme për njerëzit pleqësor bile fare e papranueshme , mbetur kishin të stepur duke e shikuar herë Galen herë njeri tjetrin duke mos çelur kush gojën.. Ajo me veti e kishte sjellë qenin që e kishte mbytur atë njeri (!!???….)
-Çka kini heshtur kështu burra u kishte thënë ajo, prapë askush nuk kishte folur. Heshtjen e kishte thyer njeriu i cili e kishte kuptuar se Gala me veprimin e saj do të bëjë atë që burrat kishin humbur kohë e nuk kishin arritur sukses.
– “Na e solle qenin në odë more e bija e fisit !” -kishte thënë dikush.
– “Ky ashtë gjakësi, ky e ka mbytur njeriun, nëse do të merret gjaku gjakësin e kam sjellë këtu me dorën time, po e qesim jashtë (…) të kryhet gjakmarrja!… Kurrë të keqe prej se janë fara e këtyre dy shtëpive fqinje, njëra që sa kohë rri e mbyllur, nuk kanë pasur të keqe ndërmjet veti!…
Tubimi pleqësor nuk e pati vështirë ta vendos pajtimin edhe pse nuk u erdhi fort mirë se ashtu erdhi në pyetje peshimi i njëshit me dhjetëshin po çështja u vendos dhe pajtimi u arrit pa u dredhur më pika e gjakut !, ?, !!, ??, !!!, ???, !!!!!!!!!!!!!!!!, ?????????
-E tashti! i tha plaku profesorit: – si të pata premtuar, se do të kthehemi prapë aty ku ti je duke lexuar një libër pa asnjë shkrolë në te! Rrudhat e faqeve ju krijuan atij pas thënies së këtyre fjalëve që i përcolli me një qeshje të qëllimshme sikur të donte të i bëjë një gixëlimë mahie profesorit.
– Bacë, mirë e ke, po ja fillojmë ku e lame!
– Nuk di ku na ka mbet, veç po e kapim diku e dalim diku që na e merr mendja se e ka peshën!
– Krejt çka lexohet është me interes!…
– Po ti profesor, je kah e lexon një libër që as një shkrolë të vetme nuk e ka!
– Kjo me duhet, librat me shkrola i lexon gjithkush
– Gazetën mbarë mund të lexohet lehtë por është interesante kur ajo lexohet e kthyer mbrapsht. Qeshuria e profesorit e ndërpreu këtë dialog kundra-venës por pa ndonjë të keqe.
– Ku e kishte pushteti i kohës i atij shtetit të porsaformuar gjithë atë frymë të valë urrejtjeje dhe egërsie si të bishës gllabëruese që gjithë ata të rijnë i kishte shti në Listën e Zezë, për t’i filluar asaj rruge të vdekjes, shoqëruar me gjarpërinj helm mëdhenj?
–Pushteti erdhi si erdhi, popullata shumicë filloj ta urrente. Kush me shumë e kush me pak. Ata që kishin ra në sy të ati pushtetit, detyroheshin që jetën ta vazhdojnë në male ose të i binte në dorë atij pushteti të pashpirt!… Kështu, këta njerëz të arratisur njiheshin me emri “kaçak” e kishin përkrahjen e popullit nga se i konsideronte për mbrojtës të vet, kështu që ata i ka përqafuar, ushqyer dhe duke refuzuar që autoriteteve të pushtetit të u japë të dhëna për ta.
Profesori; si thonë: “ si të ngutej me pjell para vaktit !” e vuri dorën mbi notesin e tij dhe si të kërkonte një citat të shënuar lidhur me atë, rastësisht, me të hapur të tij gjeti diç të veçuar për të arratisurit – “Kaçaket” .dhe mënyrën e luftës së tyre si kishte shkruar në një raport me rastin e numërimit të grupeve të arratisurve në Qarkun e Pejës, perfekti Vulksaniviq, filloi citimin e shkrimit me çka plaku ishte mësuar:- “ …të arratisurit kurrë nuk bëjnë rezistencë formale, por luftojnë si gueriljet; janë të lehtë përpos kësaj pa kurrfarë ngarkese të rëndë dhe brenda një kohe të shkurtër kalojnë distanca të mëdha dhe prandaj repartet ndjekëse nuk ja dalin…dhe ky është shkaku që të arratisurit vazhdimisht veprojnë, ikin”
Po të tregoj edhe unë, se pushteti bënte çmos dhe merrte masa nga më të ndryshme për pengimin e popullatës që të u jepte ndihmë kaçakëve.
Marrja e tokës dhe shtëpisë, në katin përdhes pushteti e detyronte të banoj ai që kishte lindur e kishte ndërtuar shtëpinë ose ja kishte lenë baba, ndërsa në katin e dytë banonte koloni ardhacak që e kishin sjellë pushtetet si ai ardhur rishtas… Kur mbushet kupa, fillojnë që ta qesin buzët jashtë, këto i mbajti në mend pushteti i vjetër duke e përcjellë në të riun. Atëherë si të humbej kjo farë, e shqipes të i ndalet fluturimi mbi kreshtat e saj pos me planin e marshit për në Tivar që unë e quaj Tiva(rr)i, një pikë loti i erdhi nder mollëza plakut që heshti meitueshëm !…
Prozë
Ali M.LAJÇI
TABJA
(Këtu bëhet fjalë për bëmat si ajo e masakrës në Tivar, për të cilat nuk është folur fare ose pak e pa zë ndërmjet familjarëve të groposurve në Ta“be, një kodër mbi Gjimnazin e Pejës nga ata që pas Luftës Dytë Botërore proklamonin “çlirimin”. Dokumentet me shenjën “Top sekret” të gjetura më vonë në arkiva – dosjet e OZN–së, kishin ruajtur emrat e 3600 njerëzve që në Tabe i kishin hëngër nata. Një njeri duke i hapur themelet e shtëpisë në një thellësi jo më të madhe se 50 cm. kishte hasur në grumbullin e eshtrave.
Ku tjetër, veç aty do të janë çveshur eshtrat mishit të trupit Shaqës si edhe të 3599 të tjerëve, dhëmbësh të një qeni me virus tërbimi janë kafshuar, përgjakur dhe helmuar. Tabet, një kodër me reliev të gjatë mbi Pejë sikur të ishte vetull mbi qytetin si një sy që kishte parë çnjerëzoren duke u krekosur të lugetërve atyre netëve pa hënë e ditëve që retë nuk e lenin diellin t’ia shihte syrin njeri i gjallë. Ishte kohe e keqe dhe me e rëndë se e keqja e saj ishte fjala që ishte bërë proklamatë “çlirimi” për dike e çlirimin e dikujt mund të flitej, për dike shtrëngim ishte “çlirimi” pushoj pak plaku për të vazhduar prapë po u nxitur si shpesh nga profesori që tashti ishte trashur ndeja dhe biseda, dinin pse rrinin dhe bisedonin. Vakja me tregonte për Shaqën. Sikur fliste Vakja për të vëllain edhe tjerët flisnin për të t’ afërmit e vet. Sa e sa njerëz i ka hëngër nata në Tabe..Ihhh! ishte ofshama e plakut ndër të shpeshtat: – njëmend sikur të ishte mat kjo tokë jona me lëkur të dreqit!!!
– Kaçuba thonë do të flas, nuk e le vetën të shkoj pa shenj e dok!
– Ka pasur të tillë si Shaqa?
– Po profesor, ka pasur, i kanë dënuar me burg të rëndë, i kanë shpëtuar plumbit.
– Nganjëherë e do fati ashtu! Rrudhi vetullat profesori në të lëshuar shikimin kah ai dhe si rrallë me një mllef shpërtheu: -“ pak edhe vet i kemi pasur fajet, besa edhe i kemi, dhashë Zoti të mos i kemi prapë, kohët do të na mallkojnë, do të pjekën e dhe djegën si bukë e harruar mëkatet, as Drini as Lumëbardhi nuk do mundet për t’i larë !…” Kur u përmend uji, plaku si të ndiente etje të gjatë shikoj në të majtë ku qëndronte gota e mbushur ujë mbetur nga kur i kishin sjellë kafe e që kishte kohë kur e kishte pirë, si e porositur mbi cungun e improvizuar si tavolinë ku qëndronin profesori dhe plaku.
Një kafke i dukej një pikë e zezë mbi zgavrat e syve.
– Me plumb është goditur në ballë!… tha me veti ajo që kishte shkuar atje me të dëgjuar se është gjetur varri masiv mbi vreshta në Tabe. Vëllai ja kishte hëngër nata as shenjë as dok nuk i kishte lenë si shumë tjerë edhe ai, vëllai i Bulinës
– Hirësia jote o Zot!… – papandehur u lëshuan grimcat e dheut mbi eshtrat e thyer që kishin marrë ngjirën e tij si nga këlthitja të kishte fituar shtytjen .Ra në jermi
mbi eshtra. që zgjati pak… dikush i puthte fijet e barit e dikush ndiente lehtësim të çejnës vet si eshtrat që dukeshin të zbuluar dheut. Përpëlitej e s’përpëlitej, dëneste pa i gjetur ngushëllim vetes por nga lodhja si flutur në kokë i erdhi mundësia që ta zgjedh gjykimin saj për atë gjendje që e jetonte. Ky është vendi ku kanë pushuar eshtrat e gjitha këto kafka, hirësia e të madhit u pastë ndihmuar, kanë pasur vuajtje trupore nga ata që u kanë marrë jetën dhe duke u ngarkuar mëkate.
Rexhepi kishte ardhur për vizitë farefisit,varreve të babës dhe gjyshit, si kalorës i erërave nga viset Anadollake të Turqisë. Ishte njeri i gjakut t Shabanit dhe profesorit. Tregonte për erërat tërbua kohës që u kishin hyrë në kokë duke u thyer keq rrashtat e tharë trurin e tyre. Asnjë natë nuk ishte vetëm, në darka shoqërohej njerëzve që e njihnin sa ishte pa u bërë zog i erërave ku për Urën e Gallatës dhe Haxhiun kishte dëgjuar sa ishte mësues në Kosovë, po edhe atë turlinë që flitej se –“ Kush e ka Çanak Kalanë e ka dynjanë” nuk dihej me gjatë, Bosfori dhe Gryka e tij nuk ishte afër si sot ata që e kishin parë dhe kishin folur për te të përcjellë ishte bërë legjendë dhe kishte filluar të zverdhej tash më!… Nuk donte të flasë për kohen në rrjedhë dite, shakat ja donte më shumë dhe nuk ua ndante atyre bisedën. I shikonte thellë njerëzit , nga çdo njeri thoshe se merr diçka ashtu si lente diçka. Në ta e lente kujtesën si i mbante në mendje kur në fund të pesëdhjetave të njëmijenëntëqind-ës i kishte marrë rrugën e zogjve të erërave që i ndali diku në Anadolli të marrë pështjellit të saj i kishte sjell e sjell dhe prapë diku i kishte ndaluar… si tha në bisedë me profesorin në Bursa, dhe pas zgjimit të erës një shtjellës i saj e kishte sjell në buzën e Detit Marmara në vendin Kyqyk Cekmexe!…Plakun nuk e lente profesori ta harroj tregimin e pa përfunduar për Tivarin.
– “I sëmuri nga Bosfori” i thoshte profesori Rexhepit kur i binte fjala për Turqinë. dhe donte të i zgjoj dashurinë sikur mendonte se e ka harruar për vendin ku i kishte rënë koka. Rexhepit dhe kishte kaluar vite jete e bërë dhe punuar mësimdhënës.
– “ I sëmuri nga Bosfori” ishte Perandoria Osmane!” tha Rexhepi duke buzëqeshur zëshëm se nuk donte që të keqkuptohej si mbrojtës i asaj që i kishte ra hise si i kishte rënë si kur zogun erërat e mëdha e zënë në fluturim dhe fare nuk e lenë të zbret duke u bërë ashtu zog tyre! Ai sikur ta kishte dëgjuar bisedën e profesorit me plakun që i pati thënë: -“pak edhe vet i kemi pasur fajet…” nuk e tha shprehimisht por nga fjala e tij që e mori në vazhdim të cilën nuk e dëshironte fortë se ishte i vetëdijshëm që fjalët e tij edhe të lehta bëhen të rënda – kurrë nuk dëkonte vetëm pa “shokë”… barra e fjalës tij do të i rendonte këmbët për të udhëtuar serish në këtë anë!… E mblodhi fuqinë, mori fjalën dhe e theu mosguximin duke i marrë fytyra çehren e kuqërremtë.
– “Fillimi i shekullit XX ishin në shkatërrim e sipër kalaja nga shtrinte sundimin
Perandoria Osmane, vlonte edhe Gadishulli i Ballkanit. Ngado erërat frynin keq për Perandorinë… Deti kishte valë, trazoheshin prej tyre buzët e tij. .Këto trazira i shfrytëzonin fuqitë e mëdha dhe shtetet e vogla reja ballkanike për ta pasur më afër mundësinë r lëshimeve t reja territoriale. Thonë se buajve e mëdhenj nuk u vinë në sy të vegjlit, edhe fuqitë e mëdha e kishin mendjen që shtetet e vogla ballkanike të ua nënshtrojnë interesave… Austro-Hungaria, nëpër luginë të Vardarit dhe Kosovë ëndërronte për të dal në Selanik për çka i duhej përkrahja klerit katolik të cilën nuk e kishte të plotë sepse e kundërshtoj masa e gjerë dhe ajo dhelpërisht i shfrytëzoj bejlerët që u shkonte fjala në popull ndihmohej tyre rezistenca ndaj perandorisë sepse bejlerët dhe agallarët nuk e kishin punën mirë në ruajtjen e pozitës tyre feudale. Edhe kallogjerët e manastirit të Deçanit ishin rus, filluan kolonët serb dhe raje të thoshin se janë rus. Si thonë, edhe ne na u përzien kapuçat. Nuk dinim në mulli të kujt po e çojmë atë grimcë uji, as argatët e kujt ishim. Tokat e Skënderbeut vend i rëndësisë veçan, lakmonte dhe ëndërronin supremacinë e vetë shtetet e vogla ballkanike….
Një copë diell u duk dikur! Lidhja e Prizrenit me punën e vet , zgjoi vetëdijen kombëtare dhe forcoj aspiratën për çlirimin nga robëria turke dhe rënia nën ndonjë robëri tjetër që ndodhi vërtetë. Me rastin e formimit të Lidhjes, njerëzit nga Peja dhe rrethina e saj ishin pjesëmarrës aktiv në punën e saj pasformuese, Haxhi Zekën e kishte anëtarë të Komitetit Qendror. Lidhja kishte edhe njësitë e veta ushtarake që luftonin si kundër Perandorisë dhe zbatimit të vendimeve të Kongresit të Berlinit….” Ndërhyrja e profesorit kishte një tonë më të lartë zëri. Ishte mësuar në bisedat me xha shabanin që në fillim nuk ja donte por me vonë ishte mësuar. edhe ai e shikoj pak çuditshëm por i përfundoj shpejtë pa marrë shumë kohë : -Kam lexuar diku -“ forcat ushtarake të Lidhjes së Prizrenit nuk lejuan që Plava e Gucia t’i bashkohen Malit të Zi, ato kundërshtuan edhe vendimin që Malit të Zi t’i bashkohet një pjesë e krahinës së Kuçit, pas dështimit të këtyre forcave të Lidhjes, Malit të Zi i qenë dhënë Tivari dhe Ulqini!”
– Me fal bacë së të ndërpreva! -tha profesori
– S’ ka gjë, kam falur mjaftë, bile edhe tepër, kjo frymë nuk është e re tek unë por me ka kushtuar shpesh. Kush vepron vetëdijshëm sipas asaj që i ka endja, kush i bënë vërejtje nuk i vije mirë. Ai e di më mirë se gjithkush së ç’ është e mirë e ç’ është e keq. Çka është e vërteta nuk mund të përmbahem e të mos flas. E thoshin një fjale, “çka ka në gush e qet për fushë” e unë kështu bëjë, kësaj po thonë tash me: “çështje politike” si këtej Drini ashtu edhe andej Drinit…Këto kanë bërë që unë të digjem nga malli për Kosovën!…
Ishte afruar koha darkës, dhe mbërritjes të “shokëve ” të Rexhepit, që nga ardhja e tij; krahët e përhitur të muzgut kishin filluar shtrirjen e sundimit të mbretërisë së vet. Rexhepi i tregonte profesorit shumë gjera që nuk u thoshte të tjerëve, i la edhe një porosi si amanet:: – “ Politika është e keqe, kurrë mos u merr me te. Do të i le amanet djalit që edhe ai të ja le djalit të vet të mos merret kurrë me politikë se veç një në njëmijë i sheh hairin asaj!!!??? – Kush ka ra prej dardhës i beson të rënit i ke nga përvoja. – Po, nga përvoja ime jetësore tha ai duke e përmbyllur profesori-ja erdhën “shokët” qenka me ta edhe një i cili nuk ishte mbrëmë!
Prozë
Ali M. LAJÇI
Amaneti i kullës
Muzgu me krahët e tij të lehtë e të përhitur ishte duke u bërë gati për t’u shtrirë përmbi vërri dhe bjeshkë mbi të cilën qielli kishte atë ngjyrë të kuqrremtë duke e theksuar vijën e horizontit të perëndimit, nuk kishte rënduar ende pamja për të për të lëvizur nëpër oborrin e asaj shtëpie të vjetër. Të priturit sapo ia kishin behur, u duken nga ajo dritare e vogël.
Rexhepi i ndërroi qëndrimin e tij, e mori një tjetër ndaj atij që e kishte deri atëherë në atë ndejë duke biseduar me të afërmit, të cilin përpiqej ta vendosë ashtu siç e mendonte nga se situata mundej për të diktuar vetë. Me mixhë Shabanin dhe profesorin ishte duke treguar me respektin e madh për njerëzit dhe kohën para se të mërgonte.
-Ndoshta koha! -shtoi ai duke e përsëritur mendimin filozofik se njeriu kurrë nuk shkel në një ujë!”. Ndryshojnë njerëzit dhe kohët. Në kohën time njerëzit me dukeshin me të urtë dhe me të qetë. Ndoshta mua me dukej isha i vogël!
-Sa më shumë që bëhen vjet, edhe barra e tyre shtohet më shumë, – tha Profesori. Kjo barrë njerëzit i bën më të ndjeshëm dhe më të padurueshëm. Atëherë ke ndejtur me njerëz që nuk të kanë shprehur mundimin nga barra të cilën kanë bartur? Të janë dukur të freskët, të butë e të mirë e të lehtë si muzgu kur nis për të shtrirë krahët me të renë të pjesës së epërme të diellit në vijën e horizontit të perëndimit?… “Shokët” qëndronin përpara derës së oborrit të shtëpisë prej qerpiçit , shtrënguar hatullash prej drurit të bungut që dukej mjaft e mirë. Të ardhurit hynë brenda, priteshin për të ardhur. Mustafa nuk ishte në shtëpi ku do të hanin darkën “shokët” e Rexhepit. Sipas fjalëve të djemve të tij ai kishte shkuar për një punë në lagjen tjetër, pa cekur se në të cilën, nga se fshati kishte katër lagje. Ata nuk pritën shumë para derës, dera ishte e hapur që ata të vinina. Rexhepi dhe djemtë e Mustafës, plaku Shaban qëndronin në odë të pritjes. Murseli kishte zbritur shkallëve dhe i larguar pak nga dera, me dorën e djathtë në anën e majtë të gjoksit duke i përshëndetur me fjalët: -“Mirë se erdhët, ngjituni shkallëve, ngjituni!”, ku ishin të tjerët duke i pritur.
Hynë brenda. U shprehën mirëseardhje plaku Shaban dhe Rexhepi. I zunë vendet në cergën e odës mbi shavarin e tharë që edhe postja e ogiçit dhe e ndonjë deleje shterpe të paqethur nuk mungonin, që vendin ta kishin më të butë për t’u ulur.
Plaku filloi ta pyesë atë që kishte zënë vendin si më lart ndaj të tjerëve që nuk ishin shumë, pesë-gjashtë veta.
-Si je me shëndet?
-Mirë shyqyr, prej të madhit. Tash erdhi kohë tjetër, shumë më e mirë se ajo që shkoi kur “sa koka sa kapuçi vlenin”. Për të mos e zgjatur më shumë, dikush tjetër vazhdoi:
-Veç zullumi këputet atëherë kur trashet shumë. -Zoti mos e lashtë pa e vra zullumqarin! ishin fjalët e një të treti. Plaku Shaban, i pa sherr, edhe ai e lidhi fjalën e tij me atë të parafolësve: -“ Sak Lari, prej zullumit, që nuk kishte të ndalur e që në pesëdhjetegjashtën veç i kishte ardhur të fyti si shumë të tjerëve, ishte ajo kohë e aksionit famëkeq të mbledhjes së armëve. Ai e pati shitur tokën e babës, shtëpinë dhe mori dynjanë me të dy nipat e tij dhe mbarë familjen që si të tjerëve u kishin treguar me krejt dorën – Turqinë, u kishin folur: “… Për së gjalli në parajsë!”, për vendin ku njerëzit ushqehen me lugë prej arit, e sikur ato do t’i kenë edhe të shkuarit atje. Saka si të vdiste njëherë për këtë vend. Pesëmbëdhjetë vjet me të afërtit nuk është marrë vesh as me letra. Edhe shumë të tjerë besa patën filluar që ta marrin në sy rrugën e Sakës. Disa shkuan.
Vërtet koha ndryshon. Fal Zotit e … Rexhepi tash erdhi që të na vizitojë dhe dëgjojë prej se afërmi, njerëzve të gjakut, dajë miq e dashamirë. Rexhepi nuk u durua dhe shpërtheu: “- Nuk është si ishte, por prapë nuk është ashtu si duhet., njerëzit, bile njerëzit e rendomë, pa i përmendur ata të pushtetit, mund të jenë më të mirë, të kenë dashuri më të madhe ndërmjet veti, respekt e besë më të fortë. Më është dashur për hir të mixhës tim që nuk kishte fëmijë të vetët, për të mos e lënë vetëm, unë dhe vëllai im ishim të detyruar t’i vihemi prapa. Ishte kohë e keqe, vërtet mund të thuhet:”Sa kapuçi aq koka e njeriut…! “ Faji është jetim !” – ishte refreni i Rexhepit para fillimit të çdo bisede. Edhe fillimi i bisedës që ndërlidhej me rrjedhën e asaj të përgjithshmes, atë natë, në atë rreth darkimi dhe ndeje.
– “Ne nuk kemi qenë krejt të pa faj; si me tregonte baca, kur e kishin burgosur në Spuzhë pas të dyzetetetës e kishin pyetur:
– E ke dashur shumë Shqipërinë? Ai ishte përgjigjur:
– Vallahi më shumë se vetën!
– Po, si të bëhet edhe njëherë luftë, çfarë do të i bëje Çedos ose mua? – e kishte pyetur Velko.
– Do të tregoj pa leqe? Do të kërkoja lulen e ballit ta qëndisja plumb
– Po, sikur të bija në dore?
– Aaaaaaa, edhe këtu dua të përgjigjem pa leqe. Më parë do të me merrte plumbi mua sesa ty! Armik imi ishte, por më rrahu krahët, thoshte ai, ndjesë pastë!… “Shokët “ e shikonin njeri – tjetrin dhe derdhnin shikimet në fizikumin e Rexhepit, i cili nuk ndalej por shfrynte në pushtetet që i kishte përjetuar gjyshi, baba dhe vet ai. Pushteti është i mirë veç për ata që e kanë në dorë e nuk e lëshojnë pa zor të madh. Populli shikon dhe dëgjon, nëse kundërshton pëson! Fjalët, si të dëshironte t’u krijojë rimën, nuk di si i erdhën pa ndonjë qellim nga u nxit për të qeshur. Profesori e kishte Rexhepin të afërm për nga gjaku. Nuk ndërhynte kur ai fliste siç bënte me plakun Shaban. Me të ishte mësuar, i thoshte atij sa herë bisedonte me te:
– Jam kah të vjeli bacë!
– Mirë është, vazhdo! – ia kthente ai.
Kishte kaluar një pjesë e natës, yjtë dukeshin si të vidheshin shikimit nga se retë e kishin lyer qiellin e asaj nate, por në të ecur ato lironin ndonjë yll nëpër ato plasa resh.
Kulla e qerpiçit për verë ishte e flladshme, ndërsa për dimër e ngrohët, nuk e lëshonte të nxehtit deri në mëngjes. Rexhepi shikonte Trapazanin, dollapët e odes të asaj kulle, oxhakun dhe sandraqin e tij. Në rreth të oxhakut, xhezvet të kthyera në krah që kush hynte përdere i binin në sy si diçka e rregulluar me kujdes dhe merak të veçantë. Sigurisht atë e bënte gruaja që kishte ardhur me së voni në atë shtëpi, nusja e shtëpisë. Dikush e hapi dritaren nga se tymi i duhanit e kishte pllakosur odën. Gati të gjithë tymosnin, pos Shabanit dhe profesorit dhe atyre dy-tre fëmijëve të vegjël të
cilët kishin filluar të koteshin gjumit, por iu interesonin fjalët e odës. Kishin dëshirë ta dëgjonin Rexhepin si xhaxhai i tij Saka, atyre që shkonin për ta vizatuar dikur vonë.
Kohen që dilte për të shëtitur me ta, u tregonte për faltore, Xhamia me nga disa minare, duke u thënë se: “-Xheneti për këtë dynja është ky vend!..”. Ndërsa Rexhepi i çonte afër Urës së Gallatës. Aty ishte një skele deti – Detit Marmara, ku ngarkoheshin vaporë dhe anije të mëdha. Ngarkim dhe shkarkimin e bënin njerëzit të
cilët mbanin njëfarë samari të përthekuar për belit e i varur në supe si çanta e fëmijëve të shkollës; në fund të brezit, kishte një mbajtës të fortë ku pushonte barra. Thesi i kafes, nga brezi deri në qafë të renditura njëra pas tjetrës, pakot prej kartonit të trashë të mbushura domate, e pemë tropikale, miell sheqer e çfarë jo tjetër. Urën e Gallatës Rexhepi nuk e vizitonte me vizitorët pse e kishte marrë malli nga ajo veç i ishte bërë neveritëse, por donte t’u tregojë atyre njerëzve që kishin dëgjuar për vendin si thoshin – “xheneti për ketë dynja!”. Ai, atyre u thoshte: – Kështu fitohet buka këtu, shiko mirë si ngarkojnë e shkarkojnë anije me samarin në shpinë këta njerëz! Pa e provuar këtë samar nuk ka bukë këtu! Balta e Tokës Dardane, mos e harroni është flori, xhenet i kësaj dynjaje. Boll jemi mashtruar, mos u mashtroni!… “Shokët “ e bënë tamam. Njeri nga ata e mori fjalën: “për të mirë gjithmonë, për gëzime u shtroftë sofra në këtë shtëpi!” Fjalët e pa përfunduara të tij u përzien me të Rexhepit: -“Kjo shtëpi, kështu si është, ka përcjellë breza e dovlete: Amaneti i saj është i rëndë sa kjo tokë nga është nxjerrë qerpiçi, material ndërtimi i saj: “Mos e jepni kurrë bukën me sherr, në mua!… -Jepjani mikut! … -Mos u bëni e zeza e vetvetes, duaje vëllain e mos e shit për asnjë çmim.!…Ta ruani gjuhën e nënës, tokën e babës!”
Ata shkuan me përshtypjen se Rexhepi është ai që ka qenë, nuk e ka lakuar rrugën as që e ka ndërmend…. është ai që në vitet pesëdhjetë e tre – pesëdhjetë e katër kërkonte në fshatra nxënës të cilët veç kishin kaluar të pesëmbëdhjetat
që nuk e dinin alfabetin, nuk kishin shkelur kurrë në prag të shkollës!…
– Mos preto, fute në atë fletore edhe këtë që do ta them: i tha Xha Shabani Profesorit!
-Cilat? – e pyeti ai
– Amanetin e Kullës, de!

