Gazeta Nacional Albania

PO RRITET NJERIU TEK NJERIU. Poezi nga Ramiz LUSHAJ  

 

Ike ti Zojë, Nanloke e Mirë

Në këtë Kohë të Vështirë

90 vite ti mban mosha e Emni,

I rrite 9 fëmijë- Yje Kelmendi.

 

Bijë në Shkrelin e Rugovës.

Nuse në Vuthajt e Gucisë.

Te dyja të rriten Nanëmadhe.

I pate si dy duart, si dy sytë.

 

Në Rugovë- te Rexh Avdia i Shkrelit

Në Vuthaj- te Cung e Isuf Dedusha

Jetë n’dy kulla t’rrituna me histori

Edhe nga pena, edhe nga pushka.

 

Brezat e tu, në Shkrel e në Kelmend,

Penden akademi, Pushkën lapidar,

Për Shkolle Shqipe, për Kosovën e lirë

Nga Prishtina deri…në Shtëpinë e Bardhë.

 

Ike shekullore, o Nanëmadhja Zojë,

I le 100 nipa e mbesa…në votër…!

Këso kohe kur po rritet njeriu tek njeriu

Kur Bota e madhe po bahet e vogël…!

 

 

Dardani, 26 mars 2020