Gazeta letrare “Nacional”, i mbylli veprimtaritë kulturore për vitin 2021
POETI I NJOHUR FERIK FERRA MERR ÇMIMIN E LIBRIT ME TË MIRË ME SONETE, NË NJË CEREMONI TË ORGANIZUAR NË HOTEL OXFORD NË TIRANË
Gazeta letrare “Nacional”, i mbylli veprimtaritë kulturore për vitin 2021 me ceremoninë e dorëzimit të Çmimit të librit me të mirë me sonete, akorduar poetit të njohur Ferik Ferra per librin “SONETE”.
Cmimi i lartë, ju dorëzua zotit Ferra nga kryetari i Bordit Editorial Ndërkombëtar i gazetës Nacional, poeti i mirënjohur dhe studiuesi i letërsisë Dr. Mujë Bucpapaj.
Veprimtaria u organizua në sallën e konferencave të Hotel “Oxford”, në Tiranë, me pjesëmarrjen e dhjetra poetëve, shkrimtarëve, studiuesve dhe përsonaliteteve të jetës kulturore në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi.
Nderimi Ferik Ferrën është nderim për kontributin e tij në poezinë shqipe, si dhe në fushëne përkthimit nga poezia e huaj botërore, është një nderim jo vetëm për poetin, por për të gjithë kulturën tonë në përgjithësi.
Dr. Mujë Bucpapaj tha qysh në fillim të takimit se “Gazeta letrare dhe kulturore “Nacional” vlerëson më Çmimin e librit më të mirë me sonete për vitin 2021 librin “Sonete” të Ferrik Ferrës. Në vijim ai lexoi edhe motivacionin: “Sonetet e Ferrik Ferrës përfaqësojnë, në historinë e kësaj forme madhore poetike shqiptare, një zhvillim domethënës për sa i përket konsolidimit teknik, duke rinovuar përvojën e trashëguar, me një ekspresivitet të lartë artistik, duke demonstruar fleksibilitetin dhe fuqinë lirike, përmes cilësisë së jashtëzakonshme të poezive të tij”.
Për veprën letrare të Ferrës dhe posacërisht për librin e ri më sonete folën studiuesit: Dr. Mujë Bucpapaj, Qazim Shehu, Defrim Cani, ndërsa u lexuan komentët e përgaditura nga prof. Klara Kodra, prof. Gjovalin Shkurtaj dhe studiuesi Dukagjin Hata.
Kush është poeti Ferik Ferra ?
Deri tani poeti Ferik Ferra i ka shtuar fondit më të mirë të poezisë shqiptare 11 libra poetik, të cilët për shkaqe të njohura të censurës, autori filloi t’i botojë pas vitit 1992 e në vazhdim.
Poeti Ferik Ferra ka shkruar poezi dhe sonete qysh prej vitit 1952 në moshë të re e në vazhdim, pavarësisht pamundësisë për t’i botuar në shtypin e kohës.
Sapo poeti i prezantoi lexuesit librin e parë poetik “Duke kapërcyer shekullin” (2001), mendimi kritik i kualifikuar, që nga nivelet akademike, studiues, kritik dhe publicistë, e konsideruan të rëndësishme dhe të nevojshme për poezinë shqipe krijimtarinë e tij.
Me këtë rast është e arsyeshme të ju sjellim në vëmendje vlerësimet e akademikëve të letrave shqipe si prof. dr. Alfred Uçi, akademik Ali Aliu, akademik Dritëro Agolli, akademik Kopi Kyçyku, akademik Përparim Kabo, prof. dr. Shaban Sinani, prof. dr. Fatbardha Hoxha (Fishta), prof. dr. Ardian Kyçyku (rektor dhe lektor i Universitetit të Bukureshtit, Rumani), studiuesi dhe poeti i mirenjohur Dr. Mujë Buçpapaj , dr. Arben Prendi (lektor në Universitetin “Luigj Gurakuqi” Shkodër), studiuesi dhe lektori i Universitetit “Luigj Gurakuqi” (Shkodër), Anton Çefa, Perikli Jorgoni, Ramadan Musliu, Defrim Cani, Niko Kacalidha, Niko Kubatis, Dhurata Hamzai, Lisandri Kola, Arjeta Ferlushkaj, Armela Hysi,
Fatbardha Hoxha, Tonin Shiroka, Lluka Qafoku, Rajmonda Moisiu, Skënder Temali, Flori Slatina, Xhevahir Spahiu, Romeo Çollaku, Armela Hysi, Alfred Uçi, Dhurata Hamzai, Dukagjin Hata, Ardian Kyçyku, Dino Kubatis, Niko Kacalidha, Arben Prendi, Lisandri Kola, Arjeta Frelushkaj, Mexhit Premçi etj.
Poeti Ferra në Bukuresht, e krahasojnë me Kavafisin
Bukuresht. Në promovimin e vëllimit poetik “Diell i vështirë”, përkthyer në rumanisht nga Kopi Kyçyku
Në vazhdim, Ardian-Christian Kyçyku shtoi se “vargjet e Ferik Ferrës sjellin ndërmend një përqëndrim drite, diturie e paqeje që gjendet vetëm në venat e Eposit të Kreshnikëve dhe në poezinë e Alpeve, gërshetuar me lirizmin e përhershëm tiranas”.
Poetët e prozatorët e njohur rumunë, Vasile Andru, Paul Vinicius, Vasile Taracaeanu, Xheo Kalugaru, kritiku dhe eseisti Viktor Kraçun, studiuesi i shquar Julian Sorin e të tjerë, duke recituar poezi të plota të Ferik Ferrës ose fragmente të tyre, ilustruan idenë se kemi të bëjmë me një autor të nivelit evropian, i cili, përmes figurash të zgjedhura e të përdorura me talent të vetvetishëm, kumton mesazhe të rëndësishme e të përhershme me karakter human, mbarënjerëzor. Ata e krahasuan veprën e Ferrës me atë të Kavafisit e të poetëve të tjerë të mëdhenj të kontinentit tonë e më gjerë.
Autorët: Dëfrim Cani, Shaban Sinani, Dritëro Agolli, Ramadan Mysliu, Fatbardha Hoxha, Perikli Jorgoni, Anton Çefa, Tonin Shiroka, Lluka Qafoku, Rajmonda Moisiu, Skënder Temali, Flori Slatina, Xhevahir Spahiu, Romeo Çollaku, Armela Hysi, Alfred Uçi, Mujë Buçpapaj, Dhurata Hamzai, Dukagjin Hata, Ardian Kyçyku, Dino Kubatis, Niko Kacalidha, Arben Prendi, Lisandri Kola, Arjeta Frelushkaj, Mexhit Premçi,
Poeti Ferra në Bukuresht, e krahasojnë me Kavafisin
Bukuresht. Në promovimin e vëllimit poetik “Diell i vështirë”, përkthyer në rumanisht nga Kopi Kyçyku
Në vazhdim, Ardian-Christian Kyçyku shtoi se “vargjet e Ferik Ferrës sjellin ndërmend një përqëndrim drite, diturie e paqeje që gjendet vetëm në venat e Eposit të Kreshnikëve dhe në poezinë e Alpeve, gërshetuar me lirizmin e përhershëm tiranas”. Poetët e prozatorët e njohur Vasile Andru, Paul Vinicius, Vasile Taracaeanu, Xheo Kalugaru, kritiku dhe eseisti Viktor Kraçun, studiuesi i shquar Julian Sorin e të tjerë, duke recituar poezi të plota të Ferik Ferrës ose fragmente të tyre, ilustruan idenë se kemi të bëjmë me një autor të nivelit evropian, i cili, përmes figurash të zgjedhura e të përdorura me talent të vetvetishëm, kumton mesazhe të rëndësishme e të përhershme me karakter human, mbarënjerëzor. Ata e krahasuan veprën e Ferrës me atë të Kavafisit e të poetëve të tjerë të mëdhenj të kontinentit tonë e më gjerë.
Studiuesi Dëfrim Cani ka botuar që në vitin 2010 librin studimorë të titulluar “Dielli i Vështirë’ dhe koha e poezisë”, i cili sjell një qasje të plotë për kushtet, rrethanat dhe profilitetin e poezisë së poetit Ferik Ferra.
Po ky studiues, ka në proces botimi pjesën e dytë të studimit mbi poezinë e poetit Ferik Ferra të titulluar “Mjegullave të fjalës poetike”.
Studiuesi italian Profesor Mauro Geraci, në veprën, “Prometeo in Albania” (Passaggi letterari e politici di un paese balcaniko), Catanzaro, 2014. Caza Editrice Rubbetino. (Poezi e përkthyer e komentuar nga profesor Geraci, në librin e tij mbi literaturën shqiptare nga viti 2000 e në vazhdim) e ka përfshirë poezinë e poetit Ferik Ferra në kuadrin e studimeve të letërsisë shqipe.
Në kuadrin e kontributit të çmuar mbi poezinë dhe letërsinë shqipe, shtëpia botuese “Nacional” ka botuar përmbledhjen me mendimin kritik mbi poezinë e poetit Ferik Ferra të titulluar “Poezia postmoderne e Ferik Ferrës”, të 28 autorëve që kanë shkruar mbi poezinë e tij.
Po ashtu, në vitin 2015 poeti Ferik Ferra është nderuar me çmimin vjetor ndërkombëtar “Albanin Booker Man” për arritje në poezi nga Kompania Mediatike “Nacional Group” dhe gazeta “Nacional”, Tiranë.
Studimet dhe mendimi kritik mbi poezinë e poetit Ferik Ferra konsistojnë kryesisht në çështje thelbësore, jo vetëm të profilit të tij krijues, por dhe të vendit që krijimtaria e tij zë në poezinë shqipe sot dhe në të ardhmen.
Poeti Ferik Ferra e ka pasuruar larmishmërinë e mjeshtërisë poetike në temën historike, lirikën, temën sociale, jehonat e lashta të krijimtarisë sonë popullore si eposi i kreshnikëve kryesisht, në mjeshtërinë e figurës poetike, fjalës poetike, ruajtjen dhe zhvillimin e zhanrit të veçantë të sonetit, i cili përbën një specifikë të veçantë dhe në poezinë shqiptare nga tradita dhe sot.
Përmes poezisë së tij, poeti Ferik Ferra solli dhe rikonfirmoi pasurinë e madhe leksikore të fjalës së lashtë të gjuhës shqipe, veçmas të gegërishtes, si një burim i pashtershëm e një gjuhe dhe një kulture.
Në fondin e poezisë më të mirë shqipe, tashmë ka një përvojë më shumë të letërsisë dhe poezisë së censuruar, e cila sot dhe me kalimin e kohës do t’i shërbejë shumë historisë së letërsisë shqipe, mendimit teorik dhe rrugët nëpër të cilat ka kaluar ajo.
Poezia e Ferik Ferrës është përkthyer në anglisht “Arduous sun” (“Diell i vështirë”, poezi, (shqip- anglisht), përkthyer nga Lluka Qafoku, 2005, ”Sole difficile”, (“Diell i vështirë”), poezi (shqip- italisht), përkthyer nga Kadri Vokopola, 2008, ”Poezi e zgjedhur”, përkthyer në rumanisht nga akademik Kopi Kyçyku, botuar dhe promovuar në Bukuresht, Rumani, ”Poezi e zgjedhur”, përkthyer në greqisht nga Aris dhe Niko Kacalidha, botuar dhe promovuar në Athinë, 2012, duke i bërë një shërbim të vyer poezisë shqipe, pasi poezia e tij tashmë është dhe një urë komunikimi me kulturat, lexuesin, studiuesit e kritikët e këtyre vendeve. Ky është një kontribut i çmuar dhe për imazhin e kulturës së vendit tonë në kuptimin e plotë të fjalës.
Një tjetër kontribut i poetit Ferik Ferra është dhe ai në përkthimin në shqip të poetëve më të mirë botërorë, në një botim special të titulluar ”Perla e inxhi poetike” (2009), i cili i ka ardhur në ndihmë lexuesit, nxënësve dhe studentëve në njohjen e poezisë më të mirë botërore nëpër kohë.
Më 2020 Ferra boton veprën e plotë letrare, një botim dinjitoz dhe një krijimtari po kaq dinjitoze.
Duke qene të mendimit se një poet apo shkrimtarë i mirë përveç letërsisë iu shërben dhe shumë fushave të tjera të dijes dhe të kulturës, ne mendojmë se dhënia e cmimit nga Pegasi Kosove i shërben kulturës shqiptare në përgjithësi, e çmon atë dhe e nderon atë.
3.
Nderimi Ferik Ferrën është nderim për kontributin e tij në poezinë shqipe, si dhe në fushëne përkthimit nga poezia e huaj botërore, është një nderim jo vetëm për poetin, por për të gjithë kulturën tonë në përgjithësi.
Defrim Cani