POETI DHE FILATELISTI I NJOHUR FERIK FERRA RREFEN PËR GAZETËN “NACIONAL” 1 SHEKULL HISTORI TE FILATELISE SHQIPTARE

 

 

1.Filatelia kombëtare shqiptare zë fill me emetimin e pullës së parë kombëtare shqiptare, plot 108 vjet më parë,  më 5 maj 1913. Ju zoti Ferra keni  një koleksion të pasur të kësaj filatelie  të klasifikuar me kritere e standarde profesionale. Kur e keni filluar këtë punë të vecantë të koleksionimit e cila  kërkon shumë kohë dhe shpenzime të shumta?

 

  1. Cilat kanë qënë disa nga vështirsitë që ke hasur në punën tuaj të koleksionimit të pullave, të ruajtjes dhe mirëmbajtjes etj, dhe si i keni tejkaluar ato ?

 

  1. Vite më parë keni bërë një ekspozitë filatelike që është pritur aq mirë nga publiku dhe mediat. Përse tek ne nuk zhvillohen rregullisht ekspozita filatelike kombëtare dhe ndërkombëtare? A keni në plan të bëni një ekspozitë tjetër?
  2. Filatelia është deshmi e mirëfilltë e historisë dhe pjesë e kulturës sonë kombëtare. Koleksioni juaj i gjërë sa mëndoni se do t’u shërbejë historianëve dhe përgjithësisht njerëzve të kultures?
  3. Ju keni punën dhe individualitetin tuaj në fushën e filatelisë, ndërkohë që janë marrë ndër vite me këtë fushë edhe Kolë Gjinaj, Robert Ballauri, Stilian Nosi, Gjush Daragjati, Shefik Osmani, Vangjo Ilo, Nikolla Xharo, Foti Xhitoni e Vasil Xhitoni, Kristaq Jorgji, Aleksandër Josifi, Bajram Peçi, Sokrat Bozo, Agim Pasholli, Romeo Durolli, Nonda Misrasi, Luigj Shabani, Kozma Basho e Jovan Basho, Argjir Panariti, Florent Kalivopulli, Kozma Dashi, Emi Gimjani etj. Kë veconi më shumë nga këta autorë ?

 

  1. Në koleksionet tua, veç serive bazë për çdo emision pullash të emetuar nga Posta Shqiptare, përmbajnë edhe të gjitha FDC-të, të vulosura me vula të posaçme, ekzemplarë të shumtë të historisë postare shqiptare dhe karta-postare të periudhave të ndryshme, përfshirë edhe ato të periudhës së Luftës së Dytë Botërore, kur vendi funksionoi si Shqipëri natyrore  kartëmaksimumet zyrtare dhe vulat postare. Cfarë është më interesante nga këto seri?

 

  1. Në Shqipëri filatelia nuk është aq e zhvilluar sa në vendet e tjera, ndërsa vërehet se brezi i ri thuajse nuk merret fare më me këtë hob. Pse mendoni ndodh kjo?

 

  1. Në bibliografinë e filatelisë shqiptare nuk ka shumë autorë vendas. Nga autorët shqiptarë vetëm Themi Nika ka botuar një libër mbi filatelinë tone, ndërsa  literatura filatelike është e pakët. Përse mendoni se ka ndohur kjo dhe a do të shkruanit edhe ju një libër të tillë?

 

  1. Filatelia shqiptare, sic del edhe nga koleksionet tua, ka identitetin e saj të spikatur. A mëndoni se filatelia jonë qëndron denjësisht përkrah filatelive më të mira të vendeve të tjera? Dhe sa interesohet qeveria dhe institucionet shqiptare të fushës, për të ruajtur dhe promovuar këtë traditë ?
  2. Në kosleksionet tua a keni dicka nga emisionet e para të emetuara nga qeveria e Ismail Qemalit?
  3. 11. Sa u përkët pullave të postës ka një dokumentacion të pasur arkivor, i panjohur dhe i pashfrytëzuar deri tani, i zbuluar në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave të Shtetit, në arkivin e Ministrisë së Punëve të Jashtme, në arkivin dhe në Muzeun e Pullës të Drejtorisë së Përgjithshme të Postave etj. A ke patur mundësi ta konsultoni atë dhe cfarë u rekomondoni studiuesve të rinj lidhur më këtë pasuri të pashfrytëzuar ?

12.. Në punën koleksionuese tuajën, a keni siguruar edhe koleksione të periudhës së para Shpalljes së Pavarësisë, por që kanë qarkulluar në Shqiëpri si vula postare etj, si veprimtaria e postës austriake në Shqipëri nëpërmjet agjencisë së linjës lundruese Austrian Lloyd, e postës italiane të Levantit, por dhe e postave greke, serbe e malazeze. Mënyra e funksionimit të tyre dhe roli që ato luajtën në krijimin e një përvoje filatelike fillestare?

  1. Ministri i parë i Postës në Qeverinë e Ismail Qemalit ishte Lef Nosi, zhvilloi një veprimtari intensive emetuese të pullave postare. Ai nxori brenda pak muajve 6 emisione pullash, me të cilat mëtonte të fitonte rreth 3 milionë grosh (shumë e konsiderueshme për kohën). Gjithashtu kësaj qeverie i njihet merita e kujdesit për ecurinë normale të administratës postare, për heqjen nga qarkullimi të vulave të huaja dhe zëvendësimin e tyre me vula shqiptare, të standarteve të kohës dhe në gjuhën shqipe.Si e vlerësoni kontributin që ka dhënë në këtë fushë Nosi ?

 

 

14.Një periuhhë interesante e filatelisë shqiptare konsiderohet periudha e Luftës së Parë Botërore, ajo e Republikës dhe në vijim e Monarkisë të Ahmet Zogut, pullat postare gjatë pushtimit italian dhe atij gjerman? Si i keni në koleksionet tua  këto periudha ?

  1. Si paraqitet në koleksionin tuaj periudha pas Luftës së Dytë Botërore, ku dihet se ka patur një fluks të madh emisionesh, por që kanë qenë përgjithësisht të politizuara dhe të ideologjizuara? Si paraqitet kjo periudhë nga pikëpamja profesionale, teknike, krahasuar me kohën para saj ?

 

  1. Si e komentoni filatelinë shqiptare të pas vitit 1990, sidomos për mënjanimin e politizimit të pullave dhe rritjen cilësore të shtypjes së tyre?

 

  1. Pullat shqiptare kanë edhe gjuhën artistike të tyre, e thënë ndryshe kontributin e piktorëve, skulptorëve, fotografëve dhe mjeshtrave të dizajnit në filatelinë shqiptare. Sa keni arritur që të gjeni informacione lidhur me autorët e tyre prej vitit 1913 e në vijim, apo nuk është thënë asgjë dhe asnjëherë rreth tyre ?

 

  1. Cfarë dëshironi të shtoni tjetër ?

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here