Site icon Gazeta Nacional Albania

POEZI NGA POETË NDERKOMBËTARË  PËR VITIN E RI. Përktheu nga anglishtja:  Mujë Buçpapaj

DITA E PARË E VITIT TË RI

Nga Kim Addonizio

 

 

Shiu këtë mëngjes bie deri

në fund të borës

 

E di,  do ta lajë atë. Unë mund të nuhas

përsëri barin dhe gjethet e grisura

 

duke u zbutur poshtë në baltë.

 

Ato pak dashuri më janë lejuar

për të mbajtur ëndrrat që janë ende duke fjetur

në Bregun Perëndimor. Këtu në Virxhinia

 

Unë eci nëpër fusha vetëm me

disa lopë mështjerra që më bëjnë  shoqëri.

 

Të bukura dhe të turpshme,

si ato vajzat e druajtura që më kujtohen

 

kur i shikonte  ndonjë djalë çapkën,

Ato kurrë nuk u

folën, mbanin kokën

 

ulur dhe krahët e kryqëzuar mbi

gjoksin e tyre të ri. Ato vajza

 

tani janë gati në të dyzetat. Ashtu si dhe unë.

Ndonjëherë duhet të qëndrojmë në këmbë

 

në një dritare deri natën vonë, duke parë jashtë

në një oborr të heshtur,  një

 

karrige të ndryshkur dhe muret e tejdukshme

të shtëpive të njerëzve të varfër.

 

Ata duhet të presin deri pasdite shpresën e Vitit të Ri,

dhe qaj fort për ta,

 

Në pamundësi për t’i bërë ata të lumtur,

dhe pyes veten se si jetojnë

 

e kanë bartur jetën

deri tani pa asgjë

 

duke shpjeguar jetën bosh. Nuk e di

pse po iki nga këtu

 

me pallton që më errësohet

me çizmet që me  zhyten, duke u ngjitur

 

me një tingull të lehtë shiu

Më pëlqen të dëgjoj. Nuk më intereson

 

ku janë ato vajza tani.

Çfarëdo që ato të  kenë bërë në jetën e paskaj

 

mund të kenë ecur,

mund të kenë shkuar në botë

Sot unë dua vetëm të eci

pak më gjatë në të ftohtë

 

nën bekimin e shiut,

dhe ngre fytyrën time drejt tij

Në këtë Vit të Ri

Shplarjeje dhe harrimi.

 

 

VITI I RI

Nga Carol Ann Duffy

 

Vitin e vjetër e lë pas vetes si një shall

dhe le të bjerë. Fishekzjarret shpërthyese fluturojnë

në natë, si lulet e dëshirës, si zjarret e dashurisë.

Jashtë hapësirës rreth meje, duke qëndruar këtu, më vjen

trupi yt i munguar kundrejt timit. Ti më prek si ajri që mw jepet.

 

Më larg, më afër, krahët e tu janë errësira, duke më mbajtur,

kështu që unë mbështetem tek ti, lexoj për buzësh qiejt duke flakëruar në dritë,

yje rrokjesh. E shoh, më në fund, ata luten per ne. Fryma juaj

është mesnata, duke jetuar, në lëkurën time, edhe pse kilometra mes nesh,

fusha, autostrada dhe qytete, miliona shtëpi të vogla të ndezura.

 

Kjo dashuri që kemi, pikëllimi ynë si një  rimë e plotë, në një vend të gabuar,

Në kohë të gabuar, punë e ëmbël për duart, vokacioni i zemrës, flakërima

për të udhëhequr Vitin e Ri.

Brenda nesh, ditët dhe netët larg qiellit

det i errët. Goja jote është borë tani në buzët e mia, e ftohtë, intime, si puthja e parë,

Koha bie dhe bie në hapësirën e pafund, deri sa të  jemi në kete jetë që ndërron pa fund.

 

 

 

 

SHUARJA E VITIT TË VJETËR

 

Nga Naomi Shihab Nye

 

Letrat shuhen  në pak sekonda,

Lajmet nga miqtë presin në dorezën e derës,

Si në femijeri,

Një letër e kuqe transparente,

cëcërine  si krahë zogu,

Më duket sikur po martohem

me ajrin.

 

Pjesa më e madhe e jetës është e ndezshme,

Si nata e Vitit të Ri me

Një listë perimesh, frutash, pijesh, poezishe të pjesshme dhe

Flaka rrotulluese, vetë portokalli i ditëve, që ikin dhe ikin

 

kaq pak është një jetë

Që ndryshon pamëshirshëm çdo 31 dhjetor

 

Aty ku kishte diçka, papritmas nuk është,

një mungesë bërtet, feston nje fitore, lë hapësirë shpresa.

 

Filloj përsëri me numërimin e ditëve të reja

Vallëzim i shpejtë, ndërrim i humbjeve dhe gjetheve,

vetëm gjërat që nuk i kam bërë

kërcasin pas meje,

flakërojnë dhe vdesin,

Si endrrat…

 

 

 

 

 

31 DHJETOR

 

Nga Richard Hoffman

 

Të gjitha punët e mia të pabëra enden

lakuriq përgjatë kalendarit,

 

një grup gjuetarësh të dobët,

bora e fryrë e shpërndarë aty-këtu,

 

Pëngon   të ardhmen tonë

palosur në Vitin e Ri

 

në një varëse rri fotografia e janarit

një pikturë e shekullit të 17-të,

 

një jetë e qetë:

Kafka dhe pasqyra,

derdhur në një çantë si lule.

 

 

 

 

 

 

RESHJET E BORËS

Nga Ravi Shankar

 

Flok-flokë, bie bora e parë e Vitit të Ri

mbi çatitë me maje, mbi makinat në lëvizje dhe kodrat e valëzuara,

si një  imitim i  jetës që lëviz rrugës, relievit të thyer,

 

kaskadave statike, poshtë ekraneve të mbremjes, ndërsa

zbret poshtë, këmbëngulëse, e grimcuar me një dridhje

mistike që shpërndahet si një vazhdimësi imazhesh,

Fushës së bardhë: grilave gjashtëkëndore të ujit

 

molekulave që grumbullohen në lëvizje shumë shpejt

të spërkatur me erë, në  kristale bore, që kthehen në llucë.

 

 

 

 

MËNGJESI I VITIT TË RI

 

Nga Carl Adamshick (1969 )

 

Një muzikë e qetë po luhet—

Si një linjë e grisur e basit,

dritareve të bardha të shtepive. Pëllëmbët e mia

janë si dy altoparlantë

të mbuluar nga bora e tingujve të ngrirë

I shtrij në ajr,

I përcjell në botë

Si një lutje njerëzore

në tryezën e errët të kësaj mbrëmjeje

Për të  riparuar jetën që lamë pas

Dhe të ardhmen…

 

 

 

NË DITËN E PARË TË KËTIJ VITI TË RI

Nga Lisa Olstein

 

Pikërisht përballë meje

në e-mail, më vjen një mesazh  i

përcjellë nga nëna ime

në ditën e parë të këtij viti të ri.

Një balenë është e ngatërruar në rrjeta dhe linja

dhe ka vetëm një mënyrë që ta

nxirreni jashtë, na thotë ajo

me sytë e saj sa një vaskë.

 

Dhe vrapoj të gjej një zgjidhje,

Të gris rrjetën e saj

Të liroj pengun e gjorë, të pakujdesit

 

Që ngjan aq shumë  me jetën tonë.

Po ne kush do të na shpetojë me një email

Nëna ime ?

 

 

 

 

Exit mobile version