KUAJT E PASHLUAR:  POEZIA E GJEKË MARINAJ TRIDHJETË VJET MË VONË. Nga Prof. Dr. Frederick Turner, SHBA

Marinaj, poeti  transmetues i së vërtetës“Marinaj emigroi në Dallas dhe u shfaq në klasën time të Letërsisë së Rilindjes në Universitetin e Teksasit në Dallas si një i ri i panjohur nga Evropa Lindore. Ai përfundoi me disa diplomime në Letërsi, duke përfunduar me një doktoratë. Së bashku vizituam Shqipërinë duke mbledhur dhe përkthyer poezitë e zjarrta gojore të folklorit të Malësor. Marinaj është bërë një bashkëpunëtor i vlefshëm, dhe aktualisht jemi duke përfunduar një përmbledhje të parë me poezi të shkruara apo përkthyera në anglisht.”

Nga Prof. Dr. Frederick Turner, SHBA

“PercyShelley, thoshte se poetët janë ligjvënësit e panjohur të botës.” Ky është 30-vjetori i botimit të poezisë “Kuajt” të Gjekë Marinaj në gazetën më të rëndësishme letrare Drita e cila mbikëqyrej nga qeveria Shqiptare, një ngjarje që me të vërtetë ndryshoi botën. Në Shqipërinë Socialiste – përveç censuruarve të qeverisë –  të gjithë e panë atë poezi si një aktakuzë marramendëse kundër diktaturës së kohës.

Një vit më vonë, demonstruesit transmetuan me megafona poezinë “Kuajt” mes rrugëve të mbushura me turma të madha njerëzish të zemëruar, të ngopur me tiraninë e regjimit: dhe si rrjedhojë në vitin 1992 u zgjodh një qeveri demokratike dhe vendi fitoi lirinë.

Çfarë kishte në thelb poezia “Kuajt” që i tha asaj fuqinë që të bëhej element kyç në ndihmë të ndryshimit e ligjit të vendit? Marinaj ka shkruar shumë poezi që mund të jenë më të bukura, më delikate, më të sofistikuara dhe me shtrirje më të gjëra filozofike. Por poetët kanë shumë zëra, të hartuar në mënyra krejt të ndryshme për ta bërë gjuhën njerëzore të përputhet dhe madje të udhëheqë krijimtarinë në rritje të natyrës dhe kulturës njerëzore. Një nga mënyrat më efikase është të thuash të vërtetën kur e vërteta duhet të thuhet dhe ta thuash atë në gjuhën e audiencës. Kur Perandori nuk ka rroba, poeti i mençur jep kushtrimin se ai është lakuriq. Dhe “Kuajt” u bë ai kushtrim.

Është e çuditshme, apo jo, se e vërteta poetike është më e fuqishme kur maskohet – në mënyrë të zjarrtë për njerëzit, por e padurueshme për të besuarit e pushtetit – në një metaforë të thjeshtë? Poezia e mirë zgjedh dhe udhëzon audiencën e vet; ata që nuk e meritojnë përjashtojnë vetveten. Si Marinaj, ashtu edhe unë kemi jetuar përvojën e pushtetit totalitar, që kërkojnë të përdorim mjeshtërinë dhe autoritetin tonë poetik, për të dhënë kredibilitet në karadën e tyre, në këmbim të parave dhe prestigjit. Zakonisht jemi të sjellshëm në refuzimin tonë.

Historia e arratisjes së Marinaj nga Shqipëria përtej kufirit malor me Malin e Zi, me zagarë gjurmues dhe njerëz të armatosur në gjurmët e tij, është mjaft e njohur. Në mënyrë tipike për të, trasta e tij ishte plot me poezi, midis tyre edhe autorë të paligjshëm nga perëndimi. Disa nga ato poezi ishin edhe të miat.

Marinaj emigroi në Dallas dhe u shfaq në klasën time të Letërsisë së Rilindjes në Universitetin e Teksasit në Dallas si një i ri i panjohur nga Evropa Lindore. Ai përfundoi me disa diplomime në Letërsi, duke përfunduar me një doktoratë. Së bashku vizituam Shqipërinë duke mbledhur dhe përkthyer poezitë e zjarrta gojore të folklorit të Malësor. Marinaj është bërë një bashkëpunëtor i vlefshëm, dhe aktualisht jemi duke përfunduar një përmbledhje të parë me poezi të shkruara apo përkthyera në anglisht.

Ndërkohë koleksionet e poezive të Gjekës janë përkthyer në katërmbëdhjetë gjuhë në mbarë botën, teoria e tij kritike, e quajtur “Protonizëm”, është vlerësuar në vende aq të shpërndara sa Vietnami, Uzbekistani, Italia dhe India e gjithandej, dhe ai ka fituar disa nga çmimet më të rëndësishme letrare në planet. Vetëm “Kuajt” është përkthyer në mbi dyzet gjuhë.

Por ai nuk është kaq i njohur në SHBA, përveç në Jugperëndim të Amerikës. Kjo është diçka që së shpejti do të ndryshojë. Libri i tij i shquar “Fjalët mund të varen: Poezi të zgjedhura nga Gjekë Marinaj,” është në procesin e botimit.

Dhe më 19 gusht, në përvjetorin e botimit të parë të “Kuajve”,  kishte një festë ndërkombëtare mediatike të veprës së Marinaj, nisur nga themelimi i Çmimit Letrar Vjetor “Gjekë Marinaj”, të ofruar nga gazeta Fjala në qytetin Koplik, si dhe disa çmime të reja letrare ndërkombëtare që do i akordohen vetë poetit Marinaj.

Ajo që sot është veçanërisht e rëndësishme në lidhje me historinë e Gjekës, ka të bëjë me mënyrën se si ai e ilustron rolin e poetit si transmetues i së vërtetës. Politikani shikon sondazhet; poeti futet thellë dhe lexon thellësitë e shpirtit. Kjo ndodh në këtë kohë kur fjalët po shtrembërohen, shndërrohen në parulla, hungërime të fshehta qensh apo thirrje sharjesh, të përdorura për të fshehur më shumë sesa për të zbuluar të vërtetën. Poetët e vërtetë “e thonë pastër,” siç e thoshte Emily Dickinson. Fjalët e tyre shpojnë kodin e ndyrë të partizanizmit politik dhe të mbulimit të krimit zyrtar, demaskojnë manipuluesit, shkelësit e popullit, tiranët, dhe gënjeshtarët. Fjalët e Marinaj janë dashuri dhe shpresë për njeriun, por ato janë të fituara me shumë djersë; dhe mençuria e pamposhtur, ekzubiranca dhe realizmi magjik i tyre merr jetë madje edhe mbi botën e ligësive.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here