Nga Tomislav Marijan BILOSNIÇ, Zarë / Kroaci
URATË SHËN FRANGUT
Le të na jap Zoti paqe
që zogjtë tokën ta trashëgojnë,
që të përforcojmë miqësi me bagëti.
Le të na jap Zoti paqe
me kryqin prej trupi dhe krahëve
që edhe pas mortit të shoqërohemi me qenje imcake.
Shën Frangu im, kur të nisesh
rrugës kah mali
që të gjithë zogjëria nga bjeshka
të fluturojnë fushës
Zotit kështu ia ka ënda, që engjujtë dhe zogjtë
ti hapin dritaret në çdo fije bari
që fijet e barit të ndrisin si pupël e yllit të ri
Le të më zgjojë cicërima
si rrjedhë e ujit,
le të më mallëngjej cicërima
si të kërciturit e zjarrit
me përqafimin Tënd të krahëve
Të lutem, zogjtë të mos heshtin
as në mbrëmje kur delet blegërojnë.
S’mundem ta mbaj fshehur në xham,
s’mund ta duroj gjuhën e nxjerrur në gardhin e hekurt.
Të lutem, le të ngelin në kujtesë
kolibërthat që sikur nervat
drithërojnë mbi brengat e rënda.
Le të mbetet e shkruar në mbamendje
si në mesin e turmës njerëzore
me rërë e mbrojmë thneglën.
Le të mbetën dobësitë e mia të njohura
siç është zgjimi i përbashkët i krimbit dhe fluturës.
Le të mbahen në mend ankthet e mia
Të ngjashme me erën që hunguron si gomari.
Duke e kërkuar rrugën së cilës ke ecur
dhe ujku dhe qengji pranë teje,
kam parë peshkun të pakapshëm si zogu,
kam parë gomarin dhe grerzën në dertet e tyre,
rènë e bardhë që shpirtërat tanë i bartë në qiell.
A ka gjë më të bukur se frika para tigrit,
nga kjo rrëfenjëzë
që në skajin tjetër merimanga thur pezhishkë
me dritën e fluturës
që zgjohet me agimin.
Le të na jap Zoti paqe
le të mos ketë varfëri familja
as me kandrrat
mbi të cilat demat i mbështesin kokat e tyre të rënda.
Le të na jap Zoti paqe të tillë
që neve harabeli të mos na lë rehat një çast
pa ndërprerë duke cicëruar
xhiv-xhiv, xhiv-xhiv,
derisa në vetminë e rraskapitur s’dëgjojmë lehje qeni.
Peshqit le ta trashëgojnë tokën,
tokën le ta trashëgojnë grerëzat,
dhe thneglat
dhe bulkthat.
Le ta trashëgojnë tokën kuajt e egër
dhe mizat
lehtë duke fluturuar mbi plagët tona.
Në kopshtin tim le ta
marrin pritjen e agimit këndezat bujar
duke kikirikosur sipas kujtesës.
Shën Frangu im, Ti
me çdo krijesë që ke ecur
vetëm Ti me çdo krijesë ke kënduar.
Vetëm Ti ua ke parë shpirtin
e largët sikur guri i çmuar.
Ti e din historinë e zërave
në veshin e çdo kafshe të egër
dhe kafshëve shtëpiake.
Saktë ia din emrin buburrecit
që ngjitet përgjatë lisit të trashë të vjetër
në oborrin tim.
Dhe të lutem, më thuaj
vallë, a e ka ai më mirë se sa unë?!
Duke lozur fluturën
tërësisht s’do ta shoh më vemjen
e cila tërë natën më ka pritur
në degën e cedrit
të kujtimit.
Duke ecur pranë kalit
që sikur hije largohet
shoh thundrat e tij të vërbuara
lëvizin nëpër pluhur.
Duke kuvenduar me qengjat
e kam pritur diellin plot thnegla e cinxra.
vërsuleshin dhe krijesa të tjera
të bukur si fotoja e fëmijërisë së Krishtit.
Duke shikuar në ujë
peshqit e mbuluan thellësinë e shkretë të kohës.
Duke shikuar në qiell
zogjtë e përmbushën thellësinë e hapësirës.
Duke shikuar në tokë
insektet e përmbuluan shkretëtirën e jetës.
Po të lutem, Shën Frangu im
zgjate dorën pas fshehtësive të çelësave tu
më hap zemrën ta shprehi dashurinë
së pari krijesës në pluhur
sikur delet e ngeshme në rrugë.
Në kroatisht shqipëroi e rikëndoi:
Mustafa SPAHIU

