Shpirtrat tanë fluturojnë mbi plumba,
mbi plumba kalben trupat tanë.
O plagë e kombit të pafat
kullon e rrjedh veç vrer e gjak.
Pranvera e vrarë do të çeli lule
për varret e freskët mbi tokë e nën det.
Pranvera e ngrirë
do derdhi veç lot
nga sytë e diellit plot dhembje pa jetë.
Zoti na mallkoi se nuk e besuam
apo te vetja nuk besuam kurrë?
Para greminës qëndrojmë symbyllur
para botës flasim pa fytyrë.
Atdhe i bukur, Atdhe i çmëndur
Atdhe i dashur që veten vret
na jep pasqyrën të shohim veten
nga balta të dalim Feniks të vërtetë
1997