Gazeta Nacional Albania

Vaid Hyzoti: BOTË E VOGËL, POEZI

ADRESA

Deshmori qe i jepte emer rrugices sime
Qenka rivrare dhe eshte shpene ne nje varr pa emer…
Nje tjeter eshte ngjallur nga nje varr i humbur,
Ia moren eshtrat dhe me shkrese zyrtare
I qepen nje zemer…
Une pyes ku ndodhet shtepia ime
Dhe permend emerin e deshmorit te shpallur tradhetar…
Me shikojne me dyshim me sy te çakerritur
Habiten pse mua ende nuk me kane vrare…
I them se atje une kam shtepine
Me plasa malli si gravure neper mure
Por fjalet e mia u krijojne bezdi
Dhe i shkundin si pluhurin qe u bie mbi supe…
Se nuk me njohin komshinjte- jane krejt te rinj,
Ca vdiqen, te tjere jane udheve te botes…
I them eshte shtepia ime ne kat te fundit,
Thone eshte manastir i frikshem
Ku dike kane groposur…
Dike te tretur ne Amerike,
Dike te vdekur shume vite me pare…
Atje s’pagoi per sherbimin funeral,
La hijen ne shtepi te mbyllur si ne varr..

SI TE VISHEM

Me thuaj si te vishem. Cilen rrobe te marr me vete?
Cilen fjale lutese, perkedhelese, trimerie a frike?
Te dua ,te bindem,behem mal,behem ure…
Vec stinet mos i nderro me levizje te qerpikeve…
Me thuaj cilen çante te marr me te madhe,
Ate te guximit, apo apo ate te druajtjes,
Tregome ç’ngjyre do me veshesh lekuren,
Me driten e bukur te syve,
Apo me te zbehten e humbjes…
Me thuaj me pare se te marr udhen e larget,
A do me veshesh me drite dashurie!
Apo nuk do te me prekesh fare me rreze,
Qe te mos me shohesh,
Qoftë dhe si hije?

ME NDJEK NJE VAJZE…

Nje jete te tere qe ia ndjej hapin
Dhe nuk me ndahet asnje cast.
Me vesh, me kreh,me ushqen,
Nje jete te tere me ndjek nje vajze.
Me mua ne rruge, ne pune,
S’me le t’i flas, s’me le ta prek.
Kur jam i nxehur krejt me zbut
Nje vajze tutore qe kam ne jete.
Jam i privuar nga liria,
S’mund te jem i serte dhe brutal.
Se zeri i saj me butesi
Eshte urdheri bindes:”Ndal!’.
Vetem kur fle, jam i lirshem
Gjithcka te bej me kurmin e saj.
…zgjohem.Ajo me behet hije.
As nuk e kam, as mund ta ndaj

BOTË E VOGËL

Dhe une qe nisa vone te udhetoja
E njoha gjithe boten.
Gjithe boten e brodha,
Me kembe, anije, avion a makine.
Nje fjale te piste a te mire
Nga cdo vend mesova
Dhe ca foto per kujtim.
Sa e vogel bota!-thashe kur e njoha
Nervozohet, llastohet si femije gjithe nerva!
Po ty, e dashur, akoma s’po te njoh
Ndonese ne eksplorim
Po me shkon jeta!

TE VDEKURVE…

Te vdekurve me shpejtesi u rriten floket.
Behen rrenje
Te mbajne token!

KE HESHTUR..
.
Shekuj pa u parë… dhe besoj se të humba…
Thonë se në asnjë rrugë i humburi nuk humbet!
Por tani dhe në ëndërr më nuk më shfaqesh.
Njerëz pa ëndrra
Rrojnë në tjetër planet!

NE GJOKSIN TIM

Jam pronar i nje varreze shetitese,
Pa pllaka mermeri, por me njerez te gjalle,
Vertete nuk hijohen nga qiparisat,
Por me mua shkembejne cdo fjale,
I pyes dhe kurre s’pertojne te pergjigjen,
(O sa shume peshe ka fjale e tyre),
Jam pronar i te vdekurve te mi,
Qe mbaj ne kraharor, me kafazin e brinjeve…
Jam pronar i te dashurve qe s’percolla,
Kur vendosen te iknin ne boten e pertejme.
Ndodhesha larg dhe erdhen tek une,
Mu tulaten ne gjoks te gjejne prehje.
Me kane dhene fjalen aty te me presin,
Deri kur te me marrin me vete!
Se me te shtrenjtet je gjithnje bashke
Edhe ne jete, edhe ne vdekje…

PA GJURME

Me con lajm me heshtjen se kurre s’do te kthehesh,
Ike dhe ndjeva se nuk kishe ardhur kurre…
Si deti dhe une te mbajta te zhveshur,
Vecse ngjyre s’te lashe ne lekure…
Ike dhe koken kthen pas e trembur nga kujtimet.
Kot trishton,
Ti le vec ca gjurme ne rere…
Vala me e lehte e fshin cdo gjurme,
Reren e shkelin te tere!

NUK GJEJ SHERIM…

Nuk gjej sherim, ndonese ambulanca vjen shpejt,
As per koken,
as per zemren,
As per kembet qe nuk me binden…
Per tensionin
Rri fajesoj zemren,
Per brinjet qe therin,
Pres te lind Even,
Per kembet…ah kembet
Kerkojne vetem ikjen…
Nuk gjej sherim, as spitalet nuk me kurojne,
Asnje shprese,
Asnje lutje
Nuk e prek zotin…
Nuk gjej sherim-eshte faji im,
Se mbi portofol mjeku
Ve stetoskopin…

KUR DO TE RRITESH?

Ende s’e di kur do te rritesh.
E ndjej qe po mpakem nga dita ne dite…
Gezoj qe shoke mu bene femijte
Dhe djali, i vogli, thuajse eshte burre;
Vec ti, e dashur, mbeshtjelle me llastime…
Ah, ti s’do te rritesh kurre!

JE KTHYER NE ENDERR

Asnje fjale me nuk te shkruaj,
Asnje fije zeri me nuk e nxjerr as me dritherime…
S’te ngushelloj per nje operacion te lehte,
S’te dergoj nje buqete per ditelindje,
Ndonese lulet e fjaleve per ty harlisen kopshtit te shpirtit tim…
Porten e udhes tende ne jete e ruan me kujdes bashkeshorti ,
Gruaja ime dhe femijet gure te rende me kane vene kembeve…
Vetem nje udhez te fshehte e ruajme me fanatizem,
Ku piqemi tines te tjereve,
Ne shtepine e enderrave…
Dhe syrin s’ta shoh, se marr drite dhe me shohin,
Jetojme ne te njejten bote,
( ndonese te dy te humbur).
Je kthyer ne enderr. Po une a jam prape endrra jote?
Qe te gjej eci somnambul,
Jetoj i pergjumur!

FLAS NE GJUME

Ne gjume kisha folur pervuajtshem,
Paskam thene “shpirt…”, “drite..”,”dua te vdes…”
Gruaja kerkon te me beje hetimin:
“Ke c’te me rrefesh?”.

C’t’i them?Se ti me erdhe dhe ne enderr,
T’i flas per castin qe iu dhame dalldise…
Genjej:Ka dite nje vjershe me mundon
Jane fjale, figura te poezise.

Tani rri zgjuar tere naten nga frika mos flas prape,
Se pastaj…pastaj e di gruaja c’do te me thote.
Ruhem ne me vjen me te verteten endrra
Dhe padashur mund te rrefej …poezine e plote.

ME DRIDHEN DUART….

Me dridhen duart, ndaj mos me kerko
Te hedh nje vije te drejte ne leter.
Nuk eshte parkinsoni,
As tensioni nuk eshte,
Me kot mundohesh
Per EKG-ne e zemres.
Se rezultatin ta japin duart e mija,
Me vizat me lakime e perthyerje perfekte.
Lexoje EKG-ne, doktor, lexoje
Dhe do me besosh:
S’kam semundje zemre.
Por duart me dridhen, qe kur provuan
Se s’paten fuqi te mbaja nenen ne jete.
E kisha ne duar ne castet e fundit,
Me la gjoksshkallmuar
Dhe iku aq shpejt.
Dhe zemren time e mori me vete,
Dhe zemren e saj tek une kish lene.
Ndaj duart me dridhen, sa here qe shkruaj,
Se bej vete EKG-ne
E zemres tende
Nene!