Site icon Gazeta Nacional Albania

Vilhelme Vrana Haxhiraj: Poezi të pabotuara dhe një paragraf dhimbjeje

Vilhelme Vrana Haxhiraj

 

 

  

Të dashur lexues, Ju që jeni kritikë e analistë të  paanshëm, Ju Uroj mbarësi përVitin 2026! qoftë i mbrë!VIT TË MBARË 2026

 

Vilhelme Vrana Haxhiraj

 

Një paragraf dhimbjeje dhe disa poezi të pabotuara në libra.

 

TË PËRSHKRUASH DHEMBJEN, DO TË THOTË SHUMË…

 

    “Arti që lë gjurmë buron katërcipërisht nga dhembja…” Vivra

 

 

 

    Për librin e parë të saj, autorja me modesti thotë : “Jo, jo…kjo nuk është  poezi. Është zëri i një shpirti të lënduar për 52  vjet, i një goje të kyçur për të mos shprehur mendimet që gëlojnë në një mendje të lodhur prej peshës së kohës…Eh, koha…koha…Sa ashpër më ka fshikulluar mua, të gjorën! Pamëshirshëm më mori zvarrë dhe unë tani eci nëpër brazdat e gjurmëve të saj me shpinën e krrusur sikur pesha e saj rëndon mbi këto supe të drobitur… E tronditur, kthej shikimin pas dhe shoh ngjarje, data, persona që i desha dhe më deshën, të cilët mjerisht s’janë më…Shoh atje tej…në një kënd të errët ata që më mohuan të jem “njeri”. Vetëm kur je i tillë je në gjendje të bësh diçka…Kurse mua më quajtën ndryshe.

     Oh, sa epitete kam dëgjuar të më ngjisnin: “Reaksionare, kulake, e deklasuar, e damkosur, ish pasanike e ndyrë, e qelbur…armike e populli, ti, ti… që i ke lyer duart me gjak…nuk ke të drejtë të jeshë si ne. Dhe brenda meje shkërrmoqej ëndrra, vritej shpresa për një të nesërme…Eh…, ç’poezi mund të japë një grua e moshës sime?! E sotmja tronitëse, s’më lë të harrojë të djeshmen e hidhur dhe të presë të nesërmen dilemë…Më dhembset qyteti im, më i bukuri në botë, i pakrahasueshmi, qyteti i diellit, i cili e përkëdhel atë butë me shumë dashuri dhe admirim mëngjeseve të praruara në brigjet “Perlë”të Adriatikut të kaltër dhe të Jonit blu. Ndërsa muzgjeve të argjendëta, të papërsëritshme, të cilat ndryshojnë nga një mbrëmje në tjetrën, duke i bërë perëndimet më magjepsëse, syri i botës, Dielli, kapërcen horizontin, duke i uruar natën e mirë jo pa lotë e dhembje tokës së bekuar, qytetit të diellit, Parajsës, ku kanë foletë dhe prehen Perënditë!

      Pamja madhështore, ku tri ngjyrat blu ( qiell, tokë dhe det) nuk njohin kufi ndarës, ndoshta do më bëjnë ta shoh realisht botën dhe të jap vlerat e mia.”- Janë fjalë tronditëse që dalin nga një shpirt që zjen si vullkan i heshtur që pret të shpërthejë magmën e akumuluar për gjysmë shekulli.

     “Çudi, por, edhe sot pas 32 vitesh ndryshim perëndimet kanë ngelur po ato…!IVRA

Perëndim apo…?!

 

 

 

 

NË KËRKIM TË SË VËRTETËS

 

 

     Mes ndjenjash drithëruese dhe

mendime emocionesh pasigurie…
lotët rrëshqasin ngadalë, të lodhur 

si fjalët e qiririt kur shkrin…

   Drit e tij e dobët u kthye pas në shekuj

pa dije e pa syninm tej në kohë e ndali hapin

harlisur në skutat e errësirës​​e në rrugën

e panjohur,eci nëpër brazda epokash.

    Aty zhbiroi ankthin e së vërtetës së mohuar,

në data historike të tjetërsuara,të cunguara e

e të mohuara nga “pseudohistorianët

aty gjeti të pafetë që varrosën të vërtetën.

    Mes shkëlqimit të fasadës së ekranit…

petku farsë i jetës verboi njerëzimin,

gënjeu, mashtroi, talli,vodhi, përbuzi,

burgosi dhe vrau të “vdekurit e gjallë”

     Zhvillimi shpiku fuqinë e mbijetesës.

Të urtin e zhyti në mjerim e varfëri mendore,

mes shikimit të lëbyrtë atij që hiqej zvarrë

 si pa të keq i injektoi helmin e dhembjes.
Por shpirti s’
vdes dhe kurrë nuk harron…

brenda xhepave të tij të errët frymojnë,

virtytet njerëzoe, vuajtja e mohimi, guximi,

fama e krenaria, dashuria dhe dhembja…

dhurata viryti apo vuajtje të mbijetesës.

     Bastardët hajnë dhe xhelatë të kohës,

të pangopurit fitojnë para dhe famë ,

duke tregtuar motrën dhe vëllanë,.

verbuar nga trafiku dhe paraja

nxorën atdheun në ankand…

     Ti në kërkim të së vërtetës, thua

dhe këlthet sa të të dëgjojë Zoti:

“-Botës i erdhi fundi…qysh kur

humbi rrugën arsyeja dhe gjykimi,

kurse i lajthituri i ekzaltuar, këlthet:

“-Shikoni! Kjo është drejtësia?!

                                     Vivra

 

 

 

VORBULLAT E JETËS

 

 

 Eh…,

        jetë, moj jetë!

Rrugëtimin tënd të gjatë

e  nis e qetë.

Me hapin e lehtë mbi tokë,

si një perde mëndafshi natyral,

pa u menduar rrëshqet.

Papritur të del një pengesë

e me mundim ti ngjitesh …

në atë të përpjetë.

Vorbulla e jetës si një laknyjeje

të ngriti sipër në majë,

vështron rretherrotull dhe…

prej ngërçit e pafuqishme nuk di

nga t’ia mbash.

E revoltuar kryet i ngre e shikon…

në një valë zemërimi shpërthen,

pa u thelluar…

të ecësh me vrap mendon.

Tundohesh dhe rrugën pa rrugë kërkon,

e lodhur…, shikon zbritjen qafëthyese

gjithë trishtim,

për fat rruga jote kurrë nuk njeh

kthim.

Për të pamundurën more vrull e guxim,

e vullnetshme, me dhëmbë zgjidhe nyjen

dhe të tatëpjetën e more me nxitim .

Në fundrrugëtim të doli tuneli i errët

si ferri.

Duke ecur verbërisht mes errësirës,

tu shfaq drita jeshile, drita e mirësisë,

ajo dritë që cilitdo për të nesërmen…

dilemë, i jep shpresë e besim …

dhe i çel rrugën

për një jetë më të mirë! Vivra

 

 

 

 

 

  VETËM LULE ….

                          Pë ty Bianka ime!

Në gjithë kopshtet e Universit

lulet më të bukura zgjodha,

Por më e hijshmja ndër to, ishit ju!

Me aromat më të këndshme

10 vjetorin e lindjes ta rrethova

Por asnjëra s’ka aromën që ke ti

Gjithë ngjyrat e natyrës pikturova

Por cila prej tyre ka aq jetë, sa ke ti,

O drita e dritës së shpirtit tim?! 

Këtë ditë 100 vite lumturi të urova

Nga larg të dërgova puthje pambarim

Të rritesh me mamën, babën e vëllanë

Për vete dhe për ata të bëhesh e mirë!

     Gëzuar Ditëlindjen e ëmbla Bianka !

  Nëna Vili, gjysh Fite, Rezi e Dadi…

Bashkë me bebin që presim të lind!

                Të duam sa universi

         Të bekojmë si dritën

      Si ujin dhe si ajrin!  Nëna Vili

 

 

 

 

 

 

E DREJTA S’ËSHTË ME TY

 

Ti,

që lot dhembjeje nuk ke derdhur,

atë si mund ta besosh?

Ti,

që asnjëherë vuajtjen s’e pranove,

nuk mund ta vlerësosh.

Ti,

që ëndrrat realizove,

të pafatët s’mund t’i imagjinosh.

Ti,

që talent nuk kishe,

ndoshta e mban mend:

idhull…gjeni të bënë.

Ti,

nuk di se ç’janë

shpresat e vrara të moshatarit tënd,

se nën stres nuk ke jetuar.

Ti,

pa turp mund të mohosh,

vdekjen makabër

të një poeti të pagjykuar.

Jo, kurrë

nuk mund të kuptosh, të vlerësosh,

të besosh,

se e drejta ishte me ty.

Nëse…dhe tani

vazhdon në këtë mënyrë,

nënshkruaj falimentin!

Do, apo s’do ti,

e drejta është me ne,me ata…

që rrebeshit të kohës i rezistuan.

Për ta vdekjen kishin nënshkruar.

Ti…, bëj apel!

E drejta s’është më me ty.

                                         ***

 

SA DO TË DOJA,  NË ANTOLOGJINË “PREMIO INTERNAZIONALE, E VETMJA AUTORE SHQIPTARE FITUESE MES 205 AUTORËVE NGA ÇDO KËND I BOTËS.-2010-2012.  

 

Do të doja një botë

në paqe dhe harmoni.

Pa mllefe,

pa hakmarrje,

pa urrejtje,

pa cinizëm,

pa luftra dhe robëri               

Dëshiroja …

që botën

ta kisha në dorë,

t’ia shtrydhja

gjithë ligësitë

që shpirtrat helmojnë,

të shpëtoja jetët

që ajo shkatërron!

 

Do të pëlqeja…

një botë plot mirësi,

që të mbjellë

mirëkuptim,

tolerancë,

begati, vëllazërim

dhe dashuri!

 

Doja të ishte

një botë

pa mashtrim,

pa tragjedi dhe mjerim,

ku njerëzimi

të mos njohë intriga,

as vuajtje,

as zhgënjim.

 

Doja të shihja

një botë të mbarë.

Pa dhunë,

pa krime,

pa prostitucion

dhe trafik.

Tej e ndanë globit

të mos enden më jetimë.

 

E dua botën pa tradhti,

të jetë e bukur dhe e dëlirë!

                                             ***

 

PA TY NUK NDËRTOHET BOTA

 

Manushaqe pragpranvere,

del në borë e në të ftohtë,

eja, të bëj tufë të bukur,

për  gratë…

anembanë… kudo në botë.

Ngjyrë vjolë me gjethe bari,

që fal…

oh, ç’ bukuri të ngrohtë.

Përherë të shoh kryevarur

si zemra e nënës,

e lodhur…,

plot  brenga, dhembje dhe lotë,

por det dashurie di e dhuron

Mos harro për çdo  8 mars,

lotët e vesës gjithë aromë

shpërndaji globit anekënd,

e tregoi botës mashkullore,

pa qelizat e jetës mbi tokë,

jo…,

nuk ndërtohet kurrë kjo botë!”

                                                 ***   

 

 

PAFUNDËSISHT  

(Fituese e çmimit “Pena e Kristaltë”-Suedi-2014

 

 

Ëndërroj

fushat me aromë bari,

ku këmba…

e askujt …

nuk shkeli mbi gjelbërim.

Ëndërroj…

lëndinat plot trëndelinë,

ku, aromat…

ajrin dehin prej dashurisë.

Ëndërroj…

një majë e një qafë mali,

ku rrezja e pafajshme

i përkëdhel çdo agim,

Ëndërroj…

bulëzat si gur margaritari,

të vesës që kërkon

ta ruajë përjetësisht magjinë.

Ëndërroj… ujërat e kristalta

që zbresin shpatit

me këngë…

a gjithë zemërim.

Ëndërroj vajzën si lastar

që baritet brigjeve

të Adriatikut e Jonit…

të dashurin pret me përmallim.

Ëndërroj gjithçka…

gjithçka të bukur e të dëlirë.

Ndoshta edhe ato,

që…e di mirë…

se kurrë nuk do t’i arrij..

Prapë…

ëndërroj…

e do të ëndërroj… pafundësisht!

                                                   ***

 

EJA NESËR

 

Nesër eja,

të pres të më vish.

E djeshmja iku…

u largua me galop,

tejet e ftohtë…

e mardhur…

e trishtuar…

e hidhur si vreri…

 

Dielli harroi rrugën

hëna braktisi galaktikën

koha ecën e trembur

në të sotmen e trazuar

me hapin e lodhur

mbi tokën gungaçe

përgjatë rrugës me pisha.

 

Me shpresën e pritjes,

çapëloj unë.

Ecën ti, ai , ata…

Drejt së ardhmes

vrapon edhe koha...

Të nesërmen

kërkon të arrijë.

 

Nesër të pres…

te rruga me pisha.

Mos harro,

të më sjellësh diellin.

Kujtohu edhe për hënën

dëshmitaren e dashurisë.

 

Eja nesër …

të pres të më vish.

Te rruga me pisha,

simbol i përjetësisë.

                               

 

 

*FËMIJËT

 

 

Ç’janë fëmijët vallë ?

– pyeti dikush.

-Fëmijët janë:

“Të brishtë si lastarët…,

të pafajshëm si rrezet e diellit,

të dëlirë si vesa e mëngjesit.

Janë të ëmbël si nektari,

përkëdhelës si flladi

Janë mjalti…

i gjithë bletëve të botës,

janë zërat…

aromat…

dhe ngjyrat e gjithë tokës

pafajësi e engjëjve,

ngrohtësi e rrezeve të diellit,

pafundësia e kaltërsisë së qiellit.

Thesaret e pafund…

të mbi dhe nëntokës,

Janë dashuria e pavdekshme…

e universit…

dhe e gjithë kohës…

Fëmijët janë…

Uji…

Drita…

dhe oksigjeni i botës!

Janë të hajthëm…

por kujdes…

ruajini,

që të mos i shpërbëjnë

tufanet e kohës!

                            ***

 

 

 

 

 

I KUJT ËSHTË FAJI ?!    

                   
Nuk di…

i kujt është faji vallë?!                           

Lindëm

në një tokë të lashtë.                

U rritëm në një vend                                    

me emrin “Parajsë”,                                 

ku mali i blertë,

mbi kokë…                      

kaltërsinë e qiellit mban,                            

këmbët

në blunë e deteve…                       

thellë zhytur ai ka.                                    

Tri ngjyra blu,                                          
bija të një nëne janë                                   
Më thoni:                                                      

kush i dallon dot vallë?

Vetëm syri i piktorit

arrin t’i ndajë.            

Si një trup i vetëm

përjetësisht ato janë.                      
Tokë, qiell…dhe det

për jetë në harmoni.      
Bregu dhe dallga

dashuruar në përjetësi      
si
në shtrëngatë

dhe kur asgjë s’pipëtinë.       
Me lajka shkëmbi,

detin e mban në gji.
Mbitoka dhe nëntoka

plot pasuri.

Përse o Zot!                                                 
na dhurova vuajtje dhe varfëri?
Jam evropian dhe                                               

 në Evropë vend nuk kam.                       !                  

I kujt është faji,
nëse s’ jemi të barabartë?                        
A nuk kam të drejtë,

për vendin tim të jem krenar? 

                                              ***

 

 

 

 

 

 

 

*E DJESHMJA

 

Iku…

si iku kështu?!

Mbeti diku…

në rrugët e drobitura,

nën peshën e kohës.

La pas të qeshurat,

gëzimin,

dhembjen…

dhe zhgënjimin që lë mohimi.

Harroi përleshjet mes epokave.

Shpërfilli

ngërdheshjet demoniane,

hakërrima zagarësh…

lajkat servile…

buzëqeshjet hipokrite…

dhe me pluhurin e shekujve i mbuloi…


Ajo që iku dje,

vazhdon të çapëlojë

këmbëzbathur …

e përbaltur…

e lodhur…

e sfilitur…

Në shinat e jetës

bashkëudhëton me të sotmen,

rrugën e Nirvanës i tregon…

E sotmja …kapur për dore,

të dyja i ngërthen…

dilemën që nesër pritet të vijë

me gungaçen e zymtë që shkoi…

 

Buzëqeshjen…

shpresën…

të bukurën e rilindur…

mes dallgëve zulmëmëdha të jetës…

në një pikëkohë e tashmja i bashkon!

 

 

 

 

 

 

                         

  *TË PRES…

 

Të pres

mëngjeseve të dlira të më vish,

se lotët kristal

në vesë më janë kthyer.

Mallin shuan

freski e vendit, prej vese mbuluar.

 

Të pres

ditëve me diell,

kur zhegu i vapës

mallin ka zhuritur.

Zemërpërvëluar,

krahëhapur

të pres…

bija ime!

 

Të pres

muzgjeve argjendore,

kur puhiza ëmbël ledhaton.

Lauresha lozonjare së largu vjen

e dallgën tërë gas

puth ngadalë,

veç mallin tënd më përciell.

 

Të pres

netëve me hënë,

me mendje të ndjek

në skena dhe ekrane,

kur në TiVu

shoh portretin tënd,

një lot malli në faqe.

Kush mund ta besonte?!

Në skenat e botës

bija ime, shqiptare!

 

Të pres

qepallarënduar,

mosha …

mallin nuk e përball,

zilja e telefonit më ka zgjuar

dhe zëri yt melodioz nga larg:

-Të shtrenjtët e mi,

ashtu si dhe unë,

e di…që keni mall.

 

Të pres

muaj dhe vite…

Si dallëndyshe

papritur një ditë do të vish,

sa të çmallesh

dhe prapë do të fluturosh

si flutur… drejt botës së lirë.

Dhe unë përsëri

do të të pres,

me mall do të të pres …

o bija ime!

                  ***

 

 

 

 

 

MËRGIMI

 

 

Mërgimi…

ah, mërgimi,

kjo plagë e rëndë,

e shkaktuar jo nga plumbi,

por nga malli i zhuritur,

për një gurë e për një dru,

për gurgullimën e përroit me zhurmë

për një shkrep a një shpat mali,

për flladin detar

a për murlanin,

për diellin që ngroh shpirtin e atdhetarit,

për një serenatë korçare …

a një polifoni labe,

për çiftelinë a cylën dyjare,

për prushin në vatër e tymin në oxhaqe,

për brumin që vjen në magje,

për drynët e ndryshkur…

që mbyllën sa e sa pragje,

për vajzat dhe djemtë lastarë ,

që ta bëjnë shpirtin behar.

Eh, kurbeti….

I rëndë si vreri!

I huaj në dhe’ të huaj mbeti.

Atje…atje larg,

në vetmi mallin e treti.

Në kurbet për çfarë s’ ke mall?!

Për nënë…edhe për babë…

Për të shtrenjtën tokën time,

për një fjalë të ëmbël shqipe.

I mallkuar qoftë…

ai që shpiku kurbetin…

pa atdhe…i huaj mbeti,

kohëgjëmat që sjell tërmeti!

 

 

 

 

 

TË FALEM , O VLORË

 

 

Të falem …

ty Vlorë!

O qytet i Diellit,

ty…Parajsa,

ku kanë folenë Perënditë…

 

Adriatiku i kaltër…

të dhuroi mirësinë…

Joni blu i thellë…

me të tepërt të fali bujarinë…

 

Kodrat me agrume e ullinj…

dhuratë e vyer për begati.

Të pyes moj fatmadhe:

-a gjendet ndokund..

një tjetër Perlë margaritare… si ti ?!

 

Ndaj Zoti…

me bujari të përkëdheli…

sepse të ka pasur …

dhe përjetësisht të ka

Të Përzgjedhurën e tij…”

 

Unë…

bijë gjaku, prej gjakut tënd…

përgjërohem

sot e përjetësi,

se kurrë nuk do të të ndërroj

me asnjë thesar

të gjithësisë…

 

Të lutem,

më thuaj,

o qytet ëndërr…

a mund ta gjej vallë …

tjetërkund…

si ti, një tjetër mrekulli ?! 

                                       ***

 

KALAJA E KANINËS, LEGJENDË

 

 

Kanina,

legjendë mbi shkëmb,

vigjëlon ditë dhe natë,

tokë, qiell dhe det i zotëron,

me Vlorën nën këmbë,

e pagjumtë pyet e menduar:

-Çika e bardhë

ndrit si smerald,

pse ende rri zgjuar vallë?

Kur supet shkund Llogarai

Shushica…

s’ka më utërima,

me zëzërima ligjëron e qetë

Ziliqar…

vështron deti me tallaz.

Papritur…

një zë prej ujit këlthet,

me britma sa tronditen retë,

Zoti dëgjoi…

dhe pyeti me tërbim:

Kodrës…, si karakollë,

vallë çfarë i mungon?

Menjëherë urdhrin e dha:

-Mbi shkëmb ndërtoni kalanë,

folenë, ku prehen perënditë.

Arkitektët e qiellit e ndërtuan.

Kalaja me mure të lartë,

drejt qiellit u ngrit atë mëngjes,

diellin nën qerpikë e mbanë,

gjithë kohën briza detare e flladit,

kumbulla, bajamja e miklojnë,

vallëzojnë lulet e bardha e rozë,

tok me çatitë që kuqëlojnë…

dhe mbi kristalet e vesës…

që shndrisin mbi ullinjë e

bar të njomë,

Kaninës me kalanë legjendë,

përjetësi i urojnë!

 

 

HAPMA ZEMRËN, O NËNË!  

 

Fituese e çmimit të parë- Suedi-2015

 

 

Me krenari ty të falem,

Kosovë!

Para teje në gjunjë

përulem o nënë!

Nderim…

mirënjohje…

përkushtim…

për shekuj të tërë!

Mbështetur kokën ,

në prehërin tënd,

hapma zemrën,

më bëj pak vënd.

Kosovë!

O bijë martirësh…

Lejomë,

që mallin të ta shuaj

Për djemtë e vajzat lastarë,

që as jetën s’e kursyen

po  për ty, o nënë, e dhanë.

Kosovë!

O bijë e Shqipes krenare,

përse shekujt të drobitën

Luftrat…hallet…

dhe dertet të rritën,

Kosovë!

Më fut në gjirin tënd

ti, o mëmë.

Me ledha…

ngrohtësi

e dhembshuri…

të t’i shëroj plagët

e shpirtit tënd!

Ndaj, hapma zemrën

e më bëj pak vend,

qetësinë ta gjej

në kraharorin tënd!

Autorja,Vivra

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Exit mobile version