TERR NË MUA, TERR RRETH MEJE
Nuk më ikën dot nata pa ty,
nuk di ku je, nga ikën, nga vjen,
pres kohë të gjatë dhe shpirti me djeg,
pres me ditë, me muaj, me orë, sa herë,
ku je aman ku je ku je?
Kam kapur fundin e shpirtit me dhemb
dhe po shqyej veten nga dhembjet tmerr,
kam kapur zjarr e flake me shpirt të mjerë,
po mbaroj, po pres, po fluturoj,
nuk di ku je, nga ikën, nga vjen.
Ka kohë që mbes kështu pezull në jetë,
nuk di stinë, rrugë, fusha, male, det!
Ka ikur gëzimi, drita e syve. Agu nuk vjen,
e gjatë kjo natë, një jetë e tërë – terr, terr,
nuk di ku je, nga ikën, nga vjen.
Do jepja dhe fijet e fundit të flokut
dhe brinjët dhe duart dhe sytë,
do jipja gjithçka kam e s’kam,
vetëm një herë me duar të të prek,
nuk di ku je, nga ikën , nga vjen.
Ti dërgove
PO IK DITA, PO IKIN MOMENTET…
Po ik dita plot diell, po ikin momentet, po ik stina,
po vjen prapë ajo që më parë kishte ikur.
Dysheme po bëhen tavanet, tavanet po bëhen tavolina,
ku shkon ky vend, ky njeri ku shkon,
çfarë fare qe kjo ëndërr?… Vetëm xhani im
ka tmerre të njëjta.
Dëgjoj që larg gurgullin e burimit
dhe nga gjethja duke rënë, e ndjej
një shushurimë të lehtë nga ajo,
prek zjarrin, nuk më djeg,
prek ujët e nuk di çka ndjej… Vetëm xhani im
ka lemeri të njëjtë.
Ku je tash, kur kafka e kokës më lëkundet
e shpirti më fluturon
dhe më lë pa mend mungesa jote?
Të kërkon çdo gjë e imja të kërkon
e asnjë rrobë në trup nuk mbaj, sa rëndë kam
dhe ditën, natën, stinën, borën, beharin!
Kam hequr nga trupi të gjitha,
dhe lëkurën po heq fare e me ç’mallë
po të pres!
PËR NJË ÇAST
Ishim në palë të reve
çasteve mes njohjes
yjet vezullonin buzëve të çara
Sa shekuj ka jeta!?
sa matje ka koha!?
U njohëm të ndrojtur
në gërshetën gjetheve të blerta
vetëm një shikim në bebzat e thella
Ah, sa diell kishim në shpirt
ndritjeve të dejve
prush, digjej nata
atë çast presim…
pastaj le të digjen retë, yjet
të bie si kometë
të prehem në gjoksin tënd
DETI I ZJARRIT TIM
O det i madh, i thellë, pa fund që shkëlqen,
pa skaj i kaltër, si dhimbjet
që në shpirt po më grijnë,
si emri që nëpër gojë kam çdo çast,
po përvëlohem, të çik me buzë dy buzë larg,
dhe gjoksi im, nata ime, kërkojnë një rrugë…
O det, më ndiz dhe më shumë
këtë humnerë, këtë majëmal,
sepse të njoh dhe i di hiret e tua,
këto dallgë të vetëbesimit.
Këto dallgë të ngrihen lart
dhe pesë dhe dhjetë metra thikë përpjetë,
nektarin e buzëve që dua, këtu më sill,
nuk dua t’më ikin, nuk dua, nuk dua!
O det i madh, i thellë, pa fund i kaltër,
gjithnjë diçka ti mua më ke marr,
gjithnjë diçka dhe unë ty të marr.

