𝐙𝐄𝐅 𝐃𝐎𝐃Ë 𝐃𝐄𝐃𝐍𝐃𝐑𝐄𝐀𝐉 SHKRIMTARI DHE INTELEKTUALI I NIKAJ-MERTURIT

PĂ«rveç profesionit tĂ« mĂ«suesit, burrit, kollosit tĂ« mendimit dhe pajtimit, ai la njĂ« pasuri tĂ« madhe me botimin e shumĂ« veprave madhore si: “Kasollja e Can Mehmetit” roman. “Dimri i Sanxhakut” roman.”Nikaj – MĂ«rturi vĂ«shtrim historik”. Monografi. “MĂ«suesi i shkollĂ«s Shuk” tregime. “Pika Loti” tregime.”Kulla e Zjarrit” Monografi pĂ«r Bajraktarin e Shoshit. “Sokol Meshi njeriu i punĂ«s”. Monografi.

Dera e Dedndreajve emërmadhe e shkruar në kancelaritë e kohës, nga Vjena, Stambolli, Romë nga burri emërmadh Prelë Tuli.E kam menduar shumë herë të shkruaj për figurën e Zef Dodë Dedndreajt dhe jam ndjerë vërtetë i varfër në mendimet e mia.
Duke parë prej motesh që kjo rracë superiore e Salcës së Mërturit asht objekt i penës së Fishtës dhe Daniel Gjeçajt dy nga figurat më madhore të Kombit, natyrshëm frika ekziston.
Por duke e njohur personalisht dhe duke lexuar pafundësisht për jetën e tij vendosa dhe unë me modestinë time pa përsëritur asgjë që është shkruar për të.
Në fillim të viteve 1970 në një muzg mbrëmje në shtëpinë tonë një zë vjen nga jashtë:
– A do miq o PjetĂ«r Sokoli!
Si të vegjël e kureshtarë që ishim u përpoqëm të dinim kush ishin.
Dhe në dhomën e katit të dytë ku rrinim nëna na thotë:
– JanĂ« tĂ« deleguar tĂ« arsimit nano, asht Zef Doda prej Salce dhe Gjoka i Dosh DelisĂ« prej Currajve tĂ« poshtĂ«m.
Ne e pamë atë burrin e gjatë që e përqafoi me dashamirësi nënën tonë (babai i Zef Dodës, Dodë Prela dhe babai i nënës time Sokol Dini ishin djem motrash, pra kushërinj të parë).
GjatĂ« darkĂ«s mĂ« ndodhi dy – tre herĂ« tĂ« hyja nĂ« sobĂ«n e burrave pĂ«r tĂ« afruar dru dhe krande pĂ«r zjarrin nĂ« oxhak.
E mbaj mend që me dashamirësi më përqafuan të dy dhe më uruan me detyrën:
– Shkosh pĂ«r krande prapĂ«! (Krandet janĂ« degĂ« pemĂ«sh tĂ« imta qĂ« ndihmojnĂ« ndezjen e druve).
Ishin dy udhĂ«heqĂ«sit e Arsimit nĂ« Nikaj – MĂ«rtur dhe tĂ« nesĂ«rmen do vinin edhe nĂ« shkollĂ«n ku mĂ«sonim. NĂ« mĂ«ngjes u ngritĂ«m mĂ« herĂ«t sepse do shoqĂ«ronim pĂ«r te shkolla krerĂ«t arsimit tĂ« zonĂ«s Nikaj – MĂ«rtur.
Ky Ă«shtĂ« takimi i parĂ« me njĂ« prej burrave ma tĂ« mĂ«dhenj qĂ« N – M njeh prej motesh, nipi i legjendĂ«s sĂ« maleve PrelĂ« Tuli.
Mësimet e para i merr në famullinë e Palçit nga OFM Bernardin Palaj, pastaj vazhdon studimet në Internatin e Krumës, dhe mbaron studimet në vitin 1939 në Gjimnazin e Shkodrës.
Sapo mbaron vitin e pestë në Gjimnazin e Shkodrës i jepet bursë për në Normalen e Elbasanit shokë me Kasem Trebeshinën, Pal Nikoll Prëndi nga Mirdita, Hasan Merlika, Sefë Koloshi etj.
Në Normalen e Elbasanit në vitin 1941 ishte Drejtor Dr Kolë Prela nga Shoshi.
Në vitin 1944 vazhdon Kolegjin Saverian në Shkodër me shokë klase Nikë Sokolin e Btoshës.
Bëhet njeriu më i shkolluar i kohës në Shqipninë e Epërme.
Në vitin 1949 emërohet mësues në Salcë.
Me hapjen e shkollĂ«s 7-vjeçare nĂ« Gjonpepaj emĂ«rohet Drejtor shkolle dhe Drejtor pĂ«r arsimin pĂ«r gjithĂ« N – M.
NĂ« vitin 1958 deri 1961 mbaron studimet e larta pĂ«r GjuhĂ« – LetĂ«rsi nĂ« Institutin e LartĂ« Pedagogjik ShkodĂ«r.
Delegat i kongresit të Paqes në vitin 1958, dhe kandidat për deputet i Partisë Demokristiane në vitin 1992.
Në vitin 1977 e dërgojnë në Brisë për arsye biografie, pas 35 vitesh pune e përkushtimi dhe si një nga një njerëzit më të shkolluar të zonës.
Përveç profesionit të mësuesit, burrit, kollosit të mendimit dhe pajtimit, ai la një pasuri të madhe me botimin e shumë veprave madhore:
1. “Kasollja e Can Mehmetit” roman.
2.”Dimri i Sanxhakut” roman.
3.”Nikaj – MĂ«rturi vĂ«shtrim historik”. Monografi.
4.”MĂ«suesi i shkollĂ«s Shuk” tregime.
5.”Pika Loti” tregime.
6. “Kulla e Zjarrit” Monografi pĂ«r Bajraktarin e Shoshit.
7.”Sokol Meshi njeriu i punĂ«s”. Monografi.
Pas këtij burri të madh qëndronte bija e Bajraktarit të Shalës Kolë Ndou, gruaja fisnike Kadë Kolë Vladi ( Dedndreaj).Ajo ndërroi jetë dy javë para të shoqit Zef Doda, nuk mund të jetonin ndarazi këta bashkëshortë të përjetësisë.
Ky Ă«shtĂ« mentori dhe burri model i Nikaj – MĂ«rturit, krenaria e viseve tĂ« LekĂ«s, legjenda e mendimit njerĂ«zor.

Lulash Vatnikaj